Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave nderon kujtimin dhe vlerat e aktorit të shquar Mirush Kabashi, anëtar i kësaj Akademie, deri në momentin tragjik të ndarjes së tij nga jeta.
Arben Baboçi: “Ngushëllime nga zemra për kërë humbje të madhe! U prehtë në paqe! Mirushin Do ta kujtojmë gjthnjë përmes veprës së tij të madhe e të shkëlqyer”.
Luljeta Bozo: “Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e njeriut tuaj të shtënjtë. Mirushi do të mbetet i paharuar në zemrat tona”.
Kujtim Çashku: “U shua dhe një yll! Mirushi ynë i dashur do të shpërndajë në breza dashurinë për jetën dhe Shqipërinë me filmat dhe shfaqjet e teatrit që la”.
Diana Çuli: “Ngushëllime për humbjen e Mirushit, këtij aktori të jashtëzakonshëm! Kontributi i tij i paprerë edhe në jetën publike e kulturore të Shqipërisë ishte i veçantë. I paharruar do të mbetet kujtimi i tij!”.
Gëzim Hoxha: “Requiescat in Pace për të madhin Mirush Kabashi! Sokrati që foli shqip do të mbetet i përjetshëm!”.
Ferid Hudhri: “Ngushëllime të ndjera familjes. Humbëm një artist të madh, një koleg dhe një mik shumë të mirë”.
Rudina Jasini: “Ngushëllime të ndjera familjes për humbjen e njeriut të shtrenjtë. Mirush Kabashi ishte një kolos i artit shqiptar. Nderim dhe respekt për artistin e madh, ikonë e kinematografisë, dhe njeriun që i dhuroi vlera të larta shoqërisë shqiptare!”.
Eno Koço: “Me dhimbje të madhe po përjetojmë humbjen e Mirushit. Një artist nga më të veçantët e skenës e të filmit shqiptar. Një qytetar me integritet të lartë, kurdoherë në vijë të parë për ta thënë fjalën e tij liridashëse. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”.
Ksenofon Krisafi: “Lajm i trishtë dhe shumë i dhimbshëm! Mirushi ynë i mrekullueshëm na la! Një boshllëk i madh në kinemotagrafinë, në skenën dhe në botën shqiptare. Por kujtimi, emri dhe vepra e tij e madhe do mbeten mes nesh gjithmonë. Ngushëllime familjes! Ngushellime kolegëve të Akademisë!”.
Emil Lafe: “E kam admiruar gjithnjë Mirushin si aktor dhe si njeri. Takimet me të—një kënaqësi e veçantë shpirtërore. Do të mbetet i pavdekshëm! Ngushëllimet e mia të çiltra familjes, kolegëve, miqve, admiruesve të tij”.
Rami Memushaj: “Ngushëllime familjes! U iku njeriu i zemrës, kurse Shqipërisë një artist i madh e me zemër atdhetare. Iku, po la prapa një mal me role e interpretime të mrekullueshme”.
Marta Muço: “Ngushëllime nga zemra! Më vjen kaq keq! Me Mirushin humbëm një njeri të shquar, një artist të madh. Familja e tij humbi njeriun e dashur. T’u ketë lënë uratën!”.
Anila Paparisto: “Ngushëllime të ndjera për humbjen e Mirushit familjes dhe gjithë miqve të tij! Mirushi do të mbetet në historinë e artit e të kulturës shqiptare si një artist i madh! Ndihem e nderuar që mu dha mundesia ta njoh e të shkëmbej mendime me të! Mirënjohje, nderim dhe respekt për Mirushin, që la në këtë botë shënimin e një njeriu të mirë dhe të një shpirti të lirë e që foli me zërin timberues që i jepte peshë fjalës dhe e shtynte te çdo njeri zhvillimin e mendimit!”.
Llukan Puka: “Keqardhje e madhe! Iku një aktor i shquar i skenës së artit, krijimet e të cilit nuk do të harrohen! Mirushi do të jetë përherë mes nesh, mes atyre që e admiruan artin e tij. Ngushëllime familjes dhe të dashurve të tij!”.
Ethem Ruka: “Humbëm një artist të papërsëritshëm. U prehtë në paqe mes ëngjëjve!”.
Sokol Sadushi: “Ngushëllime të ndjera familjes për ndarjen nga jeta të një artisti të madh, por edhe të një njeriu të veçantë, që rrezatonte veç mirësi, ashtu si dhe emri që mbante. Nderim e mirënjohje për Mirush Kabashin!”.
Marenglen Spiro: “Ngushëllime të thella e shumë të sinqerta! Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave humbi një anëtar të çmuar, ne humbëm një mik të shtrenjtë, i gjithë vendi humbi aktorin e spikatur, kujtimi i të cilit do të shpërfaqet përjetë nga krijimtaria e tij artistike mbresëlënëse! I paharruar Mirushi, artisti i shqiptarëve!
Fatos Tarifa: “Nje lajm i papritur, i kobshëm. Humbëm njerin prej atyre pak aktorëve të mëdhenj që i kanë mbetur këtij vendi. Pas Moikom Zeqos, Panajot Bogës, Sali Shijakut dhe Isuf Kalos, që u ndanë nga jeta këto tri vitet e fundit, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave humbi një tjetër anëtar të çmuar të saj, Mirush Kabashin, dhe unë vetë një mik të shtrenjtë. Ngushëllimet më të ndjera familjes së tij”.
Agim Vinca: “Një aktor me profil të veçantë, një deklamues i madh i poezisë! Ngushëllime familjes, miqve dhe artdashësve të tij”.
Pëllumb Xhufi: “Ngushëllime të ndjera familjes. Skenës shqiptare do i mungojë një artist i papërsëritshëm, ne të gjithëve një shok dhe mik i mirë, por kujtimi i Mirush Kabashit do të mbetet i pashlyer te gjenerata shqiptarësh, në Shqipëri e kudo në botë!”.
Aleksandër Xhuvani: “Ngushëllime të ndjera për humbjen e Mirushit ! Ai do të mbetet në mendjet dhe në zemrat tona me veprat e tij, që i janë shtuar thesarit të artit e të kulturës shqiptare. Do të mbetet i paharruar!”.
