Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.
Një automjet tip “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë dhe është përplasur me murin mbrojtës.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosura një nënë dhe vajza e saj, të cilat pritet të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.
j.l./ dita
