Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 26 vjet nga rënia e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, roli i dyshimtë i Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > 26 vjet nga rënia e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, roli i dyshimtë i Berishës
KosovëLajmi i fundit

26 vjet nga rënia e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, roli i dyshimtë i Berishës

Published: May 9, 2024
Shpërndaje

Nga Adriatik Doçi

Si sot 26 vite më parë ranë gjenerali Ilir Konushevci (Hero Kombëtar) dhe mjeku luftëtar Hazir Malaj (Dëshmor i Atdheut), shtegu dhe dora i furnizimit me armë të UÇK-së.

Goditja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt konsiderohet një nga humbjet më të rënda për UÇK-në gjatë luftës. Por akti kriminal pas shpinës së UÇK-së mbetet një damkë në fytyrën e një pjese të politikës së Tiranës, me lidhje krushqie dhe interesash të errëta me qarqet e Beogradit.

- Publicitet -

Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj nuk u goditën nga ushtria serbe, por nga një bandë shqiptarësh, në pabesi dhe pas një organizimi ndoshta i koordinuar dhe financuar nga shërbimi sekret i Millosheviçit dhe fijet e tij në Tiranë.

Mesnatën e 9 majt 1998, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj po çonin kamionin e radhës me armatim nga Tropoja në Kosovë, për të furnizuar UÇK.

Ata kishin zgjedhur një rrugë të vështirë, për siguri, atë të Qafës së Malit.

Rreth orës 02:00 pas mesnatës, sapo kishin kaluar fshatin Miliskajë, në vendin e quajtur Poravë, kamioni ndeshet me një pengesë të vendosur qëllimisht, që u kishte bllokuar rrugën.

Pak minuta pas bllokimit të kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, një grup personash të armatosur shqiptarë, hapin zjarr drejt makinës ku gjendeshin Ilir Konushevci dhe doktori nga Tropoja Hazir Malaj. Trupat e dy njerëzve më të rëndësishëm të UKÇ-së u mbuluar me gurë dhe shkurre.

Nga ana e grupit që kishte zënë pritë, gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë Agim Demiri. Identifikimi i tij në Spitalin e Tropojës do të zbulonte edhe grupin e vrasëve të dyshuar, por jo për institucionet e drejtësisë.

Nga anëtarë të familjes Haklaj janë akuzuar si pjesë e grupit të vrasësve Bislim Demiri, Agim Demiri, Petrit Braha, Isa Kernaja dhe Shkëlzen Kurbala.

Në 28 Gusht të vitit 1998, Bislim Demiri do të ekzekutohej në Bajram Curri. Dyshohet se Demiri është vrarë nga Fatmir Haklaj, në shenjë hakmarrje për vrasjen në pabesi të dy miqve të tij, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, por nuk është e provuar.

Në shtator të vitit 2020, më bëri përshtypje një deklaratë e Sali Berishës, i cili vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt e konsideroi si një histori grabitje parash. “Për Ilir Konushevcin, di që ka qenë një histori parash”.

Relativizimi dhe banalizimi i një ngjarje të tillë si një histori parash dhe kaçakësh, nuk është provë implikimi, por mund të jetë reflektim i një urrejtje ndaj UÇK.

Deri në vjeshtën e vitit 2020, akuzat se Sali Berisha urrente dhe se i kishte shpallur luftë krerëve të UÇK-së, më dukeshin thjeshtë të pabesueshme dhe pjesë e luftës politike.

I nxitur nga kjo deklaratë dhe enigma e ngjarjes së 9 majit 1998, në shtator të vitit 2020 nisa të lexoj disa numra të gazetës Rilindja Demokratike të viteve 1998-1999, ku përfundova duke u mbyllur një javë në Bibliotekën Kombëtare.

UÇK-ja, një nga krenaritë më të mëdha kombëtare që nga Skënderbeu, shpallej bandë komuniste, leniniste dhe marksiste, njësi guerile që kopjonte Che Guevar-ën në Kubë. Krerët e UÇK-së akuzoheshin si kaçakë, për vjedhje fondesh, për financim nga Osama Bin Laden dhe si lojë e njerëzve të Millosheviçit e UDB-së.

Në nëntor të vitit 2020, botova një artikull në gazetën Shqiptarja, mbi dyfytyrësinë e Sali Berishës në raport me UÇK, bazuar në ‘dyfekun’ Rilindja Demokratike, organ zyrtar i Partisë Demokratike, praktikisht zëri i Berishës.Sulmet ndaj UÇK-së duket se reflektonin planin e Berishës për diktuar pushtetin në duart e Ibrahim Rugovës dhe të kryeministrit të vetëshpallur në ekzil, Bujar Bukoshi.

