Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një foto reale “nga koka te këmbët” dhe 10 befasi që jo të gjithë i dimë për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Një foto reale “nga koka te këmbët” dhe 10 befasi që jo të gjithë i dimë për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur
HistoriLajmi i fundit

Një foto reale “nga koka te këmbët” dhe 10 befasi që jo të gjithë i dimë për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur

Published: November 28, 2026
Shpërndaje

Zakonisht fotot e figurave historike nuk janë të tilla, nga koka te këmbët. Jemi mësuar t’i shohim portret ose me retushime grafike.

Kjo më poshtë është një foto botuar në DITA e burrit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë në 1912. Duhet saktësuar se fotoja është shkrepur vite përpara se ai të merrte përsipër dhe të kryente aktin që ndryshoi historinë e vendit.

Nuk dihet sa vjeç ka qenë Ismail Qemali në këtë foto, por kur ka dalë në ballkonin e famshëm në Vlorë për të njoftuar pavarësinë e Shqipërisë ai ka qenë 66 vjeç.

- Publicitet -

Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave, Ismail Qemali ka lindur në 1846. Ky fjalor nuk jep datën e lindjes, por historiani turk Nexhip Alpan, i cili ka shkruar një libër historik mbi Ismail Qemalin, pjesë nga i cili janë botuar sot në DITA thotë se ditëlindja e saktë e Ismail Qemalit është 16 tetor 1846.

16 tetori rastësisht përkon me ditëlindjen e Enver Hoxhës që mori pushtetin 32 vite pas shpalljes së Pavarësisë. Ky nuk është fakti i vetëm kurioz historik për Ismail Qemalin.

Më poshtë, një përmbledhje e disave prej tyre, botuar sot nga DITA:

Emri real: Një kuriozitet nga jeta e themeluesit të shtetit është se në të gjitha dokumentet e kohës ai quhet Ismail Bej Vlora dhe jo Ismail Qemali, apo Ismail Bej Qemali.

Sidoqoftë, Ismail Qemali duket se ka fituar të drejtën e qytetarisë, pasi kështu gjendet pothuajse në të gjithë librat zyrtarë të historisë.

Martesat dhe fëmijët: Ismail Qemali u martua dy herë. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, që vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën, herën e dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku grek nga krahina e Edrenesë.

Ismail Qemali u detyrua “ta rrëmbente” gruan e dytë, pasi ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati 9 fëmijë, tri vajza dhe gjashtë djem.

Vdekja e dyshimtë: Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka në fakt një variant përfundimtar të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime. Mendohet se ai është helmuar. Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi iu hoqën organet e brendshme duke zhdukur çdo shenjë për autopsinë.

Flamuri që ngriti: Ka pasur diskutime dhe ende nuk është zgjidhur se cili flamur është ngritur më 28 Nëntor 1912 në ballkonin e shtëpisë historike të Vlorës. Një variant është se flamurin e qëndisi Marigo Pozio, një nuse e shtëpisë ku fjeti Ismaili natën e fundit; një variant tjetër është se flamurin e solli Spiridon Ilo nga SHBA; ndërsa varianti i tretë është ai Eqrem bej Vlorës, sipas të cilit, flamurin ia kishte falur Aleadro Kasstriota, burri i një princeshe që pretendonte se ishte pasardhëse e Skënderbeut.

Fotoja simbol: Fotoja simbol e Shpalljes së Pavarësisë ka ngelur ajo e datës 1 dhjetor 1912. Deri më sot nuk ekziston asnjë fotografi nga momenti i Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912.

Dokumenti i Pavarësisë: Nuk është gjetur dokumenti original i Shpalljes së Pavarësisë. Ai që është, është kopje e Lef Nosit, i cili në qeverinë e parë shqiptare ishte ministër i Postë-Telegrafës.

Sa qëndroi në pushtet: Ismail Qemali, si kryeministër dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar që qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914, dmth, 12 muaj e 56 ditë.

Eshtrat: Si fillim, kufoma e balsamosur e Ismail Qemalit u varros sipas porosisë së tij, në Kaninë. Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919, ditën e mërkurë. Pas 13 vitesh të prehjes në kalanë e Kaninës, trupi i pajetë i kryeministrit të parë të shtetit shqiptar u zbrit në Vlorë, në datën e shënuar të 28 nëntorit 1932, me rastin e 20 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Trupi i Ismail Qemalit u vendos në atë vend ku ndodhet edhe sot, në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë. Varri monumental i Ismail Qemalit ka figurën e “Flamurtarit”, vepër e skulptorit Odise Paskali.

——

©Copyright Gazeta DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës
  • Një foto reale “nga koka te këmbët” dhe 10 befasi që jo të gjithë i dimë për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur
  • Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, Rama dhe Kurti krah për krah
  • 28 Nëntor mes festës dhe protestës
  • Rubio uron shqiptarët për 28 Nëntorin: SHBA dhe Shqipëria, partnerë të fortë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on 28 Nëntor mes festës dhe protestës
  2. Zgjohuni dhe thuani NDAL BARBARIVE te rradhes prej fuqis korruptive te pushteteve on I murosur në shtëpinë e djalit të Ismail Qemalit? Historiani që e pa me sy në 1962, enigma e Dokumentit të humbur të shpalljes së Pavarësisë
  3. Liu on I murosur në shtëpinë e djalit të Ismail Qemalit? Historiani që e pa me sy në 1962, enigma e Dokumentit të humbur të shpalljes së Pavarësisë
  4. Antisufllaqe on 28 Nëntor mes festës dhe protestës
  5. Sarkazm on 28 Nëntor mes festës dhe protestës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?