Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 28 Nëntor mes festës dhe protestës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 28 Nëntor mes festës dhe protestës
KronikeLajmi i fundit

28 Nëntor mes festës dhe protestës

Published: November 28, 2026
Shpërndaje

Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë që protestojnë prej 6 muajsh dhe shqiptarë nga brenda e jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë.

Tubimi është paralajmëruar të nisë fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit, nga ku pjesëmarrësit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Në disa prej njoftimeve të publikuara në rrjetet sociale është bërë thirrje për nisjen e protestës në orën 10:00, ndërsa në të tjera në orën 12:00.

- Publicitet -

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubim, ndërsa ndër kërkesat e tyre është edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportimeve të fundit, mbi 2500 efektivë policie, përfshirë edhe punonjës policie me veshje civile, pritet të angazhohen në terren.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë, gjatë të cilit janë dhënë udhëzime dhe është hartuar plani i masave.

RENEA dhe FNSH në gatishmëri

Në planin e masave janë përfshirë efektivët e gjashtë komisariateve të kryeqytetit, të cilët do të mbështeten edhe nga strukturat policore të Vorës dhe Krujës.

Në gatishmëri do të jenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), reparti special RENEA, njësitë “Shqiponja” dhe Policia Rrugore. Gjithashtu, janë parashikuar edhe automjetet ujëhedhëse.

Nën masa të shtuara sigurie do të jenë institucionet kryesore, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Kryeministrinë, Kuvendin dhe selinë e Partisë Socialiste.

Kontrolle të shtuara në kufi, angazhohet edhe Antiterrori

Vëmendje e veçantë është parë në pikat e kalimit kufitar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kontrollet synojnë identifikimin e personave që kanë bërë thirrje për dhunë apo për të cilët disponohen informacione se përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, sipas policisë.

Angazhimi i forcave policore në terren ka nisur prej orës 07:00 të mëngjesit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Demokrati says:
    November 28, 2026 at 8:41 am

    Kështu ndodh kur peshku qelbet nga koka. Qytetarët i besuan, tani zhgënjimi arriti kulmin, premtoi shumçka dhe bëri grabitje dhe abuzime fatale me pushtetin. Vetëm protesta mbarë popullore është fillimi i një fundi vuajtje 36 vjeçare.
    Largimi i PS_PD është garantimi i hapjes së një demokracie të vërtetë.
    Poshtë këto klasa politike kriminale që sunduan për 36vite!

    Reply
  • Sarkazm says:
    November 28, 2026 at 9:12 am

    Proteste antikombetare per te dale Saluku e plepistet e tij ne televixore,se nuk i therret kysh ne tribunat e banketet e festet qeveritare.Turo.

    Reply
    • Antisufllaqe says:
      November 28, 2026 at 9:30 am

      Dopjo sullaqe per sarkazmen. Ne shesh thirret : Rama ne burg, Berisha ne burg! Sufllaqexhi patronazhist!

      Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    November 28, 2026 at 9:47 am

    Aman o ti “sarkazma”
    Akoma mendon se e beson njeri kete pallavër 30 vjecare?
    Nëse PS nuk do saliun e ka vet në dorë. Emër i ri dhe 71 vota zgjedh kryeminister dhe kabinet nga PS prap. Jo hajduta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një foto reale “nga koka te këmbët” dhe 10 befasi që jo të gjithë i dimë për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur
  • Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, Rama dhe Kurti krah për krah
  • 28 Nëntor mes festës dhe protestës
  • Rubio uron shqiptarët për 28 Nëntorin: SHBA dhe Shqipëria, partnerë të fortë
  • Ministër apo Kryeministër? Saimir Tahiri publikon përgjimin

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on 28 Nëntor mes festës dhe protestës
  2. Zgjohuni dhe thuani NDAL BARBARIVE te rradhes prej fuqis korruptive te pushteteve on I murosur në shtëpinë e djalit të Ismail Qemalit? Historiani që e pa me sy në 1962, enigma e Dokumentit të humbur të shpalljes së Pavarësisë
  3. Liu on I murosur në shtëpinë e djalit të Ismail Qemalit? Historiani që e pa me sy në 1962, enigma e Dokumentit të humbur të shpalljes së Pavarësisë
  4. Antisufllaqe on 28 Nëntor mes festës dhe protestës
  5. Sarkazm on 28 Nëntor mes festës dhe protestës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?