Bedri Islami
Kushdo e di se protesta e 7 korrikut është beteja e fundit e Berishës për të qenë rishtas subjekt dhe jo objekt në politikë, është momenti kur gjërat mund të ndahen dhe jo vetëm në përfytyrimin e tij. Berisha, non grata, i përbuzur dhe dhe i lënë jashtë “ ringut” të politikës është një njeri pa frymë, më shumë se i zakonshëm, që pret të lajë hesapet që vetë ka hapur; e kundërta, Berisha në politikë është frymëmarrja e tij, motivi për të pasur një shans të ri dhe një pranim që tashmë e ka tejet të vështirë.
I lënë në qoshen e ringut të politikës, ku e vendosi Departamenti Amerikan i shtetit, për më tepër i linçuar familjarisht prej saj, ai ka rrugën e vetme, të cilën e ka projektuar si të vetmen mundësi, jo thjeshtë për të qenë në majën e pushtetit, por, mbi të gjitha, për të dhënë sinjalin se në këtë vend , prej tij dhe vetëm prej tij mund të pritet rrëzimi i një force politike dhe riardhja e një force tjetër, te e cila mund të ketë shpresë.
Në ditën e shtatë të muajit të shtatë, në orën shtatë pasdite, Berisha filloi betejën e tij. Gjithë të tjerat, foltoret, mallkimi i Bashës, gjetja e një grupi të rrezikshëm puçist pranë Ramës, kuvendet në stadiume, proceset zgjedhore , fjalimet e ashpra, joshja përmes lejimit të fraksioneve, thirrjet drejtuar shoqërisë civile, si një përsëritje në kushte të reja të KOP-it – ku dolën shumica e renegatëve të tanishëm, të gjitha ishin provat që duheshin bërë për të shkuar drejt 7 korrikut. Edhe 7 korriku në vete ishte një provë e përgjithshme. Pas kësaj date, që nuk mund të përsëritet më, beteja është hapur, ai e gjen veten në fushë betejë, si asnjëherë më parë, pasi e di se pas kësaj nuk do të ketë asnjë betejë tjetër. Kjo është lufta finale e tij, pas saj, ose do të fillojë ngjitjen, ose do të sillet në një humnerë të dyfishtë: nga jashtë dhe nga të vetët. Nëse arrin të ngjitë majën – mund të ketë shpresën e një dore të shtrirë, nëse rrokulliset, të gjitha vitet e jetës së tij politike do të zerohen, si vetë ai.
Çfarë fitoi Berisha nga 7 korriku,çfarë humbi, çfarëfitoi Edi Rama dhe çfarë humbi ai?
Së pari, Berisha , si njeri i vjetër i politikës së pas skenës së saj, në 7 korrik dëshmoi se , çfarëdo vendimi të marrë Gjykata e Apelit rreth shefit të opozitës, ai , në fakt, është drejtuesi i saj. Grupi kundërshtar, grumbulluar rreth Alibeajt, sjellurrreth Bashës, nuk është asgjë tjetër veçse varianti i ri i partisë së dikurshme të Cekës, më pas i Pollos, i Selamit , Kalakulës, pra, i të gjitha ndarjeve që ka pasur opozita e sotme në vite. Ata duhet të kuptojnë se lodhja nga qëndrimi në opozitë i ka mbledhur njerëzit rreth njeriut që u premton fitoren, megjithëse e ka rrokur vetëm një herë, në 22 mars 1992, dhe që ia dhuroi Meta në vitin 2005. Pas 7 korrikut Berisha është njeriu që për disa kohë nuk do të shkulet nga godina e dhuruar prej tij opozitës dhe Shqup-i do të kthehet përsëri një një seli lufte. Të tjerët, ose dalëngadalë do të rreshtohen pas tij, ose do të formojnë në çastin e fundit një parti të re politike, e cila, si ka ndodhur zakonisht me të gjitha ato që kanë dalë nga mitra e partive nënë, do të ketë jetë të shkurtër dhe zbrastësi.
Së dyti, Berisha me 7 korrik shpalli se kjo që po ndodh mes opozitës dhe qeverisë nuk është më përleshje demokratike, por luftë. Përballë tij ai nuk do të ketë më kundërshtarë, por armiq. Jo rastësisht ai e përcaktoi fjalën “ armiq”, dhe këtë do e bënte edhe sikur përballë tij të mos ishte Edi Rama. Në fakt , ky është përcaktimi që ai ka pasur gjithnjë për ata që kanë qenë përballë tij, nuk ka ditur dhe nuk ka mundur të perceptojë ndryshe ndeshjen veçse si luftë. Armik ka shpallur në vite Fatos Nanon, Ilir Metën, tani Edi Ramën, dhe, do e kishte bërë këtë, edhe nëse në vend të Edi Ramës do të kishte qenë një lider tjetër. Berisha ka hyrë në politikë si në luftë, vetëm ky është përceptimi i tij dhe këtë do të bëjë edhe tani. Ndryshe nga Basha , që e sillte diskursin, deri te fjalëza luftë, pa e shpallur luftën, Berisha nuk njeh asgjë tjetër. Dhe, të futesh në luftë në demokraci do të thotë në mendimin e tij politik, të përsëriten ngjarjet e vitit 1991, bllokimet dhe përleshjet, dhuna ndaj njerëzve që mendonin ndryshe, të përsëritet maji i vitit 1996, marsi i vitit 1997, shtatori i vitit 1998, Gërdeci si biznes familjar dhe 21 janari, ku fajtori i vetëm nuk është Lulzim Basha, që i gjeti vrasjet tek kabineti kryeministror dhe pastaj heshti, sapo mori sinjalin e heshtjes së domosdoshme; do të thotë të perceptosh politikën si dhunë dhe vetë dhunën si kryengritje të domosdoshme. Ai e dha mesazhin e tij. Për më tepër, disa kohë më parë ai vetë kishte deklaruar se qeverisja e Edi Ramës dhe vetë Edi Rama nuk mund të rrëzohen me votë. Tani lufta u shpall. Do të ketë edhe ajo viktimat e saj?
