Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Sjelljet dhe veprimet e çuditshme kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë për aq kohë sa jeton njerëzimi. Budallenjtë çuditen nga sjelljet dhe veprimet normale, ndërsa njerëzit normalë stepen, zemërohen, çuditen dhe shqetësohen nga veprimet jonormale, e sidomos të padenja e të paligjshme.
Çështja Beleri si letër lakmusi
Në pamje të parë duket e habitshme se si mundet që krejt establishmenti politik i një shteti si Greqia të investohet në një çështje penale të shtetit fqinj, të Shqipërisë. Shkelja e të drejtave të njeriut apo të minoriteteve është vetëm fasada, domethënë preteksti ndërsa e vërteta fshihet diku në sirtarët e politikës greke ku ruhen dosje dhe platforma politiko-shoviniste thuajse dyqind vjeçare.
Çuditë i shton akoma më tepër fakti që qeveria shqiptare i jep leje takimi të akuzuarit për blerje votash Fredi Beleri për cilindo politikan grek, ministër apo kryetar bashkie që beson se mund të fitojë dhjetë vota më shumë me avokatinë helene kundrejt një njeriu të dënuar dikur si ordiner në Greqi dhe Shqipëri. Që këmbënguljet politike greke për çështjen Beleri s’bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë bindjet e shqiptarëve se “grekët e rinj” janë njësoj si ata të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kjo s’vihet në dyshim.
Nga ana tjetër, politikanët e diskredituar shqiptarë, si Sali Berisha, Genc Pollo etj.etj. janë kaq udhëhumbur dhe të dëshpëruar saqë besojnë se mund t’iu shtohen nja dhjetë vota duke bërë avokatinë boshe të Belerit, ndërsa s’janë të zotët të mbrojnë moralisht apo penalisht veten e tyre nga e shkuara vetëdiskredituese dhe inkriminuese. Kaq të dalldisur janë saqë, ndërsa shteti gjerman i thotë atij grek se nuk mund dhe nuk duhet të bllokojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së për shkak të një çështjeje penale në Shqipëri, ata ngazëllehen kur qeveritarët grekë kërcënojnë me veto, madje pohojnë se “Fredi Beleri është një i burgosur politik” (Genc Pollo) dhe çuditen pse s’e ngrenë zërin SHBA, KE apo OSBE. Genc Pollo e konsideron pozitive ndërhyrjen greke në Bruksel lidhur me këtë çështje. Kaq të dhënë duan të shfaqen pas të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike saqë harrojnë se dikur kanë burgosur dhjetëra gazetarë e opozitarë, pa kursyer as ish-kryetarin e opozitës, kanë vrarë protestues paqësorë dhe nuk kanë ndjerë asnjë brejtje ndërgjegjeje, as janë penduar.
Këta farë burrash, grekë dhe shqiptarë, duan të na bindin se ndërhyrja imagjinare e qeverisë shqiptare në një proces gjyqësor qenka shkelje e të drejtave të njeriut dhe pavarësisë së gjyqësorit, por ndërhyrja e tyre konkrete, e shoqëruar me trysni politike, nuk qenka ndërhyrje në sistemin gjyqësor.
Peshore të prishura të drejtësisë
Prokurorët e SPAK-ut kërkuan para pak javësh që ish-sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila akuzohej për korrupsion, marrje ryshfeti të rreth tri mijë eurove, të dënohet me katër vjet burgim. Nga ana tjetër, prokurorët e këtij institucioni kërkuan pak kohë më parë që personat e akuzuar për tjetërsime pronash në vlera mbi trembëdhjetë milion euro në bashkinë e Lezhës të dënoheshin me nga tre deri katër vjet burgim.
