Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ka qenë nën presion kohët e fundit prokurori Dritan Prençi? BIRN: Balluku nuk iu përgjigj kërkesës sonë për koment
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > A ka qenë nën presion kohët e fundit prokurori Dritan Prençi? BIRN: Balluku nuk iu përgjigj kërkesës sonë për koment
KronikeLajmi i fundit

A ka qenë nën presion kohët e fundit prokurori Dritan Prençi? BIRN: Balluku nuk iu përgjigj kërkesës sonë për koment

Published: October 26, 2025
Shpërndaje

Nga korridoret e një aktiviteti për Inteligjencën Artificiale në Berlin, kryeministri Edi Rama “kafshoi gjuhën’ të shtunën kur u pyet mbi hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ndaj numrit dy të qeverisë së tij, zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet,” tha Rama në një intervistë për Deutsche Welle.

“Dhe deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës,” përsëriti ai.

- Publicitet -

Që prej publikimit të lajmit të premten në mesditë se ndaj zv. kryeministres Belinda Balluku është regjistruar një procedim penal për “shkelje të barazisë në tendera”, të gjitha institucionet e përfshira kanë folur me heshtje.

Prokuroria e Posaçme, SPAK tha përmes një zëdhënësi se “nuk ka asgjë për të ndarë me median”. Kryeministria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të BIRN.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar. Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.

Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, e cila ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion. Është ende e paqartë se për cilën nga çështjet e denoncuara është regjistruar procedimi penal.

Sipas News 24, Balluku ka marrë një fletë-thirrje për t’u paraqitur në SPAK të hënën për një seancë pyetjesh me prokurorët. Megjithatë, në një operacion menaxhimi të marrëdhënieve me publikun të premten, ajo u shfaq e buzëqeshur në një video në Facebook, ndërsa udhëtonte me tren nga Zyrihu drejt Bernës në Zvicër.

Të premten, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi përmes një statusi në Facebook një situatë të gjithanshme presioni ndaj prokurorit që po heton çështjen e zv.kryeministres Balluku.

“…burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmente të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar,” shkroi Bardhi në Facebook.

Bardhi u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, që të monitorojnë nga afër këtë çështje si dhe ato që ai i quajti “ndërhyrje kriminale për t’i lidhur duart prokurorisë”.

Aleksandra Bogdani – Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Kur abuzohet me ndershmërinë! says:
    October 26, 2025 at 11:51 am

    Hajduti thotë kapeni hajdutin! Sa kohë që nuk do të filtroni pasuritë e politikanëve dhe jo vetëm të atyre, ashtu si kontrollohemi ne jashtë Shqipërisë, kjo histori do të jetë e përherëshme. Të paktën na kurseni lajmet me profka ndershmërie, veçanërisht të tipave si ky Bardhi!

    Reply
  • demo says:
    October 26, 2025 at 1:05 pm

    Eshte Rasti qe PD te marre ne mbrojtje zonjen Balluku,,Ta mbroje nga Hetimet e SPAK.TE kerkoje nderhyrjen e Gjykates Kushtetuese,te bllokoje emerimin e ministrit te radhes,sepse po hyre ne Ate Dere ku hyn Berisha,TE GJITHE JANE BASHKELUFTETARE.

    Reply
  • demo says:
    October 26, 2025 at 1:12 pm

    Bashkefajtore dhe bashkevuajtes.

    Reply
  • Skypion says:
    October 26, 2025 at 1:47 pm

    Nuk e di pse Dita akoma vazhdone me kete “enigmen” u thir apo s’u thirr ministrja ne SPAK. Kete lajm e ka dhene e para gazetarja Klodiana Lala. Dihet se kjo eshte gazetare e perkedhelur nga SPAK, i cili i jep asaj informacione te dores se pare. Mesa duket SPAK e perdor kete per PR-in e vet; mbase mund ta kene keshilluar te veproje keshtu.
    Nga ana tjeter, SPAK e perdor kete gazetare edhe per te krijua diversion ne dhe per ceshtje te ndryshme, perhere kur kane nevoje. Por, nuk eshte ky rasti. Meqenese kane autorizuar gazetaren te perhape lajmin, por vete heshtin, do te thote qe lojes hipokrite te Kryeqenefit se gjoja po u ben presion dhe po mbron ministren e tij, kane zgjedhur t’i pergjigjen ne kete menyre: edhe perhap lajmin, edhe mos prano asgje.
    Sidoqofte, Belinda eshte kurbani i radhes.
    P.S: Nuk ma merrte mendja qe kokcepi nga librazhdi, Taotao te paskesh qene kaq i rendesishem ne PS-, qe Rama ta ruaje nder te fundit per ta kurbanosur.

