Marrëveshja e bërë publike në fillim të kësaj jave mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare ishte e papritur edhe për vetë Bashkimin Europian. Ajo u bë e para marrëveshje në Europë, falë së cilës azilkërkuesit që mbërrijnë në një vend, zhvendosen menjëherë në një tjetër.
Meloni dhe Rama mund të kenë punuar për muaj me radhë me të, por marrëveshja ka disa aspekte problematike sa i takon logjistikës, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve europiane e italiane për emigracionin.
Marrëveshja e përmbledhur
Shqipëria do të vërë në dispozicion të Italisë dy zona të territorit të saj për ndërtimin e dy qendrave për emigrantët. Sipas Melonit, strukturat do të ndërtohen dhe menaxhohen nga Italia, me shpenzimet e saj dhe nën juridiksionin e saj.
Të dy strukturat do të mund të strehojnë deri në tre mijë persona në të njëjtën kohë. Mes refugjatëve që mbërrijë aty nuk do të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë që konsiderohen të pambrojtur,- tha Meloni.
Për rrjedhojë, pas një operacioni në det, anijet italiane duhet të zbarkojnë një pjesë të njerëzve të shpëtuar në Itali – të mitur, gra shtatzëna dhe njerëz të pambrojtur – dhe më pas të sjellin të tjerët në Shqipëri.
Një nga dy strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, rreth 70 kilometra në veri të Tiranës, kryeqytetit shqiptar. Procedurat e zbarkimit dhe identifikimit duhet të zhvillohen këtu: në të njëjtën zonë do të ndërtohet edhe një qendër për azilkërkuesit, por aty vetëm disa prej tyre do të kenë mundësi të hyjnë.
Në Gjadër, njëzet kilometra më në veri, do të ngrihet një strukturë e cila do të kryejë funksione të ngjashme me ato të Qendrave të Pritjes së Riatdhesimit (CPR). Në këtë qendër të dytë duhet të shkojnë vetëm personat që në pamje të parë duket se nuk i plotësojnë kërkesat për të marrë një formë azili.
Nga kjo marrëveshje përfitojnë emigratët e shpëtuar nga autoritetet italiane të përfshira në shpëtimin në det: në thelb rojet bregdetare, policia financiare apo marina. Pra, jo ata që shpëtohen nga OJQ-të (nuk është e qartë pse është bërë ky dallim).
Qeveria thotë se dëshiron t’i hapë dy qendrat deri në pranverën e vitit 2024.
Problemet logjistike
Për momentin emigrantët e shpëtuar nga autoritetet italiane zbarkohen në portet italiane më të afërta me Mesdheun qendror, ku ndodh pjesa dërrmuese e misioneve të shpëtimit: mbi të gjitha në atë të Lampeduzës dhe disa porte në Siçili dhe Kalabri.
Të detyrosh Rojet Bregdetare dhe Policinë Financiare të zbarkojnë disa persona në Shëngjin do të thotë t’i detyrosh ata të bëjnë një udhëtim të gjatë: nga brigjet jugore të Siçilisë, porti i Shëngjinit është të paktën 700 kilometra larg. Nga Shëngjini, ato do të bëjnë rrugën e kthimit në Mesdheun qendror.
Në total po flasim për 3-4 ditë lundrim vajtje-ardhje. Nga Lampedusa udhëtimi është edhe më i gjatë.
Anijet e Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanza që merren me shpëtimin në det janë, pra, varka të vogla të mesme, të papërshtatshme për të bërë udhëtime kaq të gjata. Anijet e marinës do të ishin shumë më të përshtatshme, pasi ato tashmë lëvizin midis Lampeduzës dhe porteve të tjera italiane për të zbrazur periodikisht qendrën e parë të pritjes në Lampeduza.
Në çdo rast, dërgimi i anijeve italiane në Shqipëri do të nënkuptonte lënien e Mesdheut qendror të pambrojtur: si për operacione të tjera shpëtimi (duke përfshirë edhe varkat me emigrantë) ashtu edhe për të zbrazur qendrën e Lampeduzës, e cila ka një kapacitet prej disa qindra personash dhe në verë është pothuajse gjithmonë e mbipopulluar
Faza tjetër paraqet edhe ndërlikime të ndryshme: për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme për zbarkimin dhe shqyrtimin e kërkesave për azil, Italisë do t’i duhet të dërgojë dhjetëra e ndoshta qindra zyrtarë, të cilët gjithashtu do të duhet të bashkëpunojnë shumë ngushtë me autoritetet shqiptare. Duket shumë e vështirë për të ngritur një strukturë të tillë në vetëm pak muaj.
Kundërshtitë me ligjin
Një problem i parë ka të bëjë me procedurën e zbarkimit të vetëm disa personave të shpëtuar në portet italiane – pra atyre në kushte më vulnerabël si të miturit, gratë shtatzëna dhe personat me probleme shëndetësore – dhe dërgimin e të tjerëve diku tjetër.
Në shkurt, Catania TAR shpalli të paligjshëm një vendim të qeverisë Meloni të marrë në një kontekst të ngjashëm. Në nëntor 2022 qeveria vendosi të zbarkojë vetëm njerëzit vulnerabël nga anija Humanity 1 e OJQ-së SOS Humanity. Në bord mbetën 35 persona, të gjithë burra, të konsideruar me shëndet të mirë: Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi i përkufizoi ata si “ngarkesë e mbetur”.