Termi “tjetërsim” që përdoret për pasuritë e paluajtshme është i njëjtë me termin “përvetësim, vjedhje” që përdoret për pasuritë e luajtshme. Me sa duket, për logjikën dhe dinjitetin e SPAK-ut, tre mijë euro janë të barabarta me trembëdhjetë milion euro. Është kjo mendësi dhe kjo praktikë që ka bërë të mundur që, nga Saranda në Shkodër, qindra njerëz, kryesisht zyrtarë të shtetit, janë përfshirë në skema veprimtarie kriminale duke tjetërsuar mijëra hektarë pasuri shtetërore e private dhe thuajse as njëzet prej tyre nuk ndodhen në burgje. Për disa prej tyre është pushuar ndjekja penale në mënyrë mjaft të dyshimtë, disa janë dënuar dhe i fshihen vuajtjes së dënimit pasi shteti shqiptar “nuk mund” t’i gjejë, ndërsa disa të tjerëve u janë dhënë dënime aq të lehta saqë iu ka mjaftuar qëndrimi në “arrest shtëpie” gjatë hetimeve paraprake. Njësimi i arrestit shtëpiak me arrestin në burg është një nga marrëzitë dhe padrejtësitë e legjislacionit dhe në veçanti të praktikës penale në Shqipëri. Cili horr nuk do të rrezikonte qëndrimin në arrest shtëpie, pranë gruas apo dashnores, për të përfituar paligjshmërisht disa miliona euro?!
Ndërkohë, qindra pronarë të ligjshëm enden nëpër gjykata dhe institucionet shtetërore me dekada për të mundësuar kthimin e pronave të tyre dhe nuk e dinë nëse do ia arrijnë apo jo. Lind pyetja: I kujt është shteti shqiptar, duke përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, është i popullit apo i një grushti horrash?!
Koncesione të çuditshme
Midis dhjetëra koncesioneve të dhëna nga qeveria shqiptare, ai i sterilizimit të pajisjeve mjekësore “ndrit” për nga panevoja e dhënies dhe procedurat e ndjekura. Siç mësohet nga procesi gjyqësor që vazhdon, rezulton se, përveç të tjerave, shteti shqiptar ka negociuar dhe ndryshuar kushtet e paraqitura në ofertë, megjithëse konsideroheshin ligjërisht të panegociueshme. Gjithashtu, shteti i ka bërë shumë lëshime koncesionarit “Servizi Italia s.p.a.” duke i dhënë mjedise dhe sisteme pajisjesh shtetërore të papërdorura (nënkupto pronën e përbashkët të shqiptarëve) falas për përdorim, i ka siguruar energjinë elektrike, ujin, avullin, impiante me shpenzimet shtetërore (?!).
Pra, një qeveri “e majtë” në filozofinë e së cilës sundon ” njerëzilliku “, i bën favore prej dhjetëra mijëra eurosh të pasurit në kurriz të popullit të thjeshtë. Dashuria e madhe e kësaj qeverie për oligarkinë të lë pa mend. Jo vetëm kaq, por të ngjall edhe shumë dyshime, të cilat nuk mund t’i davarisin fjalimet e bukura stilistike. Le të presim si do përfundojë procesi penal në vazhdim.
Hi syve popullit shqiptar
Ish-Ministri i Jashtëm Luan Starova mori përsipër të bëjë avokatin e Sali Berishës. Ai pohoi se “Shpallja non-grata është një gabim që është bërë dhe një shtet i madh nuk i pranon gabimet. Berisha, në asnjë mënyrë nuk është i korruptuar, nuk është njeri që është përpjekur të vrasë kundërshtarët. Janë absurditete që s’duhet t’i besojë kush”. Mos u çudit po deshe kur dëgjon këtë lajmsjellës.
Janë një takëm lakenjsh të djeshëm e të sotëm që kërkojnë t’i hedhin hi syve shqiptarit të zakonshëm. Po të mos kishte me bollëk kësi starovash e kotrovash, as Sali Berisha dhe askush tjetër, para apo pas tij, nuk do të kishin mundur të shinin në lëmë kaq gjatë. Me pohime të tilla, njerëz që s’kanë respekt as për veten e tyre iu thonë shqiptarëve se gjithçka ata kanë parë e përjetuar tash 33 vjet kanë qenë iluzione dhe vetëmashtrime.
