Nga Louis Seiller, LE SOIR
A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit? Duke i ofruar Ivanka Trump dhe Jared Kushner ishullin e Sazanit dhe disa mijëra hektarë bregdet të egër, kryeministri socialist 61-vjeçar, në pushtet që prej vitit 2013, me siguri mendonte se do ta forconte statusin e tij si njeriu më i fuqishëm në vend dhe do të fitonte simpatinë e presidentit amerikan.
Por pamjet e shqiptarëve të zemëruar, të keqtrajtuar nga punonjës të sigurisë private gjatë vendosjes së kantierit të ndërtimit, nën sytë e një policie pasive, shkaktuan një nga lëvizjet më të mëdha të protestës që nga rënia e diktaturës në vitin 1991.
Këto pamje tërhoqën gjithashtu vëmendjen e mediave ndërkombëtare mbi mënyrën se si qeveris Edi Rama.
Prej më shumë se një muaji, çdo mbrëmje, turma shqiptarësh marshojnë poshtë dritareve të tij duke thirrur: “Shqipëria nuk është në shitje” dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
Këto tubime, alegro dhe plotësisht paqësore, u quajtën shumë shpejt “Revolucioni i Flamingove Rozë”.
Me mijëra zogj të tillë në lagunën e zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë, është bërë simboli i protestës. Pikërisht aty mund të ndërtohet një kompleks gjigant turistik luksoz, i lidhur me familjen Trump.
Bëhet fjalë për një investim prej 4 miliardë eurosh, të cilin kryeministri e quan “një mundësi historike”.
Megjithatë, projekti është njollosur nga dyshime për pastrim parash, të lidhura me grupet kriminale shqiptare, të cilat janë shndërruar në aktorë kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Artisti që u bë ministër i Kulturës dhe më pas kryebashkiak jokonformist i Tiranës, Edi Rama, për një kohë të gjatë është paraqitur si i vetmi njeri i aftë për ta futur Shqipërinë në shekullin XXI.
Por sot, në protesta, ai paraqitet i maskuar si një gangster, i gatshëm të shesë pasuritë më të çmuara natyrore dhe kulturore të vendit.
Për Gjeneratën Z shqiptare, e cila po mbush rrugët e kryeqytetit me zërin e saj, ish-basketbollisti profesionist është mishërimi i një sistemi politik të kalbur nga klientelizmi dhe interesat mafioze.
Një sistem që i shtyn të rinjtë të largohen nga vendi: 160.000 persona mendohet se janë larguar nga Shqipëria midis viteve 2021 dhe 2026, ndërsa sot Shqipëria do të kishte vetëm 2,3 milionë banorë (krahasuar me pak më shumë se 3 milionë sipas regjistrimit të vitit 2001).
“Artisti që luan rolin e kryeministrit”
Përballë përmasave të protestës, njeriu më i fuqishëm i Tiranës denoncon një “luftë hibride”, që sipas tij po zhvillohet nga interesa të huaja, herë greke, herë iraniane, e herë kosovare (ndonëse Kosova është e banuar rreth 92% nga shqiptarë).
Ai vë gjithashtu në dyshim integritetin e gazetarëve të huaj dhe sulmon në rrjetet sociale disa figura të lëvizjes protestuese.
Në një intervistë për Financial Times, më 23 qershor, ai u tha protestuesve thjesht: “Shkoni e q*ni”.
Më pas shtoi: “Nuk është detyra ime të provoj se nuk jam padrinoja; është detyra e tyre të provojnë se jam.”
Ky poliglot, i cili kultivon imazhin e tij ekscentrik gjatë samiteve ndërkombëtare, ka treguar zakonisht shumë më tepër finesë në komunikimin e tij.
Vitet e fundit, nga Emmanuel Macron, te Giorgia Meloni, e deri te Ursula von der Leyen, të gjithë kanë përshëndetur “të dashurin Edi”, i cili e ka rreshtuar Shqipërinë me qëndrimet gjeopolitike të Bashkimit Evropian, ndërsa anëtarësimi në BE është përmendur herë pas here si i mundshëm në vitin 2030.
I rizgjedhur vitin e kaluar për një mandat të katërt, ai tani e sheh pushtetin e tij të lëkundet.
Ndërsa në vend shtohen rrokaqiejt dhe hotelet luksoze, në një vend ku paga minimale mezi kalon 500 euro, SPAK-u, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit – e krijuar në vitin 2019 nën presionin e Brukselit dhe Uashingtonit – po hap gjithnjë e më shumë hetime mbi këto projekte të pasurive të paluajtshme, të dyshuara se lidhen me pastrimin e parave të trafikut të kokainës.
Disa figura të rëndësishme të Partisë Socialiste janë vënë nën hetim.
