Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Air Albania” lë mbi 200 pasagjerë në pritje në Stamboll, “e pëson” edhe Ilir Meta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Air Albania” lë mbi 200 pasagjerë në pritje në Stamboll, “e pëson” edhe Ilir Meta
KronikeLajmi i fundit

“Air Albania” lë mbi 200 pasagjerë në pritje në Stamboll, “e pëson” edhe Ilir Meta

Published: March 18, 2024
Shpërndaje

Mbi 200 pasagjerë që udhëtonin dje me linjën “Air Albania” janë lënë në pritje dje në aeroportin e Stambollit.

Ata kanë qëndruar për afro 48 orë në aeroportin e Stambollit duke pritur që të ktheheshin në Tiranë, pa pasur asnjë informacion nga kompania.

Problemet e shkaktuara në destinacionet e Stambollit dhe Milanos u pranuan nga vetë kompania, e cila fajësoi disa zogj që kishin sulmuar një prej avionëve të flotës së Air Albania.

- Publicitet -

Nga kjo sorrollatje që u është bëre shqiptarëve, ka vuajtur edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Ilir Meta, i cili vetë udhëton me “business class” ka ndarë me ndjekësit se një shqetësim i tillë nuk ishte vetëm i tij, por se ka takuar shumë qytetarë që kishin pasur të njëjtat probleme.

Një nga qytetaret i rrëfeu se një gjë e tillë i kishte ndodhur pesë herë.

Meta shkroi se Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e saj përpara qytetarëve në mënyrë transparente, duke lënë pas justifikimet boshe.

Postimi i plotë:

Air Albania nuk duhet të vazhdojë më kështu!

Mbrëmë më qëlloi të humbisja fluturimin nga Stambolli në Tiranë për shkak se Air Albania anulloi fluturimin pa paralajmërim në kohën e duhur!

Jo vetëm kaq por u desh të insistonim bashkë me ish-Ministrin e Jashtëm Prof. Edmond Panaritin që të merrnin përsipër akomodimin në hotel për më tepër që mikpritësit tanë në Baku i kishin paguar biletat tona në business.

Ndërkohë sot ne avion takuam shumë qytetarë të revoltuar se disa prej tyre kishin fjetur në aeroport dhe e kishin rast të përsëritur.
Ndërsa një zonjë që jetonte në Kaliforni edhe pse i kishin zgjidhur akomodimin në hotel tha se kjo ishte hera e pestë që i ndodhte me Air Albania dhe s’kishte më ndërmend ta provonte këtë torturë.

Për mua personalisht është hera e dytë por Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e saj përpara qytetarëve në mënyrë transparente se justifikimet që zogjtë kanë sulmuar motorët nuk shkojnë më.

Ose të paktën t’i ndryshojë emrin kompanisë!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Tetanozi says:
    March 18, 2024 at 11:57 am

    KUSHE E KISHTE FAJIN NAIMI APO LASGUSHI?

    Reply
  • capi says:
    March 18, 2024 at 12:02 pm

    Po ne Baku cfare kerkove? Besoj per shkembim pervoje, ne fushen e peshengritjes sigurisht. Thone qe kane nxjerr element ne kete fushe. Apo u intersove per gazin e TAP?
    Kishte presidentin perpara dy javesh, apo nuk le rradhe ai i gjati.

    Reply
    • pilo Lala says:
      March 18, 2024 at 12:21 pm

      Andej e ka drejtimin Ilir Meta, ne Republikat Ruse, lidhjet me Putinin.
      Hakerat e serverave te Qeverise jane objekti i Ilir metes.

      Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    March 18, 2024 at 12:42 pm

    O ‘TETANOZ’,MOS FOLË E MOS SHKRUAJ MË PAS KETIJ KOMENTI SE E PRISH!

    Reply
  • Nje qytetar says:
    March 18, 2024 at 12:51 pm

    Ne vonesat e kompanive ajrore, sipas voneses ne ore, ose pasagjeret duhen te sistemohen ne hotele dhe restaurante, qe paguhen nga kompania, ose duhet te rimbursohen me shifra qe permbajne çmimin e biletes dhe gjoben per kompanine. Keto rregulla duhet te vendosen ne kontraten qe nenshkruhet per dhenien e liçenses nga shteti shqiptar dhe kompania. Keto rregulla duhet te jene te njejta per te gjitha kompanite.

