Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A e dini se pse zëri ynë ndryshon me kalimin e viteve?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > A e dini se pse zëri ynë ndryshon me kalimin e viteve?
EnciklopediKurioziteteLifestyle

A e dini se pse zëri ynë ndryshon me kalimin e viteve?

Published: July 31, 2023
Shpërndaje

 

 

Zëri ynë ndryshon nga momenti kur lindim deri kur vdesim dhe shkaku nuk është vetëm i plakjes, por edhe i hormoneve, alkoolit, pirjes së duhanit, disa ilaçeve dhe lloji i punës që bëjmë. Në një artikull në “The Conversation”, profesor i anatomisë në Shkollën Mjekësore Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar, Adam Taylor, shpjegon se, tingulli i zërit tonë prodhohet nga kordat vokale, të cilat gjenden në laring, një pjesë e rrugëve sistemit të frymëmarrjes, që lejon ajrin të kalojë nga fyti në mushkëri, kur kjo ndodh, kordat vokale dridhen, duke prodhuar zë.

- Publicitet -

Këto përbëhen nga tre pjesë kryesore: muskuli vokal, ligamenti vokal dhe membrana mukoze, e cila mbulon gjëndrat. Laringu gjithashtu ka rreth 17 muskuj të tjerë që mund të ndryshojnë pozicionin dhe tensionin e kordave vokale, duke ndryshuar tingullin e prodhuar.

 

Rritja

Gjatë pubertetit, hormonet fillojnë të ndryshojnë zërin tonë, duke ndikuar në strukturën e laringut (dhe duke ndihmuar për ta bërë mollën e Adamit më të dukshme te meshkujt) dhe gjatësinë e kordave vokale, të cilat janë rreth 16 mm tek meshkujt pas pubertetit dhe 10 mm në femrat.

Kordat vokale të femrave në përgjithësi bëhen 20-30% më të holla, kjo është arsyeja pse vajzat kanë zë më të lartë se djemtë.

 

Cikli menstrual

Tek femrat zëri ndryshon edhe në varësi të fazës së ciklit menstrual në të cilin ndodhen: cilësia e zërit përmirësohet gjatë ovulacionit, sepse gjëndrat prodhojnë më shumë mukozë dhe “lubrifikojnë” kordat vokale. Gratë që marrin pilula kontraceptive nuk i kanë këto lloj ndryshimesh mujore, sepse ilaçi bllokon ovulacionin.

Megjithatë, gjatë fazës premenstruale, kordat vokale janë më të ngurta. Në vitet 1960, këngëtarëve të operës u garantoheshin ditë pushimi nga këndimi për të parandaluar dëmtimin e tyre.

 

Mosha

Me kalimin e moshës, laringu rritet në përmbajtjen e mineraleve, duke u bërë më i ngurtë dhe më shumë si kërc kockor. Ky ndryshim, i cili mund të ndodhë nga mosha tridhjetë vjeçare sidomos te meshkujt, i bën kordat vokale më pak fleksibël, të cilat humbasin tonin e muskujve; edhe indet që i mbështesin humbasin elasticitetin dhe bëhen më pak fleksibël.

Një rënie në funksionin e muskujve të mushkërive, në numrin e gjëndrave që prodhojnë mukus mbrojtës dhe në aftësinë për të kontrolluar laringun kontribuojnë gjithashtu në ndryshimin e zërit.

 

Veset

Pastaj ka vese që rrisin rrezikun e dëmtimit të kordave vokale, siç është pirja e duhanit, që shkakton inflamacion të lokalizuar, prodhim të tepërt të mukusit, por edhe tharje të mukozave dhe alkooli, i cili ka efekte të ngjashme.

Edhe disa ilaçe mund të ndikojnë gjithashtu në zë. Për shembull, steroidet e thithura që përdoren për trajtimin e laringitit, holluesit e gjakut (që mund të shkaktojnë formimin e polipeve) ose relaksuesit e muskujve (të cilët mund të shkaktojnë acarim dhe dëmtim të kordave vokale). Për fat të mirë, ndryshimet nga marrja e këtyre barnave zakonisht largohen kur ndaloni marrjen e tyre.

 

Trajnimi

Një faktor përfundimtar që kontribuon në ndryshimin e zërit tonë me kalimin e viteve mund të jetë abuzimi që i bëhet në disa punë. Nuk po flasim vetëm për këngëtarët, por edhe për mësuesit apo trajnerët e shkollave, të cilët përdorin gjithmonë një ton zëri të lartë.

Megjithatë, në përgjithësi, të kënduarit ose leximi me zë të lartë çdo ditë (pa ekzagjeruar) mund të ndihmojë në trajnimin e kordave vokale dhe mbajtjen e tyre në formë, duke ngadalësuar plakjen e tyre. Për të parandaluar dëmtimin e zërit tonë, është gjithashtu e rëndësishme të qëndrojmë të hidratuar dhe të kufizojmë konsumin e alkoolit dhe tymit.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • DOKUMENTI: Dy vite, 952 nene dhe tani 3 milionë lekë për ekspert: Çfarë ndodhi me Kodin e ri Penal?
  • Rama mesazh ‘kodues’ për protestën: Algoritmet prodhojnë urrejtje dhe frikë
  • Bankierët e fshehtë: Hetuesi belg zbërthen skemën gjigande të lëvizjes të parave me WhatsApp
  • Temperatura përvëluese, moti sot deri në 35°C
  • Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra afër Himarës

Komentet e Fundit

  1. demo on Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  2. Tfgs on Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit
  3. Ignorance is bliss on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  4. Anna befana on Bankierët e fshehtë: Hetuesi belg zbërthen skemën gjigande të lëvizjes të parave me WhatsApp
  5. qyfyre rilindjote on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?