Disa ditë më vonë ata u lëshuan, por ndërkohë SOS Humanity kishte kundërshtuar tashmë dekretin ndërministror që lejonte vetëm disa njerëz të zbrisnin. Në shkurt, Gjykata e Katanias vendosi se dekreti kishte qenë i paligjshëm.
Sipas shtojcës 2.1.10 të Konventës së Hamburgut për shpëtimin në det, e cila është në fuqi që nga viti 1979 dhe është firmosur nga Italia, njerëzit në vështirësi në det duhet të shpëtohen dhe të dërgohen në një port të sigurt “pa marrë parasysh kombësinë ose statusin e tyre, personin dhe as rrethanat në të cilat ai është gjendur”.
Duke cituar këtë rregull, Gjykata vendosi se “ndër detyrimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Italia është ajo e dhënies së ndihmës për çdo anije që rrezikon të mbytet, pa mundësi dallimi, siç sanksionohet me dekret ministror të zbatuar në këtë rrethanë, në bazë të kushteve shëndetësore”.
Me pak fjalë, nëse qeveria do të vendoste ta bënte strukturore procedurën selektive të zbritjes së emigrantëve, bazuar në kushtet shëndetësore dhe profilin e tyre, ajo do të ekspozohej ndaj apelimeve dhe anulimeve, siç ka ndodhur tashmë në rastin e Katanias.
Edhe vendimi për dërgimin e anijeve italiane në një port kaq të largët mund të shkelë rregulla të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare që rregullojnë shpëtimin në det dhe kërkojnë që ai të përfundojë në kohën më të shkurtër të mundshme: Shëngjini është shumë larg nga Mesdheu qendror dhe do të ishte e vështirë të demonstrohej se është porti më i afërt dhe më i përshtatshëm i sigurt për një operacion të tillë.
Edhe fakti që udhëtimi drejt Shqipërisë mund të zgjasë deri në dy ditë, për njerëzit e traumatizuar në bord dhe tashmë në kushte jashtëzakonisht të pasigurta, mund të përfaqësojë trajtim degradues: i ndaluar shprehimisht nga neni 3 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. (GJEDNJ).
Sapo të mbërrijnë në Shqipëri, ata do të përballen me një sërë problemesh që rrjedhin nga kushti pothuajse unik për të pasur një qendër italiane, nën juridiksionin italian brenda një shteti tjetër, i cili, për më tepër, nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.
“Mundësia e parashikimit të një aplikimi ekstraterritorial është komplekse dhe do t’i mbajë të angazhuar specialistët për një kohë të gjatë,” citohet nga IlPost Maurizio Veglio, avokat i Shoqatës për Studime Ligjore mbi Imigracionin (Asgi).
“Mbetet për t’u parë se çfarë duhet të bëjë autoriteti shqiptar për të siguruar që një territor nën juridiksionin e tij të shpronësohet dhe t’i nënshtrohet rregulloreve italiane dhe të BE-së, ndaj të cilave Shqipëria nuk ka kufizime.
Në fakt, nuk ka asnjë precedent për një situatë të ngjashme. Qeveria italiane është shumë këmbëngulëse për faktin se brenda qendrave shqiptare juridiksioni do të jetë italian dhe se kërkesat për azil do të vlerësohen nga komisionet italiane sipas ligjeve italiane dhe europiane.
Kjo këmbëngulje sugjeron që Italia nuk dëshiron të gjendet në të njëjtën situatë si Britania e Madhe, e cila prej muajsh është përpjekur të transferojë menaxhimin e disa azilkërkuesve që mbërrijnë në brigjet e saj në Ruanda: megjithatë, deri më tani, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila ende ka juridiksion mbi Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e GJEDNJ, ka anuluar gjithmonë transferimet e azilkërkuesve.
Ndër të tjera, Gjykata kritikon qeverinë britanike për faktin se azilkërkuesit e transferuar në Ruandë duhet të kërkojnë azil në Ruandë, bazuar në ligjet e Ruandës: në fakt, Mbretëria e Bashkuar do të kryente një refuzim pa dallim të tyre, të ndaluar nga dispozita të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare duke përfshirë nenin 33 të Konventës në lidhje me Statusin e Refugjatëve të nënshkruar në Gjenevë në vitin 1951 dhe Protokollin 4 që plotëson KEDNJ, i cili hyri në fuqi në 1968.
Për momentin, megjithatë, nuk është e qartë se ku do të përfundojnë kompetencat e Italisë dhe ku do të fillojnë ato të Shqipërisë: për shembull për mbikëqyrjen e qendrës. Meloni tha se autoritetet shqiptare do të patrullojnë jashtë qendrës, ndërsa brenda, siguria do të garantohet nga autoritetet italiane.
Por nuk është e vështirë të imagjinohet një mbivendosje e të dyjave dhe kjo duhet të përcaktohet herë pas here. Mund të ketë edhe raste të problemeve me rendin publik. P.sh., një emigrant i arrestuar duhet të paraqitet para një gjyqtari italian apo shqiptar?
Po aq problematike duken edhe disa aspekte të tjera të procedurës të përmbledhura nga Meloni.
