Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, varrosen eshtrat e 50 viktimave të gjetura së fundmi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, varrosen eshtrat e 50 viktimave të gjetura së fundmi
KronikeKryesore

27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, varrosen eshtrat e 50 viktimave të gjetura së fundmi

Published: July 11, 2022
Shpërndaje

Mijëra njerëz pritet të ndjekin sot ceremonitë përkujtimore të 27-vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Eshtrat e 50 viktimave, të gjetura së voni, do të varrosen në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.

- Publicitet -

Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në masakër.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq. Udhëheqësit politikë të serbëve që jetojnë sot në Bosnje dhe në Serbinë fqinje refuzojnë të pranojnë se në Srebenicë ka ndodhur gjenocid dhe masakrën e quajnë “krim i madh”.

Korrikun e kaluar, ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, e ka shpallur të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit dhe të krimeve të luftës, duke e bërë një akt të tillë të dënueshëm me burg. Ligji ka shkaktuar zemërim te serbët e Bosnjës, që udhëhiqen nga Millorad Dodik, njëherësh anëtar i Presidencës trepalëshe të këtij vendi.

Dodik ka nisur procesin e tërheqjes së serbëve nga ushtria, gjyqësori dhe sistemi i taksave, duke shkaktuar frikë për shpërbërjen e Bosnjës ose fillimin e një konflikti të ri. Në prag të shënimit të 27-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se në Srebrenicë, “Evropa ka dështuar”.

“Është më shumë se kurrë detyra jonë që të kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës… të ngrihemi për të mbrojtur paqen, dinjitetin njerëzor dhe vlerat universale”, kanë thënë ata.

“Ende sot, ne nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë”, kanë thënë Borrell dhe Varhelyi, duke përmendur pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Vrasjet masive dhe krimet e luftës që shohim në Ukrainë, sjellin kujtime të gjalla të atyre që kanë ndodhur në luftërat e Ballkanit Perëndimor në vitet 1990”, kanë thënë dy diplomatët e lartë evropianë.

Sipas Institutit të Personave të Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës, mbi 1,200 viktima të masakrës së Srebrenicës mbeten ende të zhdukura. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben says:
    July 11, 2022 at 9:17 am

    Shqiptarët janë Osmanllinj

    Allahu Ekber

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  • Ahmetaj publikon emrin dhe pjesë nga një audiopërgjim i rëndë: Koncepti KAYO, skema e tjetërsimit masiv të pasurisë publike
  • “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
  • Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  • Shkëlqen në Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë

Komentet e Fundit

  1. Blerti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Papagalos on Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  5. Kaydence Hahn on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?