Së treti, protesta e shpallur vetëm tri ditë pas Festës Kombëtare të SHBA, zhvilluar pak metra larg rrugës së Elbasanit ishte mesazhi i përcjellë pa shumë ceremoni drejt Departamentit Amerikan të Shtetit. “ Unë jam këtu dhe llogaritë duhet të bëhen me mua” – ishte sinjali i dërguar pa shumë diplomaci, ose flamurët tuaj do të kthehen përmbys. Në 32 vite pluralizëm mund të jenë vetëm dy a tri vitet e para që mes Berishës dhe të deleguarve të shtetit amerikan të ketë pasur paqe. Vitet e tjera kanë qenë përleshje, relacione, lobime kundër tyre, gëzime dashakeqëse kur u kanë ndodhur fatkeqësi, mallkime, cilësime tipike të natyrës së tij. Me zonjën Kim ka ndodhur pika e vlimit të këtyre marrëdhënieve. Asnjë ambasador tjetër amerikan nuk ka pasur mbi vete kaq shumë mllef, dhe, si asnjëherë tjetër, tani kemi një klasë politike, që vet quhet e djathtë, e cila ka në programin e saj të pa shpallur antiamerikanizmin. Kuotat e lidhjeve mes këtij shteti të fuqishëm dhe vogëlsisë së shtetit tonë, në kampin e së djathtës kanë rënë dramatikisht dhe kjo është e gjitha “ meritë” e foltoreve të Berishës.
Së katërti, ai pas kësaj dite do të ketë dorën e tij të hekurt dhe “ askush nuk mund ta heqë atë nga selia e partisë së tij”.
Kundërshtarët e brendshëm ai nuk do i ketë më fraksionistë, çka premtoi se do të lejonte të ndodë, por vegla të Edi Ramës, dhe si të tillë, pra njerëz të armikut të tij, ose do të heshtnin dhe të bashkoheshin me të pa asnjë ekuivok, ose do të linçoheshin politikisht. Kjo edhe ka filuar të ndodhë. Shembujt e linçimit politik të zonjës Tabaku dhe të Alibeajt, megjithëse e para duket si “ pëllumb” i politikës dhe i dyti si “skifter” i saj tregojnë se gjithçka që filloi ishte e menduar krejt mirë dhe se nuk ka rrugë tjetër.
Së pesti, Berisha mendoi se protesta e 7 korrikut ishte mesazhi i tij edhe për evropianët e pavendosur: do të mbështetin forcën e tij apo vendimin e sekretarit të shtetit amerikan. Të gjitha kartat i vendosi në një dorë dhe ajo që pret të ndodhë duhet të jetë në favorin e tij. Heshtja e evropianëve është torturuese për të, ai e kërkon me çdo kusht që kjo të ndodhë, të ketë një vijë ndarje mes tyre dhe politikës amerikane, si shenja e parë që në fund të fundit të ketë fitoren e tij . Loja me avokatin francez tani është e panevojshme, ashtu si janë të panevojshme për të gjithë çka premto kur ishte në fillimet e foltores së tij.
Tri herë Berisha ka premtuar se nuk do të jetë primari i politikës në kampin e së djathtës: kur luftonte të bëhej president, përmes deklarimit të tij në “ Zeri i Amerikës”, se nuk do të jetë kryetari i përhershëm i opozitës, pasi Shqipëria kishte vuajtur nga partia – shtet ; në vitin 2013 kur kalin e betejës ia lëshoi të përkëdhelurit të tij , Basha, që desh e nxori jashtë lojës; dhe, së treti, në fillimin e Foltores si proçes politik. Joshja nga pushteti për të është si sirenat e Uliksit, vetëm se ai nuk i mbyll kurrë veshët dhe as nuk lidhet me litarë.
Së pesti, Berisha deshi të tregonte se ai mund të mbledhë idhtarët e tij edhe në një ditë vape, pasi njerëzit besojnë tek ai. Kjo është loja e numrave e njohur në politikën tonë. Në fakt Berishën e kanë ndjekur gjithnjë pas mitingashët në shumicë dhe mendjet e qeta në pakicë. Oratorët i takonin të parëve, medja e tyre punonte pak, për të mos thënë aspak, dhe asgjë nuk kishin mësuar në gjithë këto vite jetë plurale. Ata dukeshin më shumë mallkues, se sa njerëz që mund t’u besosh një kauzë. Në fakt, asnjëri prej tyre nuk kishte kauzë. E vetmja që u shpall ndodhi nga Berisha: ai e ktheu konceptin e demokracisë në luftë dhe këtë do të përpiqet të bëjë.
