Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do t’ua besonit shqetësimet tuaja “terapistëve” të inteligjencës artificiale?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > A do t’ua besonit shqetësimet tuaja “terapistëve” të inteligjencës artificiale?
EnciklopediLifestyle

A do t’ua besonit shqetësimet tuaja “terapistëve” të inteligjencës artificiale?

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

A do ta ndanit ankthin tuaj me Alexan? Apo ndoshta të kërkoni Sirin për mbështetje emocionale pas një dite stresuese? Njerëzit po u drejtohen gjithnjë e më shumë chatbot-eve ose aplikacioneve për të marrë përgjigje për pyetjet e tyre.

Dhe ndërsa këto sisteme, të mundësuara nga softueri i inteligjencës artificiale bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, ato kanë filluar të japin përgjigje të detajuara, që shumë herë është e vështirë të dallohen nga përgjigjet e një profesionisti. Por a do të jenë ndonjëherë chatbot-et të mirë mjaftueshëm sa të bëhen terapistë profesionistë?

Programuesja Eugenia Kuyda është themeluesja e ‘Replika’, një aplikacion chatbot në SHBA që thotë se u ofron përdoruesve një “shok AI që kujdeset, gjithmonë gati për të dëgjuar dhe folur dhe gjithmonë në anën tuaj”.

- Publicitet -

I lançuar në vitin 2017, tani ka më shumë se dy milionë ‘klientë’ aktivë.

Kuyda thotë se njerëzit që përdorin aplikacionin varjojnë nga fëmijët autikë që i drejtohen atij si një mënyrë për t’u “ngrohur” përpara ndërveprimeve njerëzore, tek të rriturit që janë thjesht të vetmuar dhe kanë nevojë për një mik.

Të tjerë thuhet se përdorin ‘Replika’ për të praktikuar intervista pune, për të folur për politikën, apo edhe si këshilltare martese.

Dhe ndërsa aplikacioni është krijuar kryesisht për të qenë një mik apo shok, krijuesit e tij gjithashtu pretendojnë se mund të ndihmojë në shëndetin mendor, si dhe u mundëson përdoruesve të ndërtojnë zakone më të mira dhe të reduktojnë ankthin.

Në të gjithë botën ka pothuajse një miliard njerëz me çrregullime mendore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kjo është më shumë se 1 person në 10.

OBSH shton se “vetëm një pjesë e vogël e njerëzve në nevojë kanë akses në kujdesin efektiv, të përballueshëm dhe cilësor të shëndetit mendor”.

Dhe ndërsa kushdo që shqetësohet ose për veten e tij ose për një të afërm, duhet të shkojë te një profesionist në radhë të parë, rritja e terapistëve të shëndetit mendor chatbot mund t’u ofrojë shumë njerëzve një mbështetje pa shpenzime.

Paul Marsden, anëtar i Shoqatës Psikologjike Britanike, thotë se aplikacionet që synojnë të përmirësojnë mirëqenien tuaj mendore mund të ndihmojnë, por vetëm nëse gjeni atë të duhurin dhe nëse nuk mbështeteni 100% tek to.

“Unë kontrollova dhe kishte më shumë se 300 aplikacione vetëm për ankthin dhe është e rëndësishme të dini se kush është i duhuri. Ato duhet të shihen vetëm si një shtesë e terapisë personale. Konsensusi është se aplikacionet nuk zëvendësojnë terapinë njerëzore”, thotë ai.

Marsden thekson faktin se kompani si OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT-së së fundit, po ndihmojnë edhe teknologjitë e tjera.

Kuyda argumenton se Replika është një aplikacion shoqërues, si të kesh një kafshë shtëpiake, në vend të një mjeti të shëndetit mendor. Ajo shton se nuk duhet parë si një zëvendësim për ndihmën nga një terapist njerëzor.

“Terapia e jetës reale ofron njohuri të jashtëzakonshme në psikikën njerëzore, e cila nuk është vetëm përmes tekstit ose fjalëve, por duke ju parë personalisht dhe duke parë gjuhën e trupit, përgjigjet tuaja emocionale si dhe një njohuri të jashtëzakonshme të historisë suaj”, thotë ajo.

Aplikacionet e tjera në sektorin e shëndetit mendor janë shumë më të kujdesshëm në lidhje me përdorimin e AI në radhë të parë. Një prej tyre është aplikacioni i meditimit Headspace, i cili ka më shumë se 30 milionë përdorues dhe në Britani është miratuar nga NHS.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  • Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?