Meloni pretendon se pasi të kenë zbarkuar në Shqipëri, azilkërkuesit që vijnë nga vende të konsideruara “të sigurta” duhet të përfundojnë në qendra speciale, ku kërkesa e tyre shqyrtohet me një “procedurë të përshpejtuar” të paidentifikuar brenda një muaji. Përkufizimi i një vendi “të sigurt” gjendet në një direktivë evropiane të vitit 2013: sot Ministria e Brendshme italiane konsideron 16 vende “të sigurta”, lista përditësohet periodikisht
Kjo pikë e marrëveshjes vjen pas një dekreti zbatues të miratuar nga qeveria në shtator, si pjesë e “dekretit Cutro” më të gjerë. Sipas dekretit Cutro, emigrantët që vijnë nga vende “të sigurta” nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë si gjithë të tjerët, pasi ka shumë gjasa që kërkesa e tyre për azil të refuzohet.
Pasi të identifikohen, ata nuk duhet të përfshihen në sistemin normal të pritjes, por të transferohen në “Qendrat për procedurat e përshpejtuara kufitare” në gjendje ndalimi administrativ, në pritje të përgjigjes për kërkesën e tyre për azil. Nëse kërkesa pranohet, migranti transferohet në një qendër pritjeje; nëse refuzohet, fillon procedura e dëbimit dhe riatdhesimit
Ky proces paraqet shumë pika të diskutueshme të gjykuara si antikushtetuese. Disa javë më parë, Fulco Lanchester, profesor emeritus i Të Drejtës Kushtetuese italiane dhe asaj të Krahasuar në Universitetin “Sapienza”, i tha Corriere della Sera se:
thjesht origjina e një vendi të sigurt nuk mund ta përjashtojë automatikisht një person nga kërkesa për azil të zakonshëm”, bazuar në nenin 10 të Kushtetutës, i cili mbron të drejtën e kujtdo për ta paraqitur një kërkesë të tillë pasi të ketë hyrë në territorin italian
Lanchester shtoi se edhe ndalimi administrativ në qendrat e reja do të ishte antikushtetues, sepse neni 13 “nuk lejon asnjë formë ndalimi, inspektimi apo kontrolli personal, as asnjë kufizim tjetër i lirisë personale, përveç me akt të arsyetuar të autoritetit gjyqësor”.
Me fjalë të tjera: duket e vështirë të parashikohet një mekanizëm automatik ku kërkesat për azil nga njerëzit që vijnë nga një “vend i sigurt” shqyrtohen në një procedurë tjetër dhe personat që i paraqesin ato ndalohen pa vendimin përkatës të një gjyqtari. Në Shqipëri si në Itali, qendrat e parashikuara nga dekreti Cutro nuk janë ende funksionale, ndaj gjykatat nuk kanë vendosur ende për legjitimitetin e tyre.
Nuk dihet as se çfarë do të ndodhë me azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve refuzohen: a do të zbatohen marrëveshjet e riatdhesimit të bëra nga qeveria italiane apo ajo shqiptare? Dhe personat që do të lirohen për shkak të vështirësive të njohura në kryerjen e riatdhesimeve do të transferohen në Itali apo do të qëndrojnë në Shqipëri?
Situata e parashikuar nga marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare është aq komplekse sa nuk parashikohej as në një dokument të brendshëm të Komisionit Evropian, të hartuar në vitin 2018, ku hipotezoheshin disa marrëveshje për shpëtimin e njerëzve në det dhe zbarkimin e tyre në vende jashtë Bashkimit Evropian.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha “La Stampa” të hënën se nuk kishte marrë ende “informacion të detajuar” mbi marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë. “Ne e dimë se kjo marrëveshje operacionale duhet ende të përkthehet në ligj dhe të zbatohet më tej”, shtoi zëdhënësi, duke lënë të kuptohet se përpara se të gjykojë, Komisioni do të presë versionin përfundimtar të tekstit, i cili, veçse nëse ka surpriza, duhet të kalojë përmes Parlamentit italian – raporton ResPublica.
Historia e Botes ka treguar se:
MAREVESHJET QE DUHET “TE PERKTHEHEN NE LIGJ” PAS PILAFIT JANE AKTE KRIMINALE ANTIHUMANE NGA PALET NENSHKRUESE
Keshtu “u perkthye ne ligj” pas pilafit por para LDB llahtar per popujt e Botes mareveshja famekeqe e Hitlerit me Stalinin per ndarjen si byreku ne tepsi te Polonise per interesat kriminale te regjimeve diktatoriale ne te dy vendet nenshkryese ne dem te nje vendi sovran, kjo mareveshje famekeqe qe ka mbetur ne histori si “Pakti Molotov Ribbetrop” u nenshkrua po keshtu ne terrin e nates ne mungesen e plote te transparences dhe me bekimin e shteteve te Evropes, kryesisht Britanise se Madhe, Frances, qe benin sehir si Gjermania kollofiste nje nga nje shtetet dhe deklaronin: “Larg bythes sime”, solli me vete menjehere masakren horror te Katynit, por nuk vonoi shume dhe e LIGA i erdhi shpejt te bytha vendeve sehirxhinje: Gjermania e kollofiti edhe Francen brenda nje jave dhe e telendisi aq keq Angline dhe Londren me bombardime sa britanikeve u rane breket dhe ishin gadi te nenshkruanin kapitullimin me Hitlerin.