Kalimet e pasurive shtetërore (pronë e përbashkët e gjithë shqiptarëve) në pak duar dhe me çmime qesharake, tenderat korruptive, fshehja e tyre dhe presioni mbi gjykatën për të mbyllur afera mbi dyqind milion euro (siç ishte ajo e Rrugës Milot-Kukës), mbrojtja e bashkëpunëtorëve në qeverisje të kapur me zë e figurë duke planifikuar rrëmbimin e parave shtetërore si në rastin e Ilir Metës, për këta borizanë të së keqes nuk kanë lidhje me korrupsionin.
Ndërsa lidhur me vrasjet e kundërshtarëve politikë, Starova do të kishte bërë mirë të konsultohej me Berishën përpara pohimit të dokrrave të tilla, pasi Sali Berisha, jo vetëm ka vrarë, rrahur, plagosur e burgosur kundërshtarë politikë, por edhe ka deklaruar publikisht se mund të vriste shumë më tepër dhe se do të “asgjësonte si bandit cilindo që i afrohet zyrës së tij apo një poste policie”. Fatkeqësisht nuk janë të paktë politikanët shqiptarë që kanë vendosur të shkojnë në botën tjetër të zhveshur nga çdo fije dinjiteti.
Drejtësi qesharake
Siç njoftonte media, i dënuari me 18 vjet burgim për vrasje Afrim Kila u largua nga “arresti shtëpiak” pasi ishte nxjerrë nga paraburgimi me vendim gjykate për shkak të kalimit të afateve. Katër punonjës policie u pezulluan nga detyra pse nuk e kishin parandaluar arratisjen.
E vërteta është se viktimat e vetme në këtë rast janë punonjësit e policisë. Ata që duheshin pezulluar nga detyra janë prokurorët dhe hetuesit e çështjes të cilët, për dembelizëm ose të ndikuar nga korrupsioni, kanë zgjatur pa mbarim procesin hetimor duke i dhënë mundësinë një të akuzuari për vrasje të rrinte në shtëpi. Masa e sigurimit “arrest në shtëpi” është kthyer në modë në praktikën e disa punonjësve të padenjë të drejtësisë të cilët, e shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për të përfituar vetë pa u merakosur për dëmet financiare që i shkaktojnë shtetit, rropatjes së policisë për të “ruajtur” të akuzuarit për vrasje e krime të tjera të rënda që flenë në dhoma me ajër të kondicionuar dhe, pastaj nëpër postblloqe e prita për t’i kapur.
Korrupsioni si modë
Punonjësja e çështjeve sociale në paraburgimin e Vlorës (Fjona Cenodemaj) ka denoncuar zëvendësdrejtorin e institucionit (Gentian Manellari) se i ka kërkuar dhjetë mijë euro për të ruajtur vendin e punës. Meqë ajo e mori si shaka, pas pak ditësh u ul në detyrë.
Merreni me mend sa thellë dhe gjerë është përhapur e keqja tek ne. Zyrtari i shtetit, i ngarkuar me detyrë sigurimin e izolimit të autorëve të krimeve nga shoqëria, është vetë një ligjshkelës që duhet izoluar brenda mureve të burgut. Ku vete shoqëria shqiptare me këtë degradim moral e njerëzor?!
Paralajmërimet e dikurshme kineze
Dikur talleshim me një praktikë kineze të njëqind kritikave e paralajmërimeve pa vlerë. Ka të ngjarë që edhe kinezët e sotëm tallen me atë praktikë të kahershme.
Një i ri 21 vjeçar, dy javë më parë, duke ecur me shpejtësi aksidentoi me makinën e tij dy të reja përpara godinës së Qeverisë shqiptare. Rezultonte se ky shtetas ishte gjobitur edhe njëzet herë të tjera më përpara për shpejtësi të palejuar dhe shkelje të tjera në drejtimin e automjetit. I kishte paguar të gjitha gjobat. U desh plagosja e dy këmbësoreve që ligjshkelësi i pandreqshëm të shoqërohej në polici. Në vendet e zhvilluara perëndimore, i ke paguar, s’i ke paguar gjobat, pas disa shkeljeve të përsëritura të rregullave të qarkullimit rrugor të merret patenta dhe, nëse kapesh duke drejtuar makinën pa patentë dënohesh me burgim. Tek ne të presin derisa të vrasësh dikë në rrugë që të të heqin të drejtën e drejtimit të automjetit. Mirëpo, atëherë është tepër vonë, si për viktimat ashtu edhe për autorët. Ajo që e pëson është shoqëria.
