Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do sulmonte Serbia fqinjët nëse Trump fiton zgjedhjet në SHBA?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A do sulmonte Serbia fqinjët nëse Trump fiton zgjedhjet në SHBA?
AnalizaLajmi i fundit

A do sulmonte Serbia fqinjët nëse Trump fiton zgjedhjet në SHBA?

Published: January 23, 2024
Shpërndaje

Analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janush Bugajski shkruan në një analizë për gazetën DITA se rezultati i zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në SHBA do ndikojë shumë në disa zona të nxehta të botës, ku ai rendit edhe Ballkanin.

“Nëse në ndonjë nga vendet e shënjestruara nga regjimi i Vuçiçit gjendja përshkallëzohet në dhunë, atëherë Ballkani Perëndimor mund të bëhet, sërish, një prej prioriteve të SHBA-së.

Analistë të ndryshëm kanë parashtruar një sërë skenarësh që mund të çojnë në ndezje të situatës. Por një rrezik shtesë mund të jetë duke u formësuar brenda vetë Serbisë.

- Publicitet -

Një goditje e dhunshme e qeverisë ndaj protestuesve anti-qeveri mund të shoqërohet me kërkime për agjentë të dyshuar të huaj në shtetet fqinje dhe me provokime, për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të Serbisë në to si dhe për të hequr vëmendjen nga trazirat e saj të brendshme” – shkruan Bugajski në DITA.

Po si do ndikonte një rizgjedhje e Trump?

“…Nëse Trump nuk shkon në burg për krime të shumta financiare ose për planifikimin e një kryengritjeje në janarin e 2021-it, rizgjedhja e tij nuk është e pamundur. Biden vijon të humbë mbështetje në popull. Në fakt, shumë demokratë besojnë se ai është shumë i vjetër në moshë për të qenë president.

Një pjesëmarrje e ulët e votuesve në zgjedhjet e nëntorit do ta favorizonte Trumpin, baza mbështetëse e të cilit i ngjan një kulti, të devotshëm ndaj udhëheqësit të tyre suprem dhe që nuk iu shkon mendja se ai edhe mund të gabojë.

Një tjetër mandat presidencial për Trumpin ka të ngjarë ta çojë Amerikën drejt izolimit. Kërcënimet e Trump, për sa i përket politikës së jashtme, përfshijnë largimin nga NATO, tërheqjen e trupave amerikane nga Europa, lejimin e Rusisë që të mbajë territoret e pushtuara të Ukrainës dhe uljen e mbështetjes për Izraelin dhe Tajvanin. Kjo, gjithashtu, do ta inkurajonte Beogradin që të ndiqte agjendën e hegjemonisë rajonale në Ballkanin Perëndimor” – shkruan Bugajski.

©Copyright Gazeta DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    January 23, 2024 at 10:47 pm

    Kesaj MANDATE nuk i ruhemi dot.Re te zeza duken ne Horizont.Presidenca e Trump,,do te jete nje katastrofe per Shqiptarine krejt. Kosova duhet te armatoset brenda vitit,.
    Ky Luderi Turistik qe kemi ne, kur llafoste me Albin Kurtin ne Shkup,i mbante syte nga Tavani.
    Ky eshte bere si pullumaxhijte,qe hypin ne tarrace dhe kqyrin pullumat,.
    Nuk do muhabete me lufte,.Nuk e duron dot metalin,nften,qymyrin,Industrine,,,Vetem Turizem,Haa ha ha qef,Ka shku kampioni Turizmit ne Kampionatin e Turizmit ne Spanje.

    Reply
  • mali says:
    January 24, 2024 at 12:49 am

    Prognoza e kohes per diten e neserme:koha do te jete e mire me disa re por per siguri merni cadrat me vete.Faleminderit Bugajski.

