Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Uncategorized

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Published: July 27, 2026
Shpërndaje

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Marrëveshja, e sjellë nga qeveria të premten, parashikon një hua në shumën 302 milionë dollarë amerikanë, e cila do të përdoret për nevojat e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi për futjen e marrëveshjes në rendin e ditës për miratim me procedurë të përshpejtuar.

“Në rendin e ditës është miratimi, në parim, i marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302,000,000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë”, tha Peleshi.

Sipas tij, çdo deputet që dëshiron të njihet me deklaratën e konfidencialitetit të marrëveshjes duhet fillimisht ta firmosë atë dhe më pas mund të ketë akses në përmbajtjen e saj.

Gjatë prezantimit të marrëveshjes në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se huaja prej 302 milionë dollarësh përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe përforcon partneritetin strategjik me SHBA-në.

“Shqipëria shihet sot si një aleate e besueshme dhe një faktor stabiliteti në rajon. Sot vjen një marrëveshje për ratifikim me një vlerë prej 302 milionë dollarësh, kjo shumë do të përdoret për Forcat e Armatosura. Është edhe garancia që jep kjo marrëveshje. Kredia ka një afat deri në 12 vjet për t’u shlyer. Financimi do të disbursohet gradualisht për nevoja konkrete”, tha Balla.

Pas tij, fjalën e mori kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili kritikoi mënyrën e procedimit të marrëveshjes, duke pretenduar se deputetët nuk janë njohur paraprakisht me përmbajtjen e saj.

“Na keni ftuar të diskutojmë për një marrëveshje për të cilën na njoftuat tani që mund ta marrim. Ndërkohë rregullorja të detyron t’ia shpërndash deputetëve. Mendoni se Kuvendin do ta shndërroni si grupin tuaj parlamentar, ku Rama ju ka thënë se jeni vetëm kartona, nuk duhet të mendoni, por vetëm të votoni. Kjo s’mund të jetë rregull për Kuvendin, aq më tepër për opozitën”, tha Bardhi.

Ai deklaroi se opozita e mbështet marrëveshjen në parim, por kritikoi qeverinë për vonesat, sipas tij, në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s.

“Jemi pro marrëveshjes që rrit investimet në fushën e sigurisë dhe përmbush detyrimet e vendit tonë ndaj NATO-s. Do ta votonim pro marrëveshjen, por ju në vend të NATO-s dhe partneritetit me SHBA zgjodhët inceneratorët. Nuk do të kishim nevojë të merrnim një hua të tillë”, tha Bardhi.

Ai propozoi që marrëveshja të shqyrtohej fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas të votohej në një seancë tjetër.

Pas njoftimit në sallën e Kuvendit, marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërsa deputetët do të rikthehen në një seancë të dytë plenare, të planifikuar në orën 15:00. Sipas burimeve, për këtë orar janë njoftuar deputetët e Partisë Socialiste.

DOKUMENTI

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Phoenix says:
    July 27, 2026 at 11:54 am

    Bukur, shume bukur. Paguajne qorrat e hane horrat.

    Reply
  • demo says:
    July 27, 2026 at 12:39 pm

    Bravo Agron Shehaj!E justifikove 100% voten time ne zgjedhjet e vjetshme.Neser do kesh 500 mije vota.Me Trima si Ti Hajduti Shqiporise nuk qendron asnje minute ne Pushtet.Hajduteria e vjeter politike ne burg!

    Reply
  • xxx says:
    July 27, 2026 at 12:49 pm

    Bravo Agron Shehaj patrioti
    Poshte PiSat !

    Reply
  • Pike e zeze says:
    July 27, 2026 at 1:39 pm

    E perse Bravo???????? qe i beri ndonje fotokopje dhe tja dergoje dikujt??????…. Pika o Agroooooon…… Ky eshte budalla komplet, por kam frike se po è kerkon vete. Rama ste ha as mune po amerikanet eshte tjeter histori….

    Reply
  • Anonymous says:
    July 27, 2026 at 1:47 pm

    Edi Rama eshte nje servil i peshtire, per te shpetuar koken e tij nga humnera ku ka rene, eshte gati ti lepije edhe bythen kujtedo qe e shpeton ate. Ky hajdut dhe kriminel i shqiperise i duhen prere te gjitha rruget, te gjitha miratimet qe ai bene ne perjashtim te ligjit dhe rregulloreve, ato duhet ti konsiderohen te jashteligjeshme!

    Reply
  • Zeqineja says:
    July 27, 2026 at 1:48 pm

    Edi Rama eshte nje servil i peshtire, per te shpetuar koken e tij nga humnera ku ka rene, eshte gati ti lepije edhe bythen kujtedo qe e shpeton ate. Ky hajdut dhe kriminel i shqiperise i duhen prere te gjitha rruget, te gjitha miratimet qe ai bene ne perjashtim te ligjit dhe rregulloreve, ato duhet ti konsiderohen te jashteligjeshme!

    Reply
  • Ekonomist says:
    July 27, 2026 at 2:51 pm

    Huane? Thojeni me cope – Borxhin a Lakun amerikan 302 milion Dollaresh ne fyt ketij vendit me te varfer te NATO e Europes.
    Dhe nje bufon karagjoz si Tao Balla qe kete Lak 302 milion Dollare ne zverkun e drobitur te ekonomise vendit e trumpeton si “nje hap i rendesishem si faktor stabiliteti ne rajon ” .

    Reply
  • Liria says:
    July 27, 2026 at 3:34 pm

    Votimi i “pershpejtuar” krijon dyshimin se dicka ogurzeze po u fshihet shqiptareve. Marreveshja duhej te perpunohej nga specialistet financiare ushtarake dhe te paraqitej nje permbledhje e saj me objektiv: S % (perqind) ne vit do te jete shlyerja 12-vjecare e saj?!

    Reply
    • xxx says:
      July 27, 2026 at 8:40 pm

      Asnje shlyerje, nuk e dini si paguan Ramuti? Me kolateral. Le peng toka dete e pasuri n/tokesore a mbitokesore per shfrytezim 99 e 999 e 9999 vjet.
      Pyesni ukrainen per “ujdira” ushtarake me ameriken si kjo

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?