Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Laboratorët e inteligjencës artificiale zotërojnë zbulime ‘tronditëse’, bankat dhe qeveritë në shënjestër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Laboratorët e inteligjencës artificiale zotërojnë zbulime ‘tronditëse’, bankat dhe qeveritë në shënjestër
BoteLajmi i fundit

Laboratorët e inteligjencës artificiale zotërojnë zbulime ‘tronditëse’, bankat dhe qeveritë në shënjestër

Published: November 29, 2026
Shpërndaje

Kompani të mëdha të Inteligjencës Artificiale mund të kenë arritur zbulime matematikore me pasoja të jashtëzakonshme për sigurinë globale, por po i mbajnë ato larg publikut. Ekspertë të njohur të fushës paralajmërojnë se modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale mund të kenë bërë përparime në zgjidhjen e problemeve matematikore që prej dekadash konsideroheshin jashtëzakonisht të vështira dhe që përbëjnë bazën e sistemeve të enkriptimit të përdorura nga bankat, qeveritë dhe agjencitë e inteligjencës.

Sipas ekspertëve, nëse këto dyshime konfirmohen, bota mund të përballet me një ndryshim të papritur në mënyrën se si mbrohen komunikimet dhe të dhënat sekrete. Transaksionet bankare, komunikimet diplomatike, emailet private dhe informacione të tjera sensitive mund të bëhen më të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike, nëse teknologjia e re arrin të thyejë mekanizmat matematikorë që sot garantojnë konfidencialitetin e tyre.

Scott Aaronson, një prej shkencëtarëve më të njohur në fushën e shkencave teorike kompjuterike, i tha gazetës britanike The Guardian se ekzistojnë “thashetheme të mbështetura nga burime të besueshme” se laboratorët e inteligjencës artificiale kanë arritur zbulime të rëndësishme në matematikën që qëndron pas kriptografisë.

- Publicitet -

Në një reagim të publikuar në fillim të javës, Aaronson deklaroi se ishte “praktikisht i sigurt, nga disa burime të besueshme, se laboratorët e inteligjencës artificiale tani po mbajnë të fshehta një ose më shumë zbulime tronditëse në fushën e kriptografisë”.

Shqetësimi lidhet me mundësinë që inteligjenca artificiale të ketë gjetur mënyra të reja për të zgjidhur probleme matematikore, të cilat deri më tani konsideroheshin tepër komplekse për t’u kapërcyer. Këto probleme janë thelbësore për sistemet moderne të enkriptimit, të cilat përdoren për të mbrojtur informacionin nga aksesi i paautorizuar.

Nëse një model i inteligjencës artificiale do të arrinte të gjente një mënyrë të shpejtë për të thyer këto sisteme, pasojat mund të ishin të rënda. Sulmuesit kibernetikë, por edhe aktorë të tjerë me kapacitete të avancuara teknologjike, mund të fitonin mundësinë për të deshifruar komunikime që deri më sot konsideroheshin të sigurta.

Steven Murdoch, profesor i shkencave kompjuterike në University College London, vlerëson se zhvillimet e fundit kanë ndryshuar ndjeshëm perceptimin e ekspertëve për aftësitë e inteligjencës artificiale.

“Njerëzit që mendonin se inteligjenca artificiale nuk mund të bënte asgjë interesante në matematikë, tani e kanë gabim. Në këtë fazë, nuk është më e qartë se ku qëndrojnë kufijtë e saj”, u shpreh ai.

Edhe matematikani Marcus du Sautoy, në një intervistë për programin Today të BBC Radio 4, ngriti shqetësime për pasojat që mund të kenë këto përparime.

Ai theksoi se ende nuk dihet se çfarë ndikimi më të gjerë mund të kenë zbulimet e fundit, veçanërisht në fushën e enkriptimit.

“Ne nuk e dimë se cilat janë pasojat më të gjera të këtyre zbulimeve dhe çfarë nënkuptojnë ato për enkriptimin. Por askush nuk po flet për problemin që qëndron në zemër të mbrojtjes së të gjitha sekreteve tona elektronike. Pse askush nuk po flet për atë problem? Disa prej nesh po mendojnë se ndoshta e kanë zgjidhur tashmë dhe, natyrisht, pasojat do të ishin aq të mëdha sa të gjithë kanë vendosur ta mbajnë të fshehtë”, deklaroi ai.

Deri më tani, qeveritë, bankat dhe agjencitë e inteligjencës janë përgatitur për mundësinë e thyerjes së sistemeve aktuale të enkriptimit kryesisht për shkak të zhvillimit të kompjuterëve kuantikë. Këta kompjuterë, kur të arrijnë kapacitetin e nevojshëm, pritet të jenë në gjendje të thyejnë disa prej algoritmeve matematikore që përdoren prej dekadash për mbrojtjen e të dhënave.

Megjithatë, zhvillimi i kompjuterëve kuantikë me aftësi të tilla konsiderohej një proces që do të kërkonte ende disa vite, jo javë apo muaj.

Sipas Murdoch, shumë qeveri dhe kompani teknologjike kanë nisur punën për kalimin drejt standardeve të reja të enkriptimit, të cilat do të jenë rezistente edhe ndaj sulmeve nga kompjuterët kuantikë. Por ky proces ka ecur ngadalë. Objektivi fillestar ishte që tranzicioni të përfundonte rreth vitit 2032, një afat që, sipas tij, mund të mos respektohet.

