Nga Migena Aleksi
Lajmi se qeveria po shqyrton marrjen përsipër të rreth 100 milionë eurove detyrime të papaguara të Air Albania, të le pa fjalë!
Flitet sikur është thjesht një operacion financiar, kur në të vërtetë është jo vetëm një atentat i mirëfilltë ndaj parimeve bazë të ekonomisë së tregut, por edhe një FYERJE në nivelet më të epërme për çdo taksapagues që paguan faturat e veta me korrektësi.
Në çdo ekonomi normale sipërmarrja bazohet te një ekuilibër i thjeshtë: Kush rrezikon, përfiton. Në rastin e Air Albania, ky ekuilibër përmbyset me një arrogancë tronditëse.
Po si qenka kjo punë? Kur kompania ka fitime ato ndahen mes aksionarëve dhe festohen si “sukses i vizionit”, kurse kur kompania dështon, fatura nuk shkon te zyrat e menaxherëve, por te xhepat e qytetarëve?!
T’i thuash shqiptarit që po goditet përditë me taksa e me çmime të larta pa kontroll: “Paguaj ti edhe për avionët që nuk i menaxhuam dot ne” është një shpërdorim i pacipë i parasë publike.
I njëjti shtet të gjen “te vrima e miut” për një gjobë makine apo faturë tatimore të papaguar. I njëjti i kërkon pensionistit të paraqitet fizikisht në sportel për të vërtetuar se “ekziston” që të marrë thërrimet e pensionit.
Por, kur vjen puna te 100 milionë euro borxh të një kompanie “prestigji”, shteti bëhet i verbër, i shurdhër dhe çuditërisht “bujar”.
Po 100 milionë euro, nuk janë 100 palë atlete. Janë shkolla, spitale, pensione më dinjitoze. Nuk e ka të drejtën askush t’i flijojë kështu me një të kërcitur gishtash pa pyetur askënd në altarin e një prestigji të rremë që fluturon me lekët tona.
Nëse një kompani grumbullon 100 milionë euro borxh, ky është një dështim spektakolar menaxhimi. Në vend të llogaridhënies, qeveria propozon t’i paguajmë ne! Po ja në fund të fundit, po i paguajmë! Po i paguajmë me idenë që t’i bëjmë qejfin Kryeministrit për kaq shumë të mira e begati.
Por, të paktën, a mundet ky shtet të bëjë një audit? Të na thotë kush ishte fajtori, e ta dënojë drejtësia atë që i hëngri këto para? Dhe ne, në brohorime adhurimi e sipër, do bëjmë sikur nuk i shohim edhe këto miliona të tjera që na shkulen nga gjoksi i brezave që do vijnë?
Them që “do vijnë” sepse këtij brezi që kemi sot, ua kanë vjedhur të ardhmen që në mandatin e kaluar.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Cdo popull meriton qeverin qe ka.
Mirë e ke ti zonjë, por sekretari i përgjithshëm i rilindjes pëpëshëiste, shoku Klosi, sot në pleniumin e komitetit qëndror të zhvilluar ke gjiri i lopëve të lalzit deklaroi plot entuziazëm se PS-ja nuk e ka arritur akoma “kulmin e suksesit”… Sukses ky që përkon fiks me borxhin 100 milionësh që afërmendsh pritet tu faturohet jo lasgush karabushit, por taksapaguesit.
Edhe pse emigracioni këto katër mandate ka kapur milionin, sekretari nuk ngurroi tu shpjegonte trushplarëve se numri i anëtarësimit të militantëve adoleshentë ka ardhur gjithnjë në rritje.
Sot prej sekretarit dëgjuam sërisht thënien hoxhiste se partia po shkon nga fitorja në fitorje. Të gjitha qarqet i ka të fituara, vetëm tre i ka me pak dyshim. Hajde mos e beso po deshe…
Air Albania e kercenoi me Gjykate Nderkombetare.Edi Rama i ka shume frike Gjykatat Nderkombetare,se dicka ka katranosur ky me kete Air Albania.Nuk ka mbetur ndonje OJQ,ndonje Parti Opozitare,si psh partia Mundesia,Levizja Bashke,Ay lapaj ta hedhe ne Gjykate Nderkombetare,qe parate ti paguaje nga xhepi vet,se per qefet e veta eshte verdallosur neper bote me Air Albania.