Pikërisht këto lidhje denoncojnë protestuesit kur brohorasin: “Qeveri e krimit!”
Por Edi Rama, të paktën për momentin, i hedh poshtë këto akuza me një lëvizje të dorës.
Për më shumë se një dekadë, “artisti që luan rolin e kryeministrit” ka promovuar imazhin e një Shqipërie progresiste dhe moderne, të hapur ndaj investitorëve dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Sot, rrëfimi i ndërtuar nga Edi Rama po përplaset me “Revolucionin e Flamingove Rozë” dhe me një rini që kërkon me ngulm drejtësi, demokraci dhe ndryshim të thellë politik.
—–
Louis Seiller është një gazetar i pavarur francez, i specializuar për rajonin e Ballkanit. Ai punon si korrespondent për disa nga mediat më të rëndësishme frankofone, duke përfshirë gazetat Libération dhe Le Soir (gazetë e përditshme prestigjoze belge), si dhe radiot RFI e Radio France

Protestat kundër familjes Tramp janë komplet të njejta me ato të armëve kimike të Asad-it edhe ato patën njëfar mbështetje nga gjithë shqiptarët bile edhe nga të huajtë se po të shkatërroheshin në Shqipëri do të sillte katastrofë në njerëz dhe natyrë por ato u shkatërruan dikund dhe nuk ndodhi tragjedija e kundërta disa që mbështetën protesta në Alb.ata i mbënë vetë dhe përfituan gjysmë miliarde Dollarë
Ti shoku byrek se u eshte rritur cmimi sufllaqeve nga super-administrimi i Beles, Titit, Gonxhes dhe Palloshit!
Ato nuk ishin “armë kimike”, por mbetje me përmbajtje toksike. Keqardhje që edhe pas 13 vjetësh përdoret i njëjti term, i cili si i tillë përdoret për të manipuluar ndjeshmërinë e ligjshme publike, siç u përdor edhe në atë kohë. Ato mbetje që nga amerikanët u kërkua të shkatërroheshin diku në Shqipëri, u refuzuan, po pa asnjë problem ato u asgjësuan në një anije në Detin Mesdhe. Rezultati, manipulimi e dha efektin, Shqipërisë i ‘fluturian’ disa miliona dollarë.
VR:
-Siguroj që ky gazetari nuk ka kënë kurrë në Shqipëri..
-Ky nik di ku bie Sazani & Zvërneci..
-Ky nuk e ka takuar dhe intervisuuar E.Ramën..
-Besoj të dhënat i ka marrë nga:
▪︎ BILD GJERMANI..
▪︎ SHQUP I S.BERISHËS..
▪︎ PPE(F.Beleri Grek).
▪︎ Nga protestues që kan deklaruar se nik dinë pse janë në protestë..
-Potesta Flamingo u stis nga tjetërkush që ka PRODHUAR MBI 1-2 MILION POTRETE QË KUSHTOJNË MBI 2 MIL.$.
-NË PROTESTË MBLIDHEN TË PAPUNË,DROGAXHIJ,HAJDUT,KURVAR,TË LARGUAR NGA PUNA,DEMBEL,TË DASHURUAR PËR SEX,FËMIJË,GRA SEHIRXHIJ,MILITANT TË PD BANDË,etj.
-QËLLIMI ËSHTË TË PRISHET IMAZHI VËNDIT,TURIZMI,INTEGRIMI NË BE.
JO MË KOTË VIJNË RUROFEPUTET TË PPE NE NË PROTESTË..
-QËLLIMI 2 ËSHTË TË GODITET PRESIDENTI KONDRAVERS TRAMP.
-PROTESTUESIT SHFAQIN MENDIME TË SHUMTA PA PRESPEKTIVË..
..SI MUND TË VOTOI KUVËNDI EKZISTUES QEVERINË E TYRE ANONIME.?
.. KAQ BUDOLLEJ JANË.!?
-SI JU DORZOKA QEVERISJA KALAMAJVE URRA..URRA. ?
-JU KEMI SHKRUARË ..FORMONI PARTI DHE FUTUNI NË ZGJEDHJE..
-BASHKË ME KËTA TË MARRË PO BASHKOHEN ANALIST,GAZETAR MË TË MSRRË SE ATA.!
– E.RAMA PËRPARA DERI 2029..
– NËSE NUK IKËN SALIU DHE KËTA ADOLESHENTËT NUK FORMOJNË PARTI..DERI 2037.!
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
Doli ky budallai
Degjon kumandar Shurrelin diten e vjen shkruan te njejtat brockulla naten
Bravo!
Nje PSIKOPAT,Nudist Bojaxhi qe :
‘LUAN ROLIN E KRYEMINISTRI…!’
