Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 25 vite bashkëpunim mes Guardia di Finanza-s dhe policisë shqiptare, Rrumbullaku: Do konsolidohemi akoma më shumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 25 vite bashkëpunim mes Guardia di Finanza-s dhe policisë shqiptare, Rrumbullaku: Do konsolidohemi akoma më shumë
AktualitetShoqëri

25 vite bashkëpunim mes Guardia di Finanza-s dhe policisë shqiptare, Rrumbullaku: Do konsolidohemi akoma më shumë

Published: November 9, 2022
Shpërndaje

Pasditen e sotme në Portin e Durrësit, u zhvillua ceremonia e 25 vjetorit të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanzia. Në ceremoninë e mbajtur ishte i pranishëm edhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza-s Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana dhe Ambasadori Bucci vlerësuan bashkëpunimin si mjaft të shkëlqyer dhe theksuan se Policia shqiptare është një partnere e besueshme dhe profesionale, kontributi i së cilës ka bërë që bashkëpunimi, të forcohet edhe më shumë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë fjalës së tij, deklaroi se do të angazhohej për të pasur bashkëpunim akoma më të konsoliduar mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanzia.

- Publicitet -

“Pa dashur të paraqes statistika, ndonëse statistikat janë pasqyrë e bashkëpunimit, mendoj se në këtë 25-vjetor, panoramë më e mirë sesa statistikat, është ky event i përbashkët, gjatë të cilit kemi kurajo ta shikojmë njëri-tjetrin drejt në sy dhe plot krenari.

Me shumë mundim dhe përmes një angazhimi konstant, sot kemi një bashkëpunim të konsoliduar dhe ndajmë pa asnjë rezervë, çdo problematikë dhe shqetësim, për të gjetur zgjidhjen më efikase. Kjo është pasaporta më e mirë për Policinë e Shtetit shqiptar, pasaporta e besimit dhe e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë.

Dua t’ju garantoj se jam i angazhuar dhe i vendosur për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin e deritanishëm, të arritur me mund, profesionalizëm dhe me investim të pandërprerë, jo vetëm me GDF-në, por me të gjithë partnerët. Pavarësisht se nuk flasim të njëjtën gjuhë dhe s’i përkasim të njëjtit flamur, kemi mision të përbashkët të mirën e qytetarëve të vendeve tona.

Ta gëzojmë këtë 25-vjetor të bashkëpunimit dhe uroj të arrijmë edhe më shumë rezultate gjatë tij, midis nesh dhe midis brezave të ardhshëm që do të çojnë përpara stafetën e bashkëpunimit dhe të shërbimit sa më cilësor për qytetarët”- tha Rrumbullaku.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 9, 2022 at 10:34 pm

    Italian qe krijuan mafian dhe prostitucionin dhe tani jane po ata qe mundohen ta luftojne ate por jo ne vendin e tyre por ne Shqiperi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?