Nga Auron Tare
Në rrugën “M. Shyri” ngrita dorën për një taksi. Një makinë e re elektrike më pa, por nuk denjoi të ndalonte. Pas saj frenoi një taksi e vjetër e verdhë, ngjyra e së cilës kishte hyrë prej kohësh në marrëdhënie të paqarta me diellin, shiun dhe pluhurin e kryeqytetit.
Hyra brenda. Ndërsa po vendosja rripin e sigurimit, shoferi, një burrë rreth të shtatëdhjetave, më pyeti:
Zoti Tare, ku do të shkoni?
I tregova adresën.
Pas pak heshtjeje, burri tha:
Kam respekt për ju. Ju kam dëgjuar shpesh në televizor. Më pëlqen që e përmendni se keni qenë skënderbegas.
Sigurisht, – iu përgjigja. – Është një shkollë që na ka formuar.
Kam qenë tankist, – tha me një farë krenarie të qetë. – Me origjine nga Saranda po kam shërbyer në repartin e tankeve të Gardës si oficer.
Mbetëm për disa çaste secili në mendimet e veta. Makina ecte ngadalë nëpër trafikun e rënduar të Tiranës.
Si i shikoni protestat? më pyeti papritur.
Shumë mirë, i thashë. – Të rinjtë kërkojnë drejtësi. Kërkojnë të jetojnë në vendin e tyre me dinjitet e jo të enden rrugëve të botës.
Ai tundi kokën.
Mua më duket se i bëjnë fqinjët.
Cilët fqinj?
Grekët. Ata gjithmonë na trazojnë.
E vështrova me buzëqeshje.
Vërtet?
Pa tjetër. Agjentë grekë janë ata që i organizojnë. Gjithmonë ata janë pas çdo gjëje.
Dyshimet e vjetra ushtarake, siç dukej, nuk e kishin lënë ende rehat.
Për ta larguar bisedën nga kjo udhë, e pyeta çfarë kishte bërë pas largimit nga ushtria.
Emigrova në Greqi, tha. Isha pa letra. Më kapën në kohën e Micotaqit. Mua dhe të tjerë na keqtrajtuan rëndë. Pastaj na hodhën në kufi si të ishim bagëti.
Heshti për pak.
U ktheva. Mora këtë makinë dhe ja ku jam. Punoj taksixhi.
Për disa minuta dëgjohej vetëm zhurma e motorit dhe kakofonia e trafikut.
Pastaj më pyeti:
Çfarë do thuash sonte për protestat?
Do flas për arsyet pse të rinjtë kanë dalë në shesh.
Ai më pa nga pasqyra.
Mos harro se këto i bëjnë grekët.
Mirë, – i thashë. Po ushtrinë kush na e prishi?
Berisha.
Po tanket?
Fytyra iu vrenjt.
Ah, mos m’i kujto. Kam qarë kur i nxorën nga reparti. Një jetë të tërë u kujdesa për to. Kur erdhi ai i skrapit, m’u duk sikur po hynte kasapi në stallë.
Grekët?
Jo, çfarë thua! -Majko kur ishte Minister
Po Sarandën kush e prishi?
Politika jonë e mbrapshtë.
Po Bujqesine, spitalet? Arsimin? Fshatrat?
Ai psherëtiu thellë.
Lëri, lëri… Vetë i bëmë. Edhe ata që qeverisin, edhe ne që i votojmë.
Makina ndaloi para hyrjes së televizionit.
Ja, pikërisht për këto do të flas sonte, – i thashë.
Të rinjtë që janë në bulevard kërkojnë zgjidhje, jo armiq imagjinarë.
Ai buzëqeshi lehtë.
Do të të ndjek.
Më uroi natën e mirë. Pastaj taksia e verdhë u tret ngadalë në lumin e dritave dhe të borive, ndërsa unë mbeta duke menduar se shqiptari, ndonëse e di shpesh ku qëndron faji, vazhdon ta kërkojë armikun diku larg, matanë kufirit

Dale se do ngrene rezort greket ne Acropolis nga inati i Rames.
Dmth A. Tare qe ia ofroi Kushnerit Sazanin, ne ekip me ramutin, po ky del edhe proteste kundra?
Cfare po behet …
duhet te jesh idiot te besosh keto brockulla.
Vetem Korfuzi ka vij bregdetare sa e gjith Shqiperia
Vetem torollaklt i han prrallat e Shurrelit me agjentura greke qe u merziten nga rwzorti i ktij drogaxhiut kokmiqister
Fatkeqesisht, fqinjet nuk kishin dhe nuk kane nevoje te bejne dicka vete per te na demtuar.Ata kane politikanet tane qe jane te gatshem t’u japin dhe me shume se cfare kane kerkuar.Fqinjet na thone se ceshtja juaj nuk ekziston, politikanet tane pergatitin toke e det t’i kenaqin.Fqinjet ofrojne ne shetites armesh per nje bashki te vendit, politikanet tane e kane kandidat te tyre.Fqinjet thone duam edhe me shume ,politikanet tane u ngrene statuja dhe familjareve te tyre qe mos t’i humbasim kurre.Ndaj, politikanet tane ne vend ta kerkojne armikun dhe pergjegjesine tek populli qe nuk e pyeten kurre,me mire le te shohin veten ne pasqyre.
