Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 4.4 herë më shumë, sa do të shkojë fatura e energjisë elektrike këtë dimër nëse harxhoni më shumë se 800 kWh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 4.4 herë më shumë, sa do të shkojë fatura e energjisë elektrike këtë dimër nëse harxhoni më shumë se 800 kWh
EkonomiKryesore

4.4 herë më shumë, sa do të shkojë fatura e energjisë elektrike këtë dimër nëse harxhoni më shumë se 800 kWh

Published: September 8, 2022
Shpërndaje

Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kw energji, që i korrespondon një faturë prej 9,120 lekësh në muaj (me TVSH), do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar se çdo kilovat mbi 800 kWh do të paguhet me çmimin e tregut. Ajo bëri të ditur se çmimi i energjisë do të rritet në 42 lekë (çmimi i sotshëm i tregut) për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 kWh, nga 9.5 lekë, që është sot tarifa për gjithë sasinë e energjisë së konsumuar, apo 4.4 herë më shumë. Çmimi i tregut ndryshon dhe nëse energjia në bursa shtrenjtohet më shumë në dimër, mund të jetë edhe më lart.

Psh, nëse një familje do të konsumojë 900 kWh në muaj, pagesa finale mujore tashmë do të jetë 14,160 lekë, nga 10,260 lekë që ishte më parë, ose 38% më shumë, pasi vetëm për 100 KW shtesë, familja do të paguajë 5,040 lekë.

- Publicitet -

Nëse konsumi rritet në 1000 kWh orë në muaj, fatura finale do të jetë 19,200 lekë, nga 11,400 lekë që është sot, ose 68% më shumë, pasi për shtesë prej 200 kWh do paguhet 10,040 lekë.

Sa më shumë të rritet konsumi, aq më e lartë do të jetë fatura mujore. Nëse konsumi shkon 1100 kW, fatura totale do të jetë 24,240 mijë lekë, nga 12,540 mijë lekë që ishte më parë, ose 93% më shumë. Për shtesën prej 300 kW do të paguhet 15,120 mijë lekë.

Ministrja e energjisë tha se vetëm 4% e familjeve në vend shpenzojnë më shumë se 800 kWh në muaj, por në dimër shumë familjeve mesatarisht u vjen fatura më e lartë sesa 9,120 lekë në muaj, ndërsa në verë fatura ulet. Pjesa më e madhe e shqiptarëve ngrohen me energji.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Bejto says:
    September 8, 2022 at 3:34 pm

    Sala kufirin per energjine 300KW
    Edi limitin per konsum me cmim te lire 800KW
    Dallimi eshte i dukshem

    Reply
  • futja kot says:
    September 8, 2022 at 5:03 pm

    O Bejto, Sala ka 9 vjet qe na la shendene, po cdo benet me kete Saliun e gjat se ky o vlla ska gje qe e ndalon
    po pencionistet me 100 mij lek te vjetra so do bejne. e Ka ngrit bota energjine por ka edhe kompesin.
    energjin e konsumojme si te pasurit dhe te varferit, cmimi duhet te rregullohet disi per shtresat ne nevoj. Se ndryshe vetem te pasurit do ngelen ketu

    Ca trappliqe jan keto. Partia te jet mir por dhe bar do ham.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 8, 2022 at 7:50 pm

    Gazeta DITA:

    Korrigjoni njesine matese per energjine qe eshte kilovatora kWh dhe jo kilovati kW qe te mos dukemi para Botes si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu dhe qe te dalim ne teme:

    PSE E VENDOS KETE FASHE KONSUMI PALO GJE PER NJE FAMILJE 800 KILOVATORE NE MUAJ KUR SHQYPNIA NE DIMER E PRODHON ENERGJINE ME HEC KRYESISHT NGA KASKADA E DRINIT?

    Dhe shpesh here ka hapur portat ne Fierze, Koman dhe Vaun e Dejes duke permbytur Shkodren disa here? Krahasimi qe i ben Edi Rama situates ne Zvicer nuk ka asgje te perbashket me Shqypnine, sepse Zvicra e prodhon energjine termike per ngrohje me gazin e Putinit, po keshtu Gjermania, Belgjika, Hollanda, ne Shqypni njerezit ngrohen ne qytete me elektrik me kondicionere, ne fshat kryesisht me dru zjarri,

    CFARE E SHTYN EDI RAMEN TE PERHAPE PANIK ME FASHA ENERGJIE IMAGJINARE KUR NE DIMER MUND TE DETYROHET TE DERDHE UJIN E KASKADAVE, OSE NE RASTIN ME TE MIRE DO TA SHESE ENERGJINE NE TREGUN E LIRE NDERKOMBETAR ME FITIME TE PAPARA?

    Kujt i intereson ky panik pa shkak dhe pa llogjike ekonomike kur Shqpnia vete fiton ne dimer nga kriza e energjise si pasoje e luftes se Putinit ne Ukraine, le t’i lutet Edi Rama mikut te tij George Soros qe te nderhyje te hapi saracinesken e TAP per TEC e Vlores qe mund te vihet ne pune per disa jave, por qe injoranca ne drejtimin e shtetit e ka lene si nje germadhe e paaftesise enveriste per zgjdhjet teknike qe po i nxijne jeten shqyptareve vite me radhe

    SI NE ASNJE VEND TJETR ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?