Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ajri i ndotur kalon çdo barrierë, grimcat toksike gjenden në mushkëritë e trurin e foshnjave në barkun e nënës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ajri i ndotur kalon çdo barrierë, grimcat toksike gjenden në mushkëritë e trurin e foshnjave në barkun e nënës
AktualitetLifestyle

Ajri i ndotur kalon çdo barrierë, grimcat toksike gjenden në mushkëritë e trurin e foshnjave në barkun e nënës

Published: October 6, 2022
Shpërndaje

Grimcat toksike nga ajri i ndotur janë gjetur në mushkëri, mëlçi dhe trurin e foshnjave të palindura, gjë që rritur shqetësimin e studiuesve, shkruan The Guardian.

Mijëra grimca të karbonit janë gjetur në çdo milimetër kub inde, të cilat nëna i ka thithur gjatë shtatzënisë dhe më pas kanë kaluar përmes qarkullimit të gjakut dhe placentës tek fetusi.

Ndotja e ajrit është një nga shkaqet e abortit, lindjeve të parakohshme, peshës së vogël të foshjave dhe dëmtimin e trurit. Shkencëtarët thanë se ndotja mund të shkaktojë efekte të rënda shëndetësore gjatë gjithë jetës.

- Publicitet -

Grimcat përbëhen bloza që vjen nga djegia jo e plotë e lëndëve djegëse fosile në automjete, shtëpi dhe fabrika dhe shkakton inflamacion në trup. Në studim morën pjesë nënat jo duhanpirëse në Skoci dhe Belgjikë, vende me ndotje relativisht të ulët të ajrit.

“Ne kemi treguar për herë të parë se nanogrimcat e karbonit jo vetëm që hyjnë në placentë gjatë tremujorit të parë dhe të dytë, por më pas gjejnë mënyrën për t’u futur në organizëm edhe gjatë zhvillimit të fetusit, tha profesori Paul Fowler, në Universitetin e Aberdeen në Skoci.

“Ajo që është edhe më shqetësuese është se këto grimca hyjnë gjithashtu në trurin e njeriut,” tha ai. “Kjo do të thotë se ekziston mundësia që ata të ndërveprojnë drejtpërdrejt me sistemet e kontrollit në organet dhe qelizat embrionale të njeriut.”

Profesor Tim Naurot në Universitetin e Hasselt, Belgjikë, i cili ishte një nga drejtuesit e studimit, tha se qeveritë janë përgjegjëse për reduktimin e ndotjes së ajrit, por se njerëzit duhet të tregohen gjithashtu të kujdesshëm.

Grimcat u zbuluan për herë të parë në placentë në vitin 2018 nga profesori Jonathan Grigg në Universitetin Queen Mary të Londrës dhe kolegët e tij. Ai tha se “studimi i ri është shumë i dobishëm dhe dëshmon se grimcat pastaj hyjnë në embrione.

Hulumtimi i ri, i botuar në revistën Lancet Planetary Health, zbuloi grimcat toksike për shkak të ndotjes ajrit së në çdo mostër të mushkërive, mëlçisë dhe indit të trurit të ekzaminuar, si dhe në gjakun që kalon nga kordoni i kërthizës dhe placentë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    October 6, 2022 at 2:02 pm

    Oksidi i Grafitit ( Oksid Karboni i modifikuar ne struktura nje Atomike nanotubulare) i inkorporuar ne nanogrimca, i cili eshte me bollek te te ashtequajtuarat Vaksinat Covid-19, eshte injektuar tashme te 3-Miliarde njerez ne Bote dhe ne gra shtatezena e foshnja te sapolinduara.

    Pa hidhini nje sy ketij fakti, para se te na shisni perrallat e zakonshme per te justifikuar te pajustifikueshmen.

    Apo per te justifikuar ate qe bene dhe e dine shume mire se c’fare bene, do shpikin c’do lloj teorie per te shmangur vemendjen per pasojat, diku tjeter pa lidhje fare.

    Ore fiksoheni mire ne ate kafken tuaj te mykur ju! Sa do qe te perpiqeni te fshihni e tjetersoni te verteten, ajo do te dale ne drite, doni apo nuk doni ju.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?