Auron Tare ishte kallauzi.
Kur arriten ne Sazan,Rama i tha:O Tare!!Fshati qe duket nuk do kallauz.Zbrit nga Jahti dhe shko ne shtepi.
Ai taksixhiu, duhet te kete qene @TREN rrangalla i ketij forumi.. Ai, por edhe nje pjese e mire e shqiptareve, te keqen e shikojne tek fqinjet dhe vazhdojne te jene vete armiku me i madh i asaj toke. Saranden, ben mire qe e kujton “si u shkaterrua” po shkoni me larte, nga bregu i Himares, te shikoni shemtine qe keni bere, ne kontrast te forte me arkitekturen e vjeter qe trashegonte. Bathorizim dhe shemti totale! Ngjitjani edhe kete “armikut” grek,atij serb,rus etj. I mbijetoi pushtimit barbar disa shekullor turk dhe filloi rrenimin me inkuadrimin ne vilajet/shtetin shqiptar te dale nga turko/osmania, por qe qe i pavarur nga ai mentalitet, nuk u be dot kurre.. Eshte ai mentalitet qe trashegoi nga obsuratizmi turko/osman (“vllahu i sotem”, e cuditcme eeeeee??) qe s’ka per ta lene te beje perpara ate vend dhe ashtu do vazhdoje te terhiqet zvarre, do prodhoje perhere diktatore, krim, pabarazi e rrjedhimisht, mergim. E keshtu, bashke me Kosoven, ngjajne me shume se kurre me ato Vilajetet e dikurshme. Gjeografikisht ne Europe por shpirterisht ne Anadoll. Prape, fajin si perhere, do t’ia hedhim Europes “kurve”(kuqke ne kosovarce) dhe serbo-grekeve! Arnautistan hesapi!
Kallauzi, kallauzi, o Demo, por Tarja nashti hiqet si Flamengo…
Meqë ra llafi, a di gjë a ka vajtiur ndonjëherë Tarja tek vila e vëlla Iglit në Dhërmi?
E kan ber zakon tani kta suflaqexhinjt duan t krahasojn rinin ton te protestes me belerin
Ah mor t mjerë
Beleri nuk esht as grek
Esht shqiptar gjakprishur
Njesoj si ju
S kan nevoj greket fare t levizin gishtin
Kan gjakprishurit si Beleri gati
Dhe idiotet si ju gati
I ngriti bustin nipit te gjenocidialit ndaj shqiptarve?!
Paturpësia e nje kryeministri antishqiptar. Me hapur se kaq nuk ka mund. Kembanat kane rene tashme per ata qe kane vesh.
Kryekrimineli qe nuk respekton kushtetutën e vendit, rendit kushtetues. Përbuzje dhe. Anashkalon gjuhen shqipe. Kryeministri i Shqiperise!!!
Ketij zoterisenuk i takon te flase ngase ishte mik i ngushte me Ramen dhe ky i fundit u ka bere boll ndere Tareve qysh kur ishte kryetar i Bashkise Tiranes, madje i ofroi A.Tares, para rrotull 20 vitesh, edhe postin e drejtorit te kultures dhe turizmit…Vuajne te dy nga mania e madheshtise, nderkohe qe Tarja e di se nuk eshte ne nivelin e Edit si per nga forma dhe nga permbajtja…Jepini pushtet Tares dhe do shikoni se sa shpejt do ta hedhe masken e babaxhanit…dhe do te veshe ate te sherxhiut…Por kot e ka se koha ende nuk punon per Taren, pra per kreret protestues te mejhaneve dhe te…
Mos ka qenë ai taksixhiu që këshillonte E. Ramën, kryebashkiak i Tiranës, kur bridhte rrugëve pas mesnate?
Muhabete koti pa lidhje me nivel te ulet
Muhabete koti pa lidhje me nivel te ulet
Ne tsemes protesta. Po vjen era corbe e prishur.
E mir sufllaqja?
Jo o xhan. Me mir lexo te marresh vesh kush po mban fjalim atje ne proteste, dora vet bashkefajtori ne krim Auron Tare.
Grekrit turi zi si siriane te ane mune
proteste idiote komplet,
keshtu eshte kur degjo fred cakon qe sheh endrra komshiu dhe ky i tgregon sikur i ka jetuar vete hahahahah…
Fantazi e dobet, te mendoja me mire…. Do ishte me dinjitoze te thoshe se si e mendon me te vertete.
