Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Adnan Merovci – Një halamet “shkrimtar”?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Adnan Merovci – Një halamet “shkrimtar”?!
opinion

Adnan Merovci – Një halamet “shkrimtar”?!

Published: May 25, 2025
Shpërndaje

Xhemil Zeqiri

 

Nga mënyra se si Adnan Merovci po e promovon veten si shkrimtar, dikush që s’e njeh realitetin tonë mund të mendojë se po ka të bëjë me një autor të rëndësishëm të letërsisë historike ose politike shqiptare. Së fundmi, në një përurim librash në Zvicër, ai raportohet të ketë shitur pesë libra për 100 franga zvicerane – një pako që, sipas shumëkujt, ka më shumë vlerë simbolike propagandistike sesa përmbajtje historike reale.

- Publicitet -

Nuk është habi që dikush përpiqet të përfitojë nga mungesa e vetëdijes kritike tek një pjesë e lexuesve. Habia e vërtetë është se si një figurë që ka qenë dëshmitar – dhe shpeshherë edhe pjesëmarrës – në zhvillime të rëndësishme politike, zgjedh të shkruajë shumë pak (ose aspak) për ngjarjet që kanë përcaktuar fatin e një kombi.

Çfarë nuk po na thotë Adnan Merovci në librat e tij?

A ka ndonjë analizë të sinqertë për politikën e Presidentit Ibrahim Rugova? A ka reflektim të vërtetë për deklaratën e pavarësisë së lexuar nga deputetët e tij, për planet e Rambujesë që u pranuan pa asnjë analizë serioze, apo për rolin e paqartë të lidershipit të atëhershëm gjatë periudhave kritike për Kosovën?

A shkruan për takimet në Uashington me Presidentin Bill Clinton, ku UÇK-ja fitoi mbështetjen amerikane, ndërsa Presidenti Rugova merrej me deklarata të mjegullta për gjendjen në Shqipëri dhe “vlerat demokratike” të liderëve të saj?

A ka ndonjë rresht për takimin famëkeq në Beograd, kur Rugova se si u “kidnapua” nga forcat serbe dhe më pas u shfaq në një konferencë shtypi Millosheviqin e Shahinoviqin duke kërkuar ndaljen e bombardimeve ndaj Serbisë se vuan populli serb!E, pa përmendur vuajtjet e popullit shqiptar? A përmendet fakti që bashkë me të ishin edhe familjarë të Rugoves e te Merovcit dhe se udhëtimi nuk dukej edhe aq i detyruar?

Fshehje selektive e historisë

Shkrimtaria e vërtetë historike nuk është propagandë. Ajo nuk i shmanget ngjarjeve që janë të dhimbshme për t’u pranuar. Pyetja që duhet t’i bëhet çdo autori që pretendon të shkruajë për historinë, është: pse nuk përmend rezistencën e armatosur para luftës? Pse nuk shkruan për Tahir Mehën, Rafi Halilin, Selman Mahallën apo të tjerë që sfiduan me guxim regjimin serb, ndërkohë që figura të tjera përpiqeshin të ruanin “balancën diplomatike”?

Përse nuk trajtohet me serioz historia e familjes Jashari, për të cilën ende përhapen teza manipulimi, kinse kishte bashkëpunim me Rugovën paqësore?

Letërsia si mjegullim i kujtesës kolektive

Shkrimi i historisë është mision i ndjeshëm. Nëse ke qenë afër vendimmarrjes, ke edhe më shumë përgjegjësi të tregosh të vërtetën. Por në vend të kësaj, merret rruga e lehtë – selektimi i kujtimeve, zbukurimi i figurave, shmangia e përgjegjësive. Dhe për sa kohë ka lexues që duan të dëgjojnë vetëm atë që ju pëlqen, autorë si Adnan Merovci do të vazhdojnë të botojnë libra që më shumë mjegullojnë sesa ndriçojnë të kaluarën tonë.

Historia nuk është për nostalgjikë dhe as për adhurues të figurave të kultit. Ajo është për ata që kanë guximin të ballafaqohen me të vërtetën, sado e pakëndshme të jetë ajo.

Deri atëherë, librat që nuk guxojnë të thonë të vërtetën, mbeten thjesht përurime të një heshtjeje të stërzgjatur.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • Protesta, grupi koordinues letër ambasadorëve perëndimorë: Ja 5 kërkesa tona të panegociueshme
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Taraboshi on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  2. Anonymous on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Dino on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Laert on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  5. Diaspora .sufllaqe e rames me patriotike se e belerit on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?