E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por administrata e ka pushim, sipas një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave. E premtja pasoi të enjten, që ishte festa zyrtare e Ditës së Verës.
Pas katër ditë pushimi, institucionet zyrtare do të jenë në shërbim të publikut dhe bizneseve ditën e hënë.
Ndërkohë që shumë shërbime në fakt janë bërë online, duke minimizuar kontaktin fizik dhe radhët, sërish numri i të punësuarve në sektorin shtetëror erdhi në rritje.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit në institucionet shtetërore kishte 182 mijë të punësuar, ose rreth 2400 persona më shumë se në tremujorin e mëparshëm.
Ndërsa në krahasim me tremujorin e katërt 2022, numri i tyre ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Në krahasim me pesë vjet më parë janë rreth 9 mijë persona më shumë që punojnë në administratë.
Në total mbi 730,6 mijë të punësuar në tremujorin e fundit të vitit 2024 kanë paguar sigurime shoqërore.
Në sektorin privat ku u numëruan 549,288 të punësuar me sigurime ose 2 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.
Në tremujorin e katërt 2023 në raport më 3-mujorin e tretë të vitit të punësuarit me sigurime u reduktuan me 6700 persona ose me 1 për qind. Kjo për shkak se në tremujorin e tretë të vitit aktiviteti ekonomik në vend ishte në kulmin e tij prej sezonit turistik.
Të punësuarit në sigurime po vijnë në rritje, por ritmet janë të ulëta në krahasim me treguesit e tjerë ekonomik. Nga viti 2019 më 2023 të deklaruarit me sigurime janë 49 mijë më shumë, ose me rritje 7%, por ndërkohë gjatë kësaj periudhe ekonomia është zgjeruar me mbi 14%.
Rritja e ekonomisë teorikisht do të thotë më shumë vende pune, por në rastin e Shqipërisë këto dy tregues nuk kanë shkuar në raporte të drejta me njëri – tjetrin. Gjatë periudhës së tranzicionit rritja ekonomike nuk ka qenë gjenerator i madh i punësimit.
Teksa ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se dekada që lamë pas, janë duke u bërë hapa të ngadalta në drejtim të informalitetit në tregun e punës dhe informalitetit në përgjithësi.
Forca e punës është drejt shterimit prej rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë, ndaj reduktimi i informalitetit mbetet burimi kryesor për të gjeneruar të ardhura për skemën e pensioneve në të ardhmen, të cilat janë të domosdoshme për një armatë pensionistësh në rritje.
Në vitin 2022, punësimi informal në sektorin jobujqësor është 28,2%, duke shënuar një rritje me 1,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021, raportoi iNSTAT.
Burimet nga tregu pohojnë se informaliteti në tregun e punës u favorizua nga rritja tre herë rresht brenda vitit e pagës minimale.
Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri në vitin 2070, pesha e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17 për qind sot.
Në të njëjtën periudhë popullsia e në moshë pune (25-64) parashikohet të bjerë nga 54 aktualisht në 41 për qind më 2070. Në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë Fondi Monetar vë në dukje se, gjeneratat e ardhshme të pensionistëve shqiptare rrezikojnë varfërinë për shkak se nuk përmbushin kriteret për përfitimin e pensionit të plotë.
Informaliteti në tregun e punës sot do të shfaqet me pasoja negative në të ardhmen afatgjatë. FMN referoi se në qershor 2022 rreth 1.7 milionë njerëz ne Shqipëri ishin të moshës 15-64 vjeç, prej të cilëve rreth 38 për qind po kontribuonin tek skema e pensioneve dhe pjesa tjetër 60 për qind nuk ishin as kontribuues dhe as pensionistë dhe rreth 4 për qind ishin pensionistë.
Monitor
Ne vendet e perendimit keto dite pushimi merren nga 26 diteshi i pushimeve vjetore, për të krijuar ate qe quhen pushime te zgjature… Atje nuk ka pushim te henen kur festa bie te djelen e as dite pushimi per pseudofesta… Por skandal tek ne eshte se pushim (te paguar ne pagen mujore) bejne vetem zyrtaret (lexo patronazhistët)
Me duket se kjo FMN me ka kopjuar mua.
