Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E FUNDIT: Droga në ndërtimet e luksit, tjetër goditje e fortë e SPAK, sekuestrohet perandori pasurore rreth 150 milionë euro (Emrat)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E FUNDIT: Droga në ndërtimet e luksit, tjetër goditje e fortë e SPAK, sekuestrohet perandori pasurore rreth 150 milionë euro (Emrat)
KronikeLajmi i fundit

E FUNDIT: Droga në ndërtimet e luksit, tjetër goditje e fortë e SPAK, sekuestrohet perandori pasurore rreth 150 milionë euro (Emrat)

Published: June 16, 2026
Shpërndaje

Një tjetër goditje nga më të mëdhatë pasurore të viteve të fundit është ekzekutuar sot nga SPAK. Krahas urdhër-arresteve ndaj disa personazheve të njohur të botës së krimit, ka vendosur sekuestro mbi pasuri që dyshohet se arrijnë vlerën e rreth 150 milionë eurove.

Në qendër të operacionit janë emra të njohur për drejtësinë shqiptare dhe autoritetet ndërkombëtare, mes tyre Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Armando Paçani.

Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e një numri të madh kompanish, investimesh turistike, hotelesh, komplekse rezidenciale dhe projekteve luksoze në disa nga zonat më të shtrenjta të vendit.

- Publicitet -

Mes subjekteve të goditura janë shoqëritë Aliu Road House, Green Invest, Seaview Development, A.R.H Security, Altea Construction, F&XH Invest, Altea Invest dhe S.T.N.P.M, ndërsa nën sekuestro kanë përfunduar edhe të drejta pasurore mbi projekte strategjike turistike dhe rezidenciale.

Goditja prek edhe një pjesë të kompleksit multifunksional turistik, rezidencial dhe komercial në Gjirin e Lalzit, të njohur si Lalzi Marina Seaside, si dhe të drejtat mbi projektin për ndërtimin e hotelit luksoz me 5 yje “Zig-Zag” në Jalë të Himarës. Nën masë sekuestroje janë vendosur gjithashtu të drejtat pasurore mbi projektin rezidencial Astoria Residence në zonën e Mjull-Bathores në Tiranë, si dhe investime të tjera hotelerie në Dhërmi, përfshirë edhe pasuritë e lidhura me Hotel Elisa Tirana, Affiliated by Meliá.

Operacioni përfaqëson një tjetër goditje të SPAK ndaj rrjeteve të dyshuara të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, duke synuar jo vetëm personat e përfshirë, por edhe bazën ekonomike që dyshohet se është ndërtuar përmes fitimeve kriminale. Hetimet vijojnë për identifikimin e pasurive të tjera dhe personave të përfshirë në skemë.

Skema

Sipas dosjes hetimore, një pjesë e konsiderueshme e parave të siguruara nga aktiviteti kriminal transferohej fillimisht në Shqipëri në formë cash, duke shmangur sistemin bankar. Më pas, fondet investoheshin në pasuri të paluajtshme dhe kompani tregtare në sektorë të ndryshëm, kryesisht në ndërtim, hoteleri dhe shërbime.

SPAK thotë se pas injektimit të shumave të mëdha të parave në kompaninë “A.. R.. H…” sh.p.k., Isa Aliu dyshohet se orientoi aktivitetin e saj drejt sektorit të ndërtimit. Sipas hetuesve, kompania u shfaq fillimisht si nënkontraktore në projekte banimi, me qëllim krijimin e një fasade të ligjshme për qarkullimin e fondeve dhe justifikimin e investimeve të ardhshme.

Hetimet paraprake kanë zbuluar gjithashtu një skemë të dyshuar të blerjes fiktive të kuotave në kompani të ndryshme me çmime shumë më të ulëta se vlera reale. Nëpërmjet kësaj metode, sipas SPAK, sigurohej kontrolli i subjekteve tregtare me kosto minimale, ndërsa paratë qarkullonin përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, duke krijuar një histori ekonomike artificiale dhe duke humbur gjurmët e origjinës së tyre kriminale.

Sipas prokurorëve, qëllimi final i kësaj skeme ishte integrimi i parave të trafikut të drogës në ekonominë formale, përmes investimeve në ndërtime, hotele, prona dhe aktivitete të tjera biznesi.

Gjatë viteve 2019-2021, grupi ku bën pjesë edhe Isa Aliu ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë.

Masë arresti është lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika dhe Shpëtim Aliu.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • K R says:
    June 16, 2026 at 1:29 pm

    Pa lejet dhe firmat e palloshit kjo skem nuk funksionon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • GJKKO refuzon pesë kërkesat e Erion Veliajt
  • E FUNDIT: Droga në ndërtimet e luksit, tjetër goditje e fortë e SPAK, sekuestrohet perandori pasurore rreth 150 milionë euro (Emrat)
  • Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  • Rasti Koçeku dhe Rama

Komentet e Fundit

  1. K R on E FUNDIT: Droga në ndërtimet e luksit, tjetër goditje e fortë e SPAK, sekuestrohet perandori pasurore rreth 150 milionë euro (Emrat)
  2. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. info analitike on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  4. info analitike on Rasti Koçeku dhe Rama
  5. xxx on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?