Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > A do të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak?
KronikeLajmi i fundit

A do të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak?

Published: October 15, 2025
Shpërndaje

Prej fillimit të vitit 2025, çdo qytetar që plotëson kriteret ligjore mund të bëhet pjesë e Forcës Rezerviste në Shqipëri, një strukturë e re që synon të përbëjë 20% të forcës aktive të ushtrisë në vitet e ardhshme.

Ligji për krijimin e kësaj force u votua më 19 dhjetor 2024 dhe tashmë ka hyrë në fuqi, duke parashikuar një personel prej rreth 2.100 rezervistësh.

Në një intervistë për RTSH 24, kolonel Dritor Papa theksoi rëndësinë e kësaj nisme për fleksibilitetin operacional të Forcave të Armatosura.

- Publicitet -

“Ky shërbim do të ofrojë një fleksibilitet operacional, duke mundësuar mobilizim të shpejtë gjatë krizave ose emergjencave. Gjatë vitit 2025, është planifikuar që 125 ushtarakë të parë të shërbimit rezervist të integrohen në strukturën aktive të FA, ndërsa në vitin pasardhës numri pritet të rritet në 250, me tendencë rritjeje të vazhdueshme. Sipas planit Afatgjatë të Zhvillimit të FA është parashikuar që numri i personelit rezervistë do të jetë rreth 2100 vetë ” u shpreh Papa.

Duke reflektuar mbi ndryshimet mes realitetit të viteve ’90 dhe sot, Kolonel Papa tha: “Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka qenë një nga shoqëritë më të militarizuara në botë. Promovohej ushtria e popullit-ushtar, ku popullsia ishte e përgatitur për mbrojtjen e vendit nga agresionet. Sot mbrojtja e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me NATO-n.”

Ai theksoi se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk ka si qëllim thjesht shtimin e numrit të trupave, por ndërtimin e një force moderne dhe teknologjikisht të zhvilluar.

“Qëllimi është kompletimi i strukturës së shërbimit ushtarak në rezervë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke garantuar nivelin e gatishmërisë dhe duke synuar rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes për të përmbushur me sukses operacionet në të cilat kjo forcë përfshihet, si dhe të rregullojë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shtetasve, të organeve shtetërore e subjekteve private për rekrutimin dhe shërbimin në forcën rezerviste.Qasja është që duhet të kemi forca të modernizuara dhe të zhvilluara nga ana teknologjike për të bërë të mundur realizimin e misionit pa pasur nevojë për kapacitet të madh forcash.”

Papa shtoi se vendimi për rikthimin e shërbimit ushtarak aktiv do të paraprihet nga një analizë e thellë dhe gjithëpërfshirëse, duke marrë në konsideratë zhvillimet teknologjike dhe inovacionin.

Në lidhje me ndikimin tek të rinjtë, ai tha se “Kjo do të ketë aspekte pozitive tek rinia, tek forcimi i karakterit dhe të rritjes së ndjenjës së atdhedashurisë.”

Ai theksoi se rezervistët do të luajnë një rol të rëndësishëm në përballimin e sfidave të çdo natyre.

“Forcat e shërbimit ushtarak në rezervë duhet të konsiderohen si një pjesë e vlefshme dhe e çmuar e Forcave tona të Armatosura. Do të luajnë një rol të rëndësishëm, praktik e konkret në përballimin e sfidave të çdo natyre e lloji.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Vlora 97 says:
    October 16, 2025 at 1:02 am

    Pra enveri paska patur te drejte apo jo?

    Reply
  • capi says:
    October 16, 2025 at 2:22 am

    Po re pse jo. Keshtu nen te dyzetat veshtire se gjen, por do bejme ca rekrutime dhe formojme batalionin “prostata”. Ne pajimet personale te kete dhe nje bastun.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 16, 2025 at 7:36 am

    Ata qe krijojne luftrat dhe krizat, te shkojne ti luftojne vete. Nuk eshte nevoja te jemi ushtare te askujt. Lexoni me vemendje se c’fare thote pinoku me uniform siper. Gjate krizave apo emergjencave. DMTH neqoftese shpallin ndonje krize apo emergjence si Covid 2.0 psh, ta perdorin ushtrine kunder civileve. Qe te behesh mercenar nen nje rregjim, eshte krim kunder vetes dhe popullit tend.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?