Vetem Presidenti Amerikes udheton me Avion privat te kesaj madhesie,Shtetit Amerikan i mban xhepi,,Te tjeret me Linjen e pasagjereve.I dyti eshte ky Boterori,qe i ra per hise fshatit tone.
‘Gazetare’!
Si e Ka Emrin sistemi ekonomiko-shoqeror ne kete vend dikur ShQIperi,35 Vjet pa’ shtet e perendi!?
Po nuk e di pyet ndonje nga ErMajLINDAT e integrimi’ ne Shishtufine,pjese e bordello e (QIverri) Nano EDvin e Sali
Kjo ka ndodhur pothuajse gjate gjithe ketyre viteve,shperdorim i parave publike pa dhene llogari.Por tani qe ka dale ne drite ku shkojne, eshte me tronditese per ne,dhe do te vazhdojne nese nuk i ndalim,jane te papenduar,te pakorrigjueshem dhe te demshem.Koha te kerkojme te rene.
Realiteti ne Shqiperi per korrupsionin dhe megavjedhjet e qeveritareve ne menyre te organizuar eshte thene e sterthene.
Por Marta Kosi tha nje shprehje: Ne se shoqeria shqiptare e pranon korrupsionin…….etj…
Ndaj kesaj reagoi pederasati i PD, duje e akuzuar se paragjykon shoqerine apo popullin dhe se hajduti eshte vetem njeri, E. Rama.
Mendoj se kjo duhet vleresuar e analizuar keshtu:
Tashme te gjithe e dini se sa e si vidhen shqiptaret nga nje qeveri e kriminalizuar e cila po synon te kufizoje me ligje, nje pjese te drejtesise qe nuk i bindet , (se nje pjese e ka nen kontroll Rama ), ..Pikerisht ketu Marta Kosi shpreh habine se si shoqeria shqiptare nuk po reagon ndaj ketyre situatave, por ose hesht ose merr rruget e mergimit???? Si pensionistet jane lene ne meshire te fatit, te mos kene mundesine te ushqehen si njerz apo dhe te mjekohen dhe kur vjen puna as dalin te protestojne ose
nje pjese votojne qorrazi per nje qeveri hajdutesh????
Ne mbeshtetje te qeverise, del edhe opozita me porosi te Berishes duke vene Gazin te lehi se gjoja mbron shoqerine dhe anatemon Ramen.
Kjo eshte djallezia e PD…. Ne kushtet qe ajo punon per mbajtjen e Rames ne pushtet qe i sherben edhe interesave personale te Berishes dhe grupit te deputeteve te dalur nga listat e haleve , ai (Berisha permss Gazit) do ti thote Marta Kosit qe te mos nxiti shoqerine shqiptare te dali ne rruge, se pikerisht kjo situate pa reagime, i pelqen dyshes Rama Berisha dhe bandes se deputeteve qe ju shkojne pas.
.
ci doni aeroplanat keni namaz, iftar, ramazon e kesilloje arabe, mbani bithen perpjet si mbetje turkarapesh qe jeni.
Detari
Gjuha që përdorni tregon më shumë për ju se sa për ata që sulmoni. Besimi apo rregullat fetare të dikujt janë zgjedhje personale në një shoqëri të lirë, ashtu siç është edhe e drejta juaj për të mos besuar.
Nuk ka asgjë “mbetje” te respektimi i traditave që miliona njerëz i shohin si burim paqeje dhe discipline. Ofendimet kolektive vetëm sa nxijnë faqen e atij që i thotë, pa ndryshuar asgjë te tjetri. Mund të jemi shqiptarë të mirë edhe duke respektuar ndryshimet mes nesh, pa pasur nevojë për fjalor rruge.
Pak më shumë tolerancë nuk i bën keq askujt, sidomos në hapësira publike ku lexojnë të gjithë.
një tjeter shkrim kurajoz bga Migena dhe i domosdoshëm për të nxitur debatin mbi transparencën e aseteve kombëtare. Kjo fasada e “sukseseve” mbulon gropat financiare, na ka ardhur ne maj te hundës.
Shikoja sot në TV ate asammblen e PS obobobo cfare peshtire.
Votoni partit e reja o njerez. Te pakten te levizi uji se u qelb fare
Duhet thirrje për zgjim për opinionin publik.
kapitalizmi i klientelës ose “crony capitalism” eshte perdorur edhe ne SHBA por kane qene periudha krizash te jashtezakonshme.
