Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A është në hetim Balluku dhe a i është bërë presion prokurorit Prençi? Si përgjigjet Dumani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > A është në hetim Balluku dhe a i është bërë presion prokurorit Prençi? Si përgjigjet Dumani
KronikeLajmi i fundit

A është në hetim Balluku dhe a i është bërë presion prokurorit Prençi? Si përgjigjet Dumani

Published: October 27, 2025
Shpërndaje

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend se çështjet ndaj numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku janë nën hetim dhe shtoi se prokurori Dritan Prençi ka mbështetjen e tij.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, komentoi për herë të parë të hënën hetimet e nisura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë raportimit në një seancë plenare maratonë.

“Lidhur me çështjen, është çështje në hetim dhe nuk kam komente për të dhënë,” u tha Dumani deputetëve.

- Publicitet -

I pyetur nga opozita nëse prokurori Dritan Prençi që ka firmosur fletë-thirrjen në SPAK për Ballukun kishte marrë presione nga politika për këtë çështje, Dumani tha: “nuk më ka paraqitur shqetësim për kërcënime për shkak të funksionit”.

Dumani shtoi se Prençi dhe të gjithë prokurorët e tjerë kanë pasur mbështetjen e tij si kryetar i SPAK për hetimin e çdo çështjeje.

Numri i dy i qeverisë, Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Ajo ishte thirrur në SPAK të hënën, por nuk u paraqit pranë kësaj prokurorie. Në Facebook, Balluku postoi foto nga një vizitë pune në Bukuresht të Rumanisë.

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Berlini gjatë një interviste për Deutche Welle në vija të përgjithshme në lidhje me hetimin e Ballukut, duke folur për prezumim të pafajsisë.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet,” tha Rama duke shtuar se “dhe deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës,” përsëriti ai.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar. Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.

Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, e cila ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion. Është ende e paqartë se për cilën nga çështjet e denoncuara është regjistruar procedimi penal.

Të premten, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi përmes një statusi në Facebook një situatë të gjithanshme presioni ndaj prokurorit që po heton çështjen e saj.

Blerina Gjoka – Reporter

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Skypion says:
    October 27, 2025 at 8:09 pm

    Sot, ne sallen e kuvendit pashe nje skene interesante. Altin Dumani ne foltoren e parlamentit; Sali Berisha ne ndjenjesen e tij ne salle; Dumani me ate zerin si miza ne qyp, qe rralle ngrinte koken nga salla; Doktori qe s’ia shqitte veshtrimin e mprehte dhe zhbirues; Dumani qe i dridhej zeri gjate gjithe kohes; Doktori me zerin kumbues tek i terheq verejtjen qe t’i lexoje pyetjet si jane shkruar…. dhe Dumani i bindet…!
    Imagjino, edhe pse nen hetim nga Dumani, fuqia sugjestionuese e Doktorit eshte kaq e madhe! Po nga i vjen kjo?! Nuk ka ndonje gje te panatyrshme, aq me pak te mbinatyrshme; kjo vjen nga vetedija e thelle se eshte i paster; prandaj rri kokelart. Dumani kokulur sepse e di, me mire se kushdo qe e gjitha kjo qe po i ben Doktorit eshte nje sajese e felliqur; qe ta themi, jo se e ka sajuar vete; por qe e kane urdheruar ta beje. Gjithsesi, fajtor mbetet njesoj.

    Reply
  • demo says:
    October 27, 2025 at 8:51 pm

    Altin Dumani Fuqine nuk e ka as tek zeri,as tek fjalimet,as tek arroganca,as tek paturpesia.E ka tek Profesionalizmi dhe Edukata e Larte,.Te jesh Llazore rrugesh,te vjedhesh,te vrasesh,te mbushesh Serbine me nafte te zeze,e te mos te nxihet ftyra se Bisha e Lugut Zi e ka surratin me zi se fuci e Naftes.Vrau 22 femije ne Gerdec,as u zverdh as u nxi,se Sali bishen ta fusesh ne minjere te Selenices nuk i njihet surrati se e ka me te zi se sera. Ketu qendron supermacia e Sali Berishes,se eshte me ZARBE,se cdo Llazore,Bunder dhe Xhadore rrugesh.

    Reply
    • tom says:
      October 28, 2025 at 8:46 am

      s eshte pune doktori, po me ate ze kurve qe ka dumani, e zhburreron si mashkull

      Reply
  • Dudumi says:
    October 27, 2025 at 8:53 pm

    Doktorri ka ze kumbues se eshte harbut. Kumbues e kishte zerin edhe Hitleri. Kriminelet s’kane cipe ne faqe, te sfidojne. Saliun nuk e zgerlaqi ligji dhe as Dash me ndalimin per te hyre ne Shba si person I ndyre me korrupsion madhor. As I skuqet faqja doktorrit per keto. Ate e zgerlaqi elektorati, por edhe Edi. Sesi ia arriti nuk me intereson. Ne djall te veje Edi dhe kurre Mos ia pafte hajrin pasurise nqs ka shperdoruar arken e shtetit dhe kursimet e popullit. Ama doktorrin e coi per lesh bubi. E zgerlaqi doktorrin, qe lehte nga dritarja ne gare me Reksin, qenin e shtepise. Dumani e di shume mire se Doktorri eshte hakmarres dhe ka shume para e resurse per te bere keq. Ka grupe sulmi qe I komandon si njesite guerrile. Njeri qe shuan fise dhe djeg kulla. Eshte force malinje qe s’ka kure ta sheroje, vec metodes qe sugjeroi plaku tolerant Namik Hoti.

    Reply
  • demo says:
    October 27, 2025 at 8:56 pm

    se desh harrova:Vrau kunatin bazhanakun NE GERDEC(cfare mutin e kishte) dhe e beri hasha.NUK E NJIHTE.
    Epo s`do mend qe kjo lloj kafshe ka Supremaci karshilleku ndaj NJERIUT.

    Reply
  • Asd per Skypion says:
    October 28, 2025 at 10:09 am

    “Arsyetimi” juaj mund te kualifikohet si ai i llojit “keshtu me do bytha”. Une kam ne mendje qe cilido zyrtar apo politikan duhet te jete i perulur perpara detyres. Nese pershkrimi juaj eshte i sakte, Dumani me duket koherent. Me ata te tjeret qe “u kumbon zeri” nuk kemi pare te mire pervec korrupsionit dhe arrogances. Kemi dhjetra vjet qe i degjojme por nuk kane kryer detyren e tyre. E vertete eshte qe kane pasuruar dhe punesuar vetem familjet e tyre; “Pas meje, hataja” thoshte ze-kumbuesi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?