Një tragjedi e rëndë ndodhi dje në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Bleona Çobaj/Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, humbën jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh.
Kreu i zjarrëfikësve të Njësisë Administrative numër 6 në Tiranë, Luan Shehu, tha se bombola që i mori jetën 3 familjarëve, e cila zë afro 5 litra gaz dhe pjesa e jashtme e saj është ngjyrë portokalli zakonisht, kategorizohet prej vitesh si shumë e rrezikshme për përdorim shtëpiak.
Shehu përsëriti disa herë se familjet shqiptare duhet të heqin dorë përfundimisht nga përdorimi i këtyre lloj bombolash.
“Nuk na ka ndodhur neve te këto që janë 15 kilëshe e lart që përdoren gjerësisht në shtëpia ose nëpër bare e restorante. Problem gjithmonë kanë ngelur këto të cilat kanë ardhur duke u rrudhur. Ka qenë një sasi e madhe për të cilën ne kemi insistuar vazhdimisht, qoftë te familjarët, qoftë në trajnimet që bëjmë në shkolla të ndryshme. Ne kemi bërë të mundur që këto të largohen, por shohim që nga dita në ditë janë disa mbetje që njerëzit i mbajnë nëpër shtëpia. Kjo është shumë e rrezikshme“,- tha Shehu.
Sipas zjarrëfikësit, shpërthimi në Shkodër ka qenë aq i fuqishëm, sa i ka marrë jetën në vend nënës 24-vjeçare dhe 2 fëmijëve të saj të mitur.
“Po flasim për valë goditëse. Vala goditëse nënkupton shtytjen e një presioni të madh dhe siç e shikon dhe nga ngjarja që ka ndodhur atje, nuk shikon as dritare as dyer. Ajo (vala goditëse) ku të gjejë pikat më të dobëta, i shkatërron. Njëkohësisht kjo shoqërohet me flakë. Duke u shoqëruar me flakë, prodhimet që kemi sot kryesisht në arredimin e shtëpisë, i kemi hidrokarburesh. Pra kanë një pikë flakërimi shumë të ulët dhe kjo e bën që flaka të marrë njëkohësisht në të gjithë shtëpinë. Unë mendoj që shpërthimi u ka shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme”,- tha Shehu.

duhet ta heqim nga shpia????
Shteti duhet ta ndaloj mis te dali ne treg nqs eshte vdekjeprurs.
Zot i madh merri ne parajse se ketu e jetuan ferrin.
Mjafton tu jepni urdhërin të gjitha pikave mbushëse me gas, që këto bombola të mos mbushen me gas, është shumë e thjeshtë. Punoni për mirëqënjen e popullit o dërra, boll u trashët si bullarët.
Kujt ja kerkon ti mor zotni,a je perfaqesues i shtetit ti,atehere sillu si i tille,vendos rregulla dhe mos trego perralla
Te pakten vdekja u erdhi menjehere te gjoreve. Imagjino te mbijetonin e ti conin ne spital. Do kishin perfunduar si “Tani”.
Per mendimin tim germoni thelle ne mardheniet bashkeshortore . Zoti me falte ndoshta lepuri fle diku .
Per mendimin tim germoni thelle ne mardheniet bashkeshortore . Zoti me falte ndoshta lepuri fle diku .
Per mendimin tim germoni thelle ne mardheniet bashkeshortore . Zoti me falte ndoshta lepuri fle diku . Mos pengoni komentin is Hera e pare qe shkruaj
Shkoni me thelle shikoni mardheniet ne cift