Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aida Todri na nderon si komb
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Aida Todri na nderon si komb
Kulture

Aida Todri na nderon si komb

Published: May 4, 2023
Shpërndaje
Presidenti francez Emanuel Makron duke falënderuar shkencëtaren shqiptare, Aida Todri

Nga DHIMITËR SHTËMBARI

 

Ndërsa pinim kafe në një nga lokalet te “21 Dhjetori” i Tiranës, një nga shokët tanë iu drejtua Pandeli Todrit, stomatolog i njohur:

- Publicitet -

– Shumë vite të shkuara keni pasur një vajzë, nxënëse e shkëlqyer, në Kolegjin Turk të kryeqytetit, ku bëhet tani?

Pandeliut i erdhi mirë që shoku i tij i bënte një pyetje të tillë, ca më shumë që do të mund t’i jepte një përgjigje të bukur:

– Është në Montpelje të Francës dhe punon shkencëtare…

– Shkencëtare?!

– Po, po; shkencëtare në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore…

Kurioziteti na nxiti që ta ngisnim bisedën edhe më tej për të mësuar ca më shumë, se si kjo vajzë e thjeshtë lushnjare të ngjitej deri në këtë lartësi shkence.

Prof. Aida Todri

Jetova dhe punova për një ëndërr që flinte brenda meje

Këto ditë Aida Todri kishte ardhur nga Franca për të qëndruar disa ditë pranë prindërve të vet. I telefonuam babait të saj për një takim me të bijën dhe Aida u shpreh e gatshme për një gjë të tillë. Nën pikat e një shiu që vesonte qetë – qetë, u takuam në një lokal aty pranë shkollës nëntëvjeçare “Vasil Shanto”.

– Prisja të takohesha me ndonjë zonjë të madhe, – iu drejtova, – por po ndeshem me një mesogrua të thjeshtë…

Tjetra përballë buzëqeshi, tërhoqi mbas vetes Tomin, djalin e  saj 5 – 6 vjeçar.

Sa e vështirë është të bisedosh e të kuptohesh me një shkencëtare të inxhinierisë informatike dhe kompjuterike!

– Kur ishte në klasën e shtatë e, sidomos, të tetë, – tregon i ati, Pandeliu, – gjeta belanë me mësueset e fizikës të shkollës “Skënder Libohova” të Lushnjes. “Na mbeti Aida në laboratorin e fizikës”, i thoshin mësueset…. Kjo sikur do të bëhet shkencëtare”…

Aida dëgjon të atin dhe buzëqesh çiltër.

– Edhe në Kolegjin Turk të kryeqytetit vajza shkëlqeu në mësime, sidomos në lëndët matematikë – fizikë, – vazhdon të flasë i ati.

Prindërit dëshironin që vajza e tyre të ndiqte ndonjë degë mjekësie, por ishin pedagogët e Kolegjit që ngulën këmbë. “Mos ia prishni ëndrrën kësaj vajze! Talenti i saj ka vënë në vështirësi edhe disa nga mësuesit e kolegjit.

Në vitin e mbrapshtë të 1997 – s, që përkonte me mbarimin e kolegjit, Aida mori rrugën për në Universitetin e Stambollit. Por këtu nuk do të vazhdonte gjatë. Vetëm vitin e parë. Duke parë talentin e jashtëzakonshëm të kësaj studenteje, autoritetet e universitetit e nisin për në Universitetin Bradley të shtetit Ilinois të Amerikës.

 

Këmbëngulëse më rrugën e vështirë të shkencës.

Mbasi mbaroi studimet e larta për informatikë në Universitetin Bradley të shtetit Ilinios, ajo fare mirë mund të niste punë për të krijuar komoditetin që do të mund të dëshironte çdo student i zakonshëm.

– Kap ndonjë punë aty, bijë e dashur, – i qenë drejtuar prindërit. – Shiko të rregullohesh aty, sepse tani i ke të gjitha kushtet..

Por Aida kishte vendosur të ecte më tej, të ngjitej lart e më lart, vetëm drejt ëndrrës. Dhe u pati kujtuar prindërve librat që pat lexuar që e vogël; librat për yjet e hënën, u pati kujtuar librat e Valter Skotit, me të cilat mrekullohej kur i lexonte.

Universiteti Bradley e rekomandoi të shkonte në Kaliforni në Silicon Valley të Kalifornisë.

Në një intervistë të dhënë në një kanal televiziv të Francës, Aida do të shprehej: “Kur arrita në Kaliforni u ndjeva si një i huaj, pa të ardhura, pa ngrohtësinë e familjes, pa rrjet shoqëror, pa asgjë”.