Lajthitje intelektuale
Shkrimtari, publicisti dhe politikani Ben Blushi kishte bërë një shënim në rrjetet sociale me titull të përafërt: Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës. Në atë shënim Blushi tregonte se kur po shkonte nga Tirana në Prishtinë, në Rrugën e Kombit e ndaloi policia dhe e gjobiti me 300 mijë lekë të vjetra ngaqë ecte me shpejtësi 144 km/orë aty ku nuk lejohej mbi 90 km/orë. Ndërsa në territorin e Kosovës e kishte ndaluar policia pasi po ecte me 18 km/orë më shumë nga sa lejohej dhe, pas marrjes së dokumenteve, nuk e kishin gjobitur, por i kishin kërkuar dy libra të tij, të cilët ua kishte dhuruar.
Ishte fare e lehtë të dalloje në shënimin e Blushit mesazhin përçmues kundrejt policisë së Shqipërisë që e kishte gjobitur dhe nënkuptimin se këta policët këtej janë injorantë që s’i kërkuan libra, ndërsa ata të Kosovës ishin të iluminuar ngaqë nuk e gjobitën shkrimtarin, por i kërkuan libra. Ishte shumë e përpjetë të kuptoje mesazh tjetër.
Nga qytetarë si Ben Blushi pritej që t’i falënderonte të dyja policitë dhe, si ligjshkelës, t’iu kërkonte ndjesë qytetarëve dhe t’iu thoshte se duhej të mësonin nga gabimet e tij. Blushin dhe ne të tjerëve më shumë na do, na respekton dhe na mbron polici që na ndëshkon kur me veprimet tona rrezikojmë jetën tonë dhe të bashkëqytetarëve, sesa ai polici që na “fal” dhe na thotë: vazhdo shef!
Çfarë kërkon kleri në sinoret e huaja
Një prift shqiptar, i qethur si këngëtar i muzikës bajate rëp, dom Mark Pashkja pohoi në TV se kisha i kishte kërkuar shtetit të miratonte një ligj për ndalimin e simboleve komuniste në Shqipëri pasi sistemi i kaluar kishte shkelur fort të drejtat e njeriut. Duhej ta dëgjoje dy herë që ta besoje se kjo kërkesë ekstremiste politike dilte nga goja e një përfaqësuesi të fesë. Në Shqipëri, ashtu si në shumicën e vendeve të zhvilluara, feja është e ndarë nga shteti, pra edhe nga politika.
Jo vetëm kaq, por ekzistojnë edhe disa norma kanonike të Vatikanit që ia ndalojnë kishës dhe klerit marrjen me çështje politike. Fatkeqësisht, është praktikë e vjetër që një pjesë e klerit, sidomos atij katolik, në kundërshtim me Doktrinën e vet Fetare, të përzihet në çështje politike dhe, madje, ndërsa Doktrina e tyre Fetare është filozofia e mbrojtjes së të varfërve e të dobëtëve, ata vihen në krah e bëjnë aleanca me të pasurit dhe të fortët.
Historia e sjelljes së një pjese të klerit, pa përjashtuar kupolën e tij drejtuese, ka qenë e tillë ndër shekuj që mund të ishte nxjerrë “jashtë ligjit” me dhjetëra herë, siç bëri E. Hoxha për 23 vjet. Tani anti-Hoxhët kërkojnë të imitojnë Hoxhën (?!). A e di padri se partitë komuniste janë të lejuara me ligj në Shqipëri dhe thuajse në të gjitha vendet evropianoperëndimore dhe se filozofia Marksiste studiohet pothuajse në të gjitha universitetet më prestigjoze perëndimore? A sheh padri dhe eprorët e tij ndonjë shkelje të të drejtave të njeriut sot dhe a pajtohen ata me përçudnimet e papërmbajtshme të shoqërisë njerëzore nën ndikimin e komercializmit, lakuriqësisë, prostitucionit, drogimit dhe rendjes pas plotësimit të dëshirave të unit, pas instinkteve dhe jo pas arsyes dhe vetëpërmbajtjes?!
