Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 4 qytetet finaliste për titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025” mbërrijnë në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 4 qytetet finaliste për titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025” mbërrijnë në Tiranë
Aktualitet

4 qytetet finaliste për titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025” mbërrijnë në Tiranë

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Katër qytetet finaliste për titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025” – Izmiri, Fuenlabrada, Tromso dhe Lviv – janë në Tiranë për të mësuar se cila prej tyre do jetë fituesja, në një ceremoni që do të zhvillohet sot pasdite në kryeqytetin shqiptar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryebashkiakun e qytetit spanjoll, Fuenlabrada, Francisco Javier Ayala Ortega (që është njëra nga finalistet) me të cilin diskutoi mbi ecurinë e vitit të rinisë në Tiranë.

“Fuenlabrada është një nga kandidaturat për “Kryeqytetin Evropian të Rinisë”, ndaj i uroj shumë sukses. Nuk ka rëndësi kush fiton, pasi eksperienca na tregoi se ku ka dëshirë për të bërë gjëra, mund të realizohen projekte të mrekullueshme, me ose pa tituj. Besoj fort se ndonjëherë aktivitete të tilla, si ceremonia e ndarjes së titullit në Tiranë për qytetin tjetër që do marrë stafetën e “Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2025”, janë edhe sebepe për t’u takuar me njëri-tjetrin, e për të krijuar kontakte”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai u ndal te viti që po lëmë pas, kur Tirana mbajti titullin si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Veliaj tha se ishte një mënyrë e shkëlqyer për të krijuar lidhje mes të rinjve të Shqipërisë me të rinjtë e të gjithë Evropës.

- Publicitet -

“Për Tiranën, titulli “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, përveçse ishte një mënyrë për të ngritur reputacionin e qytetit, ishte një mënyrë e shkëlqyer edhe për të lidhur të rinjtë tanë. Nëse të rinjtë lidhen që në moshë të hershme, dhe pastaj investojnë gjithë jetën në këtë marrëdhënie, as nuk bëjnë luftëra, as nuk hapin debate të kota. Këto fjalë do tingëllonin jashtë konteksti nëse do ishin thënë vjet, në këtë kohë, por tani që Evropa është në një luftë, atëherë lind nevoja gjithmonë e më shumë që të rinjtë tanë të dialogojnë, të njohin njëri-tjetrin dhe të rriten si aleatë, jo si armiq. Ambicia e kryeministrit Rama është që Tirana të jetë një epiqendër e energjisë pozitive. Për të lidhur këto marrëdhënie dhe për t’u investuar për paqe dhe mirëkuptim mes vendeve. Kjo është e ardhmja e Europës”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Fuenlabrada-s, Francisco Javier Ayala Ortega shprehu kënaqësinë e tij për takimin me kryebashkiakun e Kryeqytetit Evropian aktual të Rinisë për të mësuar më shumë.

“Është e rëndësishme për ne që të njohim se kush është kryebashkiaku aktual i “Kryeqytetit Europian të Rinisë”, sepse edhe ne duam që ta fitojmë këtë titull. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është që, fillimisht duhet të fitojmë, dhe e dyta duhet të flasim me ju. Tani jemi në Tiranë dhe duam t’ju njohim juve, ekipin dhe punën tuaj. Shpresoj që do të fitojmë”, përfundoi ai.

o.j/ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 1:35 am

    I papare eshte Lali Eri . Cdo gje e ben per fushaten elektorale qe asnje vote mos ti shkoje dem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?