    Reply
  • Marko says:
    January 24, 2024 at 2:25 am

    Shume i sakte shkrimi.
    Shpresojme vetem te mos ndodhe asnjera

    Reply
  • Arber iliri says:
    January 24, 2024 at 9:55 am

    Nese Trump fiton , e ardhmja e Europes dhe me gjere eshte nje katastrofe.Rusia vendos supremacine mbi Europen Lindore,Nato humbet rendesone,trupat amerikane terhiqen nga pikat e nxehta.Sa per Ballkanin Perendimor,Rusia e Ballkanit do sundoje.Kjo do te jete pasqyra e presidences Trump 2025-2029.

    Reply
  • Detari says:
    January 24, 2024 at 10:30 am

    Shpresoj te fitoi Trampi dhe mos te ledhatoj me amerika islamin skiptar, mjaft me! Populli musliman skiptar dhe te mbrohet me minare dhe kfora turq

    Reply
  • Detari says:
    January 24, 2024 at 10:32 am

    @Arber Iliri
    Eshte e kunderta, Bideni ka lidhje me ruset, sa fitoi Bideni fillioi lufta ne ukraine.

    Vetem muslimanet skipfoles jane kunder tranpit, kuptohet.

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    January 24, 2024 at 2:15 pm

    Analizat e Janoshit i perngjajne analizave te nje 14-15 vjecari! Politika e jashteme amerikane mund te ndryshoje e shumta 10-20 % ne varesi te x- apo y-presidenti!

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 28, 2024 at 6:31 pm

    Cdo “skenar qe mendojme” ka nje probabilitet qe te ndodhe.
    Besoj se “interesat e nje shteti” duhet te qendrojne me lart
    se “interesat e politikaneve” qe e shohin te ardheshmen me
    “gjyslyket e botekuptimit” te tyre personal, te instaluar ne
    trurin e tyre, si cdo njeri i ketij planeti.

    Un besoj se kushdo qe te jete president, nuk mund te ckeputet
    nga bota qe e rrethon e te rroje i izoluar sepse duhet ti kete te
    gjitha gjerat qe nevoiten per ekonomine dhe i duhen te tregjet
    ku do shese tepricat e produkteve edhe po te mos blej gjesendi.

    Por edhe sikur kjo te realizohet, popullsia ne shtetet e tjera po
    shtohet shume, burime menerale e tokat bujqesore po pakesohen,
    dhe burimet e ujit te pishem po pakesohen. Tani i jane sulur fundit
    te oqeaneve per te nxjerre minerale, nafte e gaz natyror.

    Dihet se nuk ka vakum. Kur njera fuqi terhiqet, te tjerat avancojne
    dhe nje dite e shikon veten te rrethuar nga te gjitha krahet, pa hapsire
    per te vepruar dhe i kercenuar, se ato qe duan te godasin jane afer teje
    kurse shtetet e ture jane me mijra kilometra larg.

    Por ne se ato do gjejne nje mundesi te bashkohen me njera tjetren,
    ato do kene ne dispozicion 80% te force s ekonomike te planetit dhe
    vendi i izoluar vetem 20%, ne rastin qe po flasim.

    Del se terheqja eshte vetevrasese dhe duhet te jeshe i pranishem atje
    ku duhet, qe te mos jeshe i neglizhushem e te perceptohesh si i frikesuar.

    Si mund te arrihet nje fare “harmonije” ndermjet shteteve, kur popullatat e tyre
    jane te percara, ne rastin me te keq, 50% me 50%. Pra kjo me shtyn te besoj,
    se ekstremet brenda nje vendi te caktuar, po e abuzojne te drejten e fjales ne
    ekstrem, dhe mund ta demtojne vendin e tryre me shume se cmund te bejne
    te tjeret.

    Shikoni se cfare po ndodh ne vendin tone. Ku jane idealet e konkurenteve per
    pushtet per perparimin e Shqiperise, ku jane shkruar, ku jane botuar, ……….. .
    Pra, tek ne ato qe duhet te na cojne perpara, po na kthejne 120 vite mbrapa.

    Reply
    • ¿? says:
      January 28, 2024 at 6:35 pm

      Or po ty Ben Gjiza me verte t’osht mush menia qi je i zoti fort m’kto pun t’kontributit.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?