Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ka GJKKO të drejtë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > A ka GJKKO të drejtë…
Kryesoreopinion

A ka GJKKO të drejtë…

Published: November 20, 2025
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja

Çështja e pezullimit të një ministri nga detyra nga GJKKO ka hapur menjëherë debat politik dhe juridik, veçanërisht pasi – sipas mediave – Belinda Balluku i ka komunikuar kryeministrit se “GJKKO nuk ka kompetencë të më heqë mua” dhe se ajo do ta apelojë masën e sigurimit.

E para, duhet ndarë qartë çfarë thotë ligji për kompetencën e GJKKO-së.

- Publicitet -

Sipas Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit për Gjykatën e Posaçme: “GJKKO ka të drejtë të vendosë masa sigurie ndaj çdo personi nën hetim, pavarësisht nëse është qytetar i thjeshtë, deputet, ministër apo zyrtar i lartë”. Këto masa përfshijnë: “Ndalimin e daljes jashtë vendit dhe pezullimin nga detyra publike (kur ekziston rreziku i pengimit të hetimit)”

Ky është një mekanizëm i njohur dhe i përdorur më parë në raste të tjera me zyrtarë të lartë publikë. Pra, nga pikëpamja juridike, kompetenca e GJKKO për të pezulluar Ballukun dhe jo vetëm atë, ekziston.

Atëherë pse Balluku pretendon se “GJKKO nuk ka të drejtë”? Ka tre arsye pse një ministër ose avokati i tij mund ta pretendojnë këtë:

a) Interpretimi politik dhe kushtetues i mandatit ekzekutiv: Balluku mund të pretendojë se vetëm Kryeministri dhe Presidenti (në aktin formal) mund ta shkarkojnë, pra jo gjykata. Por ky është një argument politik, jo procedural. Dhe për më tepër, pezullimi nuk është shkarkim, është masë e përkohshme për hetimin.

b) Pretendimi se masa nuk është e arsyetuar mirë: Masa e sigurimit justifikohet me rrezikun e pengimit të hetimit, e shkatërrimit të provave, e ndikimit te dëshmitarët. Nëse mbrojtja mendon se gjykata nuk i ka argumentuar këto rreziqe, ajo ka bazë ligjore të kërkojë shfuqizim të masës.

c) Pretendimi se Balluku nuk është “funksionar i zakonshëm”: Mbrojtja mund të interpretojë se masat administrative ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave janë kompetencë e ekzekutivit, jo e gjyqësorit. Te kjo pikë me gjasa do kapet Balluku (dhe Rama nëse vendos ta mbrojë nesër publikisht).

Si përfundim, masa e sigurimit “pezullim nga detyra” mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ligji e lejon plotësisht.

Por nëse janë të sakta burimet që thonë se në zonja Balluku ka kërkuar nga Kryeministri mbrojtje publike, situata këtu merr një dimension politik.

Situata e vendos Ramën nën presion të madh publik, sepse do t’i duhet ta kontestojë hapur GJKKO-në në një kohë që po e mbështet publikisht reformën në drejtësi.

Si për ironi, edhe vetë Balluku dje në Parlament tha se prej saj “nuk do dëgjonim kurrë asgjë kundër drejtësisë”. Por ja që pak orë pas kësaj, i duhet jo me fjalë, por me veprime ta kundërshtojë.

Në konkluzion të përgjithshëm:

-Sipas ligjit, GJKKO ka plotësisht të drejtë të vendosë pezullimin si masë sigurie;

-Balluku ka të drejtë ta apelojë vendimin, por jo me pretendimin se “GJKKO nuk ka kompetencë” pasi ky është më shumë argument politik, jo i mbështetur nga praktika gjyqësore aktuale

-Rama është në pozicion delikat, mes mbështetjes ndaj një figure të rëndësishme të qeverisë së tij dhe ruajtjes së imazhit të mbështetësit për reformën në drejtësi.

Kjo e fundit shpjegon 7 orët e ngujimit (që me gjasa do vazhdojnë pas kthimit të Ramës nga darka me Marta Kos) dhe thirrjen në “ndihmë” të ish-ministrit të Drejtësisë.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • Emigranti says:
    November 20, 2025 at 9:01 pm

    Bravo per shkrimin!!

