Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Agim Kajmaku mbyll hesapet me drejtësinë në Shqipëri, Apeli pushon çështjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Agim Kajmaku mbyll hesapet me drejtësinë në Shqipëri, Apeli pushon çështjen
AktualitetKronike

Agim Kajmaku mbyll hesapet me drejtësinë në Shqipëri, Apeli pushon çështjen

Published: March 29, 2023
Shpërndaje

Agim Kajmaku ka mbyllur “hesapet” me drejtësinë shqiptare. Çështja ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit u pushua përfundimisht në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Vendimi është marrë pasi Prokuroria e Tiranës u tërhoq nga ankimi që i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila në Dhjetor të 2021 pushoi hetimet ndaj tij për mungesë të provave.

Pas arrestimit në Itali të Kajmakut, i cili u vendos në pranga për çështje të trafikut të drogës në Maj të 2022, Prokuroria e Tiranës tha se i qëndronte kërkesës për fajësinë e tij, por vetëm 6 muaj më pas u tërhoq nga kjo kërkesë. Hetimet ndaj tij nisën në 2019 me dyshimet se Kajmaku kishte fshehur një dënim në Greqi.

- Publicitet -

Ndërkohë që nga ana tjetër Kajmaku i “shpëtoi” edhe rrjetës së SPAK. Kjo, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar nuk nisi asnjë hetim pasuror ndaj tij pasi u kap në Itali me lëndë narkotike.

Kajmaku u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita më 30 qershor 2019. Zgjedhja e tij u denoncua nga Partia Demokratike, së bashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Akuzat ndaj Kajmakut rezultuan të vërteta pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ai e humbi mandatin më 1 nëntor 2019, për shkak se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimin dhe hetimin e tij në Greqi nën emrin Jorgo Toto për veprën penale të përdorimit të parave false. Më pas, më 27 maj 2022, u kap në Itali me 22 kg me kokainë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Vendimi për Kosovën pasqyron përparësitë strategjike të Perëndimit, jo synimin për drejtësi
  • Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  • 18 shtator 2026
  • Loja e gjerë e Hagës

Komentet e Fundit

  1. mihal mihaj on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  2. Tellalli on Loja e gjerë e Hagës
  3. Dashi on Loja e gjerë e Hagës
  4. nastradini on Loja e gjerë e Hagës
  5. nastradini on Loja e gjerë e Hagës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?