Ok o coglione.
Servil i pushtetit.
Ti Tare mbahesh per djale i mençur por tani dukesh se je nje kokerr koti.Po gjithkush e din se shqipot vete e prishen shqiprine po kush i pagoj kta shqiptare gjakprishur qe ta shkatrronin,e pra qe kane qene leket serbe e grekeve qe paguan Saluk qenin me shoke qe vendi te shkatrrohet se ata agjentet serbe e greke nuk dalin vete ne rruge por paguajne disa shqipe qe per leke shesin edhe nenat e tyre te shkatrrojne Shqiprine.
Ket mortje dhe djali i vet nuk erdhi ta nderonte.
Kam nje ne pune te zakonshme. Ka qene 25 vjet ne Greqi. Eshte ish oficer. Ne cdo nuhabet shan greket. I them po kur qene te keqij pse ndenje 25 vjet? Pse nuk ktheheshe? . Po kisha nevoje thot. . E cna gjeti. 😀
Sa lehtë i përjashtoni të huajt e sidomos fqinjët tanë grabitqarë e antishqiptar.A i harruat deklaratat e ministrisë së jashtëme greke që shqetësohej për pronat e “minoritetit grek” në Zvërnec.Unë jam vlonjat dhe po ju them se banorët e Zvërneciz janë vlleh të gjithë(çoban u themi në Vlorë dhe në Korçë).Nga na i nxirri grek çobenjtë qeveria e Micos së Taqit.Këto deklarata me anë të zë cilave i bëhet presion Shqipërisë se jo po u merrni pronat minoritarëve grekë dhe ne do bllokojmë hyrjen tuaj në BE.Nga ana tjetër nën dhe hedhin para tek gjakprishurit shqiptar të cilët veprojnë si në rastin e protestës për të destabilizuar Shqipërinë.Edhe serbët kanë agjentët e tyre në territorin tonë,të cilët ishin aktiv edhe në kohën kur Sigurimi i Shtetit hapte varre.Nqse në kohën komunizmit sipas UDB-s ishin 200 agjent,sot ata janë më të shumtë në numër dhe nuk kanë frikë më si atëherë,orabdaj veprojnë hapur duke përdorur arsye gjoja demikratike.Duhet të hedhim 100 milion dollar për të destabilizuar Shqipërinë u tha më 1996 në parlamentin serb.Pra në mëndjen dhe planet e tyre armiqësore është gjithmonë shkatërrimi Shqipërisë edhe ekonomikisht.Disa mijra qyretar që kanë pakënaqësi me qeverinë të yshtur e nxitur nga gjakprishurit dalin e protestojnë duke u bër një shërbim të shkëlqyer serbo-grekëve pa e menduar se po i bëjnë varrin vëndit të tyre.Në këtë plan djallëzor ka dorë edhe antishqiptari sali berisha dhe larot e tij që vota popullore po i lë në opozitë për 4 herë rresht.Pasi të sqarohet pronësia e tokës së blerë nga kompania nga Katari investimit duhet të ec përpara.Vëndi jonë,ekonomia shqiptare ka nevojë për kltë investim gjigand 4 miliard Euro,sigurisht duke mos dëmtuar ekosistemin dhe të ketë transparencë me publikun.Edi Rama pavarisisht gabimeve të bëra,nuk është vrasës i shqiptarëve si saliu,ai është kryeministri më i mirë pas I Qemalit në gjithë historinë e Shqipërisë.Ai në asnjë mënyrë nuk duhet të dorëhiqet sepse ashtu do një pakicë që del e proteston në rrugët e Tiranës.Ai i duhet Shqipërisë që me punën e tij e ka çuar një hap larg pranimit në BE.Tony Blair u tha britanikëve se kam një ëndërr dhe dua ta realizoj dhe ai e realizoi atë,bdërsa ai që e pasoi e djallosi.Blair fitoi 3 mandate rresht,ndërsa Rama 4 mandate.Shqiptarët duhet ta lejojnë atë të realizojë ëndrrën e vet dhe tonën si shqiptatë,të na antarësojë në BE gjer më 2030.Zvërneci do bëhet dhe zgjedhjet do bëhen më 2029-n.Le të krijojnë një parti këta të protestës dhe të fitojnë votat e elektoratit më 2029.Pushtet pa zgjedhje ta harrojnë pelikanët.
Po sufllaqe po
Nuk se e ka keq
Nga njera ane saliu, nga ana tjeter grekerit e serbet. Ne demorkraci nuk e bekemi dot nje proteste anti qeveritare se futen keta e cdo gje manipulohet a del jashte kontrollit. Ne keto kushte s’i ushtrojme dot mjetet demokratike kundra maskarait KM