Në këto kushte detyrohet të punonte si një punonjëse e rëndomtë. Por dalëngadalë, punëdhënësit do të kuptonin, se përpara tyre nuk ishte thjesht një vajzë që zbatonte përulësisht urdhra, si të ishte një robot.

Nuk do të kalonin shumë muaj, kur emri i saj do të lakohej si një punonjëse me intuitë të fuqishme shkencore. Dhe i jepet mundësia të nisë e të mbarojë masterin. Tashmë Aida, thjesht e thjesht, do të bëhej kolege mes kolegësh. Me të mbaruar masterin me vlerësim maksimal, nis e vazhdon doktoraturën. Ajo u diplomua me doktoraturë në inxhinieri elektrike dhe kompjuterike në vitin 2009 nga Universiteti Sanda Barbara i Kalifornisë.

Gjatë një viti punoi si studiuese e asociuar në Qendrën Kërkimore të IBM Thomas J. Watson, që ishte selia qendrore e kërkimit të shumëkombësheve, brenda divizionit të sistemeve. Krejt natyrshëm Aida u gjet në terrenin e shkencëtares

Teksa na flet për një fazë të lartë të studimeve të saja shkencore, Aida na shprehet:

– Erdhi një çast, kur do të ndryshonte plotësisht mënyra e shikimit dhe e interpretimit të gjërave. Papritur, studimet e mia pushuan së qeni teorike.

Dhe ashtu, qetë – qetë, siç din të të shpjegojnë shkencëtarët, vazhdon të na tregojë:

– Pashë se çfarë është puna e një inxhinieri, se si idetë bëhen produkt, se si shkenca mund të ndikojë në biznes. Dhe kjo i dha kuptim kërkimit tim shkencor.

Shkencëtarja Aida Todri gjatë një demonstrimi në laborator

Në Montpelje të Francës, dinjitoze mes gjithë shkencëtarëve

Në vazhdim të bisedës së saj, Aida tregon:

– E martuar me një inxhinier elektronik francez, e pamë të arsyeshme që të lëviznim për në Francë. Unë u formova me kulturë amerikane, kështu që nuk e pata të lehtë. Më duhej të përshtatesha në një vend të ri.

Sipas një praktike që ekziston, Aida aplikoi për në CNRS (Qendra Kombëtare e Kërkimeve Shkencore) Sigurisht, që iu desh të përvetësonte gjuhën franceze, sido që kjo nuk e pengonte kur ishte fjala për gjuhën teknike.

Për të krijuar një ide, se çfarë studiohet në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore (CNRS), le të citojmë ato çka na shpreh shkencëtarja shqiptare: CNRS është një institucion i lartë kërkimor multidisiplinar, që e organizon misionin e tij në disa akse: Bën kërkime në nivelin më të lartë në botë në të gjitha fushat. Bashkëpunon me aktorët industrialë dhe ekonomikë për inovacione të reja. Kryen kërkime shkencore në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në infrastrukturat dhe programet kryesore evropiane. Mban parasysh rindërtimin e partneriteteve me universitetet autonome, sikurse siguron ekspertizë shkencore tek vendimmarrësit dhe shoqëria.

Duke folur me terma teknike, nuk e patëm të lehtë t’ia kuptonim gjuhën shkencore. Gjithsesi, ajo na tregon se vazhdon procesin e demonstrimit robotik në zbatim të projektit NeurONN. Synohet për një përparim të mëtejshëm teknologjik kompjuterik. Mes të tjerave, po eksperimentohet çipi i parë në botë me teknologji 2 nm! Komponentët e tij janë më të vegjël se sa një fije ADN – je!!! Këta komponentë janë projektuar për të arritur 4 për qind performancë më të lartë dhe 75 për qind përdorim më të ultë të energjisë sesa çipi më i avancuar i sotëm, 7 nm!

Ndërkohë, ajo vazhdon të kryejë pa ndërprerje kërkimet e saj, duke mos qenë kurrë e kënaqur me arritjet dhe duke eksploruar vazhdimisht shtigje të reja.

Gjatë viteve 2016 – 2017 Aida punoi pranë laboratorit të Universitetit të Kembrixhit në Angli, i cili është universiteti i dytë më i vjetër në Angli dhe i katërti universitet i vjetër në botë.