Nuk do të ishte keq që kjo pjesë ekstremiste dhe mendjelehtë e klerit të shikonte hallet e veta dhe grigjën e vet, e cila, jo vetëm po i pakësohet nga dita në ditë, por edhe i ka “dalë duarsh”, ndër të tjera edhe për shkak të rasteve dëshpërimisht të mëdha të sjelljeve të padenja të një pjese të klerit në botë, në raport me të drejtat e fëmijëve, femrave dhe seksualizmit. Nuk është punë me mend që ta bësh popullin të besojë sot se regjimet e Zogut dhe Hoxhës nuk i patën ndëshkuar krejt kot një pjesë të klerikëve gjatë shekullit të 20-të.
bukur, zjen kazani, por duhen burra te besh shtet dhe tek ne eshte vjedhur historia prona e vota, krijuar enkas rremuje pafund qe mileti te debatojne gjithe duten ndersa maskarenjte Kane dale nga zinxhiri e bejne kerdine e shesin interesin kombetar.
OK,V.Malaj:
-Duhet Topi i Mato Grudës i vërtet të shëmb PIRAMIDËN e të korruptuarit Nr.1 në Shqipëri Sb,Siç ka deklaruar vite më parë i ndjeri NAMIK HOTI..!
-Ky personazh duhej kuruar për PSIKO,që nga 1992,pasi është kuruar nga Dr.Ylvi Vehbiu që në vitet 1970.Ndaj ky konfliktual i paprecedent mori në qafë Shqipërinë dhe tashmë PD,Opozitën në 33 vite i pandëshkuar,duke përdhosur DEMOKRACINË,për të cilën DASH e futi në listën e ZEZË..!
-Krimin Shtetror Sb e filloi qëkurse vuri nën THUNDËR DREJTËSINË në 1992=100% dhe më pas të MEDJEVE në 2005= 99 %.
•Këto janë 2 pushtete që DËNOJNË pa kriter dhe NXIJNË vëndin në Europë e Botë..! Ndaj Shqipëria nuk bën hapa para,pos STATUCUO.
-Është drejtësia e TREDHUR prej Tij që e ka falur për mbi 101 krime duke filluar nga 2 prilli 1991-Shkodër dhe deri 21 prill 2021 Elbasan me mbi 20.000 njërz të vrarë,ku 200 i hoqi qafe për hasmëri në Tropojë.
-Nuk po përsërisë Ato që dihen tashmë në vitet e ekzistencës së tij në politikë PËRÇA E SUNDO:
• Çështja BELERI tashmë është shqetësim mbi shqetësimet që shkaktoi ky AVENTURIER politikë,Si hakmarrje ndaj E.Ramës që anuloi shitjen e DETIT Greqisë,Miços së MADH me anën e GJK.
-Dhe Miço i vogël tashmë kërkon të vendosi në vënd autoritetin e BABIT të Tij,ku ndonse E.Rama i vendosi bustin në tokën tonë,Qëllimi Qeverive Greke në 200 vite është më i madh se kapja e HIMARËS..!
• Mos heqja e LIGJIT TË LUFTËS dhe problemi ÇAM jan KANCERI
që i ka dal në fyt Qeverive Greke mbi 100 vite..!
• Do ishte FATALE nëse DREJTËSIA jonë do të nxirrte nga burgu një TERRORIST i dënuar dhe i falur nga Drejtësistë e 2 Shteteve,mbi të gjitha i drejtësisë sonë të DEGJENERUAR në kohën e QEVERISË GANGËSTERE TË SB- sipas Komuniteti Nd/Kombëtar për 1996,97,98,08,011..!
