Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Është vështirë e përfytyrueshme, por, në të njëjtën kohë, e vërtetë. Të gjitha vrasjet dhe ngjarjet e rënda, që kanë pasur si shkak një kahje politike, kanë ndodhur duke qenë e pranishme ajo pjesë e saj që ka lidhje me opozitën e tanishme.
Ndoshta fillesa e saj ishte e tillë që nga ajo e ndodhur në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, menjëherë pas vendosjes së pluralizmit, ngjarja e Fushë Arrësit, ku banda të lidhur me politikën, disa të ardhur nga zonat afër qytetit të vogël, dogjën magazinat, dhe së bashku me to edhe shumë njerëz; shkatërrimi sistematik i gjithë pasurisë së shtetit shqiptar në 40 vite, me uzina, fabrika, kombinate, vreshta, plantacione, miniera; teoria e Çekut të Bardhë dhe e fillesës nga zero; kompozicioni drejtues ,“ ne qeverisim, bota na ndihmon”, vrasjet e 2 prillit 1991, ku nga vetë selia e tyre u akuzua si organizator një ndër njerëzit e saj më të besuar, Azem Hajdari; ndodhitë në dërmimin e protestës së të majtës në vitin 1996, gjendja e jashtëzakonshme e vitit 1997 dhe dërgimi i forcave të mobilizuara të metingashëve të Veriut për të dërmuar banorët e jugut të Shqipërisë, shpejtësia me të cilën desh të hidhej në erë ura e Mifolit, vrasjet e ndodhura në qytete të ndryshme, satistikat e dhimbshme dëshmojnë mbi 3.800 të vrarë, rrahja e gazetarëve dhe djegia e selive të tyre, grushti i shtetit i shtatorit 1998, nxjerrja në pritë e Hajdarit, marshimi i falangistëve mbi godinat qeveritare, masakra e Gërdecit për hir të një pjese të familjes kryeministrore, vrasjet e 21 janarit….për vetë pushtetin kryeministror, vrasja e një militanti të së majtës në zgjedhjet politike të vitit 2021, krijimi i grupeve naziskine për mbrojtjen e votës, dhe tani, vrasja e një oficeri të policisë, pikërisht nga njëri nga naziskinët e opozitës, i cili, për më tepër, merret në mbrojtje nga deputeti i zonës.
Përse ndodhi kështu?
Asnjë nga ngjarjet e mësipërme nuk është zbardhur deri në fund, të gjitha kanë mbetur anonime. Megjithëse gjithëherë janë ditur fajtorët, përsëri nuk ka pasur të dënuar, e, për shumë prej tyre, as të hetuar.
Askush nuk është hetuar deri tani përse u hodhën në erë gjithë pasurië e krijuara, e së bashku me to edhe ato të forcave të armatosura, një pasuri që kishte vlerë miliarda dollarësh. Nuk ishte një vlerë e krijuar nga nomenklautura e lartë komuniste, por nga njerëzit e zakonshëm, që i ishin përkushtuar vendit të tyre.
Njëjtë si me hidrocentralet që, kur nuk u hodhën në erë ose nuk u shkulën nga rrënjët, aty ku mundën, u shitën. Njëjtë si me minierat , që pasi u mbyllën, ato që mbetën, shkuan në duart e oligarkëve. Njëjtë si me fushat e naftës, që, nga pasuri e të gjithëve, u bënë para gjaku për një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin.
Pa u bërë një vit nga ngjarjet e 2 prillit 1991, në pushtet erdhën pikërisht frymëzuesit, organizatorët e ndoshta aktorët e vrasjeve të 2 prillit. Asgjë nuk u zgjidh, asgjë nuk u zbulua. U dënuan disa të pafajshëm, vetëm për të qetësuar njerëzit dhe për të fshehur fajtorët e vërtetë.