Por, lufta e Berishës ndaj UÇK-së dhe përpjekjet për të ulur figurën e Ilir Konushevcit, mund të shkojnë përtej këtij plani, nëse marrim parasysh disa fakte dhe rrethana të tjera.

Së pari, Berisha ishte akuzuar si i përfshirë në zhdukjen e Remzi Hoxhës përmes SHIK-ut si dhe në përndjekjen Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit kur ishte në pushtet. Remzi Hoxha u rrëmbye dhe u zhduk nga SHIK-u, kjo e provuar me vendime gjykatash. Besohet se Remzi Hoxha ka qenë dëshmitar i një takimi sekret mes Sali Berishës dhe Millosheviçit në Ohër.

Së dyti, Sali Berisha është identifikuar si ideatori i thyerjes së embargos së Perëndimit ndaj Serbisë, duke furnizuar me naftë makinerinë e luftës së Millosheviçit, përmes kompanisë Shqiponja të PD, me administrator Tritan Shehun, fakt i pranuar edhe nga të akuzuarit.

Së treri, Sali Berisha doli kundër marreveshjes së Rambujesë. Rastësi apo jo, marrëveshja që u pranua nga Delegacioni i Kosovës, kundërshtohej vetëm nga Berisha dhe Millosheviçi. Refuzimi nga Millosheviçi solli bombardimin e Serbisë nga NATO.

Së katërti, Berisha ka lidhje miqësie me qarqet serbe. Bashkëshortja e tij, Liri Berisha, nënën e ka serbe nga Beogradi, ndërsa babain shqiptar nga Mali i Zi. Dhëndrin me 19 kulla e kanë boshnjak.

Së pesti, pas ardhjes në pushtet në 2005, Sali Berisha futi në Shqipëri gjithë biznesin e ish- Jugosllavisë përmes të birit, Fazlliçit dhe kunatës së Fahri Balliut.

Së gjashti, në qershor të vitit 2013, tre muaj para se të largohej nga pushteti, Berisha çoi Aldo Bumçin në një takim sekret në Malin e Zi për të firmosur “Nismën Luksiq”, një projekt i Beogradit, kamufluar si ide e diplomacisë malazeze. Plani për krijimin e Ballkanit Perëndimor Gjashtë u konsiderua si Jugosllavia e re. Plani në fjalë parashikonte krijimin e një parlamentit të përbashkët me në qendër në Beograd, ku Serbia do të merrte një rolin që kishte në Federatën e Jugosllavisë. Kosova ishte projektuar si shtojcë, si “shtet fusnotë”, nën hijen e Rezolutës 1244, pra si “rajon i veçantë”, siç e quan Ivica Daçiqi në atë kohë. Projekti u hodh poshtë sapo socialistët erdhën në pushtet në 2013. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se Berisha akuzoi Edi Ramën për “Open Balkan”!

Së shtati, në SPAK ka një kallëzim për nga familja Haklaj për krimet ndaj anëtarëve të saj. Lista e të kallëzuarve kryesohet nga Sali Berisha, duke vijuar me Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Haki Hoxha, Tahir Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Çut Neza, Sadri Neza, Xhaferr Hoxha, Medi Hoxha dhe Guxim Byberi. Myftar Lumneshi u shfaq në betejën e Berishës për të marrë selinë e PD, ndërsa rezulton në disa transaksione qindra mijëra euro me Shkëlzenin. Ndërkaq, i konsideruari nga një raport sekret i SHISH si kreut i grupit në sulmet ndaj Haklajve, Haki Hoxha, është shpërblyer nga Sali Berisha pasi erdhi në pushtet në vitin 2005, duke e emëruar drejtor i Zjarrfikëses në Tiranë. Hoxha e ka mbajtur këtë detyrë deri në vitin 2013, kur Berisha u larguar nga pushteti. Berisha shpërbleu Arben Sefgjinin, i arrestuar në 2003 si i implikuar në zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha nga SHIK-u famëkeq. Berisha shpërbleu me post edhe vetë ish kreun e SHIK-ut famëkeq, Bashkim Gazideden. Pas vdekjes, Xhelal Mziu i vendosi një rruge në Bathore emrin e Gazidedes si shenjë e murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri që SPAK po tenton t’a rrëzojë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?