    Belinda Balluku nuk është pezulluar nga funksioni si deputete. Këtë e ndalon ligji! Gjykata dhe SPAK e kanë respektuar këtë ndalim. Ndërkohë “pezullimi për të ushtruar funksionet publike” në pushtetin ekzekutiv është qëllimi për të cilën ekziston kjo masë ndaluese në ligj, në kushtet kur vendimmarrja për shkarkim i është besuar një njeriu të papërgjegjshëm (siç është Edi Rama) apo një bashkëfajtori në korrupsion me të pandehurin (siç është po Edi Rama)!

    Mjerimi në logjikë nuk e shpëton dot as të pandehurën e sotme Belinda Balluku dhe as të pandehurin e afërt në kohë Edi Rama!

    Reply
  • ¿? says:
    November 20, 2025 at 9:15 pm

    po e çoj ne ekstrem qe te kuptohet me mire. E zeme qe Zv.Kryeministri, apo nje minister cfaredo kapen ne flagrance duke vrare nje njeri. Cfare tashti duhet me i marre leje Kryeministrit, meqene se ky na e paska emeruar Minister. Ligji i pare i DEMOKRACISE, nuk eshte as vota,, e as emrimi. Ligji i pare i DEMOKRACISE eshte:
    >
    TE GJITHE JANE TE BARABARTE PARA LIGJIT.
    >
    Prandaj kjo Ballukja, nqs nje organ i Drejtesise qe e ka kompetencen te ndaloje, ose te leshoje urdhere arrestimi, flet kot fare. Le te rrije nje jave rresht ne zyren e Kryeministrit. Kur te dale per te bere shurren do t’i hedhin prangat dhe kaq.

    Reply
  • Capi says:
    November 20, 2025 at 9:21 pm

    Te jete e lumtur me kaq qe eshte ne gjendje te lire. kush eshte qellimi qe pezullohet: Te vetmen arsye qe kuptoj eshte per te mos i lene mundesi/akses te manipuloj provat ose deshmitaret

    Reply
  • intelektuali says:
    November 20, 2025 at 9:23 pm

    KUR TE VJEDH NJE BALLUK

    Te fyen shkollen dhe inteligjencen

    KUR TE VJEDH NJE BALLUK

    Te ben carap ambicien dhe koshiencen

    KUR TE VJEDH NJE BALLUK

    Te kujton Enverin dhe adoleshencen

    KUR TE VJEDH NJE BALLUK

    Ben MUT ligjin dhe jurisprudencen

    KUR TE VJEDH NJE BALLUK

    Lumturon Edin, KOSIN dhe Presidencen

    Reply
  • capi says:
    November 20, 2025 at 10:03 pm

    Gazeta Dita, po nuk e keni besdi, mundet te ma redaktoni kam bere nja dy a tre gabime drejtshkrimore. Keshtu ndodh kur nuk meson qe ne fillore dhe e merr shkollen me pula deti.

    Reply
  • Hajduteve tu merret placka says:
    November 20, 2025 at 10:12 pm

    Ik qerrohu buce . T u befshin helm ato qe i ke vjedhur popullit me te varfer te Europes.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    November 20, 2025 at 11:06 pm

    Shum shpjegim i qarte dhe i paster.
    Te kishe shtuar e nderuar autore edhe qe në publik, Balluku dhe Berisha shihen si armiq; në prapaskenë, paratë e tenderit të Unazës shpërndahen mes kompanive të kontrolluara nga ata

    Reply
  • Respekte !! says:
    November 20, 2025 at 11:08 pm

    Këto masa tregojnë se drejtësia funksionon. Pa SPAK-un, kush do ta prekte një ministër??

    Reply
  • ..... says:
    November 20, 2025 at 11:11 pm

    Ky Emigranti paska te dhene te sakta, qenka i perbrendshem ne procese, por problemi eshte se sonte degjova se Sali Berisha paska shkuar ne Brazil; si duket do kaloje ne Venezuel tek Manduro per azil politik, por ne se eshte e vertete kjo Dumani dhe gjykatesit duhet te denohen rende qe nuk i kane marre pasaporten diplomatike dhe kjo tregon se grushti shtetit te gjykates bashkepunim me spak eshte kriminale .

