Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A duhet të ndalohen vizat Shengen për shtetasit rusë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A duhet të ndalohen vizat Shengen për shtetasit rusë?
AktualitetBote

A duhet të ndalohen vizat Shengen për shtetasit rusë?

Published: August 14, 2022
Shpërndaje

 

Nga Juri Rescheto

Botuar në DW

- Publicitet -

A duhet të ndalohen vizat Shengen për shtetasit rusë së shpejti? Kjo kërkesë po dëgjohet gjithnjë e më shumë në vendet e BE, ndërsa mijëra turistë rusë po e shfrytëzojnë Finlandën si vend tranzit drejt Perëndimit.

Miku im rus Artjom e pëlqen Finlandën: liqene të bukura, njerëz miqësorë, ajër të pastër. Ai e njeh vendin sepse ka qenë shpesh atje. Artjom jeton në Shën Petersburg dhe përdor sistemin e thjeshtuar të vizave të konsullatës finlandeze në qytetin e tij, i cili ekziston prej vitesh. E bën edhe tani, pasi rruga ajrore direkte për në Evropë është mbyllur për rusët.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, qielli evropian është mbyllur për avionët rusë dhe anasjelltas, avionët e BE-së nuk lejohen më të fluturojnë drejt Rusisë. Kjo është arsyeja pse Artyom shkon me makinë në Helsinki dhe kthehet. Çdo dy-tre javë ai përshkon gati 400 kilometra. Rruga me një drejtim zgjat rreth pesë orë. Edhe më shpejt është nëse ai shkon me makinë në Lappeenranta, qyteti tjetër më i madh finlandez pranë kufirit rus.

Por ndryshe nga i njohuri im Artyom, mijëra turistë të tjerë rusë kur dalin nga vendi, nuk kthehen më në Rusi. Të paktën jo menjëherë. Shumë prej tyre udhëtojnë drejt  aeroportit Helsinki-Vantaa nga kufiri rus për të fluturuar në vende të tjera perëndimore.

Rusët kanë aplikuar për afro 60.000 viza finlandeze prej fillimit të vitit, njoftojnë mediat finlandeze. Shumica e aplikantëve për vizë Shengen janë nga Shën Petersburg. Pikërisht kjo portë për në Evropë po shqetëson tani shumë evropianë. Ndërsa Moska po bombardon qytetet e Ukrainës, qytetarët rusë nuk mund të shijojnë pushimet verore në Perëndim, argumentohet.

Shtetet baltike nuk janë më një destinacion i rusëve prej muajsh. Estonia, Lituania dhe Letonia nuk u japin më viza turistike shtetasve rusë. Letonia shkoi edhe më tej dhe së fundmi lejon hyrjen në vend vetëm në raste vdekjesh të një të afërmi.

Krerët e qeverive të Finlandës dhe Estonisë së fundmi u bënë thirrje vendeve të tjera evropiane që të ndalojnë lëshimin e vizave turistike për rusët. Në Finlandë, 58 përqind e popullsisë nuk duan që të jepen më viza turistike për rusët – sipas një sondazhi nga stacioni televiziv publik Yle.

Në fund të gushtit, çështja e vizave Shengen për rusët do trajtohet në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë. BE-ja ka 27 shtete anëtare, jo të gjitha i përkasin zonës Shengen. Katër vende – Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni – japin viza Shengen ndonëse nuk janë në BE.

Dmitri Lanko nga katedra për Kërkime Evropiane në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut në një intervistë për DW kritikoi “përpjekjen për të ndëshkuar të gjithë rusët”. Kategoria “Rusët” përfshin jo vetëm rusët etnikë, argumenton ai, por edhe “tatarët, çeçenët dhe përfaqësuesit e të gjithë popujve të Federatës Ruse pa përjashtim, përfshirë ukrainasit që jetojnë në Rusi”.

Kryeministri estonez Kaja Kalas  shkroi në Twitter: “Të vizitosh Evropën është një privilegj, jo një e drejtë njerëzore”. Fjalët e tij janë pritur me një pakënaqësi të madhe në Rusi. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e quajti citatin “të pakuptimtë” që vjen nga “fantazitë estoneze”.

Zakharova u përgjigj në Telegram: “Privilegji i vërtetë është të kesh fatin të shohësh Rusinë në të gjithë diversitetin dhe madhështinë e saj”.

Mos luftoni turistët “për shkak të gjeopolitikës”

Për Alexander Gorokhov të Unionit të Organizatave Turistike Ruse, ky shkëmbim goditjesh është një “shpërthim emocional”. Ai thotë se turistët rusë sjellin para, edhe nëse bëhet fjalë për turizëm tranzit. Ai kërkon zgjidhje pragmatike: “Nuk duhen luftuar turistët për shkak të gjeopolitikës”.

As i njohuri im Artjom nga Shën Petërburgu nuk dëshiron të “kapet nga dhëmbët e gjeopolitikës”, aq më tepër kur as ai dhe as miqtë e tij nuk kanë votuar ndonjëherë për Vladimir Putinin. Megjithatë, ai e kupton një ndalim të mundshëm të vizave. Artjom po planifikon një udhëtim të ri të shkurtër në fundjavë në Lappeenranta për aq kohë sa kjo të jetë e mundur.

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • abc says:
    August 14, 2022 at 3:22 am

    Nese eshte privilegj te shohesh Rusine, lejini ruset te shijojne privilegjet e tyre e te masturbohen. S’ka Evrope per kafshet!

    Se po u bie ne qafe kot kafsheve te varfra.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?