Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpejtësia e habitshme me dosjen Veliaj…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shpejtësia e habitshme me dosjen Veliaj…
AnalizaLajmi i funditopinion

Shpejtësia e habitshme me dosjen Veliaj…

Published: February 13, 2025
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Në harkun e një viti, një prokuror në SPAK, i ndihmuar anësisht edhe nga një tjetër, arritën të përgatitin një dosje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe familjen e tij, dhe ky, duam apo nuk duam, është një ndër rekordet e drejtësisë së re për shpejtësinë e veprimit. Sa i çuditshëm, aq edhe i parashikuar.

Stuhia që ishte ngritur jashtë hapësirave të SPAK, por që ndikoi më fuqishëm se gjithçka tjetër, kishte përgatitur shtratin ku do të ngrihej një akuzë, që, edhe po të mohohet, apo më tej, të zgërlaqet krejtësisht, ka sjellë disa mesazhe dhe të dhëna të qenësishme, të cilat do të kenë pasoja të rëndësishme në të ardhmen.

- Publicitet -

Një dosje e kthyer në akuzë, nga një letër anonime u bë burimi i parë, jo i vetëm, i arrestimit të kryetarit të Bashkisë, Veliaj dhe zonjës Xoxa. Ndërkohë, publikisht, dhjetra akuza, shumë më të rënda janë hedhur e bërë publike në sallën e parlamentit, nga kundërshtarët plitikë, por edhe brenda llojit, në media, në studio televizive, janë dhënë dëshmi të akteve të rënda të korrupsionit, përfitimeve marramendëse të zyrtarëve të dikurshëm dhe të sotëm, por asgjë nuk ishte më e vlefshme se sa një letër anonime, burimi i së cilës është lehtë të gjendet.

Si duket, porosia e letrës ka gjetur shtratin e tyre dhe fryti është i hidhur. Në kaq vite të SPAK është vështirë të gjesh një rast tjetër, kur, me kaq vrull dhe dëshirë të jetë ngritur një dosje. Ndërkohë, çështje të tjera, shumë më të njohura dhe thellësisht më korruptive flenë në bodrumet e drejtësisë së re, apo zvarritet ngritja e tyre, duke lejuar që shumë njerëz, nganjëherë edhe pa të drejtë, të rrinë në paraburgim për disa vite.

Ndërkohë, shembujt e tjerë, të dosjeve të filluara prej viteve, si duket presin afatin e fundit të së drejtës së tyre, për të pasur mbylljen e zakonshme, me proçedurë, si ka ndodhur edhe herë të tjera.

Sidoqoftë ajo që të ngjall krupën, më shpejt se sa vrulli një prokurori, apo një tjetri që u afrua pranë tij, pavarësisht emrit, qëndron në humbjen e besimit se drejtësia e re, për të cilin ka pasur angazhim të ndjeshëm dhe shumë të gjerë, është më në fund e pavarur. Gjithë godina e besimit u shemb, si duket jo rastësisht, në një çast të vetëm, dhe kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me Erion Veliaj, por me gjithë strukturimin e njohur të rastit.

Kam besuar gjithnjë në reformën e drejtësisë. Megjithëse dosjet e ngritura dhe arrestimet e shumta ishin thuajse të gjitha për shumicën qeverisëse, që nga akuzat për arka peshku, apo pika karburanti të para 20 viteve, përsëri besoja se gjërat e anësishme nuk e preknin thelbin e besimit.

Arrestimi i zotit Veliaj, i beftë dhe, sipas mendjeve të ndriçuara të jurisprundencës, krejtësisht i paarsyeshëm dhe pa fakte të mjaftueshme, pikërisht tani, përgatitur me sforco dhe mendim paranojak, është shembulli i rënies së drejtësisë nën thundrën e politikës. Medet!

Heshtja e shumicës qeverisëse dhe “mos ndërhyrja” në drejtësi, si duket ka qenë pika e vlimit të “kryengritjes” së SPAK-ut, gjithnjë duke besuar se është mbi gjithçka tjetër në këtë vend, edhe mbi ligjet, të vërtetën dhe të drejtën.