KESHTU DONIN “TA PERKTHENIN NE LIGJ” HASHIM THACI DHE EDI RAMA MAREVESHJEN ME VUCICIN PER NDARJEN E KOSOVES SI BYREKU NE TEPSI PER INTERESAT E MBAJTJES SE PUSHTETIT KRIMINAL
Fati kete here ishte ne anen e Kosoves, Hashim Thaci u prangos nga Drejtesia nderkombetare per krime kunder njerezimit, Edi Rama po i fshihet Drejtesise nderkombetare me finte sorosiane i harruar nga DASH dhe anatemuar nga Prokuroria e SHBA si kryeministri qe korruptoi FBI dhe papritur del Meloni Djathtisto-Fashistja qe lidh mareveshje me cunin e Kristaqit, Edvinin Majtisto-Komunist, totalisht ne terrin e nates per “ta perkthyer ne ligj” me vone pas pilafit kete mareveshje per emigrantet e Macronit te Frances nga bregu perendimor i Afrikes ku Franca kultivoi me vite e dekada Diktatore te korruptuar se bedele te saj.
KJO MAREVESHJE QE DUHET “PERKTHYER NE LIGJ” PAS PILAFIT U KUJTON SHQYPTAREVE ARMET KIMIKE LUFTARAKE TE ASADIT QE EDI RAMA DONTE T’I FLAKTE NE DAJT DUKE I REKLAMUAR SI KARAMELE BAMIRESIE
njashtu:
Sic po ibreklamon tani emigrantet e Macronit te Frances Belinda Balluku e Edvinit me nje cinizem tipik enverist te huazuar nga propaganda e Internacionales Komuniste si Nenemadhja qe kujdeset per te gjithe popujt e vuajtur te Botes
A DO TE FUNKSIONOJE? MBASE PO, MBASE JO
Shqypnia eshte ne doren e Zotit, te SHBA dhe BE si nje “shprehje gjeografike” qe s’di te beje shtet
Ja dhe “intelektuali” eshte i pari qe komenton! Ky di c’do gje si Injorant qe eshte! Shkrimi merr persiper te spiegoje ate qe eshte menduar te behet! Dhe ja kemi borxh Italise, Greqise qe na shpetuan nga katastrofa e madhe e viteve 90 e me tej! Sigurisht me probleme por sot Shqiptaret jane bere Zoter te vetes se tyre atje ku jetojne! Eshte nje barazi, qe Edi Rama ka krijuar, me shume udheheqes te huaj! I vetmi kundershtim eshte se ndoshta Rama duhet te kish diskutuar me pare! Por kjo marreveshje do te kaloje ne Kuvend ndoshta ne Gjykaten Kushtetues dhe doe te regullohet sipas te gjitha regullave! Pastaj ku te le Saliu bashke me larot e tij! Ku te lejon Lushnjari Korreshi qe na paska dale nje trim nga ky qutet! Ku te le Kaposhi i Peqinit apo gaz bytha me Mulin dhe te tjere pa trurin e vogel! jane njeres te zgjedhur nga lista e Lulit me aprovimin e Saliut! Po mediat e shitura qe vene edhe gjoba! Jane turpi tjeter ne radhe pas Saliut dhe Likes qe i kane krijuar keto media me gazetare bythqire dhe gazetare kurva! Artikull shkruesi qan hallin se sa ore do t’u duhet anijeve Italiane te sjellin emigrantet ne Shengjin! Eshte nje shqetesim i kote o injorante shqiptare te Kombit tim,qe kurre nuk do ta kisha zgjedhur me deshiren time, sepse injoranca bashkuar me ligesine dhe mos mirenjohja jane dy nga karakterisikat e Kombit tim te pa zhvilluar!
Po ty kush te pengoi o karagjoz fanatik qe hidhje jashteqitjet enveriste i pari ne gazeten DITA?
PER TE SHPREHUR SOLIDARITETIN INTERNACIONALIST KOMUNIST TE PUTINIT PER NAZI-FASHISTEN MELONI TE DUCES?
sepse:
Me llogjike do te ishte qe ky Internacionalizem Proletar Komunist i Edi Rames, cunit te Kristaqit dhe Killerit te Enverit, te mbeshteste me pare Greqine e Micotaqit, qe per nga numuri i emigranteve te Enverit me cunin e Kristaqit ne Greqine “Monarko-Fashiste” pas tij ja kalon shume here numurit te emigranteve ne Italine e Melonit “Nazi-Fashiste” te Duce Mussolinit, por Edi Rama perkundrazi i ka shpallur lufte Greqise duke rasur ne burg Belerin dhe nuk e le te betohet si kryetar fitues me vota i bashkise se Himares duke perdorur gjykatat bedele te tij
prandaj:
SI TA KUPTOJME KETE DASHNI LAJTHITJE IDELLOGJIKE TE CUNIT TE KRISTAQIT DHE BELINDES ME BALLUKE TE TIJ KUR QAJNE DHE VAJTOJNE PER EMIGRANTET E MACRONIT NGA AFRIKA PERENDIMORE SI INTERNACIONALISTE MOSKOVITE TE VERTETE?
Per Intelektualin ne lidhje me qendrimin e Britanise per paktin Germaniy-BS dhe mbas tij:
Historikisht L2B eshte keshtu:
Ne 23 gusht 1939 Germania dhe BS nenshkuran nje pakt mossulmimi, dhe ne menyre sekrete rane dakort te ndanin Polonine midis tyre.