    Reply
  • Kapterri rilindiot says:
    March 18, 2024 at 4:10 pm

    Shoku Pirdho Lala! Si shkoi muhabeti i Sazanit? Te sqaroi kryetari apo ke dilema akoma? Vazhdon e merresh me te vdekurit e pakallur po nga pacja ke perfunduar te byreku. Je thjeshte nje idiot i dobishem sic thote lideri suprem. Te fala xha Temes!

    Reply
  • Keni shumë kusure për të larë! says:
    March 18, 2024 at 4:18 pm

    Meta e shfrytëzon rastin politikisht, por nuk jemi në ekonominë e centralizuar, sepse po të ishim, Meta duhej të jepte llogari për shumë veprime të tij. Linja ajrore vepron si çdo kompani private edhe po të jetë publike. Ka një menaxher, me sa di unë është turk, dhe nuk varet nga Qeveria. Merni rastin e linjës Alitalia dhe do të kuptoni që Meta luan rolin e « budallait » sikur nuk e di që prishja e orareve të avjonave nuk ka lidhje me Kryeministrin, apo me Ministrin e Jashtëm të sotëm, me që po udhëtoka me ish-Ministrin e Jashtëm! Tani të dy jeni njësoj si udhëtarët e tjerë, pa treguar se çfarë keni qenë dhe për më shumë, keni shumë kusure për të larë!

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    March 18, 2024 at 6:14 pm

    Ky është kryespiuni mbas viçidolit, ka fshehur dhasët me para te azerët.

    Reply
  • demo says:
    March 18, 2024 at 7:46 pm

    Jaalla tu thefshin rrotat moj Felbane!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 19, 2024 at 7:38 am

    U hidhmue shumë Like/FLOTIRI për çosexherët Apo për veten e tij..që ta dëgjojnë militantët e Tij kundra E.Ramës.?
    -Ky shpifs nr.2 pas Sb a e di se Edi Rama nuk është as PILOT & AS SHEF I KOMPANIS ALBANIA.?..biles as shofer KARROCE..?
    -Akoma lëviz i lirë ky malukat me disa dosje në hetim nga SPAK-u Saliut 92.??
    -Apo lejohet KY..që të pastroi parat e hajdutërisë në 33 vite.?
    -Këto jan skandalet e drejtësisë së “RE”me poturre të vjetra…!
    -O POPULL:
    • Pa u eleminuar nga politika & sekuestro pasurisë të PARAPOLITIKANVE:Sb,Im,Lb,F.Medi(Gërdeci) & ha-le-atët e tyre,80 % e Magjistratëve të vrtinguar të korruptuar KO..që nga 1992..nuk eliminohet VARFËRIA, MIGRIMI & NDËRTIMI DEMOKRACISË NË SHQIPËRI..!
    -FLM DITA.

    Reply
  • edi says:
    March 19, 2024 at 8:00 am

    O Ethem ,e para megjithese je me shkolle te “larte” ben shume gabime ortografike. E dyta qe ai shqetesim qe ngre Meta eshte nje shqetesim per te gjithe shqiptaret dhe qofte kushdo ai qe ngre shqetesimin (qofte dhe hajdut apo kriminel) po qe per leverdine e shqiptareve duhet pershendetur dhe jo sulmuar ne emer te partise. Ti Ethem tregon se te dhimbet Rama dhe jo populli megjithese me detyren qe ke pas nuk ke menduar asnjehere per popullin por vetem per partine dhe karrieren tende.

    Reply
  • Remo says:
    March 19, 2024 at 8:06 am

    Ethem, se ke qene edhe kapter madhor, mire shqip qe s’di te shkruash, po kete “shofer karroce”, si t’a kuptojme? Ti per shembull, quhesh Teme veshgjati qe terheq karrocen me Ram palloshin siper, nuk te quajmë dot shofer!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  • Deputeti socialist: Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit (nuk qenka as Irani, as Greqia)

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?