Pushteti i PD-së bëri heronj ata që kishin djegur dhe nuk zbuloi ata që kishin vrarë. Nëse do të kishte ndodhur ndryshe, atëherë do të dihej adresa e tyre, ashtu si edhe frymëzimi i tyre. Raporti i mbajtur nga deputeti i PD-së, Emin Musliu akuzonte drejt për së drejti njerëzit që, përmes armëve të prodhuara në mënyrë artizanale në uzinën e dikurshme mekanike “ Drini”, kishin bërë vrasjen e Arben Brocit. Kush e vrau atë? Askush nuk e di, edhe ata që e dinin, tani mund të mos jenë më në jetë, ose të larguar që nga viti 1992 jashtë Shqipërisë. Ndonjëri prej tyre ende nuk ka riardhur në Shqipëri.
Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri kanë pasur gjithnjë autorë, por gjithnjë të mbetur në heshtje, enigmë e ditur, por e pa thënë, ku nuk kanë mundur të futen as prokuroria, as hetuesit, as gjykatat, që të gjitha të lidhura me pushtetin, përfitues nga pushteti dhe të korruptuar si ai.
Përse e djathta është vazhdimisht pjesë e këtyre ngjarjeve dhe shpesh herë autore e saj?
Gërdeci është njëra prej tyre. Shpërthimi nxori në dritë fatalitetin e pushtetit të lidhur me krimin dhe kryqëzoi pushtetin kryeministror. Ai dëshmoi se afër Tiranë,s një fshat ishte kthyer në geto, ku punonin edhe fëmijët duke luajtur me vdekjen. Sikur asgjë tjetër të mos kishte ndodhur, sikur as një shërthim të mos kishte pasur, vetë fakti i shfrytëzimit të fëmijve për një kafshatë bukë, çka ngjante vetëm në romanet e Dikensit, kërkonte ndëshkim meritor, pavarësisht se kush fshihej pas tyre, djali i kryeministrit apo vajza e një zëdhënësit të tij meskin. Krimi kishte emër, por emrin nuk guxoi ta përmendë askush.
Ndodhi 21 janari. Tani dihen të gjitha çfarë ndodhën. Shteti i doli zot krimit, dekoroi she shpërbleu vrasësit, kurse drejtësia, edhe pas rënies nga pushteti të Berishës, u bë palë me krimin. Heshtja është shenjë e pranimit të disfatës, aq më tepër në një rast të tillë. Çfarë ndodhi brenda selisë kryeministrore në 21 janar? Kush dha urdhër?
Në shkrimin e tij redaksional të ditës së djeshme, analisti i njohur Mero Baze, duke trajtuar vrasjen e një polici në detyrë, nga një pjesëtar i Mbrojtjes së Votës dhe deklarimet e deputetit opozitar Baçi në mbrojtje të tij, shënon se , “ Ky në të vërtetë është stili i Berishës, i cili kurrë nuk implikohet direkt në urdhërim vrasjesh apo dhunimesh, por u del zot kriminelëve që e bëjnë këtë më pas”.
Zoti Baze është nga njohësit më të mirë të Berishës. Për shumë vite ai ka qenë alter ego i tij dhe kishte një kohë kur nuk dihej se kush qeveriste, ai apo zoti Berisha. Ai e njeh mendësinë e tij, botën shpirtërore, mënyrën e qeverisjes. Por a implikohet direkt Berisha në urdhër dhënie vrasjesh apo dhunimesh?
Ekziston një inçizim nga metingu në Tropojë, që hapi siparin e një shumësi vrasjesh të djemve të kësaj zone. Në këtë inçizim zanor dëgjohet kreu i Rithemelimit, duke thënë për një nga vllezërit Haklaj se ,“ e dua gjallë ose vdekur”. Ndoshta për dikë nuk është implikim direkt, por çfarë mund të jetë?
Beson kush se gardistët kanë qëlluar vetëm me udhër të Ndrea Prendit, që ishte sy nxirë në atë moment, për të qëlluar drejt trupave njerëzorë? E vështirë të besohet? Mund të mendojë kush se këtë urdhër e ka dhënë Lulzim Basha? Lulzim Basha ka zot vetëm paratë e asgjë tjetër, asnjë trimëri, asnjë forcë, vetëm nëse është puna për të dekonspiruar apo sajuar , si në rastin e Shtëpisë së Verdhë! Mund të mendohet se vrasjet janë bërë pa një urdhër mbi shefin e gardistëve? Vështirë të besohet!
