Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 870 milionë euro vepra të vjedhura, shkatërrohet rrjeti kriminal i artefakteve, hetime edhe në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 870 milionë euro vepra të vjedhura, shkatërrohet rrjeti kriminal i artefakteve, hetime edhe në Shqipëri
KronikeLajmi i fundit

870 milionë euro vepra të vjedhura, shkatërrohet rrjeti kriminal i artefakteve, hetime edhe në Shqipëri

Published: November 21, 2025
Shpërndaje

Një operacion i përbashkët i autoriteteve të gjashtë vendeve europiane, i koordinuar nga Eurojust dhe Europol, ka goditur një nga grupet më të mëdha kriminale të trafikut të objekteve historike në kontinent. Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale bën të ditur se në total, janë arrestuar 35 persona dhe janë kontrolluar mbi 125 ambiente, ku u sekuestruan më shumë se 3 000 artefakte me vlerë mbi 100 milionë euro. Vlera e përgjithshme e objekteve të vjedhura që dyshohet se janë trafikuar nga grupi kap shifrën e 870 milionë eurove.

Në operacionin e zhvilluar më 19 nëntor, u përfshi edhe Shqipëria, ku SPAK bashkëpunoi me autoritetet europiane për zbatimin e urdhrave të hetimit dhe kontrollit të disa lokacioneve të dyshuara. Kontrolle u kryen paralelisht në Bullgari, Francë, Gjermani dhe Greqi.

“Më 19 nëntor, veprimet u koordinuan nga Eurojust në Hagë. Në Bullgari, u arrestuan 35 të dyshuar dhe u kontrolluan 120 vende. Kontrolle të tjera u zhvilluan në Francë, Gjermani, Greqi dhe Shqipëri. Autoritetet sekuestruan mbi 3 000 objekte, të tilla si monedha antike ari dhe argjendi, vepra arti dhe antikitete të tjera. U sekuestruan gjithashtu dokumente, pajisje elektronike, mbi 50 000 dollarë në para të gatshme dhe ar për investime”, thuhet në faqen online të EUROJUST.

- Publicitet -

870 milionë euro vepra të vjedhura! Shkatërrohet rrjeti kriminal

Hetimet kishin nisur pas zbulimit në vitin 2020 në Bullgari të mbi 7 000 artefakteve të lashta, të dyshuara të vjedhura nga gërmime të paligjshme. Grupi kriminal ishte i specializuar në vjedhjen e objekteve të vjetra kulturore, përfshirë maska, bizhuteri, armatura, monedha ari e argjendi, si dhe vepra arti, të cilat më pas trafikoheshin nëpërmjet një rrjeti të gjerë ndërkombëtar.

Mes të arrestuarve është edhe një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë, i cili dyshohet se financonte gërmime të paligjshme dhe kishte ngritur rrjete trafiku që shtriheshin në disa vende.

Operacioni vijon, ndërsa artefaktet e sekuestruara do t’i nënshtrohen verifikimeve për të përcaktuar origjinën dhe vendin e tyre të ligjshëm. Autoritetet europiane njoftuan se hetimet do të zgjerohen edhe më tej për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë dhe rrugët e trafikut që mund të përfshijnë vende të tjera të rajonit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Leon says:
    November 21, 2025 at 1:13 pm

    Vjedhjet e Antikave ne Shqiperi kane nisur ne 85,ndoshta edhe ne 67 .Ne 91-92 dhe 97-2002 u be kerdia.
    Voskopoja mbushur me ikona,,Manastiri Ardenices ,manastiri Apolonise.e qindra ikona,antika,monedha,ku shkuan?
    Ishim adoleshente ne pushimet verore ne Pogradec ne 1967,kur rinia revolucionare shqeu dyert e kishes ne Tushemisht.Hyme dhe ne si kalamaj mbushem xhepat me monedha bronxi e argjendi,qe nuk ja dinim vleren,por i luanim me zare.Ikonen antike te Shen Gjergjit qe vret kucedren qe ne 85 e vodhi nga Manastiri Shen Gjonit nje hidraulik qe e shiti me vone ne Greqi.Na e tregonte me mburrje,se atehere quheshin mbeturina fetare dhe zakone prapanike. I gjithe Fondi i Antikave dhe Librave te Rralle te Lef Nosit dhe Margaret Hasllekut u vodh nga ish drejtorja e Bibliotekes Elbasanit dhe iu dorzua nje kolexionisti matrapaz. Sot po shiten ne ankande ne New York me vlera marramendese.Prokuroria nuk ka hapur hetime per ket vjedhje te realizuar tani ne 2004 kur u be rikonstruksioni Bibliotekes.

    Reply
  • Detari says:
    November 21, 2025 at 2:30 pm

    Leon, te gjitha ne Greqi i ke. E keni pare muzeun ne greqi mbushur plot me perkrenare ilire te qepura me flori gjoja te gjetura ne nje varr ne greqi…

    Reply
  • PREDIKUES HAJDUTË says:
    November 21, 2025 at 3:44 pm

    Për gjërat ose mallra të vjedhura njëjtë dënohen si shitësit dhe blerësit të dy hajdutë janë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?