Shikoni shifrat e mija dhe zbuloni diferencen.
Pensionet jane ne rrezik.
Rruget e zgjidhjes.
1.rritja e prodhimit dhe e exportit me kosto te ulet.Ekonomistet me shkolle e dine mire kete.
2.shfrytezimi ne dobi te shtetit qe t’i kthehen popullit te burrimeve pasurore natyrore kombetare.
3.kontrolli I renteve qe fiton shteti nga fluturimet e huaja qe kalojne ne qiellit tone.Perdorimi I flamurit shqiptar nga anije te ndryshme tregetare jo shqiptare,taksa e tubacionit TAP.
Edhe shume faktore qe te kemi nje popull qe e do vendin e vet.
Populli nuk degjuar ng kryeministri asnje gje nga keto.
Ai nga Edi Rama po shikon vetem tallava,batuta lart e poshte,kravata
Sexi.
Populli po shikon qe pothuaj c’do dite SPAK nxjerr ne shesh katastrofe korupsioni me parate e buxhetit.
Kaq te pasur jemi ne?
Kane 30 e ca vite dhe ne rast se I mbledim keto shuma dollare ,pa interes bankar,behen qindra miliarda ,me shume se buxheti I amerikes.
S’kan faj qeveritart e Edushit kan ardhë nga lufta në rrypin e Gazës ,tani duan të paketojn lekët e vjedhura gjatë ditve të punës.Kryeministrave mendjelehtë , ose aktual që kan qeverisur nuk u duhet dhënë kopetenca deri sa të arrijnë pjekurinë !..?..Si ka mundësi .Kaq pushime të zgjatura për administratën ?…,apo vrejmë shtimin marramendës në numur të administratës ?! .Kjo dëmton një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare ,por më tepër dëmton qytetarët dhe ekonominë e vendit ,që e vuajnë mbi supe mashtrimin e hilet e kësaj qeverie ,që heret a vonë do dështoi .Qeveria socialiste është e oblikuar t’u siguroj banorve të saj nevojat elementare ,në strehin,ushqim e veshmbalthje ,plus shërbime mjeksore dhe jo pushime e shpërblime luksi për administratën ,dhe popullin skllav dëgjon nëpër televizione vetëm aksidente rrugore ,vrasje ,vjedhje dhe krime ,vendime gjykatashe dhe transport droge !Kur çmimet kan arritur kulmin ,populli varfër vuan .Këto nuk mund të jenë motivet kryesore të qeverisë ?
Të parët tanë kanë thënë se fillimi i mbarë, gjysma e punës. Fillimi në këtë vend ishte i mbrapsht (ligji 7501,ai i pronave).ligji themeltar mbi të cilin ngrihet shteti demokratik nuk u zbatua. Aty filloi e keqja e pariparueshme dhe kush kishte prona të trashëguara e kuptoi “demokracinë” që do të ngrihej në vend. Prandaj një pjesë e mirë e të rinjve të kësaj klase, dikur të persekutuar ekonomikisht, shkuan në emigrim. Prindërit e tyre e kuptuan se kjo demokraci ishte fasadë. Dhe kjo e ardhshme parashikohej nga kjo shtresë, sepse deformimi në qelizë eshte pothuajse i pariparueshëm. Kështu problemet në demokracinë allashqipëtarëshe parashikoheshin. Dhe kështu, me një çorganizim të organizuar, filloi të fitonte korrupsioni në të gjithë instancat shtetërore. Ekonomia e ngritur nga brezat e shkuar u grabit në mënyrë të planifikuar. Në shumicën e rasteve këto u bën të kamurit e babëzitur të shoqërisë sonë.(oligarkët) Dhe kjo ditë me një tërësi problemesh të trashëguara nuk kishte si të na befasonte. Tani si do të zgjidhen nga këto që po drejtojnë dhe nga ata që do të vijnë???? …