Tani, shqetësimi i ekspertëve është se inteligjenca artificiale mund të përshpejtojë në mënyrë të papritur zhvillimet në këtë fushë, duke e detyruar botën të përballet shumë më herët me një sfidë që mendohej se do të shfaqej në një të ardhme më të largët.

Megjithatë, ende nuk ka një përgjigje të qartë se çfarë kanë zbuluar konkretisht laboratorët e inteligjencës artificiale. Sipas Aaronson dhe ekspertëve të tjerë, ekzistojnë dy mundësi kryesore: modelet e reja mund të kenë gjetur një mënyrë të panjohur deri më tani për të thyer enkriptimin, ose mund të kenë arritur të provojnë matematikisht se një mënyrë e tillë e shkurtër dhe efikase nuk ekziston.

Në rastin e parë, zbulimi do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e të dhënave dhe komunikimeve elektronike. Në rastin e dytë, ai mund të ofronte një garanci më të fortë se sistemet aktuale janë më të sigurta nga sa mendohej deri tani.

Bota përdor disa lloje enkriptimi, të bazuara në algoritme të ndryshme matematikore. Për këtë arsye, nuk dihet ende se cilat sisteme mund të preken nga zbulimet e mundshme dhe sa i gjerë mund të jetë ndikimi i tyre.

Aaronson pranoi se kompanitë e inteligjencës artificiale nuk kanë bërë ende ndonjë njoftim konkret për zbulime që lidhen drejtpërdrejt me thyerjen e enkriptimit. Megjithatë, sipas tij, “kushdo që është i informuar po supozon se ato ekzistojnë”.

Edhe Alan Woodward, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Surrey, paralajmëron se një përparim matematikor në kriptografi nuk do të thotë automatikisht se bota do të përballet me kaos brenda pak ditësh. Ajo që ka ndryshuar është ritmi me të cilin inteligjenca artificiale po zgjidh probleme që kanë mbetur mister për dekada të tëra.

“Ajo që Aaronson po thotë në thelb është se njerëzit duhet të jenë të përgatitur për diçka që mund të shfaqet papritur, sepse ekziston padyshim një prirje e tillë”, u shpreh Woodward.

Shqetësimet kanë arritur edhe në institucionet financiare. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, ka reaguar ndaj frikës se kompani si OpenAI dhe Anthropic mund të kenë arritur përparime të rëndësishme në kriptografi, duke deklaruar se këto kompani duhet të tregojnë kujdes përpara se të publikojnë modele të reja për përdorim të gjerë.

Gjatë javëve të fundit, disa kompani të inteligjencës artificiale kanë publikuar prova të rezultateve të reja matematikore që lidhen ngushtë me këtë fushë. Një prej tyre trajton një çështje themelore të teorisë së kompleksitetit kompjuterik, e cila merret me klasifikimin e problemeve që janë të vështira për t’u zgjidhur nga kompjuterët.

Për ekspertët, këto zhvillime janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi disa prej problemeve të trajtuara kanë qenë objekt studimi për dekada të tëra dhe shumë matematikanë nuk prisnin që ato të zgjidheshin gjatë jetës së tyre.

“Nuk kemi parë kurrë një periudhë të tillë. Po përpiqem të përballem me realitetin e asaj që po ndodh”, tha Aaronson, duke theksuar njëkohësisht se provat matematikore të publikuara nga kompanitë duhet të verifikohen me kujdes nga matematikanët dhe shkencëtarët njerëzorë.

Woodward vlerëson se nuk ka gjasa që ndonjë zbulim i tillë të bëjë të pavlefshme të gjitha sistemet e enkriptimit brenda pak ditësh. Edhe nëse një përparim i rëndësishëm ekziston, zbatimi i tij në shkallë të gjerë do të kërkonte kohë dhe do të përballej me pengesa të shumta teknike.

Megjithatë, paralajmërimi i tij është i qartë se institucionet financiare, qeveritë dhe kompanitë që mbështeten te enkriptimi duhet të jenë të gatshme të reagojnë shpejt.

“Bankat e mëdha dhe qeveritë që mbështeten te enkriptimi duhet të jenë të shkathëta dhe të afta për t’u përshtatur. Ato që mund të ndryshojnë shpejt do të jenë të sigurta. Ato që mbeten prapa rrezikojnë të kapen në befasi”, paralajmëroi Woodward.

Ndërkohë, kompanitë Anthropic dhe OpenAI janë kontaktuar për të dhënë komentet e tyre lidhur me këto shqetësime, por deri në publikimin e raportimit nuk kishte një përgjigje të tyre.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Laboratorët e inteligjencës artificiale zotërojnë zbulime ‘tronditëse’, bankat dhe qeveritë në shënjestër
  • Dëbora përfshin veriun dhe juglindjen e vendit, ARRSH: Ja akset ku duhet të keni kujdes
  • Spanja në udhëkryq historik: A do rikthehet e djathta ekstreme në pushtet gjysmë shekulli pas Francos?
  • Përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në vendnumëro, një javë para përfundimit të afatit
  • 29 Nëntori, zhvillohen homazhet në Varrezat e Dëshmorëve

Komentet e Fundit

  1. Sara on Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
  2. Pse Jezusi e zgjodhi si apostul? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. Anonymous on Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
  4. Ameba on VIDEO: Përse qëllohen me plumba gome protestues pa maska dhe që nuk po marrin pjesë në dhunë?! (Kujdes, pamje të rënda)
  5. https://vagina-fuck.bokep-xxx.com/ on Përse Gazment Bardhit po i përmendin të gjithë “burrërinë”? Gazetari: Bashkëjeton me…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?