Së gjashti: shoqëria civile, e gjërë, e pa vendosur, e trembur, shpeshherë e blerë, e tendosur politikisht dhe e vendosur në llogore politike, nuk mund të ketë as KOP-i i panjohur në vitin 2005 dhe as shpresa që mund të mendohet se do të sjellë diçka ndryshe.
Nëse ata që ishin aty janë përfaqësues të denjë të shoqërisë civile, atëherë në Shqipëri shoqëri civile nuk ka. Ajo është shuar. Një pjesë është shuar nga koha e Berishës, tjetrën pjesë e ka shuar koha e tanishme.
Për këto hyri në lojë Berisha dhe këto janë në përceptimin e tij ajo çka fitoi.
Çfarë humbi ai, dhe cilën humbje e ka më të ndjeshme se asgjë tjetër?
Përse heshti Edi Rama dhe diplomacitë e vendosura në Shqipëri?
Çfarë e dëshpëron më shumë se asgjë tjetër liderin e ri – të vjetër , shumë të vjetër, të opozitës?
Çfarë fitoi Edi Rama?
Njeriu që përkdhel veten më së shumti me protestën e 7 korrikut është vetë Berisha. Si një vepër të tij dhe të askujt tjetër. Gjithçka q ka ndodhur është ëndrra e keqe e tij dhe nga kjo ëndërr asgjë nuk është zgjuar.
Në thelb, ai që e di se e gjitha çfarë ndodhi me 7 korrik nuk është asgjë tjetër veçse iluzioni i fitores së nesërme është vetë ai. Ndryshe nga turma ekzaltuese, ku mendja heshti dhe metingashi foli, e bashkë me të edhe zonja që janë përlyer deri në rrënjë nga korrupsioni masiv, Berisha është aq i mençur të dijë se e gjitha çfarë ndodhi është pjesë e zemërimit ndaj qeverisjes dhe se, shumë nga ata që ishin në shesh do të kishin dashur një fitore të ardhshme, por pa atë vetë. Mes tyre dhe fitores qëndron njeriu që ka mbi vete vendimin e pazakontë në politikën shqiptare dhe askush nuk e ka harruar se jo shumë kohë më parë, kërcënimi i ardhur përtej Atllantikut ishte si kurrë më parë, i prerë, i qartë, pa asnjë rrugëdalje.
Duke thirrur fitoren Berisha e di se në të vërtetë ky nuk është veçse fillimi i humbjes së ardhshme.
Çfarë humbi ai në 7 korrik dhe përse kjo humbje do të jetë fillimi i humbjes së ardhshme?
Së pari, e gjitha që ndodhi në fakt përbënte pjesën e dytë të ndarjes që ka ndodhur në vetë opozitën. Deputetët që e refuzuan, por edhe ata që ishin pjesë, më shumë se për gjithçka tjetër, vajtën të ishin pjesë, duke e menduar të ardhmen pa Berishën. Se si mund të ia arrijnë kësaj, askush nuk e di, por refuzimi në heshtje i disa bastioneve të tij, si Shkodra dhe përgjithësisht veriu i Shqipërisë, janë distanca e krijuar dhe llogaritë për të ardhmen nuk janë të mbara. Berisha, përmes protestës, më shumë se sa përmes ligjit, ku një gjykatës kamikaz , me lidhje të afërta me familjen, vendosi që metingu i dhjetorit të vitit të shkuar të jetë legjitim. Ai e di se, duke qenë fitorja e tij e hapur, në të njëjtën kohë është humbja e tij e fshehtë. Koha kur ai vetë e kishte partinë e tij në grusht duket e largët, por precedenti i krijuar, më shumë se sa fitores, të sjell ndër mend të njëjtin e dikurshëm, si rrugën që hapi me rrëzimin e Meksit në vitin 1991, përsëri përmes forcës, dëbimin e Selamit – përmes dhunës,linçimin e mocionistëve, deri tani, ku një dyshe e zgërlaqur, bardhi – Alibeaj, më shumë se sa veten , kanë pas tyre një masë refuzuese të heshtur, që mund të shkojë pas tij vetëm në rast fitore, që dukete pamundur dhe e tillë do të jetë.
Së dyti, Berisha shpalli dokrinën e tij të armikut, si rrugën e vetme për të përballuar qeverisjen. Nëfakt, duke shpallur këtë doktrinë bëri të njohur kredon e tij në vitet e pasmë. Do të jetë e vështirë për të dhe pasuesit e tij të ia spjegojnë perëndimit përse zgjodhi një rrugë të tillë, përse e përcepton demokracinë si luftë, edhe kur vetë demokracia është e gjymtë, e cunguar dhe e korruptuar. Futja e tij në luftë është humbja e tij. Një lider, i zgjedhur apo rrëmbyes , kur thërret luftën, në fakt ai ka nënshkruar largimin e tij nga politika, ose edhe më tej se kaq, ridënimin e tij. Nëse mund të ketë pasur hezitime ndaj vendimit të Departamentit të Shtetit, për shpalljen non grata, lufta e shpallur e siglon të vërtetën , se, edhe pas 32 viteve, rikthimi në zanafillë është dështim dhe humbje.