Po ashtu, vështirë të mendohet se lëvizja grusht shteti e shtatorit 1998 është bërë pa urdhër, ose zaptimi i RTSH është vetëm nga Spahiu i legalistëve! Mendon kush se Remzi Hoxha u zhduk se ashtu deshti Sefgjini? E vështirë të mendohet!
Ajo që ndodhi në qytetin e Elbasanit në 2021, edhe ajo që ndodhi para ak ditëve në një fshat të Fierit kanë për autorë dy njerëz, që, edhe pse mund të mos njihen me njëri tjetrin, kanë një farkues të përbashkët : Gazmend Bardhin. Njeriun që i ideoi këto grupe, të mbrojtjes së votës, si grupe desante, që, përmes armës kërkonin të ishin pjesë e pushtetit. Berisha vërtet i mbron këto njerëz pas krimit, por kush i dërgon drejt krimit?
Kush u jep forcë atyre dhe u premton mos ndëshkimin? Se njerëz që janë të gatshëm të nxjerin armën, qoftë mes qytetit të Elbasanit, qoftë në një cep rruge të humbur, kanë një burim, një shtysë drejt krimit, që nuk është thjeshtë i ideuar nga një njeri i vetëm, por nga një sistem anti vlerash, që duhet të marrë fund.
Para se të jetë një bankën e të akuzuarit apo në burg njeriu që qëlloi në Elbasan, edhe ai ish punonjës i forcave të rendit në kohën e Berishës, apo i riu në Fier, nga një famlje e lidhur me vrasjet, metingash i opozitës, duhet të jetë njeriu që ideoi këtë strukturë, e pajisi me mjete, e joshi përmes pushtetit të së ardhmes, e mbrojti pasi kreu krimin dhe u bë palë me krimin.
Sepse një kriminel mund të dënohet, por, nëse nuk ndërpritet forca që marrin , joshja që u jepet, shtytja që kanë pas vetes, krimi mund të përsëritet.
E ngritur në sistem, dhuna është tipar i lëvizjes politike opozitare që në krye të herës.
Vitet nuk e larguan nga sistemi i ngritur, megjithëse forca nuk është e njëjtë.
Që të mos përsëriten gjërat duhet shembur sistemi. E mbani mend, dikur filloi me falangat në emër të Azem Hajdarit, veshur në të zeza, që u shnderruan pastaj në falangat e mbrojtjes së votës, që hedhin molotovë sot mbi një seli shtetërore, që nuk është shtëpia e askujt, që pasi vrasin, mbrojnë krimin, dhe që nesër, nëse do të jenë ndonjëherë në pushtet, do e amnistojnë atë.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Sali KRYEKRIMINELI , KRYE TERRORIST , KRYE KUSARI , KRYE BANDITI , KRYE GRABITQARI dhe KRYE FUNDËRRINA duhet të DĒNOHET edhe pēr GENOCID , kundër SHQIPTARËVE , dhe duhet të VARET tek SHESHI SKËNDËRBEJ , por kjo NUK do të thotë që ti Bedri Islami ti bësh ‘AVOKATIN MBROJTËS’ Lali Erit HAJDUT , dhe KORRUPSIONIT që ka KAPLLUAR QEVERINË !!!!! !!!!!! R E F L E K T O Bedri dhe bëhu me POPULLIN SHQIPTAR , kundër HAJDUTËVE , sepse NUK mund të ketë HAJDUT të mirë dhe HAJDUT të KEQ !!!!! HAJDUTI dhe GRABITQARI duhet NEVERITUR dhe kur të flitet për HAJDUTËT me KOLLARE që bëjnë KORRUPSION në kurriz të POPULLIT SHQIPTAR , duhet të shkruhet me MLLEF dhe URREJTJE , sepse po RRËNOJNË NJË SHQIPËRI të tërë dhe po SHKATËRROJNĒ të ARDHMEN e FĒMIJË VE SHQIPTARË , O Bedri Islami !!
PERSE BEN NJE PYETJE TE TILLE DHE KE BERE NJE SHKRIM KAQE TE GJAT PER NJE GJE QE E KA DEKLARUAR VETE.