    Reply
  • Gazetari says:
    November 20, 2025 at 11:11 pm

    Pergezime per shkrimin qytetar se andej nga tema e bazes vetem vrer e sharje gjen plus sahanlepirsit e zakonshem si baton haxhiu qe e kan kthyer kete vend ne fabrik parash e vetem parime dhe moral nuk kane.

    Ajo qe me shqeteson eshte se sa herë del lajmi, gjithmonë SPAK si hero… por askush nuk e di fundin e skemës

    Reply
  • athinjoti says:
    November 20, 2025 at 11:14 pm

    Belinda nje baxhell Greqie ka qen.
    Dashnor ka patur nje kolonel plak te Asfalis per shume kohe.
    Disa qe jane sot biznesmen ne Tirane e njofin mire se kan patur klubin e nates qe kjo frekuentonte.
    Jo rastesisht shkoi menjejer ne Athine kur e zuri halli.
    E pastaj ne Amerike menjehere ne adresen qe ata i dhane.
    I ishte prer flet arresti por keto dy takime e zbuten situaten.
    Kam respekt per gazeten tuaj, lutem mos e botoni emailin

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    November 21, 2025 at 7:07 am

    Balluku duhet te kishte dhene doreheqjen pas marjes si e pandehur.Kjo praktike duhet te jete precedent i zakonshemv per te ardhmen.

    Reply
  • Ligjerisht says:
    November 21, 2025 at 7:49 am

    GJKKO ka te drejte plotesisht ligjore te pezulloje kedo zyrtar qe e ka te pandehur si abuzues me fondet publike qofte ky zevendes-kryeminister a c’faredo tjeter, qofte me Balluke a me Cullufe mbiemri i tij.

    Reply
  • uzina fitorja says:
    November 21, 2025 at 8:11 am

    Lerini brockullat behuni gati te vuani denimin ata qe te pezulluan e dine mire cfare bejne nuk jane si Balluku qe nga tetevjecarja kaloi direkt ne master nuk shpetoni dot nga ndershkimi mbas kesaj e ka rradhen Berisha,Noka,Xhacka me rradhe *kemi shume hajdute ne mes tene*

    Reply
  • Ethem LALAJ says:
    November 21, 2025 at 8:44 am

    U bë deri kosDERRI dhe Berishistët ANONIM jan turrur me lugë të madhe.
    Korrupsioni MADHOR në Shqipëri ka luzuar që në 1992 dhe nuk është ndëshkuar nga DREJTËSIA E TREDHUR E SALI/NON GRATËS.!
    Nëse nuk do i falej LUL/SALIUT 230 mil.$ të rrugës së Kombit,nuk do ishte Shqipëria në këtë KATASTROFË VARFËRIE.Pasi deri 2013 u vodhën mbi 500 mild.$.
    -Socialistët që erdhën në Pushtet 2013 nuk u morën me 101 krimet QEVERISË GANGËSTERE BERISHISTE.Dhe mëkëse nuk u dënuar Salistët e degjeneruar,menduan se nuk do dënoheshin edhe këta,pa menduaŕ se SPAK po drejtoheshin nga 2 VERIOR.Ndaj,SHBA e shpalli Sb Non Grata për korruptuarin madhor dhe minuesin e demokracisë në 35 vite,ku akoma SPAK+GJKKO po e lën të lirë,ndose me firmën e tij DHËNDRRI MALLTEZI KA SIGURUAR MBI 60 BANESA NË EUROOPË.
    Masa ndaj Ballukut është dhënë jasht ligjit,pasi duhej DREJTUAR KUVËNDIT QË E KA VOTUAR DHE PRESIDENTIT QË E KA DEKRETUAR.! Rasti ERION VELIAJ..është një shëmbull që drejtësia tek ne vepron me 100 standardeve.!
    Kështu,KORPORATA E PREKURORVE ËSHTË KTHYER NË ENVERIANE,STALINIANE,HITLERIANE.!!
    Pasi,uk mundet që 1 prekuror e 1 gjyqtar TË PEZULLOI ZV/KM,DUKE SHKARKUAR QEVERINË.
    Ndaj,kjo do të cilësohet GRUSHT SHTETI I PREKUROVE.!