Mungon nje analiz e qeverise cfar e shtyn te veproje keshtu
I madhi Demo (awww ay qenka miku I vjetër I Thanos)
Biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi, i njohur si sponsor i skuadrës së Flamurtarit dhe partneri i përzgjedhur nga qeveria shqiptare për pronësinë e kompanisë ajrore, Air Albania, ësht akuzuar për mashtrim nga Adnan Polat, një nga biznesmenët më të famshëm turq dhe zëvendëspresident i skuadrës së futbollit Gallatasarajt, në lidhje me marrjen e një shume prej 3.2 milionë eurosh në vitin 2017 nën premtimin e blerjes së kompanisë koncesionare GFI Albania
Gazeta Hyriet, një nga më të mëdhatë në Turqi, raportoi ca kohe me parë se Idrizi ka refuzuar të kthejë paratë e marra për blerjen e kompanisë, e cila nuk është realizuar.
GFI Albania është një kompani koncesionare e dhënë nga qeveria e Partisë Demokratike në vitin 2013 për të vendosur një pigment identifikues në naftën që qarkullon në Shqipëri dhe për kryerjen e kontrolleve në pikat e furnizimit me karburant, me supozimin se një teknologji e tillë do të luftojë kontrabandën e naftës.
Bredh mreti Shurelit andej ktej paguan populli per karagjozin qe vec llafe ka
Sa kushtojnë udhëtimet e kryeministrit? Publiku nuk ka më të drejtë t’i dijë
Këshilli i Ministrave vendosi nje vit me pare që të fshehë pas marrëveshjeve të konfidencialitetit udhëtimet e kryeministrit Edi Rama, një çështje për të cilën ai shpesh është kritikuar për mungesë transparence.
Ndryshimet në një vendim të mëparshëm që rregullon funksionet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, DSHQ, parashikojnë që kjo drejtori të negociojë kontrata me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi nën konfidencialitet. Qeveria argumenton se kjo bëhet për të mbrojtur të dhënat personale.
“Me çdo institucion, i cili do të marrë shërbimin sipas kësaj shkronje, DSHQ-ja nënshkruan aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale…”- thuhet ndër të tjera në VKM-në e qeverisë.
Vendimi është shkelje e ligjeve që detyrojnë organet publike t’i nënshtrohen transparencës për përdorimin e fondeve publike.
shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit jashtë vendit nuk mund të konsiderohen të dhëna personale në kuptimin e mbrojtjes së privatësisë.
Ato lidhen me ushtrimin e funksionit publik dhe me përdorimin e fondeve publike, ndaj përbëjnë informacion me interes të lartë publik
Kjo eshte sjellje me dy standarde të qeverisë që e premton transparencën, por nuk e zbaton atë.
Problemi i parë lidhet me modelin, nga njëra anë Rama na prezantoi platformën Transparent Albania si urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit, nga ana tjetër firmos fshehjen e pagesave të veta për avione dhe hotele. Një qeveri me dy standarde dhe mungesë të theksuar siqeriteti
arsyetimet për sekret tregtar apo konfidencialitet janë justifikimet më të zakonshme të atyre që duan të fshehin informacion, por parimi është i thjeshtë, ti si zyrtar i shtetit, po përdor lekët e njerëzve për të udhëtuar dhe ke detyrimin t’i bësh transaprente.
çdo informacion që lidhet me përdorimin e parave publike dhe me ushtrimin e detyrave shtetërore është informacion publik dhe duhet të jetë i aksesueshëm nga qytetarët dhe mediat, në emër të transparencës dhe llogaridhënies
Për funksionarët publikë dhe sidomos ata në pozicionet më të larta ka kërkesa llogaridhënie edhe më të larta dhe janë subjekt një kontrolli publik dhe më të madh
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të shprehet dhe të sqarojë edhe publikun e gjerë se cilat të dhëna përbëjnë interes publik që duhet të publikohen, dhe cilat mund të mbrohen për arsye sigurie apo privatësie.
Kemi rastin e Presidentes së Komisionit Europian që u detyrua të publikojë mesazhet e saj në celular pasi një gjykatë e BE-së vlerësoi se refuzimi i mëparshëm për t’i bërë ato publike nuk ishte i arsyeshëm dhe kundërshtonte ligjet për transparencën dhe interesin publik.
Udhëtimet charter të kryeministrit Edi Rama janë bërë pjesë e debatit politik prej vitesh për shkak të një marrëveshjeje të diskutueshme me Air Albania dhe kostove të paqarta.