Berisha e di këtë më mirë se të gjithë. Protesta e 7 korrikut ishte e njëjtë me protestat e 8 viteve të fundit. Mungoi frymëzimi dhe ai i vetëm nuk mund të ngjallë më shumë se sa entuziasëm të çastit. Kur ky çast të largohet, njerëzit do të shohin se ndryshimi nuk ka ardhur, ndaj shpallja e luftës në të ardhmen do të jetë promotori i lëvizjes së Foltores.
Së treti, Berisha kërkoi tëdërgojë mesazhin e tij në Rrugën e Elbasanit, për të ia përcjellë Washingtonit. Nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra. Ambasada Amerikane ëri lajmërimin e zakonshëm për qytetarët e saj, që tëjenë të kujdesshëm në 7 korrik, përshëndeti ushtrimin e jo dhunës dhe të drejtën e protestës, vetëm kaq. Nuk ishte ngjarje për të dhe nuk do të jenë as protestat e ardhshme. Duke e njohur më mirë se askush tjetër natyrën shpërthyese të Berishës, kalimin nga saktësia në halucinacion, çastet e shpërthimit dhe natyrën e tij ë lëvizshme, nuk e morën seriozisht dhe nuk kanë ndër mend ta bëjnë këtë. Tundja e forcës ishte e papërfillshme dhe kështu do të vazhdojë të jetë. Zyrtarët e lartë më shumë vëmendje kanë për zhvillime të tjera, si hetimi i rinisur i 21 janarit, tragjedia e Gërdecit, akuzat për korrupsion madhor dhe pengim të drejtësisë, lidhjet e familjarëve të tij me struktura jashtë perëndimit, qëndrimet proruse të një sërë njerëzish pranë tij, ashtu si do të bëjnë çfarë është e mundur të largojnë nga rruga e dhunës dhe ufta e shpallur një grup figurash politike të opozitës, të cilët, edhe si besnikëri të herëshme, edhe si besim për një të ardhme ndryshe, aktualisht janë bashkuar me Berishën.
Mesazhi i Berishës nuk arriti në dyert e ambasadës amerikane, por as në përfaqësitë e tjera perëndimore. Ai e di këtë dhe do të bëjë lëvizjen e radhës, duke mbajtur sytë te porta që nuk po hapet. Si duket, është e mbyllur përgjithnjë dhe ai e kupton këtë. 7 korriku nuk arritidot te 4 korriku. Gjërat e vonuara janë gjithnjë të pa bereqetshme.
Së katërti , nga 7 korriku fillon “ Republika e tretë” e Berishës brenda gardhit të partisë së tij, por tani është një gardh i ngushtuar, bizar, i përbërë nga figura rreth tij që përgjithësisht nuk ngjallin besim dhe që janë provuar. Me përjashtime të rralla , askush prej tyre nuk vlen.
Çfarë do të bëjë Berisha me forcën e tij politike, të cilën e rrëmbeu, por nuk e zotëron të gjithën? Protesta i dha të drejtë të jetë i pari, por pas tij nuk ka më fushë të lirë. Atë qëe mendoi ngritje, në fakt do të jetë rënie e pakthyeshme.
Askush tjetër nuk e ka dërmuar forcën e tij politike, se sa ai vetë. Nga 336 firmosësit e parë të krijimit të saj, në lisa ka mbetur vetëm ai, të tjerët , ose janë larguar në heshtje, ose janë dëbuar, ose janë bërë kundërshtarët e tij. Edhe sot e kësaj dite, mendje te ftohta e dinë se rruga e Berishës është e vetmja drejt greminës, por kanë gjithnjë shpresën se ai do të mund të fitojë dhe , në këtë rast , fitimtari nuk gjykohet. Në fakt, edhe pse nuk do të mund të fitojë me këtë opozitë copa- copa, ai do të ndëshkohet.
Së fundi, protesta u duk masive dhe njerëzit e mbledhur përbënin risi. Sidomos në ditë vape. Të dhënat e ndryshme për protestuesit nuk përbëjnë risi, pasi kështu ka ndodhur gjithnjë. Secilën protestë që ka organizuar ai apo pasuesit e tij, e kanë quajtur historike, më të madhen që ka ndodhur, të cilat janë nisur për të rrëzuar pushtetin dhe janë kthyer në mitingje elektorale.
