Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “79% shqiptarë emigrojnë për paga më të larta”, anketa e OECD: Rekord ikja e të rinjve nga Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “79% shqiptarë emigrojnë për paga më të larta”, anketa e OECD: Rekord ikja e të rinjve nga Shqipëria
EkonomiKryesore

“79% shqiptarë emigrojnë për paga më të larta”, anketa e OECD: Rekord ikja e të rinjve nga Shqipëria

Published: September 7, 2022
Shpërndaje

Rreth 79 për qind e Shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor emigrojnë në vende të tjera për paga më të larta.

Rezultati doli nga një anketë që OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) realizoi këtë vit në 6 vendet e Ballkanit perëndimor. Shqipëria ka përqindjen më të lartë te të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë.

Të anketuarit u pyetën për arsyet e tyre kryesore që i shtyjnë ata të emigrojnë për t’u zhvendosur në një vend tjetër. Nga një listë me 13 arsye të mundshme, 79% e të anketuarve renditen pagat më të larta si arsyen më të rëndësishme për të lënë vendin e tyre.

- Publicitet -

Një grup faktorësh që nxisin emigrimin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë, Maqedoni, Mal i Zi përfshijnë, ndër të tjera, lidhen me standardet më të ulëta të jetesës në krahasim me vendet e destinacionit, nivele më të larta të korrupsionit dhe paqëndrueshmëria politike.

Anketa evidentoi se, dobësitë në tregun e punës dhe pagat e ulëta krijojnë stimuj për emigracion nga Ballkani Perëndimor. Norma mesatare e papunësisë në Rajon është më e lartë se dyfishi i mesatares së OECD-së, duke filluar nga 9% në Serbi, 12% në Shqipëri dhe deri në 26% në Kosovë.

Të punësuarit marrin mesatarisht paga shumë më të ulëta se punonjësit në destinacionet kryesore të BE-së. Për shembull pagat minimale mujore në Gjermani dhe Francë dy herë më të larta se në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi, dhe gati katër herë më e lartë se në Shqipëri.

Sistemet arsimore të Ballkanit Perëndimor shfaqin dobësi të forta duke u bërë shkak për emigracion. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) tregon se mesatarisht gjysma e të gjithëve 15-vjeçarëve në rajon nuk i arrijnë aftësitë bazë në shkrim-leximit apo ne matematikë. Më shumë se dy të pestat e bizneseve të anketuara në Rajon përmendin mungesën e aftësive të aplikantëve si arsye për vendet e lira të paplotësuara.

Mospërputhja midis ofertës për aftësi dhe kërkesës për punë po stimulon të rinjtë në veçanti të kërkojnë mundësi të përshtatshme pune jashtë vendit. Kjo është më e dukshme në Shqipëri, e cila ka përqindjen më të lartë te të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë.

Anketa evidentoi se, zhvillimi i sektorit privat pengohet nga një klimë sfiduese e biznesit, nivele të larta të korrupsioni dhe lidhjet e dobëta ndërmjet investimeve të huaja direkte (IHD) dhe sektorëve vendas. Për më tepër, më shumë se një e pesta e bizneseve në Ballkanin Perëndimor e identifikojnë korrupsionin si një pengesë kryesore për të bërë biznes në Rajon.

“Një mjedis i tillë pengon potencialin për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, të cilat nga ana e tyre mund të përforcojnë faktorët e emigrimit”, thuhet në studimin e OECD-së.

Anketa vë në dukje se, normat e larta të emigrimit mund të çojnë në mungesë të aftësive dhe në shtrembërime të tregut të punës në Ballkan. Nivele të larta emigracioni mund të rezultojë në një humbje të investimeve në kapitalin njerëzor dhe të pengojë rritjen e produktivitetit.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Shqiperia pertej qymezit 'Made in Rama' says:
    September 7, 2022 at 6:48 am

    Anketa nuk tregon realitetin. Nuk jane 79% e shqiptareve te ikur nga Shqiperia “per paga me te larta” (jane shume ato famijle qe megjithse rroga te larta marrin udhen e emigrimit)! Kete e rrezon fakti se kerkesat per Azil ne vendet e BE nga shqiptaret jane me te lartat. Dhe ky Azil kerkohet kur pretendohet shkelje te drejtash a ikje per shkak te mungeses se shtetit.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 7, 2022 at 8:05 am

    Shqiperia ka tani 4 500 000 banore! INSTATi genjen! Do vriten nga vaksinat shume njerez. Prandaj kjo eshte tjeter gje. Pse INSTATi nuk tregon numrin e banoreve ne Shqiperi dhe statistika mbi demtimet nga vaksinat? Pse INSTATi duhet te flasi keq per shqiptaret ku nuk duhet folur? Si ka mundesi? E qellimshme kjo gje nga elita boterore. Edhe Celibashi nga KQZ qe eshte pjese e manipulimit te zjedhjeve e di kete gje.

    Reply
  • Ligji njësoj për të gjithë says:
    September 7, 2022 at 10:48 am

    Nuk është kjo arsyeja kryesore, pagat më të larta. Duhet të bëhet e qartë se vërtetë pagat janë më të larta, por edhe kostoja e jëtesës është më e lartë në ato vënde. Problemi qëndron tek drejtësia që nuk zbaton ligjin njësoj për të gjithë. Me politikanë si Berisha, Meta, etj., që ndotin ambjentin e të jetuarit, atje të çon, në largimin e njerëzve. Me oligarkë si Hysenbelliu që zapton bregun e detit dhe nuk paguan taksat, atje të çon, që largon njerëzit, sepse ndjehen të pashpresë. Që të mos largohen njerëzit duhet në rrallë të parë, ligji duhet të veprojë njëlloj për të gjithë. P.sh. Hysenbelliu që ka ndërtuar pa leje, nuk ka paguar taksat dhe përdor median e tij për dizinformim të publikut, bëhen tre krime të njëkoheshme dhe ligji të dënon. Po të zbatohej ligji, ky Hysenbelliu, dënohej duke qenë pas hekurave. Ju veproni ndryshe, mbyllni sytë para Hysenbelliut dhe dënoni një tjetër që nuk ka mbrojtje, apo para si Hysenbelliu. Kjo i mërzit njerëzit dhe largohen në vënde që zbatohet ligji.

    Reply
  • spata says:
    September 7, 2022 at 4:10 pm

    Ikni dhe lereni Plakun Mere me pleqte e plakat .Te shohim.A do kete me qe te kerkojne karriket e pushgtetit .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?