Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A paraqet fitorja e të djathtës në Austri kërcënim për Kosovën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > A paraqet fitorja e të djathtës në Austri kërcënim për Kosovën?
Lajmi i funditRajoni

A paraqet fitorja e të djathtës në Austri kërcënim për Kosovën?

Published: October 1, 2024
Shpërndaje

Përtej ndjenjës përforcuese të pasigurisë pas fitores së një prej forcave kryesore evropiane të ekstremit të djathtë në zgjedhjet e fundit në Austri, njohës të politikës austriake e përjashtojnë rrezikuan potencial që Partia e Lirisë (FPÖ) të ndikojë realisht në ndryshimin e pozicionit të Austrisë karshi Kosovës. Dhe për këtë japin disa arsye.

Konrad Clewing, historian dhe studiues në Institutin e Evropës Lindore dhe Juglindore (IOS) në Regensburg të Gjermanisë, derisa vëren se pocizioni i FPÖ kundër Kosovës është ashpërsuar viteve të fundit për shkak të peshës së votuesve serbë në elektoratin e FPÖ-së në Vjenë, shton se fitorja e djathtistëve austriakë s’do t’i prishë punë Kosovës.

“FPÖ-ja ka një traditë – nuk ka qenë kështu gjatë viteve 1990, por është zhvilluar gjatë 15 viteve të fundit – të pozicionit kundër Kosovës. Në fillim, kjo shpjegohej më së shumti me peshën e votuesve serbë në zonën elektorale të FPÖ-së në Vjenë. Kjo mund t’i atribuohet edhe një tendence të gjerë, përkatësisht qëndrimit të fortë pro-rus”.

- Publicitet -

Clewing nuk pret ndryshime në rrjedhën e marrëdhënieve Austri-Kosovë, duke qenë se pavarësisht fitores zgjedhore – për herë të parë në historinë e pas luftës – FPÖ-së i duhet një partner koalicioni për të formuar qeverinë. Në këtë sfond, subjekti i vetëm me të cilën mund të formojë një shumicë është Partia Popullore (ÖVP) në pushtet.

“Duket e pamundur që fitorja e fundit e FPÖ-së të ndikojë realisht në pozitën e Kosovës. Një rezultat i mundshëm do të jetë një koalicion i partive të tjera, duke përjashtuar FPÖ-në nga pushteti. E opsioni i vetëm i bashkëqeverisjes për FPÖ-në qëndron në një koalicion potencial me ÖVP-në”, nënvizon ndër të tjera Clewing.

Ai potencon se duke pasur parasysh pozicionin pro-rus të FPÖ-së, një koalicion i tillë ka shumë të ngjarë të ndërtohet mbi parimin e lënies së pjesës më të madhe të politikës së jashtme austriake në duart e ÖVP-së, përveç politikës së migracionit. Prandaj janë minimale gjasat që të ketë implikime për Kosovën në marrëdhëniet me Austrinë.

Në këtë mënyrë e ndërton argumentin edhe zëvendësdrejtori i Inciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), Kristof Bender, i cili thekson se fitorja e FPÖ-së nuk do të thotë domosdoshmërisht se udhëheqësi i djathtistëve të linjës së ashpër, Herbert Kickl, i cili kundërshton pavarësinë e Kosovës, do të bëhet kancelari i ardhshëm i Austrisë.

“FPÖ nuk mund të hyjë në qeverinë e ardhshme pa një partner koalicioni. Praktikisht kjo mund të ndodhë vetëm me ÖVP-në që aktualisht mban ministrinë e jashtme. Meqenëse ka shumë çështje politike shumë më të rëndësishme për FPÖ sesa Kosova, dyshoj se kjo do të jetë një pikë e rëndësishme në negociata”, argumenton Bender.

Ai kujton se lideri konservator i ÖVP-së, kancelari aktual i Austrisë, Karl Nehammer, ka garantuar se nuk do ta sjellë në krye të qeverisë liderin 55-vjeçar të FPÖ-së, megjithëse nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me FPÖ-në. “Nëse Nehammer mbetet lider i ÖVP-së, një koalicion FPÖ-ÖVP nuk ka gjasa të ndodhë”.

“Duke qenë kështu, një ndryshim dramatik në politikën e Austrisë ndaj Kosovës aktualisht duket jo shumë i mundshëm, veçanërisht nëse ÖVP-ja do të mbajë ministrinë e jashtme. E nëse FPÖ-ja dështon të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, qëndrimi i Austrisë ndaj Kosovës ka edhe më pak gjasa të ndryshojë”, shton Bender.

Fitorja e FPÖ-së vjen pas rezultateve impresive të partive populiste e euroskeptike të krahut të djathtë në zgjedhjet kombëtare për Parlamentin Evropian (PE) në muajin qershor. Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe Fronti Kombëtar (RN) në Francë kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme, duke shkaktuar ankth në Kosovë.

Kosova tani ka gjithnjë e më pak miq në Bashkimin Evropian (BE), krahas pesë shteteve mosnjohëse – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro – katër prej të cilave janë anëtare të NATO-s. Megjithatë, në bazë konkluzioneve të vëzhguesve, pavarësisht rritjes të së djathtës ekstreme, nuk priten ndryshime në qasjen e BE-së.

“BE-ja ka vështirësi të mëdha në zhvillimin e një qëndrimi koherent dhe të qartë për Kosovën. Pjesëmarrja e FPÖ-së në qeverinë e Austrisë nuk do të ndihmojë Kosovën, por nuk pres ndonjë ndryshim të madh në politikën e BE-së”, përfundon Bender.

Ndryshe, përkundër përparimit të ekstremit të djathtë në Austri, Gjermani e Francë, por edhe në Belgjikë e Holandë – në Itali, Hungari, Sllovaki e Çeki, aktualisht pjesë e qeverisjes – dhe kontekstit të rëndë gjeopolitik pas agresionit rus në Ukrainë, partitë liberale dhe mbështetëse të Kosovës vazhdojnë të dominojnë skenën politike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    October 1, 2024 at 4:22 pm

    Fati I Kosoves eshte I vendosur nga Amerika.
    Mjaft Edi Rama perdor shkrime qe te vesh ne dyshim forcen e Amerikes ne Kosove.
    Ku ve vulen amerika nuk ka Burre ne bote qe te diskutoje.
    Edi Rama ,mblidhe mendjen,Kosova dhe veriu I saj nuk I kthehen Serbit,sot e 10000000vjet.

    Reply
  • demo says:
    October 1, 2024 at 4:53 pm

    Ku jemi katandisur ne shqiptaret poshte Drini?
    Ne jemi katandisur qe kur ndjekim ngjarjet ne Kosove llogarisim qe kemi guvernatorin Serb ne Tirane.
    Ne jemi katandisur si delegatet e Kongresit te Permetit,qe kur votonin duhet te shihnin turinjte e governatorit serb te Ushtrise Partise,Qeverrise,Milladin Popovic.
    Sa kaloi Drinin dhe Limin,Guvernatori serb ,Myladin Popovic i rane pendet e Zotit te fuqiplote Internacionalist.I futi nje plumb mesuesi Kosoves,Haki Taha e plandosi perdhe si buuull Vrrake.
    Ne kemi guvernatorin serb ne Tirane,,do llogarisim cfare governatori do kete Austria?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?