Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore
AnalizaKronike

Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore

Published: July 30, 2026
Shpërndaje

Çfarë pritet të ndodhë me Ermal Beqirajn pas arrestimit të tij në Francë dhe a do të ekstradohet në Shqipëri?

Procedurat e ekstradimit kanë startuar, por ekziston edhe mundësia që autoritetet franceze t’i japin përparësi hetimit për fluturimin mbi centralin bërthamor, përpara se të vendosin për kthimin e tij në Shqipëri.

Sipas mediave, para 2 javësh, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesi i BKH-së janë takuar me shërbimet sekrete në Francë. Nëse kjo është e vërtetë, SPAK ka patur informacion për vendndodhjen e Ermal Beqirajt. Ai do dalë në orët në vijim përpara gjykatës. Nëse shpreh vetë vullnetin për tu rikthyer në Shqipëri, ai sillet në Tiranë për disa ditë. Nëse e kundërshton me avokat ekstradimin, procedura mund të shkojë mbi 40 ditë dhe më gjatë.

- Publicitet -

Por gjithçka mund të varet nga hetimi që po zhvillojnë autoritetet franceze për fluturimin mbi një zonë me infrastrukturë kritike. Nëse fluturimi konsiderohet thjesht gabim, ai do të përballet vetëm me gjobën rreth 7 mijë euro që është bërë tashmë e ditur.

Por nëse lindin dyshime të tjera, prioritet mund të jetë hetimi në Francë dhe jo ekstradimi.

Është interesant dhe dyshues iitinerari i fluturimit, duke patur parasysh se Beqiraj nuk ishte një pilot i rastësishëm. Si pronar i një kompanie që zotëron avionë privatë, i kërkuari për zhdukjen e miliona eurove nga AKSHI supozohet t’i njihte mirë korridoret ajrore, procedurat e fluturimit dhe zonat ku lejohen apo ndalohen kalimet.

Si rregull duhet të marrësh leje për ngritje nga pista dhe duhet të kesh një drejtim të caktuar. Një person që njeh territorin ka pasur dijeni lidhur me vendodhjen e atij centrali. Beqiraj është nisur nga pista dhe ka shkuar drejt bregdetit. Ka devijuar në Calais dhe kalon mbi zonën ku është TECI bërthamor. Në këtë moment është interceptuar nga avionët luftarakë francezë që i kanë bërë thirrje dhe kanë kërkuar uljen e mjetit duke bërë shoqërimin e tij. Sapo është ulur është bërë arrestimi.

Gjatë uljes janë gjetur tre Air Tags në trupin e tij. Janë kontrolluar udhëtimet e tjera që janë bërë me atë avion, është bërë kontrolli i Kutisë së Zezë se gjatë kohës që ka qenë në avion, Beqiraj mund të ketë folur nëpërmjet telefonit apo pajisjeve të tjera. Laptopët dhe telefonët, do tregojnë nëse ka patur bashkëpunëtorë nga toka apo jo, me kë ka folur dhe cili ka qenë qëllimi.

Por bën habi fakti që dikush që e njeh territorin dhe që ka marrë leje fluturimi, bën një gabim të tillë në itinerar.

Në cdo rast, nëse nga GPS-i, fotografitë apo skanimet e mundshme dalin prova që fluturimi ka qenë i qëllimshëm, atëherë hetimi në Francë mund të marrë përparësi ndaj ekstradimit në Shqipëri.

Beqiraj u arrestua të martën në veri të Parisit, pasi avioni i vogël privat me të cilin po fluturonte u interceptua nga avionët luftarakë francezë mbi centralin bërthamor të Penly. Gjatë verifikimeve rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku akuzohet për gjashtë vepra penale bashkë me Ergys Agasin, edhe ky në kërkim.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • K R says:
    July 30, 2026 at 6:36 am

    Nëse esht i rekrutuar i sherbimeve franceze ka bere skemen e njohur te mos ekstradimit me keshillat e esnafëve sigurisht: Ka kryer një vepër penale me dashje qe tejkalon ibteresat e shtetit shqiptar per hetim.

    Ka te bej medemek me sigurin e Frances

    Keshtu qe mbetet ne France

    Reply
  • Beu i Shurrelit says:
    July 30, 2026 at 6:37 am

    Ka mbledhur Ramuti gjith kurvat, hafijet dhe hajdutet

    Ia kan par hajrin keta tipa qeverisjes se beut te Shurrelit

    Reply
    • xx says:
      July 30, 2026 at 10:17 pm

      Ramuti esht pervete i kallepit ne fjale.
      Me thuj me ke rri te them cili JE.

      Reply
  • Vlora 97 says:
    July 30, 2026 at 6:40 am

    E ka ber vetë
    Ky ka foto me Makronin
    Me siguri te gjendur perball kerkeses se Spak per arrestim (artikulli thot ka patur takim keto dite) franceset kan mendu: ti themi jo arrestimit ne emer te shqiptarve i bie te mbajm edhe vet qendrim negativ ndaj reformes n drejtesi.

    Keshtu qe kan saju nje arrestim per hesap te tyre. Vrasje nuk bente dot ky tipi keshtu qe ka ber ket medemek fluturim te ndaluar

    Reply
  • Sidoqoftë arsyeja says:
    July 30, 2026 at 6:53 am

    Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë rikthen në vëmëndje dosjen e AKSHI-t dhe ngre dyshime se njerëzit kryesorë të grupit kriminal vazhdojnë të jetojnë me luks, pavarësisht sekuestrimeve të SPAK

    Reply
  • Greta says:
    July 30, 2026 at 9:47 am

    Po me qiri i ke gjetur këta o Ed Pallosh Rama ?
    Po çdo gur të ngresh në Shqipëri, një kriminel, ose një hajdut do gjesh….

    Reply
  • demo says:
    July 30, 2026 at 2:13 pm

    Cudi,!,Pse vezet e gjarperit celin vetem gjarperinj dhe nuk celin pellumba?!Pse te gjithe bashkepunetoret e Rames dalin te gjithe hajdute,mafioza,agjente,spihune?!Cudiii,Cudiii!
    Edhe gazetarja engleze filloi te dyshoje tek vetja e saj:Kishte pare,apo nuk kishte pare Buldozera ne Zvernec?
    Duhet dajak Kukesi,Vetem Ata kuksiane qe i thyen turinjte me leva e solle n`din Edi Ramen,.E bene te shohe Realitetin Objektiv,se dajaku ka dale nga xheheneti.Protesta mos mundohet shume keto muaj te nxeehte.Te gjeje kuksianet dhe te marre experiencen e perparuar ne blegtori.Atehere ja mbathi vete ne Paris,pa i kerkuar doreheqjen.Ata qe e kopanisen,nuk i kenduan kengen:Rama jepe doreheqjen,,I kenduan kenge tjeter,.Prandaj shkoni gjini kuksianet,cfare kenge i kenduan,qe u arratis ne Paris?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A do ketë tërmet politik më 6 shtator në Gjermani?
  • Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, vazhdon estrada në KLP: Anëtarët kërkojnë sërish përjashtimin e njëri-tjetrin
  • Rama: Çdo deputet që do fusë dikë në punë me telefon do jetë vepër penale
  • Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  • Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori

Komentet e Fundit

  1. Vl on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  2. Detari on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  3. Dashi on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. vezhguesi on Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  5. Populli on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?