E kush i urdheroi dy avjon Mige te vrasin Jugun e Shqiperise.
Po nuk e keni degjuar ju Berishen qe thoshte kam vrer pak me 21 Janar duhet te vrisnje me shum. Pore s`me erdhi Edi Rama se do e kish vrare edhe ate. E sa e sa te tjera ! Me duket qe kjo pyetje ne kete Shkrim nuk ka vende per nje gje qe e dine edhe BUFI !
SALI QELBESIRA TANI EKA MAR RRUGEN. O NE SHARR O NE BURG PO PERFUNDOJ NE BURG KA PER TE DAL ME ARKIVOL
Z.Islami,mirë keni folur për Berishën që është kryemafioz,po Basha nuk ka për zot paranë!
BASHA PUNON PËR POPULLIN DHE PËR ATDHEUN!
NË VITIN 2025,VOTONI LULZIM BASHËN!
Nuk ka nevoj të hetohet ka dorë direkt -indirekt (a është Sali a Salih emëri origjinal) Berisha mjafon oratoria e tij politike për tu manipulua njerëzit por kush janë ata që ende i besojnë një oratori demagog dhe si shifet nuk janë pakë simbas statis. aktuale mbi 30% e qytetarëve dhe kjo është shifër brengosëse kur 1/3 e qytetarëve ende vijën politike të Berishës dhe grupit të tij të ngushtë ku interesat personale dhe familjare kan dominua mbi ato qytetare dhe nacinale unë sa kam rastisë janë emigrantët ata që verbërishtë mbështesin këtë grupim politik dhe ndoshta ndikojnë direkt edhe tek familjarët e tyre në Shqipëri
Rrofte Luli,, si thoni ju; “Basha nuk ka per zot parane”?! Po te ashtuquajturen “rruga e kombit’ kush e katandisi ne rruge korbi o debil me nja 200 milion euro te vjedhura? Per mos te thene qe kur erdhi nga Kosova me Argiten me rekomandim te Fazllos, u be krahu i djathte i Salihit ne te gjitha aferat korruptive qe kulmoi me 21 janarin. He na rrofsh trapin me ate Lulin tend!
Arben Broci u vra sepse ishte nje demokrat i pazevendesueshem dhe i pakrahasueshem me skedhokratet vrases,rrugace,injorante!
U thir, u afrua dhe u qellua nga PD-istet!Arbeni e minute vrasesin ja dinte emrin dhe i tha:
Perse o …. I GjATe e bere kete!
Turpi eshte I Shkodres dhe I PD-se!
Dicka nuk shkon! Berisha por edhe Likja po zvariten ceshtjet! Kush pengon,kush mbron? A eshte Saliu spiun i shumefishte? Dicka ka ngecur ne Shqiperi me Saliun e Liken me PD dhe PL! Ndihmona Amerika!
Ky është Sali Berisha dhe PD për shqiptarët mbrenda por cili ishte Sali Berisha për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë të cilët kishin rënë nën pushtim klasik dhe si liderët e partive politike si I.Rugova M.Krasniqi H.Islami V.Surroi në Prishtinë dhe N.Halili N.Halimi A.Xhaferi në Shkup shprehnin mbështetje të madhe për S.Berishën në kohën kur Millosheviq forconte ushtrinë dhe parashtarët në Kosovë kurse Berisha tërhiqte ushtrinë nga vijat kufitare dhe reduktonte drastik ushtërinë
Per te ardhur keq por ju kujtoj,Sali Berisha me te madhe ka deklaru se e hodhi ne gjyq ne Paris , Anthoni Blinken,e mbronte avokati francez kryetar i avokateve, po keshtu ndoqi me avoketer te famshem ne Angli.I biri hapi gjyq ne Amerike ne gjithe shkallet e gjyqesorit me avoketer te shtrenjte.Shtypi i pjerdhur shqiptar as ka guxu te investigoje sa kane kushtuar avoketerit.