Ne 25 gusht 1939 Britania dhe Franca nenshkruan nje mareveshje per te mbrojtur Polonine.
Ne 1 shtator 1939 Gjermania filloi pushtimin e Polonise
Ne 3 shtator 1939 Britania dhe Franca i shpallen lufte Germanise.
Ne 6 tetor 1939 pushoi rezistenca ushtarake e Polonise. Hilteri ju beri nje oferte paqeje Britanise dhe Frances e cila menjhere u hodh poshte.
Megjitese mbeti e vetme ne luften kunder Gjermanise, Britania u mobilizua dhe qendroi heroikisht ndaj sulmeve ajrore dhe detare te nazisteve. Londra u bombardua 2 muaj rrjesht dite e nate dhe nuk u lekund asnjhere besimi per te luftuar.
Citimi i famshëm i Winston Churchill:
“Mos u dorezo kurre”
“Ne nuk do të dështojmë. Ne do të vazhdojmë deri në fund. Ne do të luftojmë në Francë, do të luftojmë në dete dhe oqeane, do të luftojmë me besim dhe forcë në rritje në ajër. Ne do të mbrojmë ishullin tonë, sido që të jetë kostoja…do të luftojmë në plazhe, do të luftojmë në terrene, do të luftojmë në fusha dhe në rrugë, do të luftojmë në kodra; nuk do të dorëzohemi kurrë…
Britania fitoi beteja shume te rendesishme para se te behej zbarkimi ne Normandi. Beteja e pare ishte shkaterrimi i flotes ajrore te Gjermanise duke siguruar epersine ne luften ne ajer. E dyta ishte beteja detare e Atlantikut ku Britania doli fituese mbi nendeteset dhe anijet luftarake te gjermaneve duke siguruar supremacine detare.
Dajti:
Ke rreshqitur jashte shinave te debatit, intelektuali mund te postoje me qindra dokumenta kur Churchilli shkoi ne Moske per te bindur Stalinin te mos lidhte mareveshje “dashnie” me Hitlerin Nazi-Fashist, dhe kur SHBA dhe Perendimi nuk po hapnin frontin e dyte kunder Boshtit fashist, ishte po Churcilli qe shkoi t’i puthe bythen Stalinit ne Moske per ta bindur te mos lidhte nje mareveshje te re me Hitlerin kur Anglia kishte ngritur duart per kapitullim. Ishte injoranca e Hitlerit qe e la bombardimin e Londres dhe futi ne perdorim BARBAROSEN me brandin e njohur Blitz Krieg qe shpetoi rezilin e Britanise se Madhe, por edhe Boten nga mareveshjet fashisto-komuniste si keto te Edvinit te Enverit me Melonin e Duces sot per te shpetuar emigrantet qe i kultivoi Franca per dekada me radhe ne kolonite e Afrikes perendimore duke mbeshtetur Diktatore te korruptuar per interesa te ngushta hegjemoniste ne kete kontinent
Nje memo shtese sa per kujtese:
Perpara se Hitleri te ndante Polonine si byreku ne tepsi me Stalinin me nje mareveshje fashisto-komuniste si kjo e Melonit me Edvinin tani, Gjermania kishte kollofitur Sudetet e Cekosllovakise, me argumenta te ngjashme me ato te Putinit kur pushtoi Krimene dhe Donbasin ne Ukraine, dhe meqe Evropa dhe SHBA benin sehir me moton “larg bythes sime” Hitleri u be guximtar dhe vazhdoi me pushtimet e Belgjikes, Holandes, Danimarkes etj me bekimin e lordit Chamberlain qe ishte bythalepires i Hitlerit para tinzarit Churchill
Intelektual:
Churchill u zgjodh k/minister ne Maj 1940, para kesaj ishte Lord i pare i Admiraliatit ne kabinetin e luftes. Nga kjo kohe deri sa Gjermania sulmoi BS ne 22 Qershor 1941 nuk e di qe Churchill te kete shkuar tek Stalini per ndihme.
Gjate vitit 1940 e ne vazhdim Britania u mbrojt vete dhe kerkoi ndihme dhe i dha Rusvelt-i.
Churchill shkoi ne Moske ne viziten e tij te pare ne 12 Gusht 1942 ne Moscow Conference.
Sa per frontin e dyte, ne historine qe kemi mesuar ne socializem na eshte thene qe anglo-amerikanet nuk e hapnin frontin e dyte sepse deshin te demtonin BS. Keto jane perallat e historianeve komuniste te atij sistemi.
Sipas historianeve eksperte te L2B, duhej te fitohej lufta mbi German Luftwaffe (flota ajrore e Geringut) nga RAF britanike (Forcat Ajrore Mbreterore) ashtu si edhe ndodhi gjate vitit 1940 e ne vazhdim, si edhe te shkaterohej flota detare Gjermane (nendeteset dhe anijet e saj) te cilat benin kerdine ne anijet civile te ndihmave qe vinin nga Amerika dhe Kanadaja. Kjo beteje, e fituar nga Britania, ne histori (jo ne historine e socializmit tone) njihet si Beteja e Atlantikut. Per me teper nga forcat aleate u çlirua Afrika veriore nga italianet dhe gjermanet per te patur ne kontroll detin Mesdhe. Ne kete kohe ishte gati fronti i II-te.
