Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Disa shifra nga aeroporti i Kukësit këtë sezon vere: Mbi 80% e udhëtarëve janë shqiptarë të Kosovës ose të diasporës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Disa shifra nga aeroporti i Kukësit këtë sezon vere: Mbi 80% e udhëtarëve janë shqiptarë të Kosovës ose të diasporës
EkonomiKryesore

Disa shifra nga aeroporti i Kukësit këtë sezon vere: Mbi 80% e udhëtarëve janë shqiptarë të Kosovës ose të diasporës

Published: August 14, 2022
Shpërndaje

 

Rifat Gashi nga Suhareka e Kosovës e preu biletën e avionit në momentin e fundit. Ai nuk e kishte planifikuar të udhëtonte këtë verë drejt Zvicrës, vendit ku fëmijët e tij jetojnë prej vitesh, por nuk i rezistoi dëshirës së tyre.

Këtë herë, Gashi bashkë me të shoqen dhe fëmijët po udhëtojnë për herë të parë përmes aeroportit të Kukësit.

- Publicitet -

“Unë e kam prerë biletën 400 euro për në Bazel, pasi e preva në momentet e fundit,” thotë burri, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes u shprehën “të kënaqur me çmimin”.

Aeroporti i Kukësit synon të ofrojë fluturime me kosto të ulët për pasagjerët nga Shqipëria dhe Kosova drejt Zvicrës dhe Gjermanisë, dy vende me një diasporë të madhe shqipfolëse me origjinë nga të dyja anët e kufirit që ndan shqiptarët në dy shtete në Ballkan.

Pas një periudhe krize në muajt e dimrit, aeroporti i Kukësit duket se po rikuperon aktivitetin këtë verë, kryesisht falë udhëtarëve nga Kosova.

Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Kukës i tha BIRN se nga 1 maji deri më 31 korrik, numri i hyrjeve nga ky aeroport është 10 390 persona; mes të cilëve 1238 shtetas shqiptarë dhe 9152 shtetas të huaj.

Megjithatë, 83 për qind e atyre që klasifikohen shtetas të huaj janë qytetarë të Kosovës ose pjesë e diasporës së saj në Gjermani, Zvicër apo Austri.

Edhe numri i daljeve nga ky aeroport është në kuota të përafërta; me 1331 shtetas shqiptarë dhe 7496 shtetas të huaj, kryesisht nga Kosova, tha Drejtoria e Kufirit në një përgjigje me shkrim.

Aeroporti i Kukësit u ndërtua në vitet 2000 përmes një donacioni prej 30 milionë USD nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe qëndroi për më shumë se një dekadë i mbyllur për shkak se kontrata koncesionare e Rinasit nuk lejonte aeroporte të tjera në vend.

Në fund të vitit 2018, qeveria vlerësoi se aeroporti i Kukësit kishte nevojë për investime shtesë dhe vendosi dhënien e tij me koncesion për 35 vjet te kompanitë “Global Technical Mechanichs” sh.p.k., e lidhur me grupin “Kastrati”.

Aeroporti u hap zyrtarisht më 9 korrik 2021 dhe këtë sezon turistik ofron katër fluturime në ditë. Aty operojnë kompanitë Air Albania dhe Wizz Air me destinacione në Basel -Mulhouse, Vjenë, Mynih dhe Karlsruhe/Baden-Baden.

Edhe shefja e marketingut të aeroportit, Xhesika Peço i tha BIRN se edhe gjatë vitit 2021, 80 për qind e pasagjerëve ishin nga Kosova.

“Kjo përqindje parashikohet edhe në të ardhmen, ndaj jemi të orientuar drejt atyre linjave që fluturojnë më së shumti pasagjerët nga Kosova,” theksoi Peço.

Shezeden Misini nga fshati Zgatar i komunës së Dragashit në Kosovë ndodhet në terminal duke pritur kunatin e tij nga Viena. Ai thotë se konkurrenca në çmime dhe afërsia me shtëpinë i ka shtyrë shumë anëtarë të diasporës që të fluturojnë nga Kukësi.

“E kemi afër, për 40 apo 50 minuta nga shtëpia jonë. Është më i lirë dhe më shpejt se aeroporti i Prishtinës apo Shkupit,” tha Misini.

Aeroporti u ka ardhur në ndihmë edhe qytetarëve shqiptarë nga veriu i vendit – ndonëse në një numër më të ulët.

Pasi vizitoi të shoqin në Shtutgart të Gjermanisë, Arjeta Bardulla dhe dy fëmijët e saj udhëtuan drejt Kukësit nga Baseli. Gruaja është nga Peshkopia dhe është në pritje të makinës për t’kthyer në shtëpi.

“Udhëtimi nga Bazeli në Kukës ishte shumë komod dhe me çmime të lira prej 49 euro për person. Po të udhëtoja nga Shtutgarti do paguaja 200 euro për person,” tha Bardulla.

Përveç aeroportit “Zayed – Flatrat e Veriut” në Kukës, qeveria “Rama” ka çuar përpara planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës si dhe ka premtuar një aeroport tjetër në Sarandë, pavarësisht kritikave që e quajnë këtë një model të paqëndrueshëm për shkak të punës vetëm gjatë muajve të verës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • beni says:
    August 14, 2022 at 9:19 pm

    Shteti yne i garanton koncesionarit fitimin per 300 mije pasagjere ne vit. Me kete ritem pasagjeresh behen (ne u befshin) rreth 40 mije . Pra me kontrate shteti (me leket e taksave tona) do i paguaje fitimin e munguar per 260 mije pasagjere aeroportit . A nuk do ishte me mire qe keto leke ti paguaje ai qe ben kontrata te tilla fitimprurese?

    Reply
  • gjergji says:
    August 15, 2022 at 9:42 am

    TROPOJANET E KUKSIANET nuk mund te vijne ne Kukes,se te gjithe o se kan probleme me policin apo jane burg e shumica absolute pa dokumenta punojne ne te zeze.
    Nese vijne apo kthehen ne Kukes eshte shume veshtire te kthehen ne Angli.
    Praktika e aeroporteve sezonal(vetem ne kohen e turizmit) eshte prezente ne te gjithe boten bile ato stimulojne turizmin vjetor.(GREQIA ME ISHUJT E SAJ TURISTIK KU AVIONI KALON BILE JO ME SHUME SE 10-15 meter mbi kokat e turistave)

    Reply
  • Vasco says:
    August 15, 2022 at 2:09 pm

    10390 pasagjere nga 1 maj deri ne 31 korrik. pra per reth 90 dite qe dotethote 10390÷90=115 pasagjere ne dite pjestuar per 4 avione ne dite 28 pasagjere per avion. Bravo kesaj un i them aritje e qeverise rilindase

    Reply
  • arber says:
    August 16, 2022 at 3:19 am

    Shume drejte e ka Vasco. Ktu ngaterohet roli i aeroportit me kompanite ajrore. Flitet per aeroportin qe ofron low cost??? Aeroporti ofron sherbime per kompanite ajrore. Ne vartesi te nivelit te çmimeve per sherbimet qe i kryen kompanise ajrore behet e mundur qe kompanite low cost te fluturojne ose jo ne Kukes. E zeme se çmimet qe ofron aerporti ne Kukes jane te tilla. Nuk e kuptoj me 80 udhetare per 4 avione kompanite ajrore kane guxim te fluturojne? Fluturohet me humbje pra, dhe heret a vone deshtimi do te jete spetakolar. Vetem nese aty ka kompesime te ” padukshne”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?