    Reply
  • Propaganda dhe realiteti says:
    November 21, 2025 at 8:44 am

    Nenet ligjore nga Kodi i Procedurës Penale që mbështesin argumentet e pezullimit të Ballukut.

    1. Neni 240 – Llojet e masave ndaluese

    Parashikon që masa ndaluese (precautionary measures) përfshijnë pezullimin nga ushtrimi i një detyre ose shërbimi publik.

    Kjo tregon se masa është parashikuar nga ligji.

    2. Neni 241 – Kushtet e zbatimit të masave ndaluese

    Nenet përcaktojnë se masa ndaluese mund të vendoset vetëm për veprat penale që kanë dënim me burg, sipas KPP.

    Kjo tregon se gjykata nuk vendos pezullim pa bazë konkrete: ka rregulla objektive.

    3. Neni 242 – Pezullimi nga ushtrimi i një detyre ose shërbimi publik

    Ky nen përcakton saktësisht se gjykata mund të pezullojë pandehurin nga detyra e tij publike, tërësisht ose pjesërisht.

    Ai gjithashtu përcakton kufizime: masa nuk zbatohet për personat e zgjedhur sipas ligjit elektoral.

    Ky nen mbron që masa të jetë e përkohshme, sipas natyrës së procedurës penale, dhe nuk e heq funksionin ekzekutiv për institucionin si tërësi.

    4. Neni 244 – Kërkesa për caktimin e masave të sigurimit

    Sipas këtij neni, prokurori kërkon masën, dhe gjykata vendos.

    Kjo mbështet argumentin që vendimi nuk është politik, por proceduror: nuk është qeveria që vendos, por gjykata.

    5. Neni 245 – Vendimi i gjykatës mbi masën e sigurimit

    Vendimi duhet të jetë arsyetuar (me shkaqe, fakte, arsyetime ligjore).

    Gjykata duhet të tregojë pse kjo masë është e nevojshme, dhe pse nuk përdoren masa më pak të rëndësishme (parimi i proporcionalitetit).

    Duhet caktuar kohëzgjatja e masës, kur është për të garantuar provat (p.sh. pengesë për manipulim provash) – pra nuk është një pezullim “për jetë”.
    Nenet kushtetuese që mbështesin pavarësinë e gjyqësorit dhe kontrollin

    Kushtetuta e Shqipërisë (2016) në nenin 148-d: përcakton se prokurorët mund të pezullohen nga detyra kur janë nën hetim penal me masë sigurie (p.sh. arrest para gjykimit) dhe kur janë akuzuar për krim serioz.

    Kjo tregon që pezullimi i zyrtarëve nga gjykata ka mbulim kushtetues dhe nuk është veprim arbitrar ose politik.

    Argumenti 1 (ligjshmëria): Nenet 240-242 dhe 244-245 tregojnë qartë që pezullimi është masë e parashikuar në ligj, vendosur nga gjykata.

    Argumenti 2 (masë procedurale, jo pushtet ekzekutiv): Pezullimi nuk i jep gjykatës kompetenca ekzekutive; gjykata vetëm kufizon veprimtarinë e individit (neni 242).

    Argumenti 5 (kohëzgjatja dhe kontrolli): Neni 245 kërkon që të arsyetohet kohëzgjatja dhe kriteret për masë, që ofron transparencë dhe mundësi ankese.

    Argumenti 7 (nevoja për këtë masë kur ekziston rreziku i ndikimit në prova): Ligji lejon gjykatës të vendosë pezullim përkohësisht për të parandaluar ndikimin në provat (shkaku për të cilin gjykata arsyeton vendimin).

    Argumenti 6 (gjykata nuk grabit pushtet): KPP nuk i jep gjykatës kompetenca ekzekutive – ajo vepron brenda procesit penal.

    Nenet kryesore janë 240, 241, 242, 244, 245 të Kodit të Procedurës Penale, plus përkrahja kushtetuese për pezullim në nenin 148-d të Kushtetutës.