Çudia ishte pikërisht e kundërta e saj: njerëzit e mbledhur, pas 9 vite qeverisje të Edi Ramës, ngritjes së çmimeve, politikës jo sociale të ndjekur nga qeveria, pas skandaleve të një pas njëshme, rritjes së çmendur të borxhit publik, PPP-ve fantazmë dhe krijimit të nepotizmit, vënien në sistem të Investitorëve Strategjikë, një lloj mafia e zbukuruar me vendime qeverie, kabinetit qeverisës që ende sot e kësaj dite janë gjysma e tyre të panjohur, pra kësaj lodhje të gjithanshme, duhet t’u përgjigjej një masë e jashtëzakonshme protestuesish, ndoshta edhe nga vetë idhtarët e qeverisë, të cilët, njëjtë si opozitarët ndjejnë mbi jetesën e tyre shtrëngimet e çmendura.
Kjo nuk ndodhi. Protestuesit e zakonshëm, bashkuar me shoqërinë civile??, partitë tjera opozitare, lësëistët që u janë vënë pas berishistëve për të shkëputur llokmën e radhës, nëse vijnë në pushtet, të thirrurit nga rrethet, metingashët e përhershëm, sidomos nga zonat rurale rreth Tiranës, edhe pse mund të duken shumë, ishin të paktë.
Nëse kaq janë protestuesit opozitarë, apo edhe dy herë më shumë, kjo do të thotë se qeveria do të ketë mandatin e katërt dhe asnjë shpallje lufte nuk e rrëzon atë.
Janë dy fakte të rënda: sipas një sondazhi, edhe jashtë Shqipërisë, m shumë se 40 për qind e të rinjve nuk besojnë më as te Rama dhe as te Berisha. Nuk besojnë më shumë te ky i fundit, megjithëse kur ndodhi viti 1997 ishin të vegjël ose nuk kishin lindur fare dhe nuk kanë në memorje tragjeditë e ndodhura. Ky refuzim është dërmues. Më mirë pranojnë të jenë shërbyes diku tjetër, jashtë Shqipërisë, se sa të bashkohen me këtë politikë.
Së dyti, në vitin 1989 shkalla e mirëqenies së popullsisë në Shqipëri ishte sa 28 për qind e mirëqenies së vendeve perëndimore. Aktualisht, pas tri dekadave pluralizëm ajo është mes 31 dhe 32 për qind. Është rritur vetëm tri ose katër përqind.
Berisha foli për luftë kundër korrupsionit, por kjo masë e madhe rinore, refuzuese ndaj tij dhe Ramës e dinë se njeriu i shpallur botërisht si njësi korruptive familjare është ai vetë. Si mund të kthejë besimin, kur vetë është i pa besuar? Berisha nxori në podium figura të njohura korruptive, ose të çartur nga mendja. Me këto do të bëjë një shtet ndryshe?
Mitingu mbaroi me 7 korrik. Nuk do të ketë një 7 korrik tjetër, pasi, çka deshi të arrijë, e arriti, dhe çfarë do të pësojë , këtë nuk do të jetë e largët dita ta mësojë.
Shume sakte Bedri po shume uje! Berisha eshte nje provincial si shumica e Shqiptareve! Edhe ketu ne emigracion dallohen nga shume gjera tani me pak e me pak por prape provincilizmi tip Sali ngre koken aty ketu! pa folur pe Shqiperine!Nje turme militantesh saliniane injorante se shumti por edhe dinake dhe hajdute i jane varur Saliut sepse ai ka parane e vjedhur ne keta 31 vjet! Do te jape shpirt para se t’i mbarohen parate apo do t’i harxhoje dhe pastaj vdekja eshte e sigurte si te gjithe te gjallet qe plaken dhe vdesin nje dite! Por Saliu ka vendosur te vdese edhe i turperuar. Ky provincial Vicidolas edhte turpi shqiptar! Une e kam njohur para 1990! Edhe pirunin e thiken nuk dinte te perdorte dhe preferonte te hante ne sofer por nuk deshte Lirija!
Haha zagari patronazhist vetem i han menderen Berishes.Mjeku humanist kardiologu Sali Berisha ashtu si edhe neorologu Mentor Petrela bejn pjese tek 100 Mjeket me te mire ne Bote,u specializuan ne France aty ku Edvin Rama nuk arriti te perfundonte nje kurs per pikture,prandaj edhe perfundoi rrugeve tek kazani i supes.Krahason Berishen me drogaxhiun Edvin Rama qe akuzoi edhe babain e vet,me Ramen qe e nxorren per leckash nga avioni dhe e poshtruan si langaraq.Nuk ka ndodhur ne historine botrore qe te poshtrojn nje Kryeminister ashtu si poshtruan Ramen.
7 Korriku i Berishes ligjeroi ne publik enverizmin , pa Enverin , te nje levizje te cartur , qe ka emrin berishizem . Ne se do ta permbledhesh ne pak fjale , gjithe veprimtarine berishiste , ajo permbahet ne shprehjen : “Edi Ramen nuk e kam kundershtar , por armik ” . Kjo shprehje , nuk permbahet ne asnje program te partive politike perendimore . Kjo shprehje , u hoq nga fjaloret partiake , qysh se ra muri i Berlinit . Te shkruash ne flamurin e forces politike , se kundershtari eshte armik , eshte thjesht enverizem i kulluar . Enveri i pat shpallur armiq gjithe kundershtaret e brendshem dhe te jashtem . Ai shpalli armiq edhe bashkeluftetret e tij , qe paten kontribuar , per kauze te perbashket . Kjo kauze e sanksionuar ne 7 korrik , ka qene lejtmotiv i Berishes , ne te gjitha etapat , qe ka perfaqesuar nje force politike te pluralizmit shqiptar . Berisha njef vetem armiq . Nuk mund te kete kauze tjeter nje partiak i shpallur non grata . Eshte kjo arsyeja , qe 7 Korriku shenoi fundin e karieres se tij politike . Ai mbetet i ngujuar , brenda “non Grates ” , ne lufte te perjeteshme me armiqte imagjinare . Zgalem
OK B.Islami: Si gjithmonë,pa dorashka u bën “Anatominë” politiqënve tan në 32 vie,sidomos përbindëshit,Shpifsit,Hipokriti,Hajdutit,Vrasësit.. nd/planetar S.Berisha.
