Dje në Bruksel u zhvillua takimi i radhës i Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë event Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, i cili sërish ka marrë vëmendje.
Rama ndërhyri gjatë konferencës për medie të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatovic, duke e përqafuar nga pas. Milatovic u pa disi i befasuar, teksa Rama tha: Nuk ka dyshime, Mali i Zi është më i miri.
Një veprim të tillë Rama e bëri gjashtë ditë më parë në takimin e “Vullnetmirëve” me kryeministrin belg, Bart de Wever, i cili i vendosur në siklet u shpreh: “Ky duhet të jetë ai shqiptari”.
j.l./ dita

E bo nga inati
Rama esht si ata kalamajt e bythes
Po e kape në gabim, përgjigjet duke thellu gabimin