Ka kohe qe them pasi lexoj artikujt e Bedriut…Ah i shkreti Islam….sepse i bie llamarinave te Salihit nuk shkon te godase ne shenje Sali Berishen e Amerikes alias Elez Biberaj qe eshte argumenti nr-1 qe Salihi jo vetem eshte jashte burgut por gjasme po sfidon Ameriken e Bidenit ku kjo e fundit ka 3 dekada qe i shkel syrin nga mbrapa..Te flasim konkretisht…Syri-Dajaku-Koburja e Salih Berishes ,e kam fjalen per truprojen e tij Izet Haxhia qe e thote troc… se pas fitores se thelle te se majtes ne 31 mars 1991 erdhi ne seline e PD Elez Biberaj ne 1 prill 1991 dhe urdheroi qe PD…te mos njohe keto votime dhe ti shkaterroje dhe per kete aresye nisi Azemin ne Shkoder me ca xhupezinj te tij…ose tjetra qe famekeqi Rajerson ne 20 vjetorin e 2 prillit 1991 ne nje fare menyre pranoi se “se po te mos organizohej ( lexo organizonim 2 prillin 1991 nuk binte komunizmi..
.
.Kam dhe nje rroman me fakte te argumentoj se ka rdhur koha qe shteti amerikan te marre pergjegjsine e tij per fajet qe u kryen ne vitet 1991-1992 nga zyrtaret e saj Willjamret deh Elezet qe fuqizuan banden e Tropojes me ne krye dyshen kriminale Sali & Azem..sepse o Bedri me keto super krime te Berishes qe ke “qendisur” me te drejte ke te drejte te zgjedhesh…Ose Salihi ja ka bo “tete me dy” Amerikes qe nuk e pjerdh kete te fundit per Non Grata Gallaten…Ose Amerika nuk eshte vend demokratik ne lidhjet me praktikat qe ka ndjekur ne Shqiperi duke “vrare” komunizmin qe ne vitet e 1991-1992 quhej i vdekur…ose me vetdije nuk po e nxjerr Berishen jashte loje se i duhet akoma si Dikatatori antikomunit i Kilit, Pinoceti apo si Junta antikomuniste e Greqise me Neo fashistin Jorgo Papadhopuli qe sipas dokmenteve punonin me sherbimet inteligjente amerikane…Boll Bedri me keto artikuj lesi se u bere llogaritar i krimeve te Usali Biberishes dhe na i shpife !
Bedri islami + Çim peka + armand shkullaku TALEBAN + andi bushati SHPIRT ZI + Lorenc Vangjeli BYTHĒLËPIRËS + na ishte njè Arjan vasjari FODULL dhe MUT NGRËNËS Profesionist + adriana kalaja Zuska e ZeZë e Sali KRRIMIT = BABALE-kraci , SHKËRDHATO-kraci , SERVILIZĒM , BYTH-LËPIRJE !!!
A nuk ka turp me te madh per shtetin shqiptar kur kryebanditi i foltores Sali lush turikali i bente karshillek policise para 2 ditesh duke shkulur pengesat dhe nxiste naziskinet e mamurrasit me molotov ne dore ti turreshin bashkise nen kakarisjet e gruas me te urryer te planetit Adriana nockederres. Ky bandit qe e ka ne balle te shkruar cfare monstre eshte terrorizoi Tiranen me diagac per 3 dite dhe hyri ne kryeministri me kallac ne dore duke lene tek dera arkivolin e Azem Hajdarit. Dhe deri tani si ka hyre asnje ferre ne kembe. Sa te jete ky krokodil me floket si xhahil tek foltorja as mos ta mendoje pushtetin ndonjehere pdja se populli i Tiranes dhe gjithe Shqiperise ja ka prere bileten per 2025 kur foltorja e vicidolit dhe e spiunit Agush 50 lekesh do shkojne me keq se ne 14 maj drejt fundit apokaliptik. Duroni o mjerane se po vjen 2025, do ju a nxjerrim per hunde molotovin mbi bashki me vote popullore mbare kombetare. Do ju duket lule 14 maji 2023.Pastaj dilni ulerini ne shesh poshte kembeve te Adriana nockederres se na i vodhen votat.
Bravo o Bedri, artikull exelent si gjithmone.