-Dua të cek tre-katër momente:
1-Se Sb në 32 vite ka bërë vetëm një gjë të mirë që nuk duhet harruar..Në 1992-President Vari në litar 2 kriminel në Fier që masakruan një familje në Libofshë me 5 veta mes tyre 1 fëmijë.Mandej veprimtaria e tij shumëzohet me ZERO.
2.Se në 32 vite ky njeri nuk ka bërë asnjë LIBËR,pasi nuk ka se çfar të shkruajë.E gjithë rruga e tij politike që nga 1990 deri sot është STERRË,Ku në 110 vjet SHTET ky mban vëndin e parë për KORRUPSION MADHOR,SHPËRDORIM TË FONDEVE PUBLIKE,MINIM TË DEMOKRASISË,SHPËRFILLËS I
DREJTËSISË,SHPIFS ME RETORIKË HELMUESE,etj,Për të cilat DASH e futi në listën e ZEZË.Pasi me këtë motivacion nuk është damkosur asnjë politikan në Botë.Por çudia qëndron se Sb këto nuk i quan FAKTE,sikurse edhe SPAK.
3.Nëse Sb është i lirë megjithë 101 krimet e tij në vite fajtore është DREJTËSIA(Sot SPAK i lindur i vdekur),që nga 2 prilli 1991 Shkodër me 4 dëshmor e deri 21 prill 2021 në Elbasan,ku banda e armatosur e PD vrau Dr.Xhuvanin,ku vrasësi Tropojani PAPLEKA doli nga burgosi G.Bardhit.Kjo frymë terroriste është futur në PD nga S.Berisha,ku berishizmi do të ekzistoi edhe 100 vite pas vdekjes klinike të tij.
-Nëse drejtësia do të kishte arrestuar HAJDUTIN E PARË,VRASËSIN E PARË..Vëndi nuk do ishte destabilizuar disa herë dhe varfëria nuk do ishte si sot.
4.Tashmë Sb po i bën karshillëk DASH,SPAK,90 % të popullit Shqipëtar..dhe kjo po i zeron shpresat e popullit nga PERËNDIMI për DEMOKRACINË e kërkuarë në 90-tën..!
-FLM DITA,BI.
Sali Berisha është një psikopat në gjendje të rêndë mendore. Ai beson gënjeshtrat e veta. Të gjithë gênjeshtarêt normalë në botë e e dinë kur gënjejnë. Dhe ulin sytê poshtë, qeshin nga e keqja, lëvizin me duar dhe me këmbë që t’i besosh etj etj. Sali Berisha nuk ka asnjë nga këto simptoma. Ai kur gënjen i duket se po thotë tê vêrtetën. Kur thotë psh se Fatos Nanon e futi në burg Shane Korbeci. Një çmënduri kjo e padëgjuar deri më sot. Tê gjithë e kuptojnë që Berisha po gënjen. Se Shane Korbeci, një ish-ministêr i qeverisë socialiste nuk kishte as arsye dhe as forcën për tê futur në burg Fatos Nanon, sidomos në kohên që vendi sundohej me dorê të hekurt nga vetë Sali Berisha. I vetmi që nuk e kupton që po gënjen është vetë sali Berisha. Ai ështê nê gjendje t’i mbushë mëndjen vetes se po thotê të vêrtetën. Edhe në nënvetëdijên e tij ai ështê tejet i bindur se nuk ka qënë ai që ka futur në burg Fatos Nanon, por ka qënë Shane Korbeci. Nga prirje dhe dukuri të tilla skizofrenike vuante, sipas disa psikiatërve të njohur, edhe Hitleri. Dhe ai besonte se do e fitonte luftën, deri një ditë para se të ia hiqte vetes. Kêta janë delirantë psikopatikë shumë të rrezikshëm për fatet e vendeve të tyre.
O Bedri. Pse shkruan kaq gjatë more djalë?! Ke shumë ujë dhe përsëritje në shkrimin tënd, që gjithsesi është i mirë. Zotësia e gazetarit nuk ështê të jetê një kombinat fjalësh bosh, të rradhitura njëra pas tjetrës pafundësisht, por që t’i thotë gjërat në mënyrë sa më konçize dhe me sa më me shumë llogjikë. Si një kolumnist i vërtetë. Ti përdor atë shprehjen që thuhej në kohën tonë:”Shkruaj gjatë se nuk di të shkruaj shkurt”! Ke pasur disa kolegë ti te “Zëri i Popullit”, në kohën e Xhezos, që kërrenin faqe pas faqeje, por që mezi u gjenje nja dy ide në shkrimet e tyre plot me flalë dhe fjali boshe. Kjo nuk është dhe nuk ka qënë kurrë gazetari, o Bedri.
