Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 764 ‘bilbilfryrës’ u paguan më 2022, për të spiunuar vetëm 6 raste korrupsioni!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 764 ‘bilbilfryrës’ u paguan më 2022, për të spiunuar vetëm 6 raste korrupsioni!
AktualitetKronikeShoqëri

764 ‘bilbilfryrës’ u paguan më 2022, për të spiunuar vetëm 6 raste korrupsioni!

Published: June 1, 2023
Shpërndaje

Në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për sinjalizimin e praktikave korruptive në sektorin publik dhe prova, si dhe për mbrojtjen e sinjalizuesve. Ligji hyri në fuqi më1 tetor të vitit 2016 për sektorin publik dhe më 1 korrik të vitit 2017 për sektorin privat.

Qëllimi i këtij ligji ishte parandalimi dhe goditja e korrupsionit në sektorin publik e privat, mbrojtja e individëve që sinjalizojnë veprimet korruptive si dhe nxitjen e sinjalizimit të praktikave abuzive. Ligji dhe infrastruktura për zbatimin e tij u miratua më kërkesë të Bashkimit Evropian, si një instrument për të luftuar korrupsionin. Ligji, i asistuar nga partnerët ndërkombëtarë, u prezantuan si një mjet i rëndësishëm anti-korrupsion.

Për zbatimin e këtij ligji u ngarkua Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sipas ligjit, çdo institucion publik me më shumë se 80 të punësuar dhe çdo subjekt privat me mbi 100 të punësuar, ka detyrimin për të krijuar një njësi përgjegjëse për sinjalizimin e korrupsionit.

Në zbatim të ligjit, deri në fund të vitit 2022, sipas të dhënave zyrtare të ILDKPKI, janë ngritur 199 njësi përgjegjëse në sektorin publik dhe 565 njësi në sektorin privat. Këto njësi sinjalizimi të korrupsionit përbëhen kryesisht nga një punonjës. Të paktën 764 punonjës paguhen për të sinjalizuar abuzimet në sektorin privat dhe publik.

Por e ka realizuar qëllimin për të cilin u miratua ligji për sinjalizimin e korrupsionit në sektorin publik dhe privat? A ka një produkt për të justifikuar koston financiare dhe burimet njerëzore për zbatimin e ligjit?

Shtatë vite pas miratimit të ligjit për “sinjalizuesit” apo “bilbilfryrësit”, denoncimet për praktikat e dyshuara korruptive rezultojnë në shifra modeste, madje të papërfillshme, ndonëse perceptimi qytetar për korrupsionin nuk ka ndryshuar. Gjatë vitit 2022, pranë ILDKPKI ka pasur vetëm 6 sinjalizimeve të praktikave të dyshuara korruptive nga tre njësi përgjegjëse. Tre sinjalizime anonime janë referuar për abuzime të pretenduara në Radio Televizioni Shqiptar. ILDKPKI për dy raste ka vendosur mosfillimin e hetimit administrativ dhe për një rast ka bërë rekomandim për përmirësimin e punës.

Një rast sinjalizimi shkelje të pretenduara ka ardhur për Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku ILDKPKI për dy raste ka vendosur mosfillimin e hetimit administrativ. Dy raste sinjalizimi janë referuar për  Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Pas verifikimit, ILDKPKI ka konstatuar se dy sinjalizimet janë të pabazuara. Në vitin 2021 janë regjistruar vetëm 9 raste sinjalizimi të korrupsionit nga tre njësi përgjegjëse, në Bankën e Shqipërisë, Bashkia Tiranë dhe në Drejtorinë e Burgjeve.

Gjatë vitit 2020, nga njësitë përgjegjëse janë referuar në ILDKPKI vetëm 6 sinjalizime. Gjatë viti 2019, janë regjistruar dhe trajtuar në total 14 raste sinjalizimi të korrupsionit dhe vetëm 1 kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja e ardhur nga sektori publik. Në vitin 2018, janë paraqitur në ILDKPKI 5 raste të sinjalizimit të korrupsionit në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Portin e Durrësit. Ndërsa, gjatë vitit 2017 pranë ILDKPKI janë raportuar 8 raste sinjalizimi. Produkti i zbatimit të ligjit për sinjalizimin është pothuajse zero në sektorin publik dhe zero në sektorin privat./shqiptarja/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313
  • Në Kroaci publikohet dosja sekrete e ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiç në “Sarajevo Safari”
  • Rrahje me shkop në tubim, protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij
  • SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, vendimi hap rrugën për investime
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive

Komentet e Fundit

  1. Artan on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  2. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  3. demo on HARTA: Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  4. U shua Shqipëria që më 1992-shin. on “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  5. Vëni pak rradaken në punë on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?