    Reply
  • Propaganda dhe realiteti says:
    November 21, 2025 at 8:51 am

    ARGUMENTE PSE PEZULLIMI I BALLUKUT NUK ËSHTË GRUSHT SHTETI

    1. Masat e sigurimit personal vendosen nga gjykata, jo nga qeveria – dhe kjo parashikohet në ligj
    Pezullimi nga detyra në proces penal është një masë sigurie e parashikuar qartë në Kodin e Procedurës Penale, e aplikueshme për çdo person nën hetim, përfshirë zyrtarë të lartë.
    Gjykata të zgjedhur nuk po uzurpon kompetenca të qeverisë, por po zbaton një mjet procedural që ekziston që prej viteve.
    Grusht shteti është marrje e pushtetit me mjete jashtë rendit juridik.
    Këtu, mjeti është brenda rendit juridik.

    2. Gjykata nuk merr pushtetin ekzekutiv – nuk emëron, nuk shkarkon, nuk qeveris
    Pezullimi nuk i jep gjykatës kompetenca ekzekutive.
    Ajo nuk emëron ministra, nuk qeveris, nuk drejton ministri, nuk merr vendime politike.
    Është thjesht një masë kufizuese ndaj individit, jo ndaj institucionit.
    Qeveria vazhdon të funksionojë, Kryeministri dhe Kuvendi kanë mekanizma për të mbuluar detyrën.
    Një masë sigurie nuk është mekanizëm uzurpimi të pushtetit.

    3. Ekzekutivi nuk “shfuqizohet” nga pezullimi i një zyrtari të vetëm
    Edhe nëse një zv/kryeministër pezullohet, shteti ka mekanizma të brendshëm:
    – Kryeministri delegon kompetenca
    – Kabineti funksionon kolegjialisht
    – Kuvendi mund të ristrukturojë kabinetin

    Asnjë prej këtyre nuk kërkon ndërhyrje të gjykatës.
    Pra, nuk krijohet “vakum pushteti”.

    Grusht shteti nënkupton kontroll të drejtpërdrejtë të institucioneve, jo pezullim të një personi.

    4. Pavarësia e gjyqësorit është pjesë e kontrollit demokratik, jo instrument për puç

    Në demokraci, pushtetet kontrollojnë njëri-tjetrin.
    Hetimi penal ndaj zyrtarëve të lartë është garanci kushtetuese, jo kërcënim ndaj rendit.
    Nëse drejtësia nuk mund të prekë askënd me funksion ekzekutiv, atëherë nuk ekziston luftë kundër abuzimit të pushtetit.
    Pavarësia e gjyqësorit është parakusht i demokracisë, jo armë kundër saj.

    5. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kontrollueshëm nga instanca më të larta
    Çdo vendim i GJKKO-së:
    – Ankohet në Apel
    – Kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese (nëse ngrihen çështje kushtetuese)
    Pra nuk është akt i pakontrollueshëm apo arbitrar.
    Në një grusht shteti nuk ekziston asnjë mekanizëm kontrolli.

    6. Nuk ka synim pushtetmarrës – gjyqësori nuk është aktor politik

    Prokurorët dhe gjyqtarët:
    – nuk marrin poste politike
    – nuk qeverisin
    – nuk kanë fuqi të vendosin politika publike
    – nuk komandojnë administratë shtetërore

    Një grusht shteti nënkupton marrje kontrolli politik.
    Drejtësia thjesht ushtron funksionet e veta penale.

    7. Heqja dorë nga pezullimi, kur ekzistojnë dyshime për ndikim në prova, do ishte shkelje e ligjit

    Pikërisht sepse ekziston mundësia teorike që një zyrtar i lartë të ndikojë në proces, gjykata detyrimisht shqyrton masa kufizuese.
    Mosvendosja e masës vetëm se personi është i zgjedhur, do ishte formë imuniteti absolut të cilin Kushtetuta e Shqipërisë nuk e njeh.
    Mbrojtja “nuk mund të pezullohen të zgjedhurit” nuk është e saktë juridikisht për anëtarët e qeverisë, sepse ministrat emërohen, nuk zgjidhen. Mandati i tyre nuk është i barabartë me atë të deputetit.

