Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A u tentua të vritej Sadik Premte nga Sigurimi në Paris? Dy dëshmi interesante nga Shqipëria komuniste
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > A u tentua të vritej Sadik Premte nga Sigurimi në Paris? Dy dëshmi interesante nga Shqipëria komuniste
HistoriKryesore

A u tentua të vritej Sadik Premte nga Sigurimi në Paris? Dy dëshmi interesante nga Shqipëria komuniste

Published: January 28, 2023
Shpërndaje

 

Sadik Premtja ishte një emër shumë i njohur i historisë së lëvizjes komuniste në Shqipëri.

I lindur në Gjorm të Vlorës dhe i njohur me pseudonimin ‘Xhepi’, ai ka qenë një nga pjesëmarrësit e paktë në mbledhjen e themelimit të PKSH më 8 Nëntor të vitit 1941.

- Publicitet -

Por disa muaj më vonë, së bashku me ‘Qorrin’, alias Anastas Lulon, do të përjashtoheshin nga PKSH dhe do tentohej të eliminoheshin si fraksionistë.

Ndërsa Qorri u vra, Sadik Premtja mundi të shpëtonte gjallë dhe të arratisej në Francë në vitin 1944, ku jetoi deri sa vdiq në prill të vitit 1991.

Idajet Hoxha, ish-Sekretar i Parë dhe Konsull në Ambasadën e RPSH në Francë në gjysmën e dytë të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980 në një rrëfim për gazetën DITA, e përshkruan kështu Sadik Premten:

“Sadik Premtja ishte emigrant politik ndër më të vjetrit në Francë. Pothuaj gjatë gjithë kohës ka punuar nëpunës, ekonomist në një shoqëri multinacionale. Gjatë gjithë kohës në Paris, nuk iu afrua ndonjë fuqie apo partie politike kundër regjimit në Shqipëri. Nuk u largua kurrë nga Parisi dhe kishte zgjedhur për të kaluar ditët në një kafene në Bulevardin Saint Michel, afër së cilës ishte një librari që kishte libra shqip dhe sillte shtypin shqiptar.

Ai i ishte nënshtruar fatit. Fati e hodhi në anën e të mundurve. Me Hasan Lepenicën, kryetar i Ballit Agrar në mërgim, shijonin misrat apo gështenjat që piqeshin në një nga rrugët që të çonin te porta kryesore e Luvrit.  

U ruhej grumbullimeve të shqiptarëve. Nuk shkonte as në festat e Pavarësisë, as në ndonjë aktivitet të shoqatës së miqësisë Francë-Shqipëri. Nuk dihet se çfarë kishte Sadiku në mendje, por nuk ishte vënë re as një tentativë për të dalë nga gjendja që iu krijua qysh kur iku nga Shqipëria. 

Në arkivë kishim një dosje ku përshkruhej aktiviteti i Sadik Premtes si fraksionist në Partinë Komuniste. Më ka bërë përshtypje së në atë dosje nuk ndodhej asnjë e dhënë që ta komprometonte në veprimtari antishqiptare. Unë jam kthyer nga Franca në nëntor 1982. Pas 1990, janë bërë disa shkrime nga të afërm të Sadik Premtes, ku bëhet fjalë se i kanë bërë atentat me anë të Sigurimit të Shtetit”.

Sadik Premte gjatë luftës

Po a ka tentuar Sigurimi ta vrasë Sadik Premten siç përflitet?

Një dëshmi interesante për këtë sjell procesverbali i gjyqit ndaj Kadri Hazbiut që e dënoi këtë të fundit me vdekje. Pjesë nga dosja e këtij gjyqi janë botuar disa vite më parë nga DITA.

Në procesverbalin e 2 Tetor 1982, Llambi Peçini, i gjykuar dhe i dënuar bashkë me Hazbiun u ka thënë hetuesve se “në 1951 një agjenti ynë në Paris kishte tentuar të vriste Sadik Premten”.

Interesant është se qëndrimi i Tiranës zyrtare ndaj këtij akti ka qenë disaprovues madje është quajtur edhe “akt terrorist”.

Të paktën kështu del nëse lexon materialet e këtij procesi gjyqësor nga më të bujshmit e Shqipërisë komuniste.