Madje Churchill ishte kunder zbarkimit ne Francen veriore sepse kishte frike nga nje kasaphane qe do ju behej trupave zbarkuese (ashtu edhe si ndodhi ne disa vende zbarkimi. Gjermania kishte bere fortifikime mbrojtese duke derdhur miliona ton beton nga Spanja ne Norvegji dhe kjo mbrojtje quhej Atlantic Wall (Muri i Atlantikut).
E gjithe sa shkrova me lart ishte jashte konteksit te artikullit.
Krahasimi i mareveshjes Molotov Ribentrop ne L2B me mareveshjen Meloni-Rama per emigrantet, mbas mbi 80 e ca viteve nuk shkon.
Nese do te kritikosh Ramen ka gjera te tjera sa te duash per ta kritikuar.
Anastasi
10 Nëntor, 2023 te 10:11 am
Komenti juaj po pret moderimin.
Rama servil, pa kuptuar bene lojen e Italise. Politika ne Itali do bej Shqiperine nje tropoline nga ku do leshohen klandestinet drejte „“ Socializmit“ ne Gjermanine e deshiruar. Do ta keshilloja Ramen si te njohur ti largohet problemeve te botes pasi ka shume halle ne vende. Nuk mundet ai te bej te madhin. Ai se pari po demton turizmin ne vend. Se dyti ti largohet Makronit mikut te tij i cili ka mbushur burgjet me demostrues ku jane mbytur dhe shqiptare. Nuk mundet Rama ti jape mende Kosoves, pasi kosovaret e njohin perendimin shume me pare se ne te Shqiperise. Bene mire te shikoi problemet ne ekonomi para se te shpertheje inflacioni pa kontroll. Mos le ne tv guvernatorin te na thote se kjo qe po ndodhe eshte rezultate i luftes nga Rusia e tani lufta ne me Izraelin. Jo zoti Sejko , kriza ka filluar ne 2008 dhe depresioni ne ekonomi eshte shume prane. Jo lufta por kriza ka bere kete atualitet. Mos bej politik, ti je guvernator i Bankes dhe me mire qartesoh a ka arbitraritet te vlera e lekut ndaj monellave te huaja apo eshte natyrale. Kjo eshte detyra jote ,jo politika apo propoganda.
Dajti:
Megjithe respektin e replikes etike nuk mora vesh asgje nga ato qe ke shkruar duke renditur kaotisht data dhe ngjarje historike pa asnje llogjike historike, ti o Dajti harron qe para Churchillit ishte Chamberlain si kryeminister i U.K. nga viti 1937 deri ne 1940, ishte pikerisht kryeministri Chamerlain ai qe i fali Hitlerit pushtimin e te gjitha shteteve evropiane Ai u bë i njohur për politikën e tij të jashtme të zbutjes dhe veçanërisht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mynihut më 30 shtator 1938, duke ja falur bujarisht rajonin Sudetenland të Çekosllovakisë Gjermanisë naziste të udhëhequr nga Adolf Hitler. Nga ana tjeter to o Dajti ne te njejte kohe edhe pranon edhe nuk pranon qe Churchilli ka shkuar ne Moske per t’i puthur bythen Stalinit qe e mos lidhej me Hiltlerin nenvizoj per here te dyte ne luften e perbashket te dy ideollogjive te ngjashme te PARTISE-SHTET kunder Imperializmit Boteror dhe te gjitha faktet dhe dokumentat tregojne se Stalini para se ta sulmonte Hitleri ishte pergatitur per ne kohe te gjate per nje sulm frontal kunder Evropes Imperialiste dhe aspak per mbrojtje nga Gjermania Fashiste dhe se Moska ne nje maj 1941 ishte mbushur me flamuj naziste dhe Ribbentropi ishte ne paraden e Ushtrise se Kuqe ne tribune bashke me Stalinin, histori e pabesueshme per shume nga fanatiket e Enverit, qe e ka pasqyruar edhe gazeta DITA do kohe me pare me hollesi, ja cfare shkruan Wikipedia ne internet:
“… 12 gusht 1942 Delegacioni britanik i kryesuar nga Churchill u takuan nga ministri i Jashtëm Vyacheslav Molotov. Churchill u akomodua ne vilen 7 në orën 19.00 dhe menjehere u dërgua në Kremlin ne takimin ei tij te parë me Stalinin. Churchill raportoi përsëri në Londër se Stalini i kishte raportuar për probleme të rënda në Frontin Lindor dhe se gjermanët po bënin “një përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur në Baku dhe Stalingrad”. Biseda vazhdoi te mundësia e një fronti të dytë në vitin 1942, për të cilin sovjetikët e insistonin me nje histeri te papermbajtur. Churchill nga ana e tij i raportoi Stalinit se aleatët perëndimorë nuk ishin në gjendje të nisnin një mesymje ne Evrope, përtej Kanalit Anglez në shtator 1942. Megjithatë, ai i premtoi sovjetikeve se Perendimi pa SHBA do te ishte në gjendje për një zbarkim ne Evrope me 48 divizione në vitin 1943. Por Churchill shtoi se edhe kur operacioni i vitit 1943 te ishte gati, kishte mundesi që gjermanët të krijonin një brez mbrojtes shumë të fortë për t’i kundërshtuar ata. Me këtë procesverbali i mbledhjes shënon: “Fytyra e Stalinit u rrudhos keq”. Britanikët ishin nervozë që Stalini dhe Hitleri mund të bënin mareveshje te dyte per paqeje; Stalini këmbënguli se kjo nuk do të ndodhe, por Churchilli nuk i zuri bese…”
prandaj:
MAREVESHJA E STALINIT ME HITLERIN ESHTE NJESOJ SI MAREVESHJA E EDVINIT ME MELONIN, NJASHTU SIC ISHTE MAREVESHJA E ENVERIT, KUNATIT TE BAHRIUT TE BALLIT ME TITON E JUGOSLLAVISE KOMUNISTE
Intelektual.