    8. Paralele me “grusht shteti” janë politike, jo juridike

    Në literaturën kushtetuese, një grusht shteti:
    – përdor forca të jashtëligjshme (ushtri, dhunë, ndërhyrje fizike)
    – merr kontrollin e përhershëm të pushtetit
    – zëvendëson institucionet ekzistuese me të vetat

    Asnjë prej këtyre elementeve nuk ekziston në një vendim gjyqësor të procedurës penale.

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    November 21, 2025 at 1:18 pm

    Ne qoftese vendimi i GJKKO-s eshte i pa drejte ,Apeli i kesaj gjykate ose GJykata Kushtetuese duhet ta ndaloj.Nuk mund te themi eshte e fajshme a e pafajshme Znj.Balluku,(le ta vendosgjykata)por ajo vete duhet te jape doreheqien nga detyra.Ne keto 35-demotakercita,istitucioni doreheqies nuk njihet.Te gjithe permblidhen tek thenia e famshme e Vebi (fadile) Hotit:Keta i heq nga karrigia vetem “plumbi”.

    Reply
    • ¿? says:
      November 21, 2025 at 4:35 pm

      Per hir te saktesise “Nuk ka pasur Vebi (fadile) Hoti, besoj se e ke fjalen per Namik Hotin….” politikanin e shquar te tranzicionit, produkt i pluralizmit te shtremet shqiptar.

      Reply
  • Gac Gjondrekaj says:
    November 21, 2025 at 3:32 pm

    I dashur intelektual. Nuk ke thënë asgjë intelektuale përveç si transmetues i mesazheve të Salukut për të cilin duhet të thuash ndonjë fjalë si po i shkon gjykimi aktual dhe ai në vazhdim. Gjygjin e keni bërë nëpër studio televizive. Jua kanë dorëzuar disa të dhëna vetë prokurorët dhe i diskutoni në tv të çfardo lloji Siç janë shumica e tv gjobëvënëse. Nuk do ketë drejtësi të këtij lloji jo. Nik jemi tepublikë prokurorësh.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 21, 2025 at 4:00 pm

    I nerumi @Gaci:

    Sali Sekretari eshte nga dora juaj, Enveri e zdrypi nga Bjeshket e Nemuna, e sterviti ne palestrat e Sigurimit, e coi ne shkolle dhe e beri doktor, e coi ne France te mesonte gjuhe te huaja dhe ja futi Hysni Kapos per ta pergjuar se cfare llomotiste me Mehmet Shehun, nuk e ke pare foton ne Drilon si VARKAR i familjes Hoxha? Sepse gazeta DITA e ka publikuar disa here dhe ishte Ramiz Alia bashke me Nexhmijen ata qe e nxorren nga xhepi dhe e futen Saliun ne rradhet e studenteve protestues per te sajuar PD-ne ne baze te udhezimeve te Katovitzes Bolshevike ne Rusi, kur rumunet kishin pushkatuar Causheskun dhe gruan e tij,

    prandaj:

    MOS JA NGJIT SALI SEKRETARIN DHE SALI VARKARIN INTELEKTUALIT SI “MUT PAS KEPUCE”

    Keshtu si ty, BAJGA te Enverit qe akuzojne intelektualin si “cecen” i Saliut ka me shumice ne kete forum te nerum te gazetes DITA, por si te luftosh me injorancen e BAJGAVE te Enverit qe nuk dine ta shkruajne nje emer vendi apo toponimi te huaj sagllam ne origjinal, por dalin nga brimat e miut si dallkauku Shaqir Vukaj per te shkruar dacibao te gjata ku spjegojne si sovjetiket e Stalinit dhe Putinit kane lavderuar Enverin qe kishte DASHNI te madhe me Kosoven dhe kesisoj duke i u referuar KGB-se sovjetike, Enveri nuk e ka shitur Kosoven te Tito dhe nuk ka qene BEDEL i Jugosllavise.