Dy vitet e fundit, Aida ka nisur me pasion të punojë për kompjuterin kuantik, për të zhvilluar algoritme të afta për të zgjidhur probleme të caktuara që hasen në makinat klasike. Ndërkohë, ajo është përfshirë në NeurONN, një projekt bashkëpunues evropian,  i cili synon të projektojë objekte të lidhura në një mënyrë neuromorfike, domethënë me qarqe të integruara të frymëzuara nga truri.

Presidenti francez Emanuel Makron duke falënderuar shkencëtaren shqiptare, Aida Todri

Prof. Aida Todri është udhëheqëse shkencore e një ekipi kërkuesish shkencorë të Universitetit të Eindhovenit të Holandës

Tashmë një emër shumë i njohur në botën shkencore të inxhinierisë informatike dhe kompjuterike, Aida Todri ndjek për zbatim dy projekte shumë të rëndësishme të komunitetit evropian. Gjithmonë, në fushë të perfeksionit të mëtejshëm të kompjuterëve. Ndërkohë, ajo është udhëheqëse shkencore e një ekipi kërkuesish shkencor të Universitetit të Eindhovenit të Holandës.

– Të kuptohemi, – na thotë me shumë modesti Aida, – nuk jam e vetme që bëj studime e kërkime shkencore, që punoj e demonstroj në laborator, por janë të gjithë, mes tyre edhe punonjësit shkencorë të ekipit tim.

Dhe, me atë zërin e saj të qetë, vazhdon:

– Ju më paskeni parë në një fotografi, ku presidenti francez, Emanuel Makron më jep dorën dhe më përgëzon për arritjet që kam siguruar. Kjo ka ndodhur në një nga ato “ditët e hapura”, kur te institucioni ynë shkencor kishin ardhur shumë drejtues të lartë firmash të mëdha industriale për të na sugjeruar kërkesat e tyre, mbi të cilat duhet të bëhen studimet dhe kërkimet.

Në një rast, mbi bazën e vlerësimit të arritjeve në fushë të veprimtarisë kërkimore shkencore, Aidës i qe dhënë Medalja e bronztë.

– Natyrisht, që u gëzova shumë për atë Medalje, se nuk është pak, kur në institucionin tonë ka dhjetëra e dhjetëra shkencëtarë me emër shumë të shquar në botë.

 

E përfshirë aktivisht në masën e grave shkencëtare, Aida reflekton humanizëm dhe kulturë

Edhe pse me shumë punë shkencore në laboratorin e mikroelektronikës, shkencëtarja shqiptare Aida Todri krijon rrethana të atilla, ku të shprehet edhe aftësia krijuese e shoqeve të veta. Ajo u ka dhënë rast të flasin gjerësisht dhe lirshëm për kërkimet dhe rezultatet e tyre edhe koleget e veta. Dhe kështu jo vetëm në Qendrën Kombëtar të Kërkimeve Shkencore, por edhe në konferenca shkencore të organizuara në Europë e deri në Amerikë.

Jashtë çdo kompleksi, Aida Todri është një veprimtare aktive në Shoqatën e Grave Shkencëtare.

– Herë mbas here më duhet të shkojë edhe nëpër shkolla, duke marrë takim deri edhe me nxënëse të pasionuara mbas matematikës e fizikës, duke u treguar atyreve, me këtë rast, edhe rrugën e jetës sime.

Kur shikon, se kemi një mëdyshje për ato çka tregon, ajo vazhdon:

– Tek ne organizohen edhe “ ditët e hapura”, ku ftohet të marrë pjesë cilido që dëshiron të mësojë diçka nga veprimtaria kërkimore e shkencëtarëve tanë. Sigurisht, nuk mungojnë në këto “ditë të hapura” studentë, mes të cilëve edhe mjaft vajza të pasionuara mbas inxhinierisë kompjuterike.

*     *     *

Prof. Aida Todri është një shembull i gjallë i shkencëtares shqiptare, që arrin të bëjë emër edhe në një shtet të fuqishëm, siç është Franca. Sa mirë do të qe, sikur një ministri të mund t’i ftojë këto figura vërtet të shquara në një veprimtari të përbashkët, gjatë së cilës të mund t’u jepte mundësinë të shpreheshin, se ç’mund të bënin për Atdheun e tyre.

Ata, ose ato vërtet janë rritur e janë shkolluar larg vendit të tyre, por zemrën dhe shpirtin e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë këtu, në Shqipërinë e tyre të dashur.

Ka shumë të drejtë Prof. Aida Todri kur shprehet:

– Djalit tim, Tomit, do t’i kultivoj krenarinë e të qenit shqiptar.

Prof. Aida Todri (në mes) në krye të një ekipi kërkuesish shkencorë
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?