Uragani popullor per te shkulur Hajdutin e Atdheut dhe hajdutin e popullit nga pushteti,sapo filloi ne 7 Korrik. Berishen e njohim mire.Rama i tregoi Berishes se si vidhet,kur je ne pushtet.
Rama arriti te vjedhe edhe shurren..
Po,po..Mos u habisni! Rama urdheroi popullin mos te shurroje ne hale po te shkoje te shurroje neper Poliklinika,tek Vilma Nushi,se do ja shese shurren e shqiptareve Buxhetit te Shtetit.Plot 140 miljon Euro.
Epo kete nuk e ka bere dot Berisha.Deri ketu mendja mkalokut nuk ka arritur.
Jo maloku Berishe,por asnje malok dhe qytetar,mbret,diktator i botes keto 2 mije vjet nuk e ka imagjinuar kete vjedhje. Por,Ka gjihmone nje Precedent ne Historine e Korrupsionit Boteror.
Fix si sot 2000 vjet me pare Perandori Neron,per te siguruar parate per bankete,orgjite,gostite,cthurjet famozee,u vuri Romakeve Taxe per Shurren. ,,por qe Neroni i taxoi romaket per shurren ,kete e paska ditur Edi Rama,qe e beri realitet pas 2000 vjetesh. Cfare do prisni?
Qe t`i vere flaken Romes?
Detin e shiti,Butrindin e shiti,Portin e Durresit ,porto Romanon,Karaburunin,Kara vastane,,ne fund te mandatit,rraqet perjashta,shko ku te duash,se KA ARDHUR INVESTITORI STRATEGJIK .
Popull shqiptar! Keto nuk jane muhabete,jane Realitete.Neser eshte vone.
Popull shqiptar
Bedriu bën hartime shumë të gjata. I kam tërhequr disa herë vëmendjen edhe unë si shumë lexues të tjerë të gazetës Dita po Bedriu vazhdon me rutinën e tij të qullosjes.. Shkruan gjatë e rrutullon fjalë e pastaj del atje ku ka filluar…. Nuk e di nëse Bedriu i lexon komenntet tona…..
Demo ,jeni super i madh .Shtoj vetem ate qe se shpejti do te rrezohet profecia e Bedriut ,,,se 7 korriku nuk do te perseritet me .Jo per ndonje gjo por ky ishte e te tjere qe thonin se s”do te mblidhen shume dhe S Ngjela me paturpsine thote se ishin me 7 korrik vetem 2500 njerez kur shikonim live tranmetimin .
Demo je i sakte, dhe nuk e ke kursyer kurre Berishen dhe mire ke bere. Por me mire Berisha apo edhe kushdo injorant sesa ky antishqiptar i urryer. Shumicen e shqiptareve i ka detyruar te marrin rruget e emigrimit, dhe pasurine me te cmuar te vendit po ua jep grabitesve te huaj. Kete qe po u ben ky shqiptareve nuk u ka bere dhe ska guxuar tjua bej asnje pushtues.
Bedri,e ke futur gjuhen thelle ne prapanicen e Rames e ke harruar te nxjerresh koken e te shohesh ealitet.
Po shenoj dy fakte , qe nuk i permenda ne opinionin e me siperm . Sali Berisha , paska nje armik ne Shqiperi dhe ai eshte Edi Rama . Shumica dermuse e popullit shqiptar , ka nje armik te pa pajtushem . Ai eshte Sali Berisha . Ky moster politik hartoi ligjine tokes , duke mohuar pronaret . I futi shqiptaret ne vllarasje , po thuaj e barabarte me hapjen e depove te armeve , qe shkaketoi nje lufte civile , te pa pare dhe te pa degjuar ne ndonje vend te botes . Nuk ka bere ndonje pune pozitive , ky njeri , qe e quan veten politikan . Politika e tij eshte lufte e pa nderprere , per interesa ekonomike familjere . Ne rrastin e Libofshes , qe permend z. Malaj , cilido president , do ta firmoste vendimin . Fytyre dhe shpirt krimineli i pa korigjushem . Simbas te dhenave te shtypit , jane 8 mije shqiptare te vrare nga dora e tij , ose per shkak te tij . Dunbaibistet , qe e shoqerojne , ne shumicen dermuse , jane bashkepunetore , ne krim . Te rinjte , jane pjesa e viktimes te demagogjise te tij te cfrenuar. Zgalem
Populli shqiptar ka armik kurvat e politikes si puna jote. Ju o mbani ne kembe armiqte. Dhe armiku i popullit shqiptar eshte Edi Rama. Si u thote shqiptareve, minj e merimanga. Kallashnikov Kallashnikov
Ndermjet te tjerash,mendoj se po egzagjerohet shume numeri i pjesemarresve ne mitingun e 7 Korrikut. Nga pamjet qe na u ofruan,nuk besoj qe dikush te pretendoje qe ne shesh shin me shume se rreth 8 mije demostrues…… Besoj qe nje pjese e madhe rreth 5 mije,te jene ish “punemarres” nga PD e Saliut,Grupi i dyte me i madh,eshte e sigurte dhe e llogjikshme,qe jane familjaret dhe te njohurit e afert te te pareve.”Grushti” i besnikeve te Partise,vendos ne rresht familjaret dhe i nxjerr ne miting !! Mos egzagjeroni masen dhe “permbajtjen” e pjesemarresve ! Per te krijuar ndonje efekt politik-elektoral,numeri eshte fare i pa perfillshem !! Lymi Tutit
Le nom o Tironc! Po ça te lidh ty me malokun? Apo te ka sheruar mamin Sala? Se ai ka 32 vjet qe nuk eshte dr? Ik shtriu koqe kanari!