    KJO TE FYEN INTELIGJENCEN

    Reply
  • intelektuali says:
    November 21, 2025 at 4:20 pm

    vazhdon:

    Dhe qe te dalim ne Teme:

    PSE KUR TE VJEDH BALLUKU TE FYEN SHKOLLEN DHE INTELIGJENCEN?

    sepse:

    Kjo pjella e Beqirit eshte nje tyryfycke pa asnje shkolle dhe pa asnje dipllome dhe si ministre e Envergjetikes nuk njeh njesite matese te energjise. Kjo tyryfycke idiote dhe pa shkolle sjell ne Vlore gerdalla motor-gjenerator mesjetare nga Banggladeshi dhe i quan TEC-e lundruese kur nuk e ka haberin se TEC-e lundruese nuk ekzistojne asgjekundi ne Bote dhe kur e ka TEC-in klasik te Vlores taze per ta vene ne pune por injoranca ne edukimin e saj nuk e lejon te kuptoje per marrite qe kryen dhe ben. Kjo i meshon me force fotovoltaikeve dhe atyre eolike pa ja kerkuar askush dhe mburret qe do ta beje energjine BIO, kur energjia eshte prej kohesh SUPER-BIO nga hidrocentralet dhe fotovoltaiket dhe mullinjte me ere te Belinda Tyryfyckes vetem sa mund t’i sjelin demtime BIO-diverstitetit te pakthyeshme dhe pariparueshme Shqypnise. “Sa me budalla je aq me arrogant behesh” ka thene Platoni mijra vite me pare, une do te shtoja: “Sa me injorant dhe pa shkolle je aq me kollaj vjedh parate publike”

    PERVEC SE TYRYFYCKE DALLKAUKE BELINDA BALLUKU ESHTE EDHE GENJESHTARE CINIKE

    Ne Parlament beri be dhe deklaroi se do te respektoje vendimet e SPAK dhe te Drejtesise se Reformuar nga Partia Socialiste dhe nje dite me vone ankimoi vendimin e GJKKO ne Kushtetuese me shprese se enveristi Gent Ibrahimi do ta ndihmoje per t’i shpetuar burgut dhe per kete pati edhe mbeshtetjen e cunit te Kristaqit qe i cilesoi si “BRUTALE” vendimet e GJKKO qe sipas gjasave nuk po i bindet me si ne rastet e tjera, ne menyre te vecante si ne rastin e Fredi Belerit kur po ky PALLOSHI i Kristaqit urdheroi hetuesin e Enverit ne SPAK te raste ne burg kryetarin e bashkise se Himares qe guxoi te fitonte zgjedhjet ne kete komune pa lejen e tij.

    Reply
  • vlonjat says:
    November 22, 2025 at 11:40 am

    Analize krejtesisht ordinere qe pasi pretendon te bej analizen nga kendveshtrimi politik dhe juridik, e nis ate duke supozuar se cfare mund t’i kete thene Balluku Rames, ata ndenjen 7 ore dhe pastaj erdhe U.Mannja etj…

    Reply
  • Bureto says:
    November 22, 2025 at 1:45 pm

    Ligjet kur zbatohen duhet të merren në harmoni dhe integritet me njëri-tjetri, bile kjo edhe me nenet brënda të të njëjtit ligj. Le më pastaj kur bëhet fjalë për Kushtetutën, ligjin themeltar të shtetit. Konkretisht, në nenin 103 pika 3 e saj, shkruhet:
    -Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.
    Nga ana tjetër, neni 242, pika 2 e Kodit të Procedurave Penale, me të cilin operojnë prokurorët dhe gjyqtarët penalistë, e përjashton pezullimin nga detyra sipas pikës 1 të këtij neni, ata funksionarë që janë të zgjedhur sipas Ligjit Elektoral.
    Atëhere a është ruajtur këtu harmonia dhe integriteti i Kushtetutës që prevalon mbi çdo ligj me Kodin e Procedurave cituar më sipër?! Për mendimin tim jo dhe kjo e lë hapur debatin dhe nevojën për interpretim të rastit “Balluku”, që me gjasa, pas kërkesës së Qeverisë, do ta bëjë Gjykata Kushtetuese.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është zyrtari i lartë shqiptar që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje, 5 vjet për ish-zyrtarin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?