Thjesht Edi Rama eshte nje psikopat egomaniak ish gjoja piktor is gjoja basketbollist homoseksual real. Fatkeqesia e rradhes ne krye te Shqiperise.
Monumentet e Kultures dhe Zonat e Mbrojtura Natyrore,te Agreduara ne menyre te persereitur nga Psikiomaniaku Edi Rama te paisen me Urdher Mbrojtje nga Prokuroria Posacme kunder Krimit dhe Korrupsionit.
Psikomaniakut Edi Rama ti instalohet byzylyk elektronik me sirene alarmi,sapo tu afrohet Zonave te Mbrojtura Natyrore.
Viktime e Trumpit vajta dhe Une,
Me zor kryeminister vajten me vune.
Te gjjitha do ti besoj.Edhe cpifjet e Mero Bazes do ti besoj,,Por qe KY te jete viktime,,..Kete nuk e besoj.
ARMIKU ME I RREZIKSHEM ESHTE AI QE NUK DUKET!
PsikoEdvini nuk Ka fare,po fare fare te bene me QIverri e K/M….por thjesht nje buratin,LOQE me mjeker ne duar te MAFJES!
SS-Serbi SALI vazhdon te jete ne krye te AntiShtetit qe e ndjekin DIREKT si emer 500 MIJE kamikaze nje ARMATE me 25 DIVIZIONE!
Kush nuk kupton kaqe eshte I D J O T !
Rama doesn’t give a shit he woke up from the grave they almost killed him and this is the second life for him
Te adhurosh eshte primitivitet
Pika qe s te bie qe krahason nje karagjoz me Jezusin
Ne te s’omes sa me shpejt, bashke me vicidolsin…… Amin o zot
More lërini këto që komentoni se nuk janë të rëndësishme . Shikoni sot , të hënën se sa protestues janë mbledhur , janë fimimet me dron . Janë aq sa mblidhte Berisha të hënave . Ju kam thënë që brenda një jave kjo marrëzi e marrë seriozisht gabimisht , merr fund . Qeveria në demokraci , nuk rrëzohet dhe pushteti nuk merret në bulevard , por në kutinë e votimit .
Si ka mundësi që ‘nastradini’ MOTËRQIR NUK ka bêrë ASNJË KOMENT , se zakonisht PIDH ROBSHI ‘nastradini’ , bën nga 4 FAQE GAZETE me Koment DOBIÇI i FERRAVE , qê Komunistêt ja kanë SHTYPUR mirë Mamin
Viktime e mbaj mend kete person,qekuir i kam degjuar emrin.
Ka perzene Berisha Edi Ramen,Ka rrahur Izeti Edi Ramen,Ka rrahur SHIKU Edi Ramen,,Ka tradhtuar Ilir Meta Edi Ramen,Ka vjedhur Berisha Edi Ramen,.I ka ngrene Tepsine Ilir Meta,Edi Rames,.Ka qelluar me cizme Monikas Edi Ramen,E kane quajtur burre qenefi ne Kosove,Edi Ramen,I perplasen deren kokes ne Kosove Edi Rames,Po ja hane dardhat pas shpine Edi Rames,Ka sulmuar Irani Edi Ramen dheeee,,ne fund,Eshte rrebeluar populli me agjentuarat e huaja kunder Edi Rames!!!!!!!!!!!!!!!Vetem dheu e shpeton kete person nga viktimizimi.
O etem te pelqen qe km qihet ne bythe?
Të gjitha ironitë e demos i kondideroj të qena. Rama i ka të gjithë të zezat. Aq më mirë kur i pranon dhe vetë kur thotë: “Nuk jam më i miri, po më të mirë se unë nuk ka!”. Gënjen gjë apo si gjithmonë na përqesh neve?!. Nuk thashë ‘popullin’ se ai ‘budallaj’ edhe pse i tillë, bën ç’bën atë voton. Belá e madhe është kjo, po si i bëhet?! Hëëm! Epo koha, ‘koha është ilaçi më i mirë’-kanë thënë të moçmit. Evolucion-po! Revolucion-jo!
Rama nuk eshte as Trumpist as Melonist as Socialist as Fashist. Ai eshte nje Klloun qe makijohet sipas situates me lloj-lloj bojrash pa ju skuqur a zverdhur faqja fare se nuk e njeh as moralin as dinjitetin..
SHKURT atje ku eshte interesi te lepije prapanica Trumpi a Meloni e me pas po per iteresa ti kafshoje ato qe ka lepire.
Kete tipar bazik te tij Rama ja ka injektuar dhe langaraqeve mediatike qe i puthin prapanicen e tij te cilen dikur ja kane kafshuar. Si me tipiku – Mjero Bazja, qe dikur i botonte Kartelen e Psikopatise e sot i lepin mollaqet perdite.