Interesant është fakti se, sa më shumë i egërsohet opozita, aq më shumë zgërlaqet SPAK-u. Nëse do të ishte arrestuar kryetari i bashkisë së Tiranës nga radhët e opozitës, kryeqyteti do të ishte në flakë, prokurorët do të ishin të strukur në mbrojtjen e forcave speciale, vendi do të ishte zhytur në kaos.

Unë e kuptoj frikën që kanë prokurorë apo gjykatës të veçantë, disa nga ndjenja e së mundshmes që mund të ushtrohet mbi to, e të tjerë nga rruga që kanë bërë në sistemin e drejtësisë, e, ku, pavarësisht Vetingut, njollat kanë qenë të shumta. Një Veting që u ndal thjeshtë në çështjet e pasurisë, pa u ndalur si duhet në figurën morale dhe lidhjet me krimin apo politikën, do të kishte dështimet e tij, si edhe po ndodh.

Socialistët i pranuan me bindjen se i shërbejnë drejtësisë së re arrestimet dhe dënimet e një pas njëshme të figurave të tyre lokale e qendrore. Tani është çështja Veliaj. E ndodhur në pragun e zgjedhjeve të 11 majit, si qokë për opozitën dhe drejtuesin e saj, dhe provë besnikërie ndaj së djeshmes së tyre.

Së dyti, duam apo jo, një pjesë e madhe e sistemit të drejtësisë, edhe në organet më të larta të tij, siç është SPAK dhe Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit, janë edhe sot e kësaj dite nën verbërinë e goditjeve të opozitës, dhe, mbi të gjitha, nën pushtetin e drejtuesit të saj. Pak kush si Berisha e njeh shpirtin e trupës gjykuese dhe të drejtësisë, shumë prej tyre kanë qenë të lidhur politikisht me të apo me qokat ndaj tij; ua njeh vlerat dhe të shkuarën.

Mbi të gjitha, duket se aktualisht, SPAK nuk drejtohet nga Dumani, por nga Berisha, dhe ky është realitet i pranuar në heshtje. Më parë se të arrestohej nga SPAK, Veliaj është arrestuar nga lideri i opozitës dhe mediat pranë tij, të cilat, tani, nuk duan më vetëm kokën e Veliajt, por të Edi Ramës, dhe, më pas, pushtetin.

Veliaj është shembulli më i saktë. Arrestimin e tij e kishte paralajmëruar opozita prej shumë kohe, megjithëse për çështje të tjera. Kur në këto çështje nuk u gjetën të dhëna akuzuese, atëherë u ngrit sajesa e një akuze të tillë, e cila, si shkruan një analist i njohur, i ngjan shumë atyre të viteve të pas luftës, por edhe akuzave të pas vitit 1991.
Është ndër perfiditetet më të ndjeshme kjo akt akuzë, e përgatitur pikërisht për të bërë shfaqjen e radhës, gjithnjë sipas diktatit të opozitës.

Ndërkohë, edhe sot e kësaj dite, aty, në SPAK flejnë dhe vegjetojnë dosje shumë më të qenësishme, të njohura për barbarinë e veprimeve të tyre, si Gërdeci në themelin e saj, jo tek ish ministri që ka ndoshta përgjeghësinë më të vogël, por te kryesorët, të cilët kanë të bëjnë me familjen ish-kryeministrore. Flejnë dosjet e 21 janarit, të Rrugës së Kombit, të konçensioneve të frikshme në minierat e bakrit dhe të kromit, shkatërrimi i ushtrisë, vjedhjet masive, goditjet e vitit 1997.

Si duket, një letër anonime ka më shumë vlerë se faktet e njohura dhe të pranuara nga të gjithë.

A është Erion Veliaj fajtor? Koha do të dëshmojë se kjo akuzë, e ngritur me vrull, pasion dhe pa ndjenjën e së vërtetës, më shumë se gjithçka tjetër është e nisur nga zemërimi i një prokurori dhe, më tej, nga porosia e dhënë prej opozitës.

E drejta e SPAK është të hetojë deri në detaje çdo funksionar që shkel ligjet. Askush nuk është mbi to.
Por, gjithnjë, mbi të vërtetën, me sytë mbyllur mbi kandarin e drejtësisë, e jo duke luajtur syrin e djathtë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?