    Reply
  • SPAK says:
    October 26, 2025 at 5:39 pm

    Lexon diten dhe aty ketu komentet! Nuk mungon mediokri skllav berishian me fjalorin e tij epik mesjetar! Ok shajeni Ramen por tregoni kulturen tuaj sepse me kete gjuhe te Saliut ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te jeni pa deputete!Tani ju eshte bashkuar edhe avokati Kujtim Cakrani qe ta gezoni bashke me Noken djalin e Fahriut dhe Albana Vokshit! Sa poshte ka rene PD jone!

    Reply
  • E pafajshme says:
    October 26, 2025 at 5:52 pm

    Po Diella pse ësht?? Çfar thot? Sepse ajo vetëm ësht goja e vërtet

    Reply
  • intelektuali says:
    October 26, 2025 at 8:16 pm

    Meqe permendet BIRN le te lexojme se cfare ka shkruar prestigjozja amerkane Los Angeles Examiner

    Si u bë Shqipëria Qendra e Industrisë Globale të Mashtrimit:

    “Rrjetet e krimit të organizuar po përdorin qendrat call center në Shqipëri për të mashtruar njerëzit në të gjithë Evropën, duke i joshur ata me premtime për fitime të mëdha nga investimet mashtruese ne nje vend qe nuk prodhon pothuaj kurgje dhe duke përdorur teknika të sofistikuara të inxhinierisë sociale. E gjitha filloi në qershor 2019 me kërkuesin në Google për “mundësi investimi”. Rezultatet i çuan Karina Christine Brünig dhe bashkëshortin e saj Christoph në faqen e internetit të një platforme të supozuar tregtare të quajtur “Pegasus Communications” Shpk, Çifti u regjistrua dhe brenda pak minutash telefoni ra në shtëpinë e tyre në Aschaffenburg, rreth 40 kilometra në lindje të Frankfurtit, Gjermani. Në anën tjetër të linjës ishte një burrë që u prezantua si menaxheri i llogarisë së tyre të investimeve, Dr. Adrian Ross; Christoph bëri një depozitë fillestare prej 250 eurosh. Pastaj depozitoi 750 euro, dhe më pas gjithnjë e më shumë në muajt në vijim, i nxitur nga Ross, i cili i tha se kjo ishte e vetmja mënyrë për pozicione tregtare më fitimprurëse. Një vit më vonë, pas një serie përpjekjesh të pasuksesshme për të tërhequr fondet e tij, Christoph e kuptoi se ishte mashtruar dhe shkoi në polici. Prokurorët në Bavari morën dhjetëra ankesa të ngjashme nga qytetarë gjermanë të cilët ishin mashtruar përmes të paktën pesë platformave të rreme të investimeve online.
    Pati viktima kryesisht ne Spanje, në Greqi ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, por vetëm në Gjermani të paktën 105 persona u mashtruan me miliona euro, ndoshta më shumë, duke pasur parasysh se jo të gjithë shkuan në polici. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të zbatimit të ligjit, prokurorët e krimit kibernetik në Bavari thonë se mashtruesit e investimeve fallco po lulëzojnë dita-dites ne Shqiperi. “Platformat mashtruese të investimeve online ne Shqiperi po ndërtojnë një treg të lulëzuar përmes të cilit jo vetëm një ose dy, por shumë grupe të organizuara kriminale po shkaktojnë dëme të mëdha jo vetëm në Spanje dhe Gjermani, por edhe në një numër vendesh në Evropë”, tha Nino Goldbeck, një prokuror i lartë në Zyrën Qendrore të Krimit Kibernetik të Bavarisë. “Në Bavari, ne pësojmë humbje prej mbi 100 milionë eurosh çdo vit, dhe këto janë vetëm rastet e raportuara”, tha ai në një përgjigje me shkrim. Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe dixhitale, mashtrimi me investimet është bërë një nga format më të përhapura të krimit financiar. Sipas Interpolit, midis viteve 2022 dhe 2023, 85% e kërkesave ndërkombëtare për arrestime, të ashtuquajturat “njoftime të kuqe”, lidheshin me raste mashtrimi.

    por:

    Cfare eshte platforma “Pegasus Communications” Shpk dhe si arriti te vjedhe pa u ndeshkuar miliarda euro nga qytetaret e BE pa rene ne sy te organeve krimndaluese?

