Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Admirali Munsch: Pse thashë që qeveria e Kosovës duhet të përmbahet, korridor i ri i NATO-s kalon nga Durrësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Admirali Munsch: Pse thashë që qeveria e Kosovës duhet të përmbahet, korridor i ri i NATO-s kalon nga Durrësi
Lajmi i funditRajoni

Admirali Munsch: Pse thashë që qeveria e Kosovës duhet të përmbahet, korridor i ri i NATO-s kalon nga Durrësi

Published: October 12, 2024
Shpërndaje

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B. Munsch tha se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrushme, por e brishtë, duke theksuar se shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike “që mund të frymëzojë palët e pakënaqura të ndërmarrin veprime të dhunshme”.

Në intervistën për kolegen Garentina Kraja, Admirali Munsch flet edhe mbi përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin, si dhe për planet e NATO-s për të krijuar qëndrueshmëri, përmes një korridori të ri të Aleancës, që kalon nga porti i Durrësit, nëpër Maqedoninë e Veriut, në Bullgari, deri në Detin e Zi, i cili, sipas tij, do t’i mundësojë Aleancës të përforcohet dhe të veprojë me shpejtësi.

Zëri i Amerikës: Admiral Munsch, në deklaratat tuaja të premten ju paralajmëruat qeverinë e Kosovës të përmbahet nga ato, që sipas jush, janë “vendime të njëanshme” që përshkallëzojnë tensionet dhe dëmtojnë reputacionin e një partneri të besueshëm ndërkombëtar. A mund të na sqaroni se çfarë nënkuptoni me këtë deklaratë?

- Publicitet -

Admiral Munsch: Në fakt, ajo që thashë vlen për të gjitha qeveritë. NATO-ja është neutrale sa i përket rrethanave këtu. Të gjitha qeveritë duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të shfrytëzojnë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Është mënyra më e mirë për të zgjidhur dallimet dhe për të krijuar stabilitet të përhershëm.

Zëri i Amerikës: NATO-ja ka shtuar forcat e saj në terren, me trupa dhe pajisje, që pas incidentit në Banjskë vitin e kaluar dhe në pritje të tensionimit të mëtejshëm që vazhdoi gjatë tërë vitit të fundit. Cilat janë kërcënimet kryesore ndaj sigurisë në Kosovë?

Admiral Munsch: Ne shtuam numrin e forcave dhe gjithashtu të armëve dhe pajisjeve që ata i sollën me vete për të parandaluar raste të tjera dhune. Viti 2023 ishte viti më i dhunshëm në Kosovë në dy dekadat e fundit, bashkë me sulmin ndaj forcave të KFOR-it në muajin maj dhe pastaj me sulmin tjetër në shtator, gjatë të cilit u zbulua një sasi e madhe armësh. Shtuam numrin e forcave, në mënyrë që KFOR-i të jetë në gjendje të mbrohet dhe po ashtu të jemi të gatshëm të ndërhyjmë në raste të një lufte mes dy shteteve.

Aktualisht shqetësimi kryesor është retorika nxitëse politike në këtë periudhë, që mund të nxisë qoftë aktorë individualë apo aktorë joshtetërorë të ndërmarrin veprime të dhunshme, për të shfaqur pakënaqësitë e tyre.

Zëri i Amerikës: Për çfarë aktorësh e keni fjalën?

Admiral Munsch: Mund të jenë grupe kriminale, mund të jenë aktorë individualë, mund të jenë nga shtete të jashtme apo mund të jenë operativë të zonës gri, që mbështeten nga shteti.

Zëri i Amerikës: Ju iu referuat incidenteve në pjesën veriore të Kosovës dhe sulmit të armatosur të një grupi të armatosur serb në Banjskë vitin e kaluar. A keni një pasqyrë më të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë dhe për shtimin e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, që u bë më pas? A jeni të shqetësuar për incidente të tilla?

Admiral Munsch: Ngjarja në Banjskë është çështje e organeve të rendit dhe hetimet për të po bëhen nga organet e rendit. Jemi në dijeni të gjetjeve të tyre, siç i kanë përcaktuar ata. Ndërkaq kur bëhet fjalë për shtimin e forcave në kufi ne vazhdojmë të mbajmë komunikim të afërt me të dy anët e kufirit, me autoritetet e forcave të armatosura. Ka transparencë, ka komunikim të qartë të qëllimeve. Ndërsa sa i përket grumbullimit të forcave ushtarake në këtë pikë, nuk përbën ndonjë shqetësim.

Zëri i Amerikës: Sa jeni të shqetësuar për situatën e sigurisë që rrethon misionin e KFOR-it, Kosovën dhe shtetet e rajonit?