Të paktën prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100′. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.
Sipas të dhënave që ka bërë më herët publike Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, kjo e fundit faturohet nga Air Albania për 25 orë fluturimi në vit dhe pjesën tjetër “marrësi i shërbimit e përfiton me tarifë zero”.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare pretendon gjithashtu se paguan afërsisht 2450 euro për orë fluturimi të kryeministrit ose gjashtë herë më pak se vlera mesatare e tregut për një fluturim charter.
Në muajin qershor, Rama u filmua teksa zbriste nga një avion privat në aeroportin e Hagës gjatë udhëtimit të tij drejt Samitit të NATO-s. Avioni ishte i ndryshëm nga ai qeveritar që përdor zakonisht Rama në udhëtimet e tij zyrtare të viteve të fundit dhe i përkiste tipit “Gulfstream Aerospace G-IVSP” me regjistrimin “TC-EMR”, duke ngritur pikëpyetje të reja për kostot.
Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë deklaroi se edhe ky udhëtim ishte mbuluar nga marrëveshja kuadër që Kryeministria ka me kompaninë private, Air Albania.
E kuptoni tani pse Edi Rama i ka frike rrjetet sociale? Nuk eshte Saliu,as zagaret e Saliut.Jane Profesionistet,Ekonomistet,Teknicienet e ditur te neperkembur nga qeverrite hajdute,qe ja nxjerrin bojen korrupsioneve,shperdorimeve,skandaleve te njepasnjeshme,te pambarimta te Edi Rames..
Si ky zoti X,qe ka sjelle nje pasqyre te sakte te shperdorimeve skandaloze te Edi Rames me Udhetimet carter.
Nuk ka budallenj sot o Edviniiii!I vetmi budalla ne kete vend je Ti,por je nje lloj special budalli,qe quhet SHEJTAN BUDALLA.
po nuk eshte e jona qivirriu, esht i oligarkise.
Ne miletin na ka lope per per tu mjel e skllever per tu hipur kaluar.
Doni akoma fakte nga ky, se me gojen e tij s’do ua thoje cop
Ka cuar policine ne Rrjol mbron oligarkun bastard kundra popullit.
Po vume hipite e arteve e vipat e podkasteve per kryeqeveritare ca do presesh….
Lloji ketyre ne ekrane e skena perdridhen e hajde ti mbash. Lere pastaj ti vesh ne kolltuk te te qeverisin…
Kane keta bese e fe??? Po normal te oligarku do falet se per para e fame i cojne syte xixa
Po qe do drune nga ata hunjte me gunga e do paq.
O Qypa komentues (Përjashtuar Demos, Ethemit dhe ndonjë tjetri, që janë të shumëditur dhe akademikë, eruditë dhe patriotë)!
Po thuajini ore gazetares faleminderit që na hap sytë dhe që është kurajoze dhe i thotë gjërat e korrupsionit me guxim ashtu si janë, se nuk është e lehtë të ngacmosh krokodilin gjigand të korrupsionit! Se aq dhe atë detyrë ka gazetaria investigative!
Po pse ore prokurore dhe Spakariste është Migena o ?!
Po ay SPAK është bërë si Bar Kafe SPAK, ku hynē e dalin dhjetra të korruptuar, pinë nga kafe, bëjnë dhe ca muhabet e kaq!
O shokë komunistë dhe antikomunistë !
Kuptoni që loja bëhet që në marrëveshje dhe kontratat që bëjnë këta krokodilët privatë me Qeveriun. Dmth paramendohet loja e fitimit dhe rrjepjes së shtetit nëpërmjet letrave që bëhen që në fillim.
Nuk është çudi që mashtruesit të bëjnë dhe nja dy avionë prej kartoni që të mos ngrihen e ulen kurrë, dhe ta quajnë pas ca vitesh se dështuam për faj të Qeveriut dhe oburra na jepni edhe nja 100 milion euro.
Mos harroni te beni nje artikull per fajincqe ka Saliu lidhur me kete ceshtje. Kesisoj te gjithe komentuesit komuniste me pampers, e bejne gjumin te qete.
Shyqyr që lejuan sumriqat e ditës të botohej ky artikull, se ju dhimbset Edvin droga, vjedhin në bashkëpunim me të paratë tona
Cfare ka bere Saliu Ti mbaje Saliu. Une nuk di qe Saliu te kete perdorur Avion privat.