    Beni durim se kete do ta mesoni me poshte, se intelektuali per ju lexues kureshtare te gazetes DITA,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    October 26, 2025 at 8:26 pm

    vazhdim:

    Vetëm në vitin 2023, Qendra e Krimit Financiar dhe Antikorrupsionit e Interpolit mbështeti mbi 700 hetime për skema mashtrimi me vlerë totale prej 1.2 miliardë dollarësh ose 1 miliard eurosh nga call centera kryesisht me zyra te vendosura ne Tirane. Një nga dy llojet kryesore të mashtrimit përfshin skema investimesh të rreme. Viktimat joshen nga reklamat në mediat sociale, faqet e internetit dhe aplikacionet mashtruese, dhe operacionet e telemarketingut kryhen nga qendrat e thirrjeve ku operatorët bëjnë thirrje të padëshiruara dhe përdorin presion psikologjik ose teknika të inxhinierisë sociale për të bindur viktimat e tyre të investojnë në skema financiare të rreme, duke premtuar kthime të larta. Përdorimi i gjerë i kriptovalutave ka hapur rrugë të reja për këta lloj mashtruesish për të operuar dhe pastruar të ardhura të paligjshme. “Këto kompani shqiptare vendosin reklama mashtruese ose të manipuluara në rrjetet sociale si Facebook, në faqet e lajmeve, etj.,” tha prokurori gjerman. Një mjet i zakonshëm janë pretendimet e rreme për miratime nga të famshmit. Dhe Tirana, me fuqinë e saj punëtore të re dhe shumëgjuhëshe, është bërë një qendër globale mashtrimi për qendra të tilla call cenera në pesë-dhjete vitet e fundit. Njoftimet për shtyp të policisë tregojnë arrestime të rregullta, por të dhënat e marra nga BIRN përmes kërkesave për lirinë e informacionit tregojnë vetëm disa ndjekje penale të mefshta pa asnje sukses konkret.

    PO LE TE KTHEHEMI PRAPA NE ZANAFILLE: KUSH ESHTE PIONIERI I MASHTRIMIT GLOBAL SHQIPTAR “PEGASUS COMMUNICATIONS” SHPK?

    Beni durim se do ta mesoni pak me vone, se intelektuali per ju lexues te nerum te gazetes DITA,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    October 26, 2025 at 8:42 pm

    vazhdim:

    Shumica e këtyre trajtohen nga Struktura Speciale e Shqipërisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) në bashkëpunim me Eurojust, Agjencinë e Bashkëpunimit për Drejtësinë Penale të BE-së dhe agjencinë e zbatimit të ligjit të bllokut Europol. Kreu i SPAK, Altin Dumani i tha BIRN se në vitin 2024 kishte 110 hetime aktive për mashtrime të bazuara në qendrat e call center që përfshinin grupe të krimit të organizuar, dhe midis viteve 2015 dhe 2024 kishte sjellë në gjykatë katër raste të tilla penale, por nuk tha asnje fjale per “babain” e krimit me mashtrimin global me call center ne Tirane qe mban emerin: “Pegasus Communications” shpk, por as BIRN nuk guxoi te pyese SPAK per kete kulceder te mashtrimit shqiptar me seli pak hapa larg zyres se kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Sipas Fabian Zilla-s, një ekspert i krimit kibernetik në Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional ne Frankufrt te Gjermanise, fakti që grupe të tilla veprojnë në juridiksione të shumta i ndërlikon dhe ngadalëson hetimet. “Serveri ku ruhen të dhënat nga platforma mund të jetë në një juridiksion me të cilin nuk keni asnjë bashkëpunim”, tha Zilla për BIRN. “Mund të jetë në një gjuhë të huaj, gjë që kërkon kërkesa të personalizuara ose krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore. Madje mund të jetë në një zonë lufte si Ukraina ose në një vend autoritar si Shqiperia ose Rusia apo si Korea e Veriut.” Qendrat mashtruese të thirrjeve shpesh maskohen si biznese të ligjshme, me operatorët që përvetësojnë gjuhën dhe sjelljet e këshilltarëve të investimeve për të manipuluar viktimat e tyre.”

