Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 62 milionë euro të shkuara dëm në Portin e Durrësit, BE: Do monitorojmë lidhjen e Porto Romanos me rrjetin TENT
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 62 milionë euro të shkuara dëm në Portin e Durrësit, BE: Do monitorojmë lidhjen e Porto Romanos me rrjetin TENT
EkonomiKryesore

62 milionë euro të shkuara dëm në Portin e Durrësit, BE: Do monitorojmë lidhjen e Porto Romanos me rrjetin TENT

Published: August 28, 2023
Shpërndaje

Bashkimi Europian me mekanizmat e tij të financimit kishte në proces investimi në Portin e Durrësit mbi 62 milionë euro, të cilat po shuhen nga zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano.

Në raportin vjetor për projektet në Ballkan me 2022, Komuniteti Europian i Transportit ka rritur shqetësimet për zhvendosjen e shërbimeve portuale dhe nëse ato do të lidhen me rrjetin kryesor europian të transportit  (TENT), që në Shqipëri përfaqësohet me Korridorin 8 dhe Korridorin 10.

Analiza e Komunitetit të Transportit tregon se, projekti në Portin e Durrësit (Rehabilitimi i Kalatave 1 dhe 2 në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit) është financuar nga korniza e investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

- Publicitet -

Investimi total i vlerësuar është 62.4 milionë euro, me një kontribut të BE-së prej 27.05 milionë euro, një kredi BERZH prej 25 milionë euro dhe një kontribut përfitues prej 9.3 milionë euro.

“Lidhur me perspektivën e ardhshme të Portit të Durrësit si dhe përputhshmërinë e saj TEN-T, duhet të merret parasysh plani i Qeverisë shqiptare do të zhvendosë portin ekzistues në Portin e Romanos. Zhvendosja dhe ndikimi i saj në pajtueshmërinë e TEN-T do të monitorohet nga afër në vitet në vijim”, thuhet në deklaratën e Komunitetit të Transportit.

Nga pikëpamja e lidhjeve logjistike, Porto Romano është pjesërisht e lidhur me rrjetin rrugor, por nuk ka lidhje hekurudhore.

Lidhjet rrugore nuk janë në standardet e rrjetit TENT, ndërsa ato hekurudhore do të vazhdojnë të mbeten problem edhe për të paktën një dekadë, çka do të vazhdojë të penalizojë portin në konkurrencën rajonale.

Autoriteti Portual i Durrësit pritet të tenderojë këtë vit fazën e parë të punimeve për portin e ri të Porto Romanos.

Punimet në këtë fazë kanë kosto rreth 390 milionë euro dhe pritet të përfundojnë brenda vitit 2025, bëjnë me dije burimet nga Autoriteti Portual i Durrësit.

Faza e parë përfshin ndërtimin e terminalit të kontejnerëve, lidhjen me infrastrukturën rrugore, hekurudhore, rrjetin e kanalizimeve, energjisë elektrike dhe furnizimin me ujë.

Në këtë fazë do të ndërtohet gjithashtu një objekt detar, fushëveprimi i të cilit ende nuk është përcaktuar.

Në këtë fazë do të ndërtohen vendbregëzimet, ndërtesat e përbashkëta, ndërtesa e zyrave doganore dhe agjencive të tjera, porta kryesore e portit, objektet e sigurisë dhe mbrojtjes civile, zyrat e kapitenerisë së portit dhe kulla e kontrollit të VTS, nënstacione etj.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze
  • U shkarkua nga Veliaj, reagon Sulaj: Mirënjohje Kryeministrit Rama

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?