Admiral Munsch: Situata është e qëndrueshme tani, por e brishtë. Është e qëndrueshme ngaqë i kuptojmë rrethanat dhe i kemi forcat në terren. Por brishtësia buron nga fakti që këtu dhuna mund të shpërthejë shumë shpejt. Sërish, shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike që mund të frymëzojë palët e pakënaqura të ndërmarrin veprime të dhunshme.

Zëri i Amerikës: Shumë ekspertë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të shfrytëzojë tensionet që ekzistojnë në rajon dhe ta përdorë Serbinë si një kanal për ta destabilizuar Ballkanin. A shihni përpjekje të tilla nga Rusia dhe cilat janë masat që po ndërmerrni për të luftuar këtë ndikim?

Admirali Munsch: Historikisht, Rusia synon të krijojë paqëndrueshmëri në vendet përreth, duke menduar se kështu është më e sigurtë. Kryesisht ajo vë në shënjestër vendet e vogla për të krijuar paqëndrueshmëri, pasi ato kanë më pak burime për t’iu kundërvënë aktiviteteve ruse. Aktivitetet ruse janë mjaft të përhapura në sferën kibernetike, por edhe në atë fizike. Kështu që vendet po punojnë së bashku për t’iu kundërvënë asaj që po bëjnë rusët. Kryesisht veprimet e tyre manifestohen në keqinformime, që i përhapin për të shfrytëzuar çdo dallim që ekziston, në përpjekje për të krijuar përshtypjen se dallimet janë shumë më të mëdha se sa janë në të vërtetë.

Zëri i Amerikës: A prisni tensione këtë vit apo në të ardhmen e afërt në Kosovë dhe në përgjithësi në rajon?

Admirali Munsch: Ne jemi gjithmonë gati të përballojmë çdo sfidë që mund të dalë. Ndonjëherë vendosim forca shtesë që të jemi të përgatitur për çdo rrethanë që mund të sjellë dhunë. Një shembull i kësaj është ‘Forca e Reagimit Aleat’, që NATO-ja e krijoi verën e kaluar dhe bëri dislokimin e parë në rajon për të ruajtur stabilitetin.

Zëri i Amerikës: A po planifikoni shtimin e trupave dhe mjeteve ushtarake për KFOR-in?

Admirali Munsch: E kemi mundësinë ta bëjmë këtë, nëse është e nevojshme. Për këtë vendosim sipas rrethanave.

Zëri i Amerikës: NATO-ja së fundmi inauguroi korridorin e tetë, që u mundëson trupave të NATO-s të dislokohen përmes tokës nga porti i Durrësit në Shqipëri deri në Detin e Zi. Si ndikon kjo tek struktura e sigurisë në rajon?

Admirali Munsch: Korridoret e transportit janë jetike për të siguruar qarkullimin e logjistikës, municioneve, karburanteve dhe furnizimeve të tjera. Natyra e fortë e korridoreve është në vetvete masë parandaluese kundër çdo agresioni ndaj NATO-s, thjesht sepse ne mund të përforcohemi dhe të veprojmë me shpejtësi.

Zëri i Amerikës: Ky korridor i ri kalon pranë aleatit të Rusisë (Serbisë) me të cilin NATO-ja ka patur një luftë. A është kjo një pengesë, apo një hap tjetër në konfrontimin me Rusinë?

Admirali Munsch: Synimi i korridorit është që të jemi gati për çdo mundësi. Duke qenë gati, kjo në vetvete nënkupton parandalim.

Zëri i Amerikës: Dëshironi të shtoni diçka tjetër?

Admirali Munsch: Dëshiroj të përgëzoj vendet për angazhimin e tyre 25 vjeçar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. KFOR-i ka qenë me ne për 25 vjet me një sukses të jashtëzakonshëm. Ka përmirësuar rrethanat këtu, ka mundësuar zhvillimin ekonomik dhe pajtimin paqësor, duke e bërë Kosovën një vend shumë më të mirë.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Ppp says:
    October 12, 2024 at 10:18 pm

    Nato eshte neutrale ne kosove?
    Vertet???
    Ushtaraket duhet te mbulojne sektorin e tyre sepse deklaratat e tyre skan asnje vlere ne kampin politik
    Vetem nje gazetar shqiptar qe eshte i kompleksur me sistemin politik te shqiperise ku cdo hale kontrollohet nga politika e ben nje interviste nje ushtaraku ne detyre per politike
    Sa per koridorin e 8 keni 30 vjet qe e mbani peng ne interes te koridorit te 10
    Tani qe interesi strategjik mbizotron ndaj politikes se qelbur ju duhet patjeter
    nuk jeni pak si vone?
    Po pergjegjsi per kete komplot qe ju be koridorit te 8 per 30 vjet do mbaj kush pergjegjsi?
    Rruga egnatia ka qene rruga kryesore qe lidhte dy kryeqytetet per mijra vjet vetem palaçot e sotit mund ta bllokonin per aleanca te pa nevojshme

    Reply
  • mali says:
    October 13, 2024 at 1:27 am

    Tani qe po shikon Turqine qe mbeshtet 100 % Kosoven u zgjua zeri I Amerikes qe ka Kosove.