Per hapjen e frontit te dyte ta spjegova si ishte gjendja ne ate kohe, harrova te shtoj se Amerika ne ato vite ishte angazhuar ne luften ne Paqesor kunder Japonise. Keto qe shkrova jane disa perfundime te historianeve te L2B, te universiteteve te shquara, te shkrurara ne libra historie. Gjithashtu, shiko ne Netflix dy dokumentare me seri:
“The Greatest Events of World War Two” dhe “WWII in Color: Road to Victory” dhe merr informacion te hollesishem kronologjik per betejat e L2B ne Europe, Paqesor, dhe vende te tjera. Komentet jane nga autore librash dhe profesore historie ne universitete te ndryshme te botes.
Sa per mundesine hipotetike te paktit te dyte te paqes Gjermani-BS, megjithese ka patur bisedime te shkurtera dhe sekrete, mendimi eshte qe ai dukej i pamundur ne 12 Gusht 1942 dhe me vone, kur forcat gjermane kishin pushtuar nje pjese te BS, ne 10 Qershor 1942 kishin filluar ofensiven e madhe ne Ukraine per rezervat e naftes ne Kaukaz. Ne 23 Gusht 1942 ishin ne rethinat e Stalingradit. Vetem nese Stalini do pranonte nje paqe poshteruese si ai i Brest-Litovsk i vitit 1918.
Sipas histroianeve lufta kunder BS nuk ishte lufte vetem per teritore por, sipas ideollogjise naziste, edhe shkaterimi i shtetit sovjetik, te popullit te tij, te çmontimit te shteti çifut-bolshevik, pra kishte qellime ideollogjike dhe raciale.
Ketu eshte: the end of descusion, deri ne tema te tjera ne ditet ne vazhdim.
Dajti je shume kontravers dhe konfuz per ato qe shkruan ne replikat e padetyruara medoemos per intelektualin duke u futur gjithnje e me thelle ne gabime allogjike historike, ti kundershtove tezen per rrezikun real te nje pakti te ri midis Hitlerit dhe Stalinit kur gjermanet kishin perparuar drejt Stalingradit per te zene fushat e naftes ne Azerbaxhan, itelektuali te postoi me perkthim nje huazim nga enciklopedia Wikipedia per takimin e Churchillit me Stalinin ne Kremlin, Wikipedia ka spjeguar burimin e materialit te paraqitur me nje bibliografi te pasur nga burime te sigurta qe te heqi cdo dyshim, ti perseri kundershton me serialet e Netflixit amerikan qe nuk i ve kush ne dyshim per dokumentaret interesante qe hedh ne ekranin TV, por qe eshte vetem nje kanal privat filmash komerciale per interesat e klienteles se tij. SHBA i shpalli lufte Japonise Gjermanise, Italise dhe Boshtit fashist ne dhjetor te 1941 kur tanket gjermane ishin para Moskes dhe SHBA nuk kishin ndermend fare per te ndihmuar Evropen per te hapur nje front te dyte kunder Hitlerit, sepse Lufta e Paqesorit me Japonine kishte bllokuar mundesite financiare per te bere dicka me teper. nderkohe qe Stalini kercenonte Angline se ne rast se ky front i dyte nuk do te hapej shpejt, ai Stalini do te fillonte negociatat me Hitlerin per nje paqe te kushtezuar per nje “Lufte te perbashket kunder Kapitalizmit dhe Imperializmit” sic u perhap ne median sovjetike te kohes, kur Churchilli mberriti ne Moske sic e pranon edhe ti dhe sic e postoi intelektuali jo nga filmat e Netflixit komercial, por nga Wikipedia me shume referenca bibliografike nga pas. Kjo ishte gjithe historia e debatit pa buke. Sa per tezen tende te re qe e hedh per diskutim si teme e paftuar ne kete forum:
“… Sipas histroianeve lufta kunder BS nuk ishte lufte vetem per teritore por, sipas ideollogjise naziste, edhe shkaterimi i shtetit sovjetik, te popullit te tij, te çmontimit te shteti çifut-bolshevik, pra kishte qellime ideollogjike dhe raciale…”
Kjo perseri bie ndesh totalisht me te verteten historike, sepse perndjekja dhe masakra kunder popullit hebre kishte filluar me pare ne Rusi, madje vrastari i madh i cifuteve ne kete vend njihet qe ishte Stalini, ja cfare shkruan perseri Wikipedia:
“… Revolucioni bolshevik në Rusi i dha fund zyrtarisht një regjimi shekullor të antisemitizmit në Perandorinë Ruse, duke shfuqizuar ligjërisht perndjekjen sistematike nga shteti te popullit hebre ne Rusi Megjithatë, trashëgimia e mëparshme e antisemitizmit u vazhdua dhe u çua më tej nga shteti sovjetik, veçanërisht kjo perndjekje e planifikuar sistematike arriti kulmet nën diktaturen komuniste te Joseph Stalin…”
