Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 7 Marsi / Veliaj letër mirënjohjeje mësuesve: Me shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana Jonë meriton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 7 Marsi / Veliaj letër mirënjohjeje mësuesve: Me shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana Jonë meriton
Aktualitet

7 Marsi / Veliaj letër mirënjohjeje mësuesve: Me shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana Jonë meriton

Published: March 7, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar dhe shprehur mirënjohjen ndaj mësuesve të qytetit me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.Përmes një letre, që çdo mësues dhe mësuese ka marrë mëngjesin e sotëm, ai ka përshëndetur dhe vlerësuar kontributin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin e brezit të ri. “Njëlloj si mjeshtrit dikur, mësuesit sot janë të pazëvendësueshëm, misioni i tyre i paçmuar. Nuk ishte e rastit që një shkrimtar i madh si Albert Kamyja, kur mori Nobelin, i shkroi mësuesit: “Kur më erdhi lajmi, mendimi im i parë, pas atij për nënën time, ishte për ju. Pa dorën e ngrohtë që i zgjatët fëmijës së varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tuaj, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga e gjithë kjo”. Sot, në dorën e njërit apo tjetrit mësues të Tiranës, në mos një Kamy, duhet të jetë dikush me potenciale të jashtëzakonshme, të cilit i lypset dora, mësimet, shembulli që ia jepni pa ngurrim, kam bindjen, sikurse Zhermeni Kamysë. E njëherësh, kam bindjen se, si mësues me M të madhe, përkushtimin nuk ia mohoni asnjë nxënësi. Ata e meritojnë, që të gjithë. Nesër do t’ua shpërblejnë duke shkëlqyer, secili në mënyrën e vet”, thekson Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh mirënjohjen për punën e tyre në rritjen e qytetarëve të denjë për kryeqytetin. Letra përfundon me urimet për mësuesit për Diten Kombëtare të 7 Marsit. “Nuk do të vijoj me listën e shkollave që kemi transformuar apo ngritur nga e para. Është shumë e gjatë për një letër të shkurtër, përmes të cilës desha t’ju përgëzoj, falenderoj dhe dëshmoj kënaqësinë e bashkëpunimit. Se bashkëpunim është: Ne bëjmë shkollat, ju nxirrni ekselentët, diademat e kurorës së Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut. Por, sot kryefjala jeni ju! Në ditën tuaj, do t’i kthehem Kamysë për të shprehur me fjalët e tij, bindjen se me ju, me dorën e ngrohtë që u zgjasni, me mësimet dhe shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana Jonë meriton. Gëzuar 7 Marsin”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj në letrën dërguar mësuesve këtë 7 Mars.

Letra e plotë

- Publicitet -

Të dashur mësues,

Një jetë e tërë, një përjetësi madje, e ka shenjuar figurën e mësuesit si më të rëndësishmen për njerëzimin. Më parë ishin mjeshtrit dhe dishepujt, sot janë mësuesit dhe nxënësit. Njëlloj si mjeshtrit dikur, mësuesit sot janë të pazëvendësueshëm, misioni i tyre i paçmuar. Nuk ishte e rastit që një shkrimtar i madh si Albert Kamyja, kur mori Nobelin, i shkroi mësuesit: “Kur më erdhi lajmi, mendimi im i parë, pas atij për nënën time, ishte për ju. Pa dorën e ngrohtë që i zgjatët fëmijës së varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tuaj, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga e gjithë kjo”.

Kamyja qe fatlum me mësuesin e tij. Zhermeni, mësuesi, qe fatlum me nxënësin e tij. Se nuk e kanë të gjithë rastin të edukojnë një Kamy. Por, me siguri, një mësues që meriton letër mirënjohjeje nga Kamyja, duhet të ketë qenë mësues me M të madhe, pra nuk ka shpërfillur asnjë nxënës, duhet t’ua ketë zgjatur dorën të gjithëve.

Sot, në dorën e njërit apo tjetrit mësues të Tiranës, në mos një Kamy, duhet të jetë dikush me potenciale të jashtëzakonshme, të cilit i lypset dora, mësimet, shembulli që ia jepni pa ngurrim, kam bindjen, sikurse Zhermeni Kamysë. E njëherësh, kam bindjen se, si mësues me M të madhe, përkushtimin nuk ia mohoni asnjë nxënësi. Ata e meritojnë, që të gjithë. Nesër do t’ua shpërblejnë duke shkëlqyer, secili në mënyrën e vet.

Gjatë verës që shkoi, një grup nxënësish emigrantë shqiptarë në Greqi, erdhën për herë të parë në Tiranë. Me këtë rast vizituan shkollën Kosova. “Ne në Greqi, – thanë, – nuk kemi një shkollë si kjo”. Çfarë krenarie! E provoj shpesh këtë ndjenjë, sa herë më vjen një mesazh i përsëritur: “Do të kisha dashur të mësoja në një shkollë si kjo!”. Janë mesazhe ish nxënësish që shohin shkollat e tyre me fytyra të reja. Ato të ish nxënësve të “Asim Vokshit” i kam të freskëta, por mirënjohës, i ruaj edhe mesazhet e ish nxënësve të “Partizanit”, “Sami Frashërit” e me radhë…

Nuk do të vijoj me listën e shkollave që kemi transformuar apo ngritur nga e para. Është shumë e gjatë për një letër të shkurtër, përmes të cilës desha t’ju përgëzoj, falenderoj dhe dëshmoj kënaqësinë e bashkëpunimit. Se bashkëpunim është: Ne bëjmë shkollat, ju nxirrni ekselentët, diademat e kurorës së Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut. Por, sot kryefjala jeni ju!

Në ditën tuaj, do t’i kthehem Kamysë për të shprehur me fjalët e tij, bindjen se me ju, me dorën e ngrohtë që u zgjasni, me mësimet dhe shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana Jonë meriton.

Gëzuar 7 Marsin!

Erion Veliaj Kryetari i Bashkisë Tiranë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa kapituj duhet të mbyllë Shqipëria për në BE, sa ka mbyllur, sa kohë duan kapitujt që kanë mbetur
  • Rikthehet Champions League, spikasin Atletico-United dhe Galatasaray-Barcelona, në fushë edhe Interi e Bayerni
  • Formula 1 do të kthehet në Afrikë, arrihet akordi 10-vjeçar me Ruandën duke nisur nga 2030
  • Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve, gjobiten nga GJKKO
  • Ministri izraelit që vizitoi Shqipërinë ka lidhje familjare me biznesmenin nën hetim nga SPAK

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
  2. ¿? on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
  3. Zgjohuni, o docerit e docerve on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. Zabiti on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  5. Replikuesi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?