Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ia ka kërkuar Rusia dhe fshihet pas një emërimi? Vuçiç njofton se nuk do jetë në Samitin e 6 dhjetorit në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ia ka kërkuar Rusia dhe fshihet pas një emërimi? Vuçiç njofton se nuk do jetë në Samitin e 6 dhjetorit në Tiranë
BoteKryesorePolitike

Ia ka kërkuar Rusia dhe fshihet pas një emërimi? Vuçiç njofton se nuk do jetë në Samitin e 6 dhjetorit në Tiranë

Published: December 1, 2022
Shpërndaje

 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç reagoi me zemërim ndaj emërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës.

“Jo vetëm që i kanë shkelur të gjitha normat e marrëveshjes së Brukselit, por edhe të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk e kanë dert sepse kjo është në interesin e një fuqie evropiane”, u tha medieve në Beograd presidenti serb, duke theksuar se Rashiç nuk e ka besimin e askujt në Kosovë, “por e ka besimin e (kryeministrit) Albin Kurti dhe perëndimit dhe mendojnë se kësisoj mund të frikësojnë serbët”.

- Publicitet -

Ai përsëriti se Kosova është “shenjtëria më e madhe serbe”.

“Më mirë të mos jem sesa t’ua dorëzojë në duar. Dhe nuk do t’ua dorëzojë. Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë me 6 dhjetor”, tha ai, duke shprehur zemërimin me siç tha “reagimin e butë të Bashkimit Evropian” ndaj emërimit të Rashiç.

Ai iu referua një deklarate të zëdhënësit të BE-së për mediat serbe i cili citohet të ketë thënë se “është me rëndësi thelbësore që emërimet e ministrave të bëhen në pajtim më Kushtetutën e Kosovës. Në rastin konkret i bëjmë thirrje Kosovës të sigurohet që janë përmbushur të gjithë hapat procedural për emërimin e ministrit që përfaqëson bashkësitë jo shumicë”.

Emërimi i ministrit Rashiç u bë më pak se një muaj pas dorëheqjes se ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe.

Dorëheqja pasoi mospajtimet e përfaqësuesve serbë në veriun e Kosovës me vendimin e qeverisë qendrore për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Aktualisht në institucionet e Kosovës në veri nuk ka punonjës serbë, ndërsa Lista Serbe mbushi vendet e lëna bosh në parlamentin e Kosovës, siç u tha, për të mos lejuar që ato të mbushen me serbë të “dëgjueshëm” ndaj autoriteteve në Prishtinë.

Më 23 nëntor Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me përdorimin e targave të makinave që çoi në uljen e tensioneve në veriun e Kosovës por jo edhe kthimin e punonjësve serb në institucione.

Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën se largimi i serbëve nga institucionet ishte vendim politik dhe se kthimi i tyre duhet të bëhet në rrugë ligjore.

Shumë analistë mendojnë se prapa vendimit të Vuçic për të mos ardhur në Samitin e Tiranës është Rusia dhe se emërimi i Rashiç po përdoret thjesht si alibi nga presidenti serb.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • ….. says:
    December 1, 2022 at 7:50 pm

    Mos

    Reply
  • Ppsh says:
    December 1, 2022 at 7:52 pm

    Natyrisht qe nuk vjen ngaqe tema eshte “ballkani eshte i yni” rusia jashte

    Reply
  • RADIKA says:
    December 1, 2022 at 9:19 pm

    BOLL O KERME VAJTOVE
    ME LOT KROKODILI
    BOTA TE NJEH MIRE
    JE KELYSH KATILI

    ZJARR E HEKUR DERDHET
    PERMBI KOKAT TONA
    GJAKUT TONE U SKUQ
    DRINI E VALBONA

    ZJENI TURFULLONI
    NDERSA BORXH NA KENI
    PRISNI EDHE PAK
    ENDE PARE GJE SKENI

    U ZGJUA SHQIPTARI
    NDAJ BENI KUJDES
    MOS FLISNI.PERCART
    MBLIDHNI. MENT E KRESE

    NE ASHT VAJTUR THIKA
    RACE E PERCUDNUAR
    BOTA TE PERMBYSET
    SJUA LEME PA PAGUAR

    Reply
  • ?+ says:
    December 1, 2022 at 9:21 pm

    pse nuk komenton intelkaka?
    ke frikë se të spiunojnë ata të tjerët te eni vasili?
    ah mor fatos u përpoqe kot të kundërshtoje por ja që u zbulove

    Reply
  • Ka lidhje me Berishën says:
    December 1, 2022 at 9:43 pm

    Kjo qënka arsyeja se përse Berisha kërkon të bëjë rrëmujën në Tiranë, më 6 dhjetor! Vuçiçi është i pakënaqur dhe i ka dhënë urdhër Berishës: ose prishe këtë mbledhje, ose të nxorra dosjen tënde si agjent i UDB-së!

    Reply
  • ?+ says:
    December 1, 2022 at 9:57 pm

    mbaroi openi
    komento sa të duash tani fatos nën nickun intelektual
    si ske turp.
    pavarësisht se e kan zbuluar kush je besoj se ri do vazhdosh të komentosh.
    prisni koemntet e intelektualit tani që mbaroi open.

    Reply
  • Gomari i pa-bes i Janines, Ali Tepeleni solli fundin e ARNAUTEVE. says:
    December 1, 2022 at 11:13 pm

    Trupellazga!

    Vucic eshte krijim dhe instalim PERENDIMOR sikur ishte edhe Miloshevici.

    Reply
  • Gomari i pa-bes i Janines, Ali Tepeleni solli fundin e ARNAUTEVE. says:
    December 1, 2022 at 11:14 pm

    Vucic eshte krijim dhe instalim PERENDIMOR sikur ishte edhe Miloshevici.

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    December 2, 2022 at 6:38 am

    Gjithe natën fle me Putinin e ditën ‘negocion’ me Evropen e boten demokratike, duke e vene ne gjumë rusisht!…

    DRENICA E KUQE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  • Dalin nga “arresti shtëpiak”, GJKKO zbut masën për ish-vartësit e Ballukut
  • “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  • Lëvizja e Flamingove tha “Jo”, tani i duhet guximi për të thënë “Po”

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?