    PO KUSH FSHIHET PAS “PEGASUS COMMUNICATIONS” SHKP QE I KA FUTUR FRIKEN NE BARK ALTIN DUMANIT, KREUT TE SPAK DHE QE BEN SHURREN NE BREKE SA HERE TE HUAJT I PERMENDIN EMERIN?

    Beni durim se do ta mesoni menjehere pas nje pauze te shkurter, se intelektuali per ju,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    October 26, 2025 at 8:57 pm

    vazhdim:

    Mashtrimi shqiptar me miliarda euro me Call Center, “Los Angles Examiner” huazuar nga “El Pais”: Urdhër-arresti për Josifin dhe lidhja me Olsi Ramën:

    CEO i “Pegasus Communications” shpk ne baze te nje kerkimi ne zyren e regjistrimit ne Tirane rezulton Amant Josifi, i njohur si person me lidhje të forta me qeverinë, raportohet se është shpallur në kërkim nga autoritet spanjolle dhe organizata Europol për një skemë masive mashtrimi me “call center”. Sipas prestigjiozes spanjolle “El Pais”, aksioni që çoi në zbërthimin e skemës është koordinuar nga Eurojust me pjesëmarrjen e forcave ligjzbatuese nga disa shtete. Qytetarët, duke u kontaktuar me “call center”, josheshin përmes mashtrimit për të investuar shuma monetare në investime fiktive nenje shtet qe nuk ka asnje prodhim, ne tregjet e kriptovalutave, mallrave dhe produkteve të tjera financiare duke futur ne kurth mbi 200,000 ‘viktima’. “Los Angles Examiner” duke i u referuar “El Pais” shkruan se: duke përdorur call center 24 orësh me bazë në Tirane, rrjeti ndërkombëtar shqiptar ka bërë më shumë se 200,000 ‘viktima’ në Europë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

    PO KUSH ESHTE MASHTRUESI GLOBAL AMANT JOSIFI QE QE I KA FUTUR FRIKEN NE BARK ALTIN DUMANIT DHE QE PO E KERKON GJITHE BOTA NE BRIMEN E MIUT?

    Beni durim se intelektuali per ju lexues te nerum te gazetes DITA,

    vazhdon:

    Reply
  • demo says:
    October 26, 2025 at 9:10 pm

    Intelektual mos e nxirr emrin e Pegasus Communications,shpk,se jam Une Pronari.E kam per shtese pensioni,.Qeveria e komunistave te qyteteruar ma beri dhurate kete pegasos fluturues qe t`me kompensoje pronat qe me grabiti komunisti malok i zi si Zifti,, Berisha me rreckamanet e koprativave malore kodrinore,.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 26, 2025 at 9:35 pm

    vazhdim:

    Los Angles Examiner: Spanja ne bashkepunim me Interpolin lëshon urdhër-arrest për krahun e djathtë të Olta Xhaçkës, bosin e mashtrimit me call centera ne Tirane, Amant Josifin, këshilltar i ministres se Edi Rames ne Shqiperi. Investigimi i kryer nga BIRN: Nga urdhër arresti për Armant Josifin tek lidhja me Olsi Ramën: Autoritetet shqiptare fshehin BOSIN e krimit nderkombetar. Amant Josifi, ish-këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë kur drejtohej nga Olta Xhaçka, persona i cili ka lidhje të ngushta biznesi me vëllain e kryeministrit Edi Rama, akuzohet për mashtrim dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, sipas një burimi pranë autoriteteve hetimore në Spanjë. Josifi, i cili ka mohuar në të kaluarën se biznesi i tij kishte lidhje me mashtrimin, u largua nga puna e tij në qeveri menjëherë pas publikimit të historisë nga “Projekti për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Nëna e tij, Pranvera Strakosha, ka një post të spikatur në Shqipëri si kryesuese e një organi që mbikëqyr shërbimin civil shqiptar, por edhe kjo gjykatese e Enverit e ka ne Greqi nje vendim te formes se prere te Gjykates se Athines per “…trafik femijesh nga Shqiperia ne Greqi…” ortake bashke me nenen e Olta Xhackes, Natasha Xhacka dhe te dyja jane akoma ne kerkim nderkombetar, keshtu qe nene e bir bashke krimin familjar ne katror,

