Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 6 shpërthime në veri të Kosovës, Kurti: Sulmet po dirigjohen nga Serbia dhe presidenti i saj! Vuçiç: I urdhëroi Prishtina!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > 6 shpërthime në veri të Kosovës, Kurti: Sulmet po dirigjohen nga Serbia dhe presidenti i saj! Vuçiç: I urdhëroi Prishtina!
KosovëKryesore

6 shpërthime në veri të Kosovës, Kurti: Sulmet po dirigjohen nga Serbia dhe presidenti i saj! Vuçiç: I urdhëroi Prishtina!

Published: December 6, 2022
Shpërndaje

Gjashtë shpërthime janë raportuar në veriun e Kosovës përkatësisht dy në  Zubin Potok, ndërsa 4 të tjera në Mitrovicë të Veriut. Të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për situatën mjaft të tensionuar në veri të Kosovës ndërsa ka bërë fajtor vetëm Aleksandër Vuçiç i cili po paguan bandat kriminale.

Kurti shkruan se qeveria e Kosovës s’po bën pazare dhe si ka bërë ndonjëherë dhe se sulmet nuk janë gjë tjetër veçe tregues i pafuqisë popullore të Serbisë.

- Publicitet -

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë.”- shkruan Kurti.

Sipas raportimeve, shpërthimet në Zubin patok erdhën gjatë kohës kur anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, të shoqëruar nga pjesëtarët të Policisë së Kosovës, hynë në hapësirën e objektit komunal. Burime të REL-it thanë se në Mitrovicën e Veriut u dëgjuan sirena alarmuese para orës 15:00. Për 5 shpërthimet e njëpasnjëshme ka reaguar dhe presidentja Vjosa Osmani. Sulmi ka ardhur nga Serbia dhe është i orkestruar nga Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç sipas Osmanit dhe Kurtit.

Ndërkohë një deklaratë ka pasur edhe nga Presidenti Vuçiç i cili u shpreh se shpërthimet ndodhën me urdhër të Kurtit.

 “Sot përsëri, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, janë dërguar oficerë policie të armatosur në veri. Siç thashë dje, ju thjesht pyesni se në cilën ditë do të ndodhë ndonjë provokim i ri që mund të prishë stabilitetin dhe paqen. Është mirë që, të paktën sipas të dhënave aktuale nuk ka viktima dhe besojmë se do të mbetet e tillë. Për sa i përket kohës nuk e dimë se çfarë kanë në mendjen e atyre personave që duan të shkaktojnë konflikte çdo javë. Nuk është një periudhë e lehtë përpara ne, por është e rëndësishme që të qëndrojmë me popullin tonë dhe të pajtohemi me shqiptarët për gjithçka që është e mundur që paqja të ruhet dhe të ruhet. Gjithashtu besoj se Miroslav Lajçak do të luajë një rol të rëndësishëm në qetësimin e situatës”, tha Vuçiç.

a.m/dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • 3D says:
    December 6, 2022 at 9:22 pm

    Incidente në Kosovë incidente në Tiranë ditën që mbahej një samit aq me rëndësi për shqiptarët kush tinzarët që sinkronizojnë komprementimin e samitit në Tiranë

    Reply
  • Sos says:
    December 6, 2022 at 10:17 pm

    JU DHJEFSHA SAMUTIN E TIRANES
    NUK E KUPTONI SE EUROPA TALLET ME NE
    NE KOHEN QE KOSOVES I VE THIKEN NE GRYKE
    QEVERIA HEDH FISHEKZJARRE E FLE

    KOSOVA NE RREZIK
    KUSH VETES I THOTE SHQIPETAR
    POILTIKMUTERIT TI COJ PRAPA DIELLIT
    PER KOSOVEN TE HIDHEMI NE ZJARR

    Reply
  • vlonjati says:
    December 7, 2022 at 6:47 am

    Shume keq qe dy vellezerit Rama-Vuçiçpaskan pasur te njejtin mendim. Ndoshta per kete ktheu mendje Vuçiç per te shkuar ne samit. Me vjen keq qe dhe “forumi i nderuar” sipas Intelektualit i gazetes dita eshte ne sinkron te plote me te dy udheheqesit “boterore”,

    Reply
  • Remo says:
    December 7, 2022 at 1:29 pm

    Ka pjerdhur Osmani o Al bin , kishte konsumuar shume groshe ne Tirane( keshtu thone gojet e liga) ,pastaj , kur mori vesh per grushtin qe hengri Salehu , i leshoi te gjitha bresheri nga Inati.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?