dhe:
Nje nga arsyet qe Hitleri vendosi te perqendroje sulmin e tij ne jug drejt fushave te naftes ne Baku te Azerbaxhanit, historia e vertete, jo ajo e kalemxhinjve te Enverit, tregon se pas Hitlerit qendronte kompania e naftes dhe e gazit hollandeze SHELL qe financoi Wehrmachtin me miliarda dollare per te rikthyer fushat e naftes qe ja kushte grabitur Stalini dhe qe SHELL ja kishte paguar Carit te Rusise Romanov si “frengu pulen”
Ore idiote ,e kuptoni c’fare po ndodh me shqiperine e shqiptaret ?Lerini menjane historine dhe shikoni realisht nje pakt kapitullimi I neneshkruar nga nje tradhetar qe e ka emrin Edi Rama.Ato qe keni lexuar mbi tradhetine kombetare e keni perpara syve por kuptohet sepse iu vjen cudi .Shkaku eshte mungesa e nacionalizmit tek seicili qe pjell atdhedashurine.Shtresat ne shoqerine shqiptare jane fiksuar vetem pas parase dhe u jane erur syte per c’ndodh. Do tiu happen syte vetem kur te shohin oborret e vilave te mbushur me te zinj .Ta gezoni kete vend ( nuk e di si do te quhet sepse shumica jane somaleze).Ore Shqiptar ,te kam bere diku nje pyetje por po bej prape.Si besnik I partise Rama ,sa zezake do te strehosh ne vilat e tua?Mos u hidh dege me dege, jep shembullin personal qe pastaj te te ndjekim dhe ne.
Harova te them se kur Rama ka thene qe :shtepia e shqiptarit eshte e zotit dhe e mikut,e kishte fjalen per shtepine e ketij shqiptari ne komente dhe jo per vilat e tij ne Surel.Prandaj o shqiptar mos ia bej fjalen dysh komandantit.Mer nja 3 a4 te zinj ne shtepi te nderosh partine.
mali pragmatisti;
Fillozofi Nice ka thene:
MOS SHIKO FUNDIN E BOTES, POR FUNDIN E MUAJIT!
Nicen e kryqezuan dhe e anatemuan komunistet e gjithe Botes se mbronte teorine e UNIT qe spjegonte se jashte personit bota reale nuk ekziston qe binte ndesh me ideollogjine e Internacionales Komuniste per miqenien e Proletariatit Boteror, por Churchilli citonte vazhdimisht Nicen kur deklaronte se:
AI POPULL QE HARRON TE KALUAREN E HIDHUR ESHTE I DENUAR TA PERSERISE ATE NE TE ARDHMEN
Megjithate duhet te jemi te kenaqur nga debati historik ne forumin e gazetes DITA sepse fanatiket e Enverit mesuan me ne fund te verteten qe verteton se:
FASHIZMI DHE KOMUNIZMI JANE DERRA TE NJE DOSE
Mire o intelektual.Se shpejt Edi Rama ta spiegon me mire Nicen tend kur marveshje te vuloset nga parlamenti dhe vulen e dyte ia jep presidenti.Populli ta mbaje me dore se mos I bjere perdhe.
Epo kjo o nerumi mali verteton teorine e Nices qe perseriste Churchilli se:
SHQYPTARET NUK VENE MEND NGA E KALUARA E HIDHUR DHE GJITHNJE ZGJEDHIN TE KIGEN ME TE MADHE
Te me ndjejne lexuesit, por po e perseris repliken per malin per nje redaktim te nje gabimi nga tastatura e vogel e telefonit:
Epo kjo o nerumi mali verteton teorine e Nices qe perseriste Churchilli se:
SHQYPTARET NUK VENE MEND NGA E KALUARA E HIDHUR DHE GJITHNJE ZGJEDHIN TE LIGEN ME TE MADHE
dhe:
Ja nje dhurate per fanatiket “patriotike” te Enverit dhe fansat mediatike te Edvinit:
HASHIM THACI KA PRENOTUAR NJE AVOKAT SERB PER TA MBROJTUR NE HAGE
Ja cfare shkruan gazeta DITA sot:
“… Të martën, gjatë marrjes në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetic, gjykatës iu shfaqën pamjet video të një konference për shtyp të mbajtur nga Dedaj dhe të tjerë nga delegacioni në Prishtinë. Prokuroria ka pohuar se në video shihet se dora e Dedajt ishte mavijosur nga rrahja. Misetic pretendoi megjithatë se njolla e errët në dorën e Dedajt ishte hije dhe jo rezultat i dhunës…”
Do te funksionoje !
Ja, do ngrihemi neper anti-mitingje (nese do kete mitingje kunder Refugjateve) dhe me parrullen “E duam kete Vatan plot me Afrikan” do futemi edhe ne greva uria po qe nevoja e do ja plotesojme Timonierit llafin e nderit qe i ka dhene italiankes Meloni, packa se kripto-Fashiste.
Ne fund te fundit ekstremet ne politike merren vesht me mire mes tyre.