    por:

    Si u bë Amant Josifi, ‘Ujku i Wall Street-it’ jo i New Yorkut, por i tiranes të Shqipërisë dhe u kthye në ‘Getsbi i Madh’?

    Në një seri të koordinuar bastisjesh në të gjithë Evropën më 8 dhe 9 nëntor, policia nga shumë vende – duke përfshirë Gjermaninë dhe Spanjën, vende ku jetonin shumë prej viktimave të mashtruara- arrestuan të paktën katër persona dhe mbyllën 15 Call Center në Shqipëri, Gjeorgji dhe Ukrainë. Dy nga partnerët e biznesit të Josifit në Shqipëri, Bernardo Saraçaj dhe Erindi Pysqyli, u arrestuan dhe pritet të ekstradohen në Spanjë. Më 10 nëntor, policia shqiptare dhe prokurorët e krimit të organizuar mbajtën një konferencë për shtyp duke shpallur suksesin e operacionit, por nuk përmendën fare emrin e Josifit. Autoritetet gjithashtu refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve të shumta nga OCCRP në lidhje me ngjarjen dhe fshehjen e informacionit për Josifin, duke thënë se ishte e pamundur të jepeshin detaje për njerëzit e shpallur në kërkim në lidhje me Call Center-at, sepse ky konsiderohej sekret hetimor. Përgjigja erdhi vetëm pas tre kërkesave në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nga një gazetar dhe dy kërkesave në polici. Prokurorët lëshuan një deklaratë ku konfirmonin se Spanja kishte lëshuar një urdhër për Josifin. BILD.de: Ky është biznesmeni i pushtetit që mbulohet nga Olsi Rama. Nen presionin nderkombetar policia shqiptare pranoi se urdhri nuk ishte lëshuar nga Shqipëria, por shtuan se përderisa një shtetas shqiptar kërkohet ndërkombëtarisht nga autoritetet e huaja, ai person kërkohet patjetër edhe në Shqipëri. Opozita bëri thirrje për një hetim nëse Call Centerat e Josifit ishin vënë në mbrojtje nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi, i cili më parë ishte ortak me Josifin ne biznesin kriminal. Rrjeti i mashtrimit të Call Centerave me seli ne Tirane është një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë kryesisht në Gjermani e në Spanjë trumbetuan mediat nderkombetare ate kohe dhe vazhdojne t’i bien sirenes se allarmit deri me sot. Kryeministri Rama ka mohuar çdo lidhje me Josifin, edhe pse nuk e përmendi me emër dhe këmbëngul se qeveria nuk po e mbronte atë nga ndjekja penale, megjithese Josifi ja arriti t’i shpetoje Drejtesise dhe gojet e liga thone se fshihet ne Dubai dhe se SPAK nuk e ka kerkuar kurre zyrtarisht.

    DHE KESAJ I THONE: AFERIM!

    “Sa i përket personit për të cilin po flasim, nëse shteti do ta kishte mbrojtur, ai nuk do të ishte tashmë i shpallur në kërkim. Sa i përket emrit të vëllait tim, i cili është përmendur në lidhje me këtë rast, ky është pjesë e vallëzimit të madh të shpatave në gropëzën tonë politike”, u tha ai gazetarëve./Marrë nga OCCRP, përktheu VoxNews.

    Reply
  • Aurora says:
    October 27, 2025 at 4:30 pm

    Kjo eshte rrugace qe se ka par historia, del aty vishet lluks dhe i ben karshillik popullit.. Ne vend te zhduket po na shetit boten me leket tona nje femer ordinere

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?