    Reply
  • Remo says:
    October 13, 2024 at 12:26 pm

    O mali, Turqia u’a mbeshteti per 5 shekuj
    me radhe, u perdori e mbeshteti edhe tek
    te tjere kur i cenohej interesi, e ne fund,
    u la ne ane te rruges, t’ua mbeshteste
    kush te donte. Prandaj eshte e pasherueshme
    sindroma qe keni. Turqia otomane e Rexhepit,
    eshte po ajo kopje e te pareve(mbeshtetesve)
    prandaj kuptohet lehte kjo nostalgji, u shkofte
    mbare se Rexhep Tahipi, nuk u’a zbret me kurre!

    Reply
  • Rroft Luli says:
    October 13, 2024 at 12:51 pm

    Të dhjefsha kopjen o Remëzi Shtrembua !
    Recep Tayyip Erdoğan është në krye të Türkiye Cumhuriyeti të krijuar nga Mustafa Kemal Atatūrk;jo perandor Osman.

    Reply
  • Remo says:
    October 13, 2024 at 3:26 pm

    Na rrofsh lulin, mos m’u pergjigj ne
    turkce, kuptohet qe e ke gjuhen tende
    (te babes) por ketu, s’eshte vendi.
    Komuniko lirshme me Trenin, malin
    apo me Milazim e hoxh Krasniqin kur
    falni namazin se keta, i keni profesore
    e lidere shpirterore.
    Tashti o sumeperpjete, edhe pse eshte
    e kote te replikosh me nje varkar si puna
    jote, Erdokani juaj, ja ka bere siper shtetit
    laik qe krijoi dikur Ataturk, i cili, jo vetem
    qe nuk inaguronte xhami te mesjetes se
    erret otomane, por u vuri celsin dhe ate
    “profetin” tuaj, e quajti “beduin imoral”!
    …disa fraza nga fjalimi i sulltanit ne
    inagurimin e gangrenes otomane ne
    vilajetin e pjerdhur; ” Pasi i beri lavderimet
    mikut te cmuar (vezirit me sume te c’puar)
    vazhdoi…”Ne emer te Allahut
    lutem sot qe xhamia e Namazgjase, te
    sjelle dobi per te gjithe muslimet e
    ballkanit.
    Me e madhja ne ballkan, “do te zere vendin
    e saj ne kujtimet tona qe i kane rrenjet e
    thella, duke kaluar edhe 6 shekuj”!
    Xhamia e Namazgjase, eshte projektuar
    si nje strukture qe “ruan vlerat e tradites
    nga e kaluara, tek e ardhmja, arkitektura
    otomane qe dominon ne ballkan”
    Kjo xhami, eshte simboli i “vellazerise turko-
    shqiptare”(qe eshte nje thenie kriminale si
    edhe ato me larte)
    Pastaj, e mori fjalen hoxha dhe vazhdoi
    me lavderimet per halldupet turq qe
    na kishin sjellur fene e paqes, nepermjet
    shpates!
    p.s. Sikur Andon Zako Cajupi, te jetonte
    akoma keto kohe ripushtimi, do te
    shkruante;
    kur bere derr e arine, c’dreqin deshe qe
    bere turko-shqiperine!

    Reply
  • Rroft Luli says:
    October 13, 2024 at 3:48 pm

    Ja Remëzi Shtrembua dashënori i ¿? !
    Gjuha e babës dhe nënës e imja është Gjuha Shqipe!
    Kam njohuri të thella në Türkçe Dili (Gjuha Turqisht).
    Prandaj Remëzi Shtrembua, si dashnor i ¿?,do rrihesh në mes të Sheshit!

    Reply
  • Rroft Luli says:
    October 13, 2024 at 3:51 pm

    Që të kuptosh Türkçe Dili
    Shih fjalorin e Shqiptarit (ose ShqipKARit siç do të thoshte dashënori yt ¿?) Myxhahit Korça.

    Reply
  • Remo says:
    October 14, 2024 at 2:47 pm

    Rrota e Lulit, nuk me intereson
    turkcja jote
    more qafir i babe Rexhepit. Ate
    “udheheqesin” tend “Trenin”,
    e zgjodhen ne bordin drejtues
    te Namazgjase apo zgjodhen
    Shab Muratin?

    Reply
  • Rroft Luli says:
    October 14, 2024 at 3:34 pm

    Lëre rehat udhëheqësin tim shpirtëror Treni,o Remëzi Shtrembua.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?