-Nëse Sb ka kënë,është dhe do të jetë fatkeqësia Kombëtare nr.1-Fatkeqsia Nr.2 tek NE është DREJTËSIA që po e fal akoma edhe kur Ai nuk paraqitet në Gjykatë për akuzën e parë që po i ngrihet për Korrupsion madhor FAMILJAR,Kur ndaj Tij jan shumë dosje në sirtar të SPAK+GJKKO..Si 21 janari,Gërdeci,ÇEZ-DIA,Lobimet Ruse,Thyerja e embargos,Vrasjet e R.Hoxhës,A.Hajdarit,S.Olldashit,Trebickës,etj.
-FLM V.M,DITA.
Titulli i Viktorit me ato 3000 Euro na sjell ndermend deklarimin tejet ‘te sinqerte” te pasurise se Kryeministrit aktual kur ishte Kryetar Bashkie Tirane ..
Te akuzoje ky pushtet Rama per blerje votash, qe blerjen e votave e madje edhe te abstenimeve e ka INSTITUCION, eshte fiks ajo shprehja : Hajduti bertet “kapeni hajdutin”.
Se fundi Viktorit i vete gjuha aty ku i dhemb dhembi – te simbolet komuniste qe me te drejte absolute kerkon te ndalohen nje pwerfaqesues i Klerit Katolik.
Se mbase Viktori nuk e di (a ben sikur) se Komunizmi i mori jeten 46 klerike nga Kleri Katolik e si per ilustrim , ka bere dhe hedhjen ne lume edhe te eshtrave te Pader Gjergj Fishtes aq armiqesor ne Lahuten e Malsise ndaj Serbosllavizmit, padronit te Komunizmit shqiptar.
E keqja ka nisur shume heret ne kete shtet,kur duhej te perpiqeshim per mire e beme edhe me keq.E lame kaq gjate sa nuk beson kush tani se mund te kthejme per mire si shtet,ndaj edhe pas 111 vitesh fillojme levizjen Shqiperia behet.E trishtueshme dhe paradoksale.Gjithsesi Shqiperia do behet per inat te shqiptareve.
Mund te arrihet lehte konkluzioni qe Viktor Malaj eshte pseudonimi i nje prej kelysheve te Enver Hoxhes. DITA, perse nuk i botoni nje fotografi ketij individi, nuk besoj se eshte me i shemtuar se Bedri Islami.
Po c`e permend per minister kete luan staroven,se late koqen be namit! 2 muaj minister,prill-maj ka qene ne 97 ne kohe te rremujave kur u be qeverria perkohshme e Bashkim Finos,sa u bene zgjedhjet,
Pak zarbo ka rruga?
Pra sakte dhe preçis,pergezime z.Malaj.Me duhet t’a perserit se shoqeria shqiptare eshte ne depresion,injoranca dhe idotesia jane ulur kembekryq kudo dhe ne çdo fushe te kesaj shoqerie te degjeneruar,ku pricipet kryesore qe e mbajne ne shina kete shoqeri si,meritokracia,ndershmeria,respekti;korrektesia ne zbatimin e ligjit apo atdhedashuria jane veç fjale pa vlere,leku,pozita,tangelliku,korrupsioni ne çdo hallke,tallja me ligjin(dhe kjo vlen dhe per SPAK-un me denimet qesharake apo me dy standarte),tallja me shtetin ku Salehu shan hapur vendin e vet dhe mbron grekun dhe me e keqja ndiqet nga 50 çapaçule te ashtuquajtur deputetete cilet pa pike turpi po e hane ate me buke thate.
Ku po shkojme?…ZOTI n’a ruajt.
Viktor Malaj ,ky shkrim yt nuk perben ndonje risi .Nuk na ke dhene rrugen ose rrugicen qe te dalim ne Europe. Mjaft me llafollogjira pa buke.Bjeri shkurt e thuaj troc idene tende.Mjaft fute Blushe e dreqi .Thuaj troc qe shteti shqiptar eshte komplet ne doren e mafies ekuadoriane,europiane ku kemi italine, dhe o popull mos hani mut vetem votoni mafien qe e ka zyren ne Kukes per your vacation to GB.