Fakti, që Brsiha nuk është dënuar për krimet direkte e indirekte dëshmon, se politika është bërë bashkë ,që të mos goditet. bashkë e ka bërë agjentura e huaj dhe, kjo është më e rrezikëshme. Dihet, se Berisha është agjenturë e herëshme e Beogradit. Dihet gjithashtu se Berisha e ka sabotuar hapur (me dëshmi Klinton) pavarësinë e Kosovës. dihet se problemin me Bejlerin e krijoi Sali Beisha me Ilir Metën. Çfar pret akoma drejtësia shqiptare? Vendos drejtësia shqiptare apo agjenturat e huaja?!
Krimet e bandave “shqiptare” te Berishes&Co i dine edhe sorrat ne mal, o Bedri!… Po, per çfare pluralizmi flet ti, kur ai “pluralizem” dogji e shkaterroi pasurine e shqiptareve te krijuar me dekada te tera, me mund e me djerse çurg, dhe, vijne Biber amerikani e Rugov-UDBA me berishte dhe e bejne Shqiperine lemsh, e talanxhitin sipas qejfit te tyre “shqiptar”, “patriotik e kombetar”, te Prishtines se prishte krye e kembe jugonostalgjike e antishqiptare dhe klyshet e jogonostalgjikeve dhe antishqiptaret me te medhenj i mbani dhe ushqeni ne Tirane (E shihni ku i çuan burrat e UÇK-se apo nuk doni ta shihni?!), sepse, ua kane mbushur mendjen se jane patriota dhe shqiptare me te medhenj se shqiptaret qe mbajten ne kembe te forta Shqiperine e Xhaxhit Enver deri ne vitet e ’90-ta… Po, per çka e çfare po shohim e po lexojme ne mediat tona shqiptare, eshte e turpshme t’u qitet para edhe kafsheve, e lere me njerezve e shqiptareve, se, mos i ra kujt “fytyra” cop deri me sot, per te zezat qe ia bene popullit shqiptar?!!!…
DRENICA E KUQE
Berisha implikohet ne shkaterrimin e EKONOMISE e VARFERIMIN e Shqiperise nga 2013 e ketej.
Berisha implikohet direkt ne SHPOPULLIMIN e kesaj Shqiperie keto 10 vjet sic nuk ka arritur asnje pushtues ta beje.
Prandaj sot me shume se kurre te leshojme kushtrimin – Nje ore e me pare ne Pushtet EDI Rama qe te na shpetoje neve e Shqiperine nga keto mynxyra qe po heqim
Egoja e Berishes s’ka kufij. Ego e shfrenuar, kriminale. Cuditem sesi Izeti e akuzon dhe akoma Doktorri s’è ka eliminuar. Kujtohuni sesi i eliminua Kosta Trebicka. Mbeten gohehapur dhe amerikanet, por duhej ta mbulonin ceshtjen qe te mos hapeshin petet e byrekut. Ka njerez qe mjaftohen me futjen e Berishes 5 dite ne burg. Me kaq ata e quajne mision te mbaruar. Per mua kjo do ishte falje e gjithe kesaj maskarade. C’è doni Berishen ne burg? Do qelbi burgjet, qe sidoqofte jane institute riedukimi. Ky dhe familja e tij duhen zhveshur nga pasuria. Do kthyer tek valixhja e drurit. Ky s’ka vrare me duart e tij, por shtrydhni ekzekutoret . Ne polici Ka pasur nja 3-4 qe i gradoi deri ne maje. Dhe te mos presim nga amerikanet. Ata s’do pranonojne kurre qe sollen ne pushtet me duart e tyre nje kriminel .
Eshte ne genin komunist qe vrasjet e veta gjithmone kane tentuar t’ja faturoje te tjereve.
Po ben nje pyetje ky B. Islami – Kush e vrau Arben Brocin? Kur sigurisht e di mire se me 2 prill Policia e PPSH ishte brenda Komitetit Partise Punes e nga brenda saj qelloi e vrau 4 vete – Brocin me 3 te tjere. (Se ajo PPSH nuk ishte mesuar me protesta kunder saj per 47 vjet.)