“U informua Enver Hoxha për këtë. E dënoi si veprim terrorist. Ai agjenti nuk e vrau se mbeti në tentativë ajo, sepse agjenti u kthye në Durrës. Vajta të informoj. Në paradhomën e zyrës se Mehmet Shehut gjej kryekëshilltarin Gllaskov, Kadri Hazbiun dhe Zoi Themelin.

Dëgjova që kryekëshilltari Gllaskov, duke biseduar me Kadriun edhe Zoin, po u thoshte: ‘Eto pahijet turjeckaja ragjetka’, domethënë, bie erë zbulimi turk, dhe nuk është mirë, domethënë, nuk janë mirë këto veprime.

Më thotë mua kryekëshilltari, shiko, na sill atë dosjen thotë, të agjentit. Zoi ishte aty. Them unë e ka marrë Zoi. Nuk di gjë më për këtë punë” – dëshmoi Peçini.

Sipas tij, rusët, që asistonin atëherë institucionet e sigurisë në Tiranë e kërkuan me ngulm atë dosje. Sipas Peçinit dosja e agjentit që thuhej se tentoi të vriste Sadikun nuk gjendej, sepse e kishte zhdukur Mehmet Shehu.

Por gjatë replikave të Peçinit  me kreun e gjykatës në seancë,  shënohet një ndërhyrje e të pandehurit Kadri Hazbiu, i cili merr përsipër atentatin ndaj Sadik Premtes:

“Është bërë me urdhrin tim kjo, jo të Mehmet Shehut. Për këtë jam kritikuar unë nga udhëheqësi. E para, dhe e fundit herë, tha sepse terror Zbulimi s’duhet të bëje. Para drejtësisë së Partisë, them hapur, këtë urdhër e kam dhënë unë.

Mundësitë që ishin krijuar kërkonin një përgjigje të shpejtë. Unë i thashë bëjeni. E kam dhënë unë këtë urdhër, jo Mehmet Shehu. Mehmet Shehu, nuk e di ku ka qenë në atë kohë. Kur ka ardhur është vënë në dijeni”.

Kadri Hazbiu në gjyq

Përballë habisë së trupit gjykues se si kishte marrë përsipër vetë një vendim të tillë për të vrarë Sadik Premten në mes të Parisit, Hazbiu thotë:

“Ishte një agjent turbekuloz që përpara vdekjes propozoi që para se të vijë në Shqipëri të vdes, tha, më lejoni të vras këtë tradhtar. Ishte propozimi i tij. Unë e kërkova, por nuk e gjeta ministrin. E mora vendimin me kokën time, me bindje të plotë dhe përgjegjësi të plotë… Nuk është e çuditshme, është përgjegjësia ime”.

Këto dëshmi vijnë nga gjyqi i Hazbiut dhe Peçinit, ish-zyrtarë të lartë komunistë të ekzekutuar “për tradhëti të lartë ndaj atdheut” në shtatorin e vitit 1983.

Por diplomati Idajet Hoxha thotë se nuk e beson që Premte të jetë goditur seriozisht dhe se personi që pretendon se e shpëtoi nga atentati ishte një mashtrues.

“Sipas mendimit tim, “plagosja” e Sadik Premtes apo tentativa për ta vrarë me kacave (spatë e vogël) të cilës i u thye bishti, është pjesë e skenarit të Grushtit të Bardhë, të zhvilluar në Tiranë në vitet 1981-1983.

Pretendohet se Sadikun e ka shpëtuar nga atentati një person, fis i Avni Rustemit. Ai që pretendohet se është fis i Avni Rustemit quhet Sabaudin Dino. Është libohovit por jo fis i Avni Rustemit. Sabaudini punonte kamarier te kafja Les Balcanes në Lagjen Latine të Parisit, nuk kishte nivelin t’i bënte shoqëri Sadik Premtes.  

Të vërtetën e zgjidh ditari i Sadik Premtes. Duhej të dorëzohej e të ruhej në një muze, për arsye se ka brenda konfliktet e kohës, ka vlera për ata që kanë dhe s’kanë afri shpirtërore me të” – thotë diplomati Hoxha për DITA.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • GJKKO refuzon pesë kërkesat e Erion Veliajt
  • Sekuestro 150 milionë euro pasuri, SPAK godet perandorinë financiare të emrave të trafikut ndërkombëtar
  • Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  • Rasti Koçeku dhe Rama

Komentet e Fundit

  1. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  2. Vlora Vlora on Rasti Koçeku dhe Rama
  3. Vlora Vlora on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  4. Aldrin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. ¿? on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?