Ky pikeçuditësja e dyfishtë duhet të jetë pederast që kërkon të shohë fotografitë e gazetarëve të Ditës.
Ai thotë se gazetari duhet të jetë një prej këlyshëve të Enverit. Po pikëçuditësja e dyfishtë, këlysh i kujt është ? Këlysh i Hitlerit apo i ndonjë gjermani tjetër që pati kaluar këtej pari në vitet 1943-1944, takoi rastësisht mamanë e pikëçuditëses dhe pas një ” përleshjeje ” njëzet minutëshe me të, arriti të na lërë këtu një këlysh të tërbuar ? Po, pse o njeri nuk shpreh mendimet e tua, qoftë dhe kundër, nëse ke dhe di çfarë të thuash, por mjaullin nga prapa ferrave ? Nuk mjaftojnë pasionet e një të marri të hedhin poshtë shkrimet e kujtdo qofshin.
Karaduza qe turqisht do te thote KokeBolja…. E para qenke kokrra e injorantit qe nuk dalloke pikepyetjet nga pikecuditset, e dyta ne pergjithesisht i biem piçkes, pyet tet’eme per kete, po nqs ty te ha bytha mund te bejme perjashtim dhe te te kenaqim edhe ty, e treta, une e ti jemi komentues dhe per aq sa shkruajme jemi anonime e pune e madhe, ky Viktori qe merr persiper te jape mend neper gazeta, sikur nuk shkon te jete anonim, apo jo? Une prandaj ia kerkova ftografine, se edhe ky zoteria fshihet prapa ferrave e nuk ia mban bytha te vere emrin e vet. Dhe nuk mjafton komenti i nje kokeboleje si puna jote per te hedhur poshte komentet e kujtdo qofshin. A more vesh o lesh?
Viktor, mire qe ke permendur ish ministrat dy mujore, po harron Kerministrin ne detyre qe doli hapur ne TV per te mbrojtur korrupsionin e Beqes.
Sa here eshte prononcuar Ramuti direkt per Sterilizimin?
Ti thua koncesion i panevojshem, dmth i krijuar per te vjedhur buxhetin e shtetit.
Qellimi pra, kriminal qe ne origjinine.
Dhe tjetra, i jepet pasuria e paluajtshme e shqiptareve nje kompanie italiane falas.
Mos te duket gje gabim per tu kritikuar ne oret e informacionit politik?
Si ka mundesi qe dhenia e pronave publike kujt ti doje qefi i Rames dhe kelyshave qe i vijne verdalle na qenka thjesht nje veprim politik i se “djathtes”?
Ky eshte krim kombetar kunder interesit publik
Eshte i paligjshem dhe i denueshem.
Nuk eshte thjesht nje akt politik i se djathtes qe po e ben e majta.
Dhe, prandaj na qenka skandalizuar Viktori
Merru me kerministrin ne detyre o Viktor.
Beju burre e permendja emrin PiSit qe i doli ne mbrojtje vjedhes se Unazes, sic i ka dale ne mbrojtje Sterilizimit
Dhe mbrojtje publike, hapur, jo me te dredhur. Direkt ka thene qe eshte i domosdoshem sterilizimi “i panevojshem”, dhe do behet, dhe u be mire qe u be, dhe u vodh pasuria shteterore
U be mire qe vidhen shqiptaret
Dhe, do vidhen akoma
Kete thote dhe perserit Kerministri Ramut
Cfare ka ketu per te permendur te djathten?
PiSi hajdut thote do ju vjedh dhe do ju rrjep,. ti thua po vepron si i djathte
Zaten ta beje e djathta, dhe hahet e justifikohet, po ta beje e majta na qenka e dyshimte
Kush vjedh e grabit buxhetin e shtetit dhe pasurite publike eshte Armik i Popullit
I majte apo i djathte
Eshte kriminel