Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Abuzuan me fondet dhe falsifikuan dokumentat, kush janë 19 efektivët e pezulluar nga AMP-ja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Abuzuan me fondet dhe falsifikuan dokumentat, kush janë 19 efektivët e pezulluar nga AMP-ja
KronikeLajmi i fundit

Abuzuan me fondet dhe falsifikuan dokumentat, kush janë 19 efektivët e pezulluar nga AMP-ja

Published: July 3, 2024
Shpërndaje

AMP ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë duke pezulluar nga detyra 19 punonjës të policisë si dhe detyrimin për t’u paraqitur para policisë gjyqësore ndaj dy shtetasve, përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.

Po ashtu është provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.

- Publicitet -

Efektivët e pezulluar janë:

1.Behar Tafa

2.Arben Joco

3.Andon Marko

4.Shpëtim Ahmetaj

5.Eranda Murataj

6.Inspektor Edi Spaho

7.Inspektor Sandril Hyska

8.Inspektor Andi Ibro

9.Inspektor Endri Duro

10.Inspektor Markeljan Murati

11.Inspektor Adi Bregu

12.Inspektor Denjon Myteberi

13.Inspektor Edison Mielli

14.Inspektor Gerdi Haxhija

15.Inspektor Ledion Xhafi

16.Inspektor Veladin Azisllari

17.Inspektor Fisnik Mahmutllari

18.Inspektor Denis Agolli

19.Inspektor Ana Ismaili (Debrova)

Dy shtetasit përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë janë:

20.Shtetasi Anesti Thanati

21.Shtetasi Genci Çakërri

Njoftimi:

AMP ekzekuton 21 masa sigurie, nga të cilët 19 punonjës policie dhe 2 shtetas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pas hetimeve intensive disa mujore të kryera me metoda speciale, ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila vendosi “Pezullimin e ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik” ndaj 19 punonjësve të policisë, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj 2 shtetasve (përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë), e konkretisht;

  1. Drejtues B. T., 45 vjeç, me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Koordinator lokal i operacionit të përbashkët me misionin FRONTEX, i dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
  2. Drejtues A. J., 63 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;
  3. Kryekomisar A. M., 57 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit në DVP Elbasan, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;
  4. Kryekomisar SH.A., 63 vjeç, me detyrë Shef në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;
  5. E. M., 54 vjeçe, me detyrë Specialiste në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, e dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;
  6. Nënkomisar D. A., 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  7. Nënkomisar A. I., 32 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;8. Nënkomisar M. A., 27 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Korçe, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  8. Inspektor E.S., 46 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  9. Inspektor S.H., 39 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në kufirin tokësor, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  10. Inspektor E.D. , 43 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  11. Inspektor M.M., 32 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi, operator për sistemin e kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  12. Inspektor A.B., 36 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  13. Inspektor D.M., 34 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  14. Inspektor E.M., 35 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  15. Inspektor G.H., 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  16. Inspektor L.XH., 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  17. Inspektor F.M., 40 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  18. Inspektor A. I. (D.), 32 vjeçe, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, e dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  19. Shtetasi A.TH., 41 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikimi i dokumentave”;
  20. Shtetasi G.Ç., 47 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikim i dokumentave”.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur në kuadër të procedimit penal referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku nga hetimet disa mujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës të Jurdiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka rezultuar se këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.

Nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.

Hetimet vazhdojnë me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

i.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mashtrimi 50 milionë euro, lihen në burg “koka” e call center-ave dhe shoku i tij
  • “Duhet një urdhër ndalimi”, Trump provokon sërish Giorgia Melonin
  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote

Komentet e Fundit

  1. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Shqipe on Arkivoli në protestë
  4. Linda R... on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  5. Ethem Lalaj on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?