7 korriku eshte shprehje e nje zemerate te nje populli te frustruar der ne palce prej ketij regjimi-Rama qe i ka sjelle vecse varferim. 7 korrikun e thirri Berisha, por sheshin e bulevardin e mbushi uurejtja ndaj kesaj kaste hajdute Rama qe nuk kursen as te vdekurit per te fshehur pas tyre milionet e vjedhur ne Inceneratoret. Bedri Islami ka nje enderr qe zor se ja beson as Edi Rama vete – 7 korriku nuk do perseritet me! Te shohim se sa do ti realizohet kjo enderr.
Çfarë do të bëjë SB, SHBA-të nuk do ta tolerojnë.
Pensioniste qe po na gdhihen Milionere,
Milionere behen pas vdekjes ca te tjere,
O Bedri Islami pa na shpalos ca mencuri,
dhe na shjego ca kete mister pra vete ti?
Eshte vertet ky Rama qe vite e vite ke lavderuar,
kaq “prane shteresave ne nevoje” o djal i zgjuar?
Sa te vdekurit me Miliona po i pasuron,
e te gjallet perdite mbare po varferon?
Sali Berishes ti Bedri do ti hash dhe ti rruash ate qe nuk thuhet.
Ti dhe Saliqeni, salishtaza, sali-krimineli, t’ia hani këtij, mua, dhe të gjithë njerëzve të ndershëm të Shqipërisë
Ty Arber te duket vetja njeri i ndershem qe shan Berishen (dhe mire e ben se e meriton) por nuk thua asnje fjale per Ramen qe eshte shume me i ndyre se Berisha ?
Eeeeej, “…shumë më i ndyrë se Berisha” !!!??? Jo Ramën, por unë nuk njoh ASNJË shqiptar, bile asnjë në Europë sot, më të poshtër, më diktator, më të pafytyrë, më hipokrit, më antidemokrat, më lokalist, më përçarës, më gojështhurur, më hakmarrës, MË TË ZI se saliqen-b(er)isha!!!!!!!
Sala gradoi të plotfuqishëm në krye të luftës në v 1997 një civil Bashkim Gazideden që masakroi shqiptarët akoma ku sot nuk dinë edhe varret e tyre .Që atëher Sali Berisha është i damkosur si krimel i rrezikshëm i bërë lanet nga populli shqiptar dhe akoma kurr nuk fiton më . Por edhe Amerika nëpërmjet ishë ambasadores Mariza Lino e bëri lanet ,prandaj Saliu i dha urdhër badigardit tij Izet Haxhisë ” godit ambasadën amerikane me anti Tank ” ,dhe këtë të ja faturonte socialistve të F.Nanos.
Që atëherë Saiun filluan ta tradhtojnë ,një pjesë e bandës tij ,e tradhtuan ,por Agai e freskoi PD-në me Tropojanë ,kaçakët e ri u strukën me DAMKOSJEN E RE që Amerika i dha si “shpërblim ” si vras sejal psikopat i lindur MAFOZË i pa ndreqëshëm !.Por edhe kjo nuk e pengoi dollam-ZIUN- që të merrte pjesë në sulmin me shkallë në krahë për të pushtuar Krijesën e tij PD -në me kaçakët besnik të tij ,Presidenti Amerikës i vajti në veshë se Sali Berisha ka hedhur në gjyqë amerikën ,dhe natyrishem, do fitoi NOC RROKUN… ! …dhe në anën tjetër punonte për shtimin e pasurisë vjedhur ,ndërsa në anën tjetër për naivët dhe hajdutët për “patërjotizëm !…”Për këtë ai organizoi në gërhamet e vdekjes protestën e 7 korrikut për të poshtruar amerikën ,dhe për të kërcënuar të gjithë ata që i dalin kundër drejt karrikes pushtetit.Por krushqit , xhaketat e vjetra të Sali Berishës do kthehen mbrapshtë duar boshë duke duke i veshur me rroba të reja.Në këtë mënyrë vazhdon poshtrimi i Saliut fushat e betejës ardhëshme ai i ka të humbura,sepse teshat e trupit ja ka pre tereziu -Sllobodani ,dhe Putini që jep dorën pa lëvizur nga vendi udhëheqësve të perendimit..