Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 5 mijë lekëshi që solli disa atentate me armë në Lezhë. Si nisi konflikti midis dy familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 5 mijë lekëshi që solli disa atentate me armë në Lezhë. Si nisi konflikti midis dy familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj
AktualitetKronike

5 mijë lekëshi që solli disa atentate me armë në Lezhë. Si nisi konflikti midis dy familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj

Published: 3 Dhjetor, 2023
Shpërndaje

Një konflikt i nisur në një pikë karburantit në vitin 1996, ka regjistruar viktima të shumta midis dy familjeve në Lezhë dhe mbrëmjen e shkuar regjistroi vrasjen e radhës së tyre me gjasë për hakmarrje. I gjithë konflikti lindi për pagesën prej 5 mijë lekësh të vjetra për një sasi karburanti.

Në atë kohë, Pëllumb Nikulaj, bashkë me Fran Qulajn, punonin në një pikë karburanti në dalje të Lezhës dhe një anëtar i familjes Lekstakaj ka shkuar për të furnizuar makinën. Aty ka nisur debati me pretendimin se nuk ishte bërë pagesa.

Pas debatit ata janë larguar dhe njëri prej tyre është rikthyer i armatosur disa minuta më vonë duke qëlluar në drejtim të karburantit. Nga të shtënat mbeti i vrarë edhe vëllai i Pëllumb Nikulaj dhe kolegu tij Fran Qulaj. Pak muaj pas kësaj ngjarje, më 29 shtator të vitit 1997, në Balldre të Lezhës u vranë Gëzim Ded Lekstakaj dhe Lauren Ndoc Gjetja, konkretisht dajë e nip. Ndërsa më 30 mars të vitit 1999, është vrarë shtetasi Gjovalin Lekstakaj dhe është plagosur Pjetër Lekstakaj.

Dëshmitar i ngjarjeve ka qenë, Klodian Lekstakaj, djali i njërit prej viktimave, Gjovalin Lekstakajt. Klodiani është larguar drejt Anglisë dhe nga atje ka nisur një letërkëmbim me institucionet ligjzbatuese shqiptare, duke kërkuar që të përfitojë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, status që i është mohuar.

 

Ndërkohë pa kaluar dy vite nga vrasja e 3 personave në vitin 1997, në mars të vitit 1999, dy anëtarë të familjes Lekstakaj, Gjovalini dhe Pjetri qëlluan me armë zjarri ndaj Nikoll Nikulajt, xhaxhait të Ardian Nikuljt, i vrarë në prill të këtij viti. Nikoll Nikulaj, u është kundërpërgjigjur me pushkë gjuetie, duke vrarë Gjovalinin dhe plagosur Pjetrin, i cili u largua më pas në Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Në vitin 2007, Shqipëria tentoi ta ekstradonte Pjeter Lekstakajn për tentativën e vrasjes së Nikoll Nikulajt, por kërkesa dështoi. Avokatët e Lekstakajt argumentuan se ai vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe burgjet shqiptare nuk do të mund të trajtonin të dënuar me këtë gjendje.

 

E teksa nga viti 1999 e në vijim palët kishin gjetur qetësi, duke ndryshuar mbiemrat e familjeve dhe bërë orvatje për tu larguar nga Shqipëria, sërish nuk kanë hequr dorë nga ndjekja e rasteve të vrasjes të familjarëve të tyre. Lekstakaj kanë kërkuar nga ana e organizmave të shtetit që të arrestonin Ardian Nikulaj alias Marku dhe Ded Pali, pasi ishin personat që së bashku kishin qëlluar për vdekje Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetjan. Pak vite pas kësaj kërkese në media, i afërmi i tyre, Edmond Haxhia, banues për një kohë të gjatë në Britani organizon vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës.

 

Policia zbardhi rreth një muaj më vonë ngjarjes, ndërsa autori i vrasjes është një shtetas maroken, i arrestuar në Marok dhe ende i pa ekstraduar. Ruben Saraiva, i veshur si postier qëllon për vdekje me disa plumba Ardian Nikulaj alias Marku.  Për të kryer ekzekutimin e mirëmenduar ndihmuan edhe 4 shtetas të tjerë britanikë: Harry Simson; Thomas Mithan; Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Këta persona kanë qëndruar si turistë në hotelin dhe biznesin e Ardian Nikulaj. Të gjithë këta persona janë arrestuar në Britani dhe Marok.

 

Pas vrasjes spektakolare të Ardian Nikulaj, në muajin korrik 2023 ekzekutohet në dalje të një marketi në fshatin Balldren, Nikolin Markun alias Lekstakaj që njihej me pseudonimin “Toli”.

 

Ndërsa autorësia e ngjarjes nuk është zbardhur ende, mbrëmjen e shkuar është ekzekutuar me breshëri plumba kushëriri i biznesmenit, Etian Nikulaj. Me gjithëse nga ana e shoqatës së pajtimit të gjaqeve janë bërë përpjekje që dy familjet të pajtohen, të gjitha tratativat kanë dështuar pasi dy familjet kanë deklaruar se: “…me kanun jemi në gjak…”.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën një 60-vjeçar në Tiranë
  • Ambasada e SHBA: Këshilltarët e Ushtrisë Amerikane mbështesin Forcat Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
  • Dasma e Alex Soros bën bashkë personalitetet në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin
  • Shqipëria merr kryesimin e SEECP, Rama: Jemi në qendër të diplomacisë ndërkombëtare
  • Nesër Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime

Komentet e Fundit

  1. Xoni në EMRI: Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Greqi, para se të vdiste telefonoi gruan: Më qëlloi miku im…
  2. Xoni në Komuniteti Politik Europian në Tiranë, Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian
  3. Xoni në Brukseli prezanton planin prej 150 mld eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE
  4. Xoni në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
  5. Xoni në E dinë të gjithë si “grek” por sipas Inteligjencës Artificiale ky emër i përhapur në Greqi dhe Shqipëri ka tjetër origjinë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?