Shkodranet kete e pane mire dhe e kthyen ne germadhe ate seli PPSH qe ishte fatkeqsia e tyre nga 1944 duke e bere ate qytet me te ndeshkuarin nga Komunizmi ne tere Europen Lindore.
ne 1998 Partia Punes me emrin Socialiste vrau deputetin Azem Hajdari.
Ne fillim tentoi me atentat kunder tij e djalit tij duke ardhur nga Shkodra, me atentat e plagosje brenda salles Parlamentit nga deputet i armatosur Socialist,
Per ta arritur me vrasje para selise PD nga Oficere Policise Shtetit ardhur me Makina Policie Shteti nga Bajram Curri e kthyer atje pas vrasjes.
Fatmir Haklaj, Halil Haklaj, Jaho Mulosmani-Salihi (nje bari me arsim fillor) ishin emeruar Shefa Policie ne Tropoje me arsyen e vetme se do vrisnin Azem Hajdarin.
Sali Berisha tha ate mbremje 21 shtatori emra e mbiemra te vrasesve por Policia Socialiste e Shtetit nuk ndaloi asnje prej tyre (ndonese formalisht kishte vene nje shperblim per informacionin per vrasesit)
Vrasesit-Shefa Policie te Azemit kthehen ne Tropoje me Makinat e Policise e vazhdojne detyrat brenda Komisariatit deri kur hasmerite me fise tjera i kositen te gjithe.
Atehere Policia e pushtetit te Partise Socialiste pranon se vrasejen e Azem Hajdarit e kane bere Oficeret e saj, kur ata ishit vrare e i fundit i mbetur gjalle (Jaho Salihi) ndihej i sigurte per jeten vetem brenda burgut nga krimet qe kishte kryer.
Pushteti i Partise Socialiste pra vrau deputetin e PD. Per te besuar ate qe tenton PS – qe vrasjen e Azemit e beri Berisha, duhet gjetur budallenj qe te besojne qe Policine e qeverisjes Socialiste e urdheronte Saliu dhe pushteti Socialist i mbrojti vrasesit pas vrasjes Azemit…se krimin e kishin kryer me urdher te Saliut (!)
Z. Islami, i paske dhene atribute shume te ekzagjeruara Mero Bazes! Ai vertet ishte nje gazetar komplet i njeanshem ne ate kohe, ne sherbim te pushtetit te Sali Pykes siç eshte sot po ne ate rol por per pushtetin e Edi Rames, siç je dhe zotrote nje gazetar komplet i njeanshem, ne sherbim te kryeministrit te radhes te PS-së!
Lexon artikullin dhe disa komente,per kuriozitet! Eshte mentaliteti skllavopronar i Kombit tone kudo qe jeton! Degjoni dhe shikoni mediat e paguara! Fajin e ka vetëm Rama, Berisha kurre s’ka vjedhur kurre s’ka tradhetuar kombin.kurre s’ka vrare! Seriozisht e keni! Fajin pse Kosova po penalizohet na i paska vetem Serbija, Europa Amerika! Vertet e keni! Dogmatiku Kurti! nacionalist si Saliu! Saliu mbron Albinin dhe Albini Saliun! S’ka faj Saliu qe beri Gerdecin , Janarin,vellavrasjen e 97?! Prapambetja kulturore po e shpie Kombin ne nje degradim europian! Amerika te krijoi dhe ne duhet ta degjojme ndryshe…! Kurti nuk e kupton qe eshte nje Republike bananesh! Albini dhe Saliu i ngjajne femijeve adoloshent kokeforte,Islamike!
Bedriu nuk e ka per gje te mbroje ate qe i vrane baben, apo e vetvrane ne vendin e punes.
Njeanshmeri extreme.
Ti Remo mos fol pa ditur gjë!
Shkëlqesia e Tij,Z.Lulzim Basha e ndërtoi Rrugën e Kombit dhe e bëri pa pagesë.
Po Edvin Shejtani ndërtoi një tra ku do paguhej 5 Euro për kalimin e mjeteve!
Prandaj Basha po lufton për të fituar zgjedhjet,sepse një nga arsyet më kryesore është heqja e këtij trau!!
